edmond dosti

bejzade-dosti.jpg
Vladimir Prenga08:48 | 30/01/2020

Partizani në shënjestër. Të kuqtë u mposhtën 3-0 nga Besëlidhja dhe tifozët shpërthyen me komente negative në rrjetet sociale. Edmond Dosti, ish-sulmuesi që doli kampion dhe golashënues në vitin 1993 me të kuqtë, shprehu mendimin e tij në rrjetet sociale.

Ai e kishte me lojtarët, ndërkohë që nuk munguan komentet. Mes atyre që bashkëbiseduan me Dostin ishte edhe Skerdi Bejzade, i cili gjithashtu në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizanit. Nuk mungojnë batutat dhe thumbimet për drejtuesit dhe futbollistët.

SKERDI BEJZADE – O Dosti, thuaj të marrin Shetën më mirë te Partizani, se ti e ke mirë me ato drejtuesit atje. I mbyti Arian Sheta, 38 vjeç! Nuk do ishte keq sikur të fillonim pak stërvitjen edhe ne dhe të luajmë aty me ato.

EDMOND DOSTI – Skerdi Bejzade, o bos, mos e thuaj dy herë, se gati jam. Ne të dy kishim bërë gola dhe për vitin tjetër (qesh). Respekte kampion

SKERDI BEJZADE – Edmond Dosti, duhet me ra nga pesha. Kur e pashë unë, 20 minuta e fundit ndeshjen, ishin duke bërë golin e katërt ata me kokë në fund. Por kanë mundësi ta përmbysin ndeshjen, gjithsesi. /abcnews.al

 

Komentet e bëra nga Skerdi Bejzade dhe Edmond Dosti
Edmond-Dosti.jpg
Vladimir Prenga16:59 | 29/01/2020

Shpërthim i gjithanshëm. Humbja e sotme e Partizanit në Lezhë, me rezultatin 3-0, ka bërë që tifozët të mos kursehen me kritika në rrjetet sociale. Ato janë nga më të ndryshme dhe nuk mundojnë as ofendimet. Të gjithë janë në shënjestër, drejtuesit, lojtarët dhe stafi teknik.

Nuk mungojnë kritikat dhe akuzat edhe nga ish-lojtarë të të kuqve. Edmond Dosti, i cili e ka ndjekur ndeshjen nga Austria, e konsideron këtë humbje ndaj Besëlidhjes si turpi më i madh në histori. Ai ka disa fjalë edhe për lojtarët e tifozët, të cilët i fton ta bojkotojnë këtë ekip.

“Turp, turp, turp. Të gjithë personave përgjegjës u bëj thirrje që të reflektojnë dhe të mos ta çojnë Partizanin drejt greminës. Duke parë që situata nuk po ndryshon, ku në vend të progresit ka vetëm regres, është mirë që këta persona, lojtarë, nëse kanë burrëri, të japin dorëheqjen dhe vendin t’ua lënë kompetentëve dhe atyre që e duan Partizanin si ekip legjendar dhe jo burim biznesi.

 

Foto nga ndeshja e sotme, Besëlidhja-Partizani

E kam shprehur prej kohësh përse ky sezon ka dështuar që në start për Partizanin, për vetë politikën dhe drejtuesit që u zgjodhën. Por sot në Lezhe ndodhi turpi më i madh i historisë së Partizanit. Disa lojtare janë delenxhinj, janë vetëm përfitues monetar tek Partizani dhe s’kanë respekt për fanellën. Shumë lojtarë nuk janë as për në Ligën e Dytë.

Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo ndeshje më ka bërë me dhimbje koke. Po më bëjnë që të mos i shikoj më, pasi vetëm sa lodh sytë. Mendoj se edhe tifozët duhet t’i bojkotojnë këto paraqitje si kjo e sotmja, që i vuri pikën. Të mos shkojnë në stadium, pasi ata lojtarë nuk e meritojnë t’i mbështetim. Përjetë me ty Partizon, deri ne vdekje! Partizoni është i yni, i të gjithë tifozëve, që nuk e kanë lënë për as edhe një moment vetëm!”, shkruan Dosti. /abcnews.al

Kukesi-Partizani-1280x608.jpg
Vladimir Prenga09:19 | 28/01/2020

Viti ka nisur si mos më keq për Partizanin, që është mposhtur nga Skënderbeu dhe Kukësi. Sigurisht misioni për të mbrojtur titullin do të vazhdojë, pasi ka edhe shumë ndeshje dhe në kampin e kuq besojnë se situata mund të ndryshojë. Gjithsesi paraqitjet e bëra këtë sezon kanë sjellë pesimizëm.

Edmond Dosti, ish-sulmuesi kampion me Partizanin në vitin 1993, ka rezervat e tij për ekipin dhe sidomos për futbollistët e huaj, që sipas tij nuk e kanë kuptuar ende rëndësinë e fanellës që mbrojtje. Ai ka edhe një mesazh për presidentin Gaz Demi.

“Trishtim apo dështim?! Nostalgjia te trajnerët e huaj nga Italia duket se nuk po përputhet me atë që pritet te skuadra e Partizanit, duke mos përjashtuar edhe prurjen e lojtareve të huaj që ende nuk po kuptojnë rëndësinë e fanellës së klubit. Jo pak, por katër trajner italianë janë ulur në bankinën e Partizanit. Por…

Partizani ka maninë te lojtarët e huaj, kur ka akademinë e tij. Prandaj, z.Demi është koha për reflektim të shpejtë dhe shko shkund ekipin, se nuk kanë gjë në terezi. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo situatë po na bën shumë pesimistë që do ndryshoj diçka për këtë vit. Po na bëjnë që të mos i shikojmë më, pasi vetëm sa lodhim sytë. PMTP”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

Postimi i Edmond Dostit
dosti.jpg
Vladimir Prenga20:12 | 21/01/2020

Adolfo Sormani e nisi keq vitin, pasi u mposht në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin 3-2. Broja u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë dhe “demat” luajtën shumicën e kohës me një lojtar më pak.

Humbja nuk është pritur mirë nga tifozët, që nuk i kanë kursyer kritikat në rrjetet sociale. Nuk shpëtojnë dot sulmuesit e Partizanit, të cilët nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës. Ish-sulmuesi, Edmond Dosti, kampion dhe golashënues i kampionatit në vitin 1993, kritikon hapur.

“Një Partizan që luajti mirë 30 minuta, por me daljen me të kuqe m’u duk sikur Partizanit ju prishën ekulibrat. Deri këtu “OK”, por a mundet kush të më thotë sa gjuajte bënë në portë sulmuesit tanë që fitojnë jo pak dhe si mundet të fitosh ndeshjet? Jo, jo, kështu jo!”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në” Facebook”. /abcnews.al

dosti.jpg
Vladimir Prenga21:41 | 17/12/2019

Edmond Dosti, ish-sulmuesi i Partizanit, kampion në vitin 1993, ngulmon që  në krye të ekipit të kuq të vihet një që e njeh skuadrën. Për të rikthimi i Skënder Gegës do të ishte lëvizja perfekte. Gjithsesi Dosti e di që kjo nuk është e mundur dhe sheh emërimin e Dritan Mehmeti si të duhurën për Partizanin.

“Partizani ka një grup të denjë për të dalë kampion, falë edhe kontributit të mëparshëm të Geges. Problemi ka qenë për mua gjithmonë trajneri, gjë që e kam thënë edhe më parë. Ky trajner nuk ishte i denjë për Partizanin! Erdhi për të dhënë një frymë të re në stilin dhe lojën e Partizanit, por siç u pa asnjëra nga këto gjëra nuk ndodhi! Bravo president, që reagove për shkarkimin e trajnerit.

Ai po shkatërronte atë që ju ndërtuat më shumë mundim. Shkarkimi i tij duhej të ndodhte shumë kohë më përpara, por më mirë vonë se sa kurrë! Po të rikthehej Gega, do të ishte shumë mirë për ekipin e Partizanit, duke ju dhënë atyre një motiv pozitiv për të fituar kampionatin. Këtë pikë e shoh të vështirë, prandaj i sugjeroj klubit Tan Mehmetin, sepse edhe ai e njeh shumë mirë nga brenda ekipin.

Është një trajner që kërkon çdo herë e më shumë nga ekipi dhe një mundësi për të rikthyer normalitetin. Partizani e ka pothuajse grupin e kompletuar, por për mendimin tim do kthehet shumë shpejt tek lojërat e bukura dhe me rezultate pozitive me ikjen e këtij trajneri. Partizanit i duhen të paktën edhe 3 lojtarë, mbrojtës i djathtë, një organizator dhe një sulmues race, për ta udhëhequr Partizanin drejt fitimit të titullit kampion. PMTP”, shkruan Dosti. /abcnews.al

IMG_2563-1280x853.jpg
Vladimir Prenga09:09 | 15/12/2019

Gaz Demi ishte i gatshëm ta shkarkonte që para derbit të parë me Tiranën, por Partizani triumfoi dhe trajneri Franco Lerda mbeti në krye të ekipit të kuq. Gjithsesi italiani nuk ia ka dalë ta mbyllë fazën e dytë te Partizani, pasi një ditë më parë, Demi vendosi ta shkarkonte trajnerin dhe tashmë mbetet të shihet se kush do e pasojë.

Orges Shehi është një nga emrat që po lakohet më së shumti. Kohë shumë në dispozicion nuk ka dhe duhet marrë një vendim. Edmond Dosti, ish-goleadori i Partizanit në vitin 1993, është i mendimit që të zgjidhet një trajner që i përket familjes së kuqe, ose t’i besohet për momentin Dritan Mehmetit.

“Emri i trajnerit të ardhshëm të Partizanit, mos u nxitoni presidenti Demi dhe drejtori Rama. Njëri duhet të shkojë në pankinë, por duhet të jetë brenda familjes tonë, ose trajner shqiptar.

Për momentin do ishte mirë Tan Mehmeti, meqë e njef dhe ekipin, sepse ai që iku e ka shkatërruar të gjithë atë mund dhe sukses të Gegës. Ne së bashku do t’ja dalim që të dalim përsëri kampion, pasi unë besoj shumë te ky grup”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

EDMOND-DOSTI-FLET-PER-TITULLIN-E-PARTIZANIT.mpg_snapshot_00.49-1280x720.jpg
Igli Nikolli10:33 | 28/10/2019

Partizani ka shumë arsye për të fituar ndeshjen e sotme kundër Kukësit. Suksesi i dërgon “Demat” të vetëm në krye dhe një ndër rivalët kryesorë për titull do të mbetej 6 pikë larb (3 pikë është diferenca mes skuadrave).

Djemtë e Lerdës kërkojnë “hakmarrje” edhe për humbjen e fazës së parë, duel që u vulos nga rrjeta e Vasil Shkurtajt me penallti.

Edmond Dosti, ish-sulmuesi i njohur i Partizanit, fitues i titullit kampion dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit në vitin 1993, mbetet një fans i zjarrtë i të kuqve. Dosti tenton të karikojë djemtë e Lerdës dhe tregon mënyrën se si arrihet te suksesi i shumëpritur.

Sot luajmë nje ndeshje deçizive per ecurinë e kampionatit kunder favoritit kryesor, Kukësit. Kukësi është një kundërshtar me elementë pozitivë, por ne jemi në kushtet që mund t’i mposhtim. Nëse jemi të përqendruar dhe të bindur për sukses, atëherë do t’ia dalim. Unë mendoj se djemtë janë gati për të përballuar ndeshjen e sotme dhe besoj shumë te fitorja. Ne (ish-pjesëtarë të klubit dhe tifozat) po mundohemi t’i transmetojmë skuadrës besim dhe ta rrisim nga ana mentale e psikologjike. Ka shumë rëndësi që në fushë të zbresim me bindjen se mund ta mposhtim kundërshtarin, sepse ne jemi Kampionet ? ne jemi një familje e madhe me emrin Partizani ❤❤. Suksese dhe me një fitore ?❤❤⚽️⚽️? PMTP!“, shkruan Edmond Dosti në rrjetet sociale. /abcnews.al

dosti.jpg
Vladimir Prenga08:57 | 24/09/2019

Partizani nuk ia doli të fitonte as me Bylisin në fundjavë, çka ka bërë që edhe atmosfera në kampin e kuq të mos jetë e mirë. Gjithsesi triumfi në derbi të dielën shikohet si një detyrim dhe është ish-sulmuesi i “demave”, Edmos Dosti, ai i cili ka disa fjalë për lojtarët dhe trajnerin.

“Të dielën luhet derbi. Partizani po vuan në këtë fillim të kampionatit, por pavarësisht kësaj do hyjë për ta fituar derbin dhe për të bërë detyrën siç e ka kryer këtë 5-6 vjeçarin e fundit. E rëndësishme është që Partizani duhet ta fitojë këtë përballje direkte me rivalët e përhershëm. Kjo fitore do të ketë një ndikim pozitiv për vazhdimësinë e mëtejshme të kampionatit.

Dua t’i kujtoj lojtarëve të rinj të ardhur këtë vit se ajo fanellë që veshin ka shumë peshë në historinë e futbollit shqiptar. Prandaj duhet të jepni më shumë në fushë, duke respektuar fanellën edhe tifozët e zjarrtë të Partizanit.

Dhe një sugjerim për trajnerin, që ka ardhur koha për të aktivizuar lojtarët që japin 100 angazhimin e tyre në fushën e lojës dhe jo lojtarë që ecin në fushe pa dhënë asnjë rezultat kushdo qoftë ai. Shpresoj dhe uroj që kjo ndeshje të bëjë kthesën e duhur për ecurinë e trajnerit dhe ekipit. Forca Partizani ! PMP”, shkruan ish-bomberi i Partizanit në llogarinë e tij në Facebook. /abcnews.al

DOSTI-PER-PARTIZANIN-ABCM5T1.mpg_snapshot_00.51-1280x720.jpg
ent ela11:50 | 26/07/2019

Ish futbollisti i Partizanit, Edmond Dosti ka theksuar për ABC News se lojtarët nuk shkojnë mirë me trajnerin. Sipas Dostit duhet menjëherë ndërhyrja e Presidentit dhe drejtorit të klubit pasi situata është e komplikuar.

Partizani zhgënjeu në ndeshjen e parë ndaj Sherif Tiraspol. Një humbje e dhimshme për të kuqtë të cilët mesa duket e kanë mbyllur aventurën në kupat e Europës, pasi përmbysja është një mision pothuajse i pamundur. Një nga legjendat e Partizanit, Edmond Dosti shprehu zhgënjiimin pas takimit të zhvilluar në “Selman Stermasi”. Dosti tregon për ABC Neës se çfarë nuk shkoi gjatë 90 minutave.

Sipas Dostit, lojtarët e huaj nuk kanë dhënë maksimumin dhe ka munguar impenjimi në ndeshjen ndaj Sheriff.

Për ish futbollistin e të kuqve, aventura e Partizanit në Europë është pothuajse e përfunduar dhe kërkon ndërhyrjen e Presidentit dhe drejtorit për të ndërhyrë pasi skuadra duhet të jetë gati dhe e kompletuar për kampionatin që starton në fundin e muajit gusht.

EDMOND-DOSTI-FLET-PER-TITULLIN-E-PARTIZANIT.mpg_snapshot_00.49-1280x720.jpg
nev ila16:40 | 13/05/2019

Edmond Dosti ishte një nga njerëzit më të entuziazmuar pas fitores së titullit nga Partizani. Ish-sulmuesi ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase në kampionatin e fundit të fituar në 1993.

Thuhet se kënaqësinë e ndjen më të madhe kur e ke provuar një herë. Edmond Dosti padyshim ishte ndër njerëzit më të entuziazmuar, kur Partizani fitoi matematikisht titullin kampion.

Ish-sulmuesi ishte pjesë e skuadrës së vitit 1993, që kishte fituar kampionatin e fundit kombëtar, ndërsa nuk mungoi në “Selman Stërmasi” për të ndjekur derbin, dhe për të shijuar momentin që e priste prej kohësh.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme, që vjen pas 26 vjetësh kur e kam fituar vetë si futbollist.  Partizani e meritonte prej kohësh. Përshëndes gjithë çunat dhe tifozët e Partizanit që nuk e kanë lënë në vetmi edhe në ditët më të këqija”.

I mbiquajtur “Mokja”, ish-golshëuesi më i mirë i kampionatit në 1992-1993 bën një krahasim të emocioneve në të dy rastet.

“Pritja ka qenë shumë e gjatë. Partizani është një nga legjendat e futbollit shqiptar. Në këtë ekip me këtë trajner e Presidentin shpresoj që vitin e ardhshëm do bëj një ekip edhe më të fortë dhe konkurent për në kupat e Europës”. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono