Edmond Gëzdari

futboll.jpg
ent ela18:44 | 01/03/2019

Edmond Gëzdari i ftuar në studion e emisionin “Sprint” shpreson që derbin mes Tiranës dhe Partizanit, ta fitojë skuadra e Tiranës. Sipas tij ky klub duhet të bëjë një lojë taktike në mënyrë që të arrijë të mundë skundrën e Partizanit.

“Është një histori që i ka prishur rregullat dhe unë shpresoj sot që të ndryshojnë rregullat. Unë kam luajtur edhe si lojtar i Tiranës edhe si i Partizanit. Në futboll ka edhe fat. Pashë sot tifozët e Tiranës që po faleshin në fushë. Duhet nganjëherë që ta heqësh atë situatën që të shoqëron gjatë gjithë kohës.  Sot është Partizani mirë dhe shpresojmë që të fitojë Tirana.  Nëse e humb ndeshjen i bën mirë kampionatit shqiptar sepse kthehen të gjithë në lojë. Partizani ka një skuadër të mirë. Tirana, ka nevojë që taktikisht të vendoset mire dhe nuk dua që Tirana të hyjë në aventurë. Unë dua që Tirana ta tërheqë Partizanin nga pas dhe më pas ta godasë. Nëse Tirana hyn në lojë se do e mundë Partizanin do e këtë të vështirë”.

Më tej ish-futbollisti ka folur për pikat më të forta që kanë dy skuadrat kryeqytetase.

“Reparti më i fortë i Partizanit për mua është mbrojtja ndërsa reparti më i fortë i Tiranës është sulmi. Po të isha trajner i Tiranës unë do pëlqeja që ta nxirrja lojën zero-zero në fillim, që gjithçka të fliste në favor të Tiranës. Tirana nuk ka përvojën e skuadrave të mëdha.  I duhet të luajë pa gabime dhe duhet të shfrytëzojë kur të dalë para portës. Unë nuk e shikoj Partizanin të rrezikshëm. Tirana ka formacion më të mirë dhe shpresoj të luajmë më mirë sot. Shpresoj që Tirana të jetë më e mirë në lojë sot. Partizani është më cinik”.

Gjithashtu ai ka theksuar se Tirana po luan për të fituar lojën dhe jo Kampionatin.

“Rasti i Tiranës është se nuk duan Kampionatin, por sot ajo do ta mundë Partizanin. Derbit nuk janë për të gjithë, por janë për ata që e duan Tiranën. Shpresojmë që kjo ndeshja sot dhe të kthehet për Tiranën, Zoti duhet të shohë Tiranën. Ka nevojë Tirana për Zotin! Sot lojtarët nuk kanë nevojë për motiv, problemi është që të mbajnë dhe administrojnë motivin. Duhet shumë guxim ose për të sulmuar ose për të pritur dhe më pas të hidhet në kundërsulm”./abcnews.al

pressing.jpg
ent ela10:00 | 04/12/2018

Në këtë puntatë të emisionit “Pressing” u diskutua mbi derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, ku Rubin Hebaj i dha fitoren të kuqve pasi shënoi dopietë. Gjithashtu u diskutua edhe për shortin e Shqipërisë në eliminatoret për Europianin e 2020, ku kemi rënë në të njëjtin grup me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Të ftuar në studio ishin: Dritan Dervishi, menaxher te Verona; Ervin Baku, gazetar te Radio Tiranal; Edmond Gëzdari, specialist futbolli; Bashkim Tufa, gazetar sportiv; Elton Marini, agjent transferimesh në futboll dhe Eno Skarço, gazetar sportiv./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono