efektive

workplace-relationships-800x534.jpg
So Nila08:25 | 13/12/2019

Aftësitë ndërpersonale janë thelbësore për të krijuar një marrëdhënie të mirë dhe të shëndetshme në vendin e punës. Por shpeshherë komunikimi çalon për arsye nga më të ndryshmet dhe krijohen problematika në ambientin e punës. Çfarë duhet të bëni që të ndërtoni marrëdhënie sa më efektive në punë:

1.Prano rëndësinë e ndjeshmërisë

Një nga faktorët që ndikojnë negativisht në udhëheqje është të tregohesh i pandjeshëm dhe i pakujdesshëm në lidhje me nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve. Që të jeni efektiv, duhet të krijoni marrëdhënie pune me të tjerët të bazuar në besim, respekt dhe kujdesje, si dhe të tregoheni të ndjeshëm ndaj opinioneve, ndjenjave dhe interesave të të tjerëve kur komunikoni me ta.

2.Krijo marrëdhënie joformale

Përdor ndërveprimet joformale me kolegët, superiorët dhe vartësit si një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira pune. Përdor mirësjelljen, një buzëqeshje apo një përshëndetje kur i takoni rastësisht. Trajto bashkëpunëtorët me respekt dhe mos u trego paragjykues kur komunikon me ata.

4.Tregohu i afrueshëm

Nëse kolegët të konsiderojnë të paafrueshëm, pyet veten se cila është arsyeja që krijon këtë përshtypje. Përpiqu vazhdimisht të ndërveprosh joformalisht me ta.

5.Përpiqu të përmirësosh marrëdhëniet e punës që s’janë të forta

6.Konsidero kolegët me të cilët punon rregullisht dhe identifiko ata kolegë me të cilët ke marrëdhënie jo të forta.

7.Identifiko barrierat ndërpersonale

8.Identifiko këto barriera të cilat ndërhyjnë në marrëdhëniet e punës dhe vendos se si mund t’i kapërcesh ato

. Ato janë një sfidë që mund dhe duhet të kapërcehen.

9.Trego vullnet për t’u përshtatur

Disa probleme mund të kërkojnë aftësi për të përshtatur mënyrën tënde të sjelljes kur ndërvepron me të tjerët. Në këto raste, është e rëndësishme të konsiderosh situatën nga perspektiva e personit tjetër dhe të kuptosh arsyet pse ata sillen në atë mënyrë. Në disa raste, arsyet nuk janë as egoiste as të këqija; thjesht janë unike.

10.Konsidero pikëpamjet e të tjerëve

Prano faktin që njerëzit e tjerë i perceptojnë pikëpamjet e tyre të vlefshme, po aq sa ato që ti prezanton, si dhe prano faktin që disa individë nuk do të binden plotësisht duke pranuar pikëpamjen tënde apo të kenë vullnetin për kompromis.

11.Tregohu një koleg/këshillues

12.Tregohu një koleg/këshillues për ata që kanë pak eksperiencë dhe që mund të përfitojnë nga njohuritë e tua./abcnews.al

 

auto_policia_kufitare1500991141.jpg
ad min15:20 | 10/06/2019

Policia e Shtetit pritet të dislokojë efektivë shtesë në zonat bregdetare nga 15 qershori për të garantuar sigurinë gjatë sezonit turistik. Efektivë të policisë rrugore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë por, edhe, mjete e pajisje logjistike, do t’i bashkohen drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë gjatë muajve të verës.

Prej datës 15 Qershor në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë forca policie shtesë për të garantuar sigurinë gjatë sezonit veror. Patrullimit aktualisht vijnë të behët nga policia aktuale si edhe postat policore të vendosura pranë zonave bregdetare, ku siguria dhe qetësia mbetet prioritet për forcat e rendit.

Më shumë se 100 efektivë të njësisë shqiponja inspektore të krimeve, por edhe agjentë kundër vjedhjeve do të stacionohen në policitë e qyteteve bregdetare te vendit. Fokusi i tyre do te jete parandalimi i ngjarjeve të renda kriminale si edhe orientimi i pushuesve të huaj gjatë sezonin turistik veror në të gjithë vendin.

Elton Nika gazetar, ABC News

heshtje-1280x689.jpg
ad min10:45 | 08/05/2019

Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për efektiven e Forcave të Armatosura shqiptare të gjendura në Letoni për një mision të Aleancës së Atlantikut të Veriut, gjatë të cilit humbi jetën efektivja Zarife Hasanaj. Por moment nuk ka kaluar pa konfuzion në Parlament, kur deputetja Hajdari kërkoi nderimin.

Doli për të nderuar efektiven e vrarë në kampin Adazi në Letoni, por informacionin e kishte të gabuar.

 “Zoti kryetar ditën e hënë më 6 Maj humbën jetë tre ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s”.

Nuk vonoi reagimi i kolegëve. “Dy të plagosur jo të vrarë…”, zëra nga salla.

E pavarësisht këmbënguljes së saj. “Tre, mund t’ua them emrat”, vijon Hajdari.

Deputetët në sallë i kursyen familjarëve dhe miqve dizinformimin, ndërsa asaj vetë, turpin… pasi e informuan aty për aty.

“Dakord! Do i kërkoja Kuvendit të Shqipërisë një minutë heshtja për zonjën Zarife Hasanaj, 32-vjeç e lindur në “Bajram Curr” Tropojë”.

Deputëtë mbajtë një minut heshtje në nder të nëndetares.  Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë  në Letoni, ku gjatë një misioni të NATO-s si shkak i një shpërthimi të municioneve të paplasura, humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj dhe u plagosën rreshter Julian Kapaj dhe major Klodian Tanushi. Ky i fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Riga East University Hospital në Letoni./ABC News Albania 24/7

policiaaa.jpg
ad min15:46 | 10/05/2018

Rreth 220 efektivë nuk pranuan t’i nënshtrohen procesit të Vettingut në radhët e policisë, duke mos dorëzuar formularët e vetëdeklarimit. Në total pranuan të jenë pjesë e sistemit të filtrimit 98 për qind e punonjësve, ndërsa 2 për qind refuzuan.

“Një shumicë goxha e madhe e kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit dhe i janë nënshtruar këtij procesi vlerësimi. Për të pasur shifra sa më të sakta për sa e kanë dorëzuar, sa nuk e kanë dorëzuar duhet të presim”.

Kur kanë kaluar 3 ditë nga kjo deklaratë e zv/ministrit të Brendshëm, i cili njoftoi edhe mbylljen e afateve për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit mbi procesin e Vettingut në radhët e policisë, ende shifrat nuk janë bërë publike.

Burime kofidenciale pohuan për ABC News se numri i efektivëve që nuk pranuan të jenë më pjesë e policisë është 220. Ndërsa 98 për qind e punonjësve dorëzuan brenda datës 7 Maj formularët e vetëdeklarimit. 11 mijë është numri në total i efektivëve blu që kishin detyrim të nënshtroheshin procesit të Vettingut, nga të cilët 2 për qind e tyre u dorëhoqën që në fazën e parë.

Numri i policëve që pritet të largohen nga radhët e uniformave mund rritet edhe më shumë, pasi të kalojnë në “sitën” e Komisionit të Jashtëm të Verifikimit.

Ky komision i përbërë nga 15 anëtarë fillimisht do të kontrollojë 300 efektivët me gradë të lartë policore. Më pas monitorimit do t’i nënshtrohen ata me gradë të mesme që janë 2500 dhe në fund ata me gradë të nivelit bazë, me rreth 8 mijë punonjës.

Efektivët duhet t’i përgjigjen pyetjeve nëse kanë qenë bashkëpunëtorë, apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe, nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. Gjithashtu punonjësit duhet të deklarojnë edhe nëse kanë patur takime me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Procesi i Vettingut mbështet në tri kritere; pastërtia e figurës, pasuria dhe tek aftësitë profesionale. Ligji parashikon si mundësi për t’u rikthyer në radhët e policisë edhe ata punonjës që janë larguar më herët strukturat, por më parë duhet të kalojë Vettingun./abcnews.al

policia_protesta.jpg
ad min09:46 | 18/12/2017

Ashtu siç u njoftua edhe në fundjavë Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën para Parlamentit kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm.

Pak para seancës Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të koordinuar protestën.

Qytetarë dhe mbështetës nga rrethet janë mbledhur para parlamentit për protestën.

Një ditë më parë Lulzim Basha mblodhi tryezën e aleatëve në përkrahje të protestës së sotme. “Mbledhja e tryezës se aleatëve të PD në përkrahje të protestës kundër puçit kushtetues. Interesi i Ramës është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit dhe të dosjeve të tjera të krimit. Rama ka një qellim, të emërojë një prokuror politik për të mbrojtur pushtetin e tij të inkriminuar. Nëse nesër Edi Rama çon në fund puçin kushtetues, e bën me kosto të madhe, asgjëson reformën në drejtësi dhe bashkëjetesën demokratike”, deklaroi Basha mbrëmjen e të dielës.

Rreth 1220 efektivë të angazhuar nga policia e Shtetit për nmbarëvajtjen e protestës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono