Egjipt

Salah-3-1280x856.jpg
Veronik Istrefaj19:35 | 12/11/2019

Mohammed Salah është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Egjiptit. Sulmuesi i Liverpool ka ndjerë një problem shqetësor dhe është rikthyer në Angli, duke i humbur  dy sfidat kualifikuese për Kupën e Afrikës. Salah po vuan nga një problem në kavilje, i cili e ka shqetësuar që në fillim të sezonit.

Në takimin e fundit në Premier League, atë kundër Manchester City, Salah sakrifikoi dhe luajti i dëmtuar, duke ndihmuar Liverpoolin të marrë atë fitore 3-1, madje arriti edhe të shënonte. Kur mendohej se ky dëmtim ishte lënë pas, shqetësimet janë rikthyer dhe Salah do të qëndrojë dhe për disa kohë jashtë fushave.

Te Liverpool janë në kaos, pasi sezoni është futur në fazën më të ngarkuar dhe një mungesë afatgjatë e Salah, do të ndikonte shumë te skuadra e Jurgen Klopp./abcnews.al

protesta-ne-egjipt.jpg
ad min14:45 | 27/09/2019

Egjipti është përfshirë sërish nga protestat, ku me mijëra njerëz kërkojnë largimin e presidentit Al Sisi dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Organizatat qeveritare raportojnë se këtë javë janë arrestuar më shumë se 1900 persona.

Populli egjiptian po proteston kundër qeverisë së presidentit Al Sisi, në krye të vendit që nga viti 2014 duke kërkuar dorëheqjen e tij. Pikërisht ai i cili pesë vjet më parë në zgjedhje u konsiderua si shpëtimtari i atdheut dhe që fitoi me 90 për qind të votave.

Edhe në vitin 2018 ai u rikonfirmua nga votuesit egjiptianë. Populli është rikthyer në shesh që nga 2013, vit kur u zhvilluan protestat e mëdha ndaj presidentit Mohamed Morsi, i cili u rrëzua nga pushteti si pasojë e një grupi shteti i organizuar nga një lëvizje rebele e mbështetur nga një pjesë e madhe e popullit. Por si nisën protestat kundër Al Sisi?

Mohamed Ali, sipërmarrës dhe aktor 45 vjeç, filloi në muajin Shtator të publikonte nga Spanja video në YouTube kundër regjimit të Al Sisi duke pretenduar se ushtria egjiptiane po shpërdoron paratë publike në investime të panevojshme dhe se qeveria po shpenzon shuma të mëdha për të ristrukturuar pallate presidenciale.

Por fjala që përdor më shumë është korrupsioni. Filmimet e Ali janë bërë virale shumë shpejt. Por për momentin protestat që në nisën në 21 Shtator janë reduktuar shumë dhe për shkak të ndëshkimeve të ashpra që parashikohen për këdo që shpreh pakënaqësi në Egjipt.

Sipas organizatës jo qeveritare egjiptiane Centro, e cila mbron të drejtat ekonomike dhe sociale, deri tani janë 1900 personat e arrestuar javën e fundit: aktivistë, profesorë dhe studentë universiteti të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit.

Autoritetet kanë sekuestruar dhe shumë aparate celularë. Populli egjiptian u revoltua që në referendumin e këtij viti, me anë të të cilit u modifikuan disa pjesë të kushtetutës egjiptiane duke i dhënë më shumë pushtet qeverisë për një presidencë që mund të zgjasë deri në vitin 2030.

Më shumë se një e treta e popullsisë, 32 milionë banorë, jetojnë nën nivelin e varfërisë. Prokuroria për sigurinë kombëtare reagoi ndaj këtyre lajmeve duke I cilësuar të rreme dhe të ndërtuara për të shkaktuar dhunë në bashkëpunim me vëllezërit myslimanë.

Ali, lider i kësaj pranvere të  re të mundshme arabe, u shpreh nëpërmjet rrjeteve sociale se tashmë jeta e tij varet nga qeveria spanjolle. Presidenti Al Sisi, i cili kthehet në vend pas asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork u shpreh se ka forca dashakeqëse që kërkojnë të përdorin egjiptianët, por asnjeri nuk mund t’i mashtrojë ata. Ndërkohë presidenti pritet sërish me protesta./ABC News Albania 24/7

899b253d4597e7a400baafc623492173.jpg
ent ela11:30 | 21/09/2019

Me qindra persona kanë protestuar në Kajro kundër presidentit egjiptian AL Sisi. Policia përdori gaz lotsjellës kundër tyre dhe shumë persona përfunduan në pranga.

Policia egjiptiane përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra persona që ishin mbledhur në sheshin Tahrir në Kajro për të protestuar kundër qeverisë së presidentit Al Sisi. Agjencia e lajmeve Al Xhazira raporton se disa protestues janë arrestuar.

Sheshi Tahrir është simboli i pranverës arabe egjiptiane. Në vitin 2011 aty u mblodhën miliona persona për të rrëzuar nga pushteti presidentin e atëhershëm Hosni Mubarak. Manifestuesit mbështetën apelin në rrjetet sociale nga një sipërmarrës egjiptian në ekzil Mohamed Ali, i cili akuzoi Presidentin e vendit dhe disa gjeneralë për korrupsion.

Sipas dëshmitarëve të ndryshëm që kanë folur për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, forcat e sigurisë kanë bllokuar të gjithë rrugët hyrëse për në shesh, skenë në vitin 2011 e manifestimeve të mëdha që sollën dhe rrëzimin e regjimit të Hosni Mubarak. Disa manifestues të rinj që dolën nga sheshi pohuan se disa prej tyre ishin arrestuar. /ABC News Albania 24/7

2371908050833047307_4736722-1280x720.jpg
ad min14:30 | 05/08/2019

Një shpërthim i verifikuar jashtë një qendre spitalore ka shkaktuar të paktën 19 viktima në Kajro. Shpërthimi ka qenë pasojë e një aksidenti rrugor, ku janë përfshirë shumë automjete, por nuk përjashtohet as pista e terrorizmit.

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të ndodhur gjatë orëve të natës në qendër të Kajros, në Egjipt. Të dhënat janë konfirmuar nga Ministria vendase e Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp. Gjithçka ndodhi si pasojë e përplasjes së një makine, por zyrtarët vendas nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist të përgatitur.

Konkretisht, shpërthimi u verifikua kur një automjet që po udhëtonte në drejtim të kundërt të trafikut u përplas me tre makina të tjera. Impakti shkaktoi një zjarr të madh që detyroi autoritetet të evakuonin pjesërisht një spital që ndodhej aty afër, thuhet në deklaratën për shtyp. Fare pak momente pas shpërthimit, një numër makinash morën flakë në mes të rrugës, me drejtuesit e mjeteve që u detyruan t’i braktisnin ato dhe të shkonin në ndihmë të të lënduarve.

Më vonë gjatë orëve të mëngjesit, në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit, të shoqëruar nga një numër i lartë forcash policie dhe një prokuror i posaçëm. Nga hetimet paraprake është përforcuar pista e terrorizmit, me autoritetet që dyshojnë që në makinën e aksidentit të ketë patur një sasi eksplozivi. Ndërkohë, dëshmitarë të pyetur nga hetuesit kanë deklaruar se drejtuesi i mjetit ishte larguar me shpejtësi të madhe për t’i shpëtuar një kontrolli të policisë./ABC News Albania 24/7

DBL3CBURDMI6TFLKRDBJDK24HA-1280x853.jpg
nev ila15:30 | 18/06/2019

 

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Egjipt pas vdekjes së ish presidentit Mohamed Morsi. Autoritetet kanë marrë masa të ashpra sigurie me frikën e manifestimeve të mëdha por dhe të sulmeve terroriste.

Në Egjipt është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas vdekjes së ish presidentit Mohamed Morsi. Masa është marrë nga frika e manifestimeve të mëdha. Në Kajro janë ndërmarrë shumë masa sigurie me forcat e armatosura dhe policinë që patrullojnë me automjete të blinduara dhe të shoqëruar nga njësitë anti-terror.

Banorët shprehen për mediat e huaja se i frikësohen dhe sulmeve terroriste. Një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë përjetuar në mënyrë të veçantë ndarjen nga jeta të ish presidentit, por kanë frikë për vendin e tyre.

Për Mosad vdekja e tij dhe zërat për një vrasje të mundshme do i shkaktojnë dëme regjimit dhe qeverisë, por nuk është e logjikshme se pse vëllezërit muslimanë mund të përfitojnë nga ky lajm.

Të tjerë shprehen se e konsiderojnë Morsin si një njeri të mirë, jo një politikan të suksesshëm por më të mirë se shumë politikanë të tjerë.

Sipas burimeve të Vëllazërisë muslimane, Morsi është varrosur tashmë në varrezat e ish drejtuesve të vëllazërisë në periferi të Kajros./ABC News Albania 24/7

erdogani.jpg
ad min13:39 | 18/06/2019

Presidenti i Turqisë Erdogan e ka konsideruar si një martir ish-presidentin egjiptian Morsi, i cili humbi jetën në sallën e gjyqit duke dhënë dëshminë e tij për akuzat për spiunazh. Erdogan u shpreh se historia nuk do harronte tiranët që shkaktuan vdekjen e tij.

Kërkoi të vazhdonte dëshminë e tij në procesin gjyqësor ku akuzohej për spiunazh dhe më pas u rrëzua në tokë dhe ndërroi jetë. I pari që ka kryer homazhe ndaj ish-presidentit egjiptian Mohamed Morsi, ka qenë presidenti turk Erdogan.

Ky i fundit u shpreh se Morsi është një martir, i cili humbi jetën teksa luftonte për një çështje në të cilën besonte. Erdogan shtoi se historia nuk do i harronte asnjëherë tiranët që e futën në burg, e kërcënuan me vdekje dhe më pas shkaktuan vdekjen e tij.

Në faqen e saj në internet publikoi reagimin e saj dhe “Vëllazëria Myslimane”, e cila frymëzohet nga “Liri dhe drejtësi”, partia politike e Morsi, vdekja e të cilit konsiderohet si një vrasje.

Por kritika ka pasur dhe nga shoqata për të drejtat e njeriut sipas të cilave izolimi dhe keqtrajtimi i ish-presidentit Morsi mund të konsiderohen si tortura në bazë të konventës së Kombeve të Bashkuara, por dhe duke u mbështetur në principet bazë për të burgosurit, të cilat qeveria egjiptiane i ka injoruar.

Djali i ish-presidentit egjiptian konfirmoi për mediat e huaja se autoritetet në vend nuk kanë lejuar që babai i tij të varrosej në vendlindje./ABC News Albania 24/7

PPP-1280x563.jpg
ad min23:00 | 17/06/2019

Ka ndërruar jetë papritur në sallën e gjyqit, ish-presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi. Morsi, i cili po gjykohej për spiunazh, ishte presidenti i parë në vend, i zgjedhur në rrugë demokratike por u rrëzua nga pushteti një vit pasi mori detyrën.

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, që u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka ndërruar jetë të hënën pasi ka humbur ndjenjat në sallën e gjyqit. Dikur një figurë e rëndësishme në lëvizjen islamike Vëllazëria Myslimane, Morsi ndodhej në gjykatë në kuadër të një procesi ku akuzohej për spiunazh. 67-vjeçari ishte rrëzuar nga pushteti pas protestave masive që shpërthyen një vit pasi mori detyrën, si lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që prej atëherë, ai ishte mbajtur në gjendje burgimi. Pas rrëzimit të tij, autoritetet egjiptiane nisën një ofensivë ndaj mbështetësve të tij në Vëllazërinë Myslimane dhe në pushtet erdhi gjenerali Al Sisi. Akuzat për spiunazh në dëm të ish-presidentit kanë të bëjnë me kontakte të ish-presidentit me grupin islamik palestinez të Hamasit. Djali i vogël i Morsit, Abdullah, ishte ankuar vazhdimisht për keqtrajtimin që sipas tij i bëhej të atit.

Ai tha për agjencinë e lajmeve “AFP” në tetor se babai i tij mbahej në regjim izolimi gjatë gjithë kohës dhe i mohoj trajtimi mjekësor për një seri problemesh shëndetësore, si tensioni i lartë dhe diabeti. Pesë muaj më parë, Abdullah Morsi paralajmëroi se autoritetet egjiptiane po e bënin këtë me qëllim, pasi dëshironin vdekjen e të atit nga shkaqe natyrale sa më shpejt të ishte e mundur./ABC News Albania 24/7

 

0_Egypt-bus-blast-1.jpg
ad min17:20 | 19/05/2019

Një shpërthim që kishte si objektiv një autobus turistësh ka lënë të plagosur të paktën 16 persona në afërsi të Muzeut të Madh të Egjiptit. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, shumica e të lënduarve janë turistë të huaj.

Pajisja me eksploziv ishte vendosur pranë gardhit të muzeut dhe shpërtheu kur autobusi po kalonte. Bëhet fjalë për incidentin e dytë ndaj turistëve që ndodh në Egjipt brenda 6 muajsh.

Në Dhjetor, tre shtetas vietnamezë dhe një guidë turistike lokale u vranë pasi një bombë e vendosur anës rrugës u aktivizua teksa kalonte autobusi i tyre. Të plagosurit këtë të dielë për fat të mirë nuk kanë marrë plagë të rënda.

Turizmi është një sektor kyç për ekonominë egjiptiane, me punonjësit e hoteleve, guidat turistike, shoferët e taksive dhe shitësit ambulantë që sigurojnë jetesën përmes tij./ABC News Albania 24/7

52782458_2152874688092126_4012492188909830144_n.jpg
ent ela19:08 | 27/02/2019

Shqipëria dhe Egjipti do të identifikojnë përmes një komisioni të përbashket ndërshtetëror rrugën e bashkëpunimit ekonomik mes tyre. Këtë e deklaroi presidenti shqiptar Ilir Meta gjatë takimit që zhvilloi në Kajro me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah El-Sisi.

“Ajo që është më e rëndësishmja dhe që ne u dakordësuam, është që sa më shpejt të mblidhet komisioni i përbashkët ndërshtetëror, brenda këtij 6-mujori, që do të identifikojë platformën e bashkëpunimit tonë ekonomik”.

Të dy Presidentët ndanë mendimin se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë shumë më të mëdha se rezultatet aktuale dhe kuadri ligjor në fuqi është stimulues në këtë drejtim.

“E  sigurova Presidentin se investimet egjiptiane janë të sigurta dhe shumë të mirëpritura në Shqipëri dhe Shqipëria do të jetë një portë hyrëse dhe motivuese për bizneset dhe investimet egjiptiane në gjithë rajonin e Ballkanit.

Potencialet e bashkëpunimit tonë janë të shumta sidomos në turizëm, në energji, bujqësi, eksplorimi dhe shfrytëzimi i naftës dhe i gazit e kështu me radhë”.

Një vëmendje të veçantë të dy bashkëbiseduesit ua kushtuan edhe zhvillimeve në rajonet respektive.

Meta dhe El-Sisi ndanë mendimin se bashkëpunimi e solidariteti në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është i domosdoshëm për një rajon mesdhetar që zhvillohet në paqe dhe begati.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu rolin e Egjiptit në arenën ndërkombëtare, duke e konsideruar aktor dhe partner qendror në rajonin e Lindjes së Mesme. /abcnews.al

sand-storm-1280x852.jpg
ad min14:46 | 17/01/2019

Stuhia e rërës që ka përfshirë pjesën më të madhe të Egjiptit ka bërë që qielli  të marrë ngjyrë të verdhë. Katër porte janë mbyllur për shkak të erërave të forta e detit të trazuar.

Një stuhi rëre pushtoi Kajron në Egjipt duke e bërë qiellin e verdhë dhe duke reduktuar shumë shikueshmërinë. Fenomeni i erës së fortë nga shkretëtira do të vazhdojë disa orë dhe situata do të përmirësohet vetëm të premten, sipas agjencisë egjiptiane Mena. Temperaturat janë nën mesataren në Kajro dhe në jug të vendit. Ndërsa në Aleksandri ka pasur reshje të lehta dëbore.

Katër porte në Mesdhe përfshi dhe atë të Aleksandrisë, vijojnë të qëndrojnë mbyllur për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit ka pasur reshje të dendura shiu./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono