Egjipt

104980506_gettyimages-1075419726.jpg
ent ela15:43 | 30/12/2018

Rreth 40 anëtarë të një grupi terrorist kanë mbetur të vrarë në një përplasje të armatosur me forcat e sigurisë në Egjipt. Këto të fundit ndërmorën një seri operacionesh në rajonet e Sinait Verior dhe Gizës, ku ditën e shtunë një bombë shpërtheu gjatë kalimit të një autobusi me turistë dhe vrau 4 persona. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme në Kajro, e cila përmes një komunikate ka saktësuar se grupi terrorist, pas atentatit ndaj turistëve po planifikonte sulme të tjera ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë këtu policinë dhe ushtrinë. Shpërthimi ndaj autobusit me vizitorë, që ndodhi teksa mjeti po kalonte në zonën e piramidave, rrezikon të dëmtojë turizmin, një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë egjiptiane. /abcnews.al

CIFTI-NUDO-NE-EGJIPT-1280x720.jpg
G. P.22:59 | 10/12/2018

Një material filmik i publikuar në internet ka ngjallur polemika në të gjithë botën por u bë shkak që në Egjipt të niste një hetim. Prokuroria e Kairos po heton nëse është e vërtetë që një çift danez ngjiti Piramidën e Gizës dhe pozoi nudo mbi të.

Egjipti po heton një video që shfaq një çift danez që ngjit Piramidën e Madhe të Gizës por edhe duke pozuar lakuriq. Incidenti ka shkaktuar zemërim në vendin mysliman konservator. Prokurorët do të shqyrtojnë nëse videoja është reale, dhe nëse po si ata ishin në gjendje të ngjiteshin në strukturën e gjatë prej 140 metrash, raportoi gazeta shtetërore Al-Ahram. Zyrtarët fillimisht sugjeruan se pamjet mund të jenë të rreme. Piramida e Madhe e Gizës, e njohur edhe si Khufu ose Cheops, është një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë. Ministri egjiptian i antikitetit i tha deputetëve se prokurorët po hetonin nëse çifti danez filmoi ose jo një video pornografike në vendin e famshëm në Giza.

Një video 3 minutëshe, e cila u publikua në YouTube nga fotografi danez Andreas Hvid, tregon një femër që ngjit atë që duket piramida e lartë e Gizës. Fotografi tha se bashkë me një mikeshe të tij kishin kaluar disa orë “duke u fshehur përreth” përpara se të ngjiteshin. Në pamjet filmike përfshihet edhe një imazh i çiftit që pozon në majë të objektit 4500 vjeçar. Gjithashtu edhe një fotografi të çiftit, të cilët qëndrojnë në majë të piramidës të zhveshur. Videoja dhe imazhet u bënë virale në internet, por për më tepër shkaktuan zemërimin e shumë personave nga e gjithë bota./abcnew.al

AVIONI-RUS-1280x720.jpg
ent ela09:14 | 04/11/2018

Një avion luftarak rus “MIG-29” u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Egjipt. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve “RIA” dhe u konfirmua edhe nga ushtria egjiptiane. Sipas burimeve, shkak për rrëzimin e avionit u bë një defekt teknik në panelin e kontrollit. Për fat të mirë, piloti arriti të hidhej me parashutë. Qeveria ruse deklaroi se do të dërgojë shumë shpejt ekspertë teknikë drejt Egjiptit, për të ndihmuar autoritetet vendase në hetime. Në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2015, Rusia pranoi të furnizojë me 46 avionë “MIG-29” Egjiptin. /abcnews.al

c824d2c55b6e07f1ecc7e8384a681880.png
G. P.08:48 | 12/08/2018

Sipas burimeve të zonës, një sfinks i dytë egjiptian mund të jetë zbuluar nga punëtorët e ndërtimit, teksa po rikonstruktonin një rrugë kryesore në qytetin Luxor.

Statuja, e cila thuhet të ketë një trup luani dhe kokë njeriu, u nxorr në sipërfaqe ndërmjet dy tempujve të famshëm Karnak dhe Luxor, të ndodhura buzë Nilit.

Statuja ndodhet rreth 10 km nga “Lugina e Mbretërve”, vendvarrimi i faraonëve të Egjiptit antik.
Nëse gërmimi rezulton i vlefshëm, statuja mund të datojë rreth vitit 2500 p.k, duke e bërë atë më shumë se 4000 vjet të vjetër. Ky sfinks akoma nuk është e nxjerrë nga pozicioni fillestar nën tokë dhe akoma nuk janë publikuar foto zyrtare të tij, por autoritetet thonë se turistët janë të mirëpritur që të vizitojnë vendin e gërmimit për ta parë më nga afër.

Sipas arkeologëve, statuja do të qëndrojë për disa kohë e ngulitur në terrenin fillestar për shkak të kushteve mjedisore në të cilën ndodhet. Gjithashtu, projekti për të ndërtuar rrugën e nisur po mbahet pezull, deri në momentin që të jepet një vendim se ç’do të bëhet më sfinksin e ri.

Gjithnjë ka pasur dyshime se sfinksë të tjerë ekzistojnë përreth. Ky dyshim vjen për shkak se sfinksi kryesor në Giza, i cili është 73 metra i gjatë dhe 20 metra i lartë, është ndërtuar si shëmbëlltyrë e faraonit Khafre. Për këtë arsye, historianët besojnë se edhe faraonët e tjerë kanë të tilla ndërtime në nder të tyre./abcnews.al

Piramidat-e-Egjiptit-640x340.jpg
ent ela23:15 | 02/08/2018

Zbulohet sekreti i energjisë mistike të piramidave të Egjiptit. Përtej legjendave dhe hamendësimeve për gjithë këta shekuj, piramida e Keopsit është studiuar me metodat fizike dhe rezultoi se ajo arrin të koncentrojë energjinë elektrike dhe magnetike si në dhoma ashtu edhe nën bazën e saj në mënyrë të njëtrajtshme.

Kërkuesit e ITMO University kanë vrojtuar shpërndarjen e fushave magnetike në brendësi të piramidës, duke studiuar edhe ndërveprimin mes valëve të gjatësive të ndryshme prej 200 dhe 600 m.

Megjithatë duke qenë se në brendësi të piramidës së Gizës nuk është zbuluar ende plotesisht çdo gjë, pasi mendohet se mund të ketë ende dhoma të fshehta, studiuesit kanë vijuar me hipoteza.

Sipas tyre, është struktura piramidale që i shpërndan valët elektromagnetike, valët radio dhe i fokuson dhe koncentron pikërisht në dhomat e fshehta ku ndodhen varret e mbretërve, por mbi të gjitha nën bazën e saj.

Ky deduktim hap rrugën e studimeve të reja mbi ndërtimet e piramidave, por mund të shërbejë në të ardhmen për projekte që kanë të bëjnë me krijimin e nanopjesëzave eficente për shfrytëzimin e energjisë diellore.

Klan Plus

zbulimii.jpg
G. P.10:35 | 02/08/2018

Zbulohet sekreti i energjisë mistike të piramidave të Egjiptit. Përtej legjendave dhe hamendësimeve për gjithë këto shekuj, piramida e Keopsit është studiuar me metodat fizike dhe rezultoi se ajo arrin të koncentrojë energjinë elektrike dhe magnetike, si në dhoma ashtu edhe nën bazën e saj, në mënyrë të njëtrajtshme.

Kërkuesit e ITMO University kanë vrojtuar shpërndarjen e fushave magnetike në brendësi të piramidës, duke studiuar edhe ndërveprimin mes valëve të gjatësive të ndryshme prej 200 dhe 600 m. Megjithatë duke qenë se në brendësi të piramidës së Gizës nuk është zbuluar ende plotësisht çdo gjë, pasi mendohet se mund të ketë ende dhoma të fshehta, studiuesit kanë vijuar me hipoteza.

Sipas tyre është struktura piramidale që i shpërndan valët elektromagnetike, valët radio dhe i fokuson dhe koncentron pikërisht në dhomat e fshehta ku ndodhen varret e mbretërve, por mbi të gjitha nën bazën e saj.

Ky deduktim hap rrugën e studimeve të reja mbi ndërtimet e piramidave, por mund të shërbejë në të ardhmen për projekte që kanë të bëjnë me krijimin e nano-pjesëzave efiçente për shfrytëzimin e energjisë diellore.

Klan Plus

egypt-vs-russia-1-1529434399.jpg
G. P.22:15 | 19/06/2018

Synimi u arrit, golat u shënuan, ndërsa synohet edhe Këpuca e Artë.

Nëse ndonjë skuadër vendase në Botëror ka ëndrra të mëdha, ato nuk mund të jenë më shumë se kaq, të paktën për fazën e grupeve. Rusia u kualifikua për në raundin e dytë pas suksesit të thellë, të merituar, por edhe të papritur ndaj Egjiptit.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, kur vendasit patën nevojë vetëm për një gabim të kundërshtarit, për një autogol, që të ishin të papërmbajtshëm. Në minutën e 47, Fati e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij dhe që pas këtij momenti Egjipti sikur nuk ishte më në fushë.

Rusët, të nxitur nga rreth 60.000 tifozë, shënuan shpejt e shpejt edhe dy gola të tjerë, me autorë Çerishevin dhe Dzuba-n, në minutat 59 e 61. Diçka vërtetë e papritur, aq më tepër me Egjiptin që pati në fushë që nga minuta e parë, yllin e saj kryesor, Mohamed Salah.

Salah arriti ta tregojë veten, të paktën, me penallti, duke e kthyer në gol, por duket se numri 10 e ka shumë më të lehtë të shkëlqejë tek Liverpuli sesa me ekipin kombëtar. Sa për Rusinë, ajo po nis të fitojë më shumë vlerësime.

Nëse fitorja e parë 5-0 ndaj Arabisë Saudite mund të quhej një rastësi, kjo nuk mund të thuhet për suksesin ndaj Egjiptit.Ka fituar dy ndeshje nga dy, ka shënuar 8 gola, ndërsa lojtari i saj, Çerishev, është pretendent për Këpucën e Artë, duke pasur 3 gola, po aq sa Cristiano Ronaldo./abcnews.al

salah.jpg
G. P.20:00 | 19/06/2018

Dëmtimi e ndaloi të luante kundër Uruguajit, por kësaj here jo.

Mohamed Salah, një ndër lojtarët më të mirë të këtij viti, do të jetë titullar në ndeshjen përballë Rusisë vendase.

Ai u dëmtua në shpatull në finalen e Champions League kundër Realit të Madridit dhe që atëherë ka qenë në dyshim nëse do të luajë ndonjë ndeshje në Botërorin e këtij viti.

Trajneri i “Faraonëve”, Hector Cuper, vendosi ta hedhë lojtarin e tij më të mirë në fushën e lojës sonte, duke marrë në konsideratë se Egjipti humbi ndeshjen e parë dhe nuk ka asnjë pikë në grup.

Kështu që kundër rusëve mund të jetë ndeshja, ku do ta shohim nëse Salah do të jetë lojtari që mund t’iu kthejë buzëqeshjen tifozërisë të tij./abcnews.al

rusia-aaa.jpg
G. P.17:48 | 19/06/2018

Rusia dhe Egjipti luajnë ndeshjen e dytë në Kupën e Botës, në orën 20:00 në Shën Peterburg. Mohamed Salah pritet të jetë gati për egjiptianët.

Edhe vendasit duhet të udhëtojnë. Rusia fluturoi drejt Shën Peterburgut, ku sonte luan ndaj Egjiptit, në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës. Skuadra vendase është në pozitë të mirë pas fitores 5-0 ndaj Arabisë Saudite, ndonëse nuk ka asnjë siguri për kualifikimin.

Nëse triumfon përsëri, kalon në turin e dytë, por trajneri Çerçesov duhet të zgjidhë dy probleme. Së pari, dëmtimet në ekipin e tij, dhe së dyti mbulimin e Mohamed Salahut që pritet të luajë.

“Përgatitjet tona kanë vazhduar, sipas planit. Nuk kemi hasur asnjë problem dhe skuadra është e bashkuar, me synim fitoren e ndeshjes. Do të jemi besnikë të lojës sonë, edhe pse do të ketë ndonjë ndryshim në krahasim me takimin e parë. Nuk do të kemi Xhagojevin e dëmtuar, por kemi Çerishevin dhe Dzuban si alternativa. Nuk dua të flas për Salahun sepse nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Egjipti është i fortë, në çdo rast”.

Salah mori nga skuadra egjiptiane një tortë të madhe si dhuratë për ditëlindje. Po ashtu, ai u bashkua për herë të parë me ekipin në stërvitje. Trajneri egjiptian Cuper, ndërkaq duhet të evitojë humbjen, që do të ishte eleminim.

Hector Cuper: “Nuk duam që ta mbyllim këtu udhëtimin tonë në Botëror, ndaj duam që të fitojmë tri pikët. Salah është në formë të mirë, ndonëse do të duhet të bëjmë një provë të fundit. Gjithsesi, sipas mendimit tim, është gati për të luajtur, dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk besoj, sidoqoftë, se Rusia do të mendojë vetëm për Salahun, por për gjithë ekipin tonë”.

Një opinion për Salahun dhe për ndeshjen edhe nga analisti Mourinho.

Jose Mourinho: “Kjo është ndeshja që do të përcaktojë se kush do të kualifikohet për në raundin tjetër. Kjo sepse Uruguaji është një nivel tjetër, nga përvoja dhe mentaliteti. Rusia duhet të ndalojë Salahun sepse Salah bën diferencën. Rusia duhet të imponojë lojën e saj fizike, si një nga avantazhet e saj në këtë ndeshje”./abcnews.al

kolumbia.jpg
G. P.17:09 | 19/06/2018

Japonia përfitoi nga epërsia numerike, duke mundur Kolumbinë në grupin H të Botërorit. Kolumbianët luajtën me 10 lojtarë thuajse gjatë gjithë takimit.

Askush nuk ka dëshirë që të ndodhë, por nuk mund të shmangej. Një Kupë Bote ka edhe kartonë të kuq dhe i pari në Rusi u dha pikërisht në stadiumin e Saranskut, ku Japonia përfitoi maksimalisht.

Aziatikët mposhtën 2-1 Kolumbinë, e cila u detyrua të luante me 10 lojtarë për 86 minuta, plus shtesat, pasi Carlos Sanchez u përjashtua nga loja. E nisi mrekullisht ndeshjen e grupit H, duke fituar penallti që në minutën e 4-t e duke kaluar në epërsi në të gjashtën minutë, me golin e Kagawa-s.

Gjithsesi, nuk diti të përfitonte në kohë për të mbyllur takimin, pasi në një pjesë të parë tepër të fortë, Kolumbia s’pranoi dorëzimin. Pas disa rasteve në të dyja portat, amerikanojugorët barazuan.

Goli i Quinteros zuri në befasi portierin Kauashima, pasi përfitoi nga gabimi i lojtarëve që krijuan murin përpara tij. Pas pushimit, kolumbianët nuk u ndihmuan as nga aktivizimi i yllit të tyre kryesor, James Rodriguez, që e nisi ndeshjen nga stoli.

Lodhja, duke qenë në inferioritet numerik bëri të vetën. Pas disa rasteve radhazi, Japonia shënoi edhe golin e fitores, duke marrë një sukses të rëndësishëm.

Nuk qëllon shpesh që një ekip nga Azia të mposhtë një nga Amerika e Jugut, aq më shumë Kolumbinë që u paraqit shumë mirë 4 vjet më parë në Brazil. Drejtuar nga një trajner vendas si Akira Nishino. Japonia mori tri pikët e para në grupin H, duke qenë me shpresë për kalimin e turit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono