Edith Harxhi

harxhi-edith.jpg
ger ta22:12 | 10/01/2020

Edith Harxhi, e ftuar në emisioni  “Provokacija” me Mustafa Nanon, hedh hije dyshimi mbi prezencën e opozitës iraniane në Shqipëri.

Në një situatë ku tensionet mes SHBA dhe Iranit janë në kulmin e tyre, ndërsa përfiltet edhe Shqipëria si shënjestër, Harxhi shprehet se  muxhahedinët në Shqipëri shkelën kontratën. Sipas saj ata nuk zbatuan marrëveshjen e pranimit të tyre, ku është e përcaktuar qartë që ky grup nuk duhet të kryejë funksione politike.

“Këtu nuk është zbatuar një kontratë. Marrëveshja për ardhjen e tyre në Shqipëri është bërë përmes Organizatës për Mbrojtjen e Emigrantëve të OKB dhe qeverisë shiptare. Dhe në atë marrëveshje është e përcaktuar qartë që ky grup nuk duhet të kryejë funksione politike. Kjo është një çështje cedimi që i është bërë nga ana e qeverisë shqiptare sepse ata kryejnë funksione politike, bëjnë mbledhje të herë pas hershme. Unë e kuptoj edhe teorinë dhe pata një debat me zotin Fatmir Mediu, i cili është edhe një nga mbështetësit kryesor të këtij grupi. Zoti Mediu shtron me të drejtë çështjen se ata janë opozitë çfarë do bëjnë tjetër. Ndërsa unë mendoj që duhet që ne ti përcaktojmë edhe më qartë rregullat që janë në kontratë që ata nuk duhet të bëjnë propagandë politike. P.sh, dalja në publik e kryetares së tyre një ditë pasi u vra gjenerali Soleimani, ka bërë një deklarëtë në të cilën përgëzon sulmin e SHBA ndaj kesaj figure.  Unë e kuptoj që ata janë opozitë por këtu vihet në pikëpyetje siguria e vendit tonë”, shprehet Haxhi.

Më tej ajo thekson se muxhahedinë janë shumë diskretë, jetojnë të ndarë dhe janë luftëtarë të përgatitur.

“Ata janë shumë diskretë, kjo e bën edhe më të errët për të kuptuar se çfarë është ky grup. Ata edhe kur dalin nuk dalin në grupe të mëdha, mund ti shihni një ose dy. Nga momenti që ata nuk jetojnë në çift ju e kuptoni. Janë çifte të ndara, bashkëshortja ose bashkëshorti jeton diku tjetër në Evropë. Është një formacion i tillë. Ata janë luftëtarë të përgatitur, ata presin momentin, kur d të luftojnë, sulmojnë regjimin iranian. Nuk di tëketë qendra stërvitore”, deklaroi Harxhi./abcnews.al

harxhi.jpg
ger ta18:03 | 06/01/2020

Edith Harxhi nga Albanian Policy Center në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo mes të tjerash ka komentuar edhe situatën e krijuar pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga amerikanët.

Teksa është përfolur se Shqipëria mund të jetë në listën e shënjestrave të Iranit, Harxhi tha se nuk duhet të kemi frikë dhe se nuk ka vend për panik. Sipas saj, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndërsa shton se nuk do të ketë një kundërpërgjigje nga Irani kundrejt SHBA-ve.

“Unë mendj se ne nuk duhet të shqetësohemi. Vëmendja drejtohet tani drejt Lindjes së Mesme, nuk është thjeshtë çështja e Irakut. Unë mendoj se nuk do të ketë një kunderpërgjigje nga Irani drejtuar SHBA, sepse ka qenë shumë i qartë Trump. Ka ditur ku të qëllojë, në trurin e Iranit.

Unë mendoj se nuk do të ketë një kundërpërgjigje të drejtpëdrejtë. Ne nuk kemi arsye pse të kemi frikë, ne jemi vend atënar i NATO. Inteligjeca e NATO është në Shqipëri”, u shpren Harxhi./abcnews.al

harxhi.jpg
ger ta17:34 | 06/01/2020

Edith Harxhi nga Albanian Policy Center në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar situatën politike në Kosovë, teksa vendi është ende pa një qeveri.

Harxhi u shpreh se nëse nuk arrihet marrëveshja VV-LDK ka dy rrugë, ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ose një alternativë tjetër është edhe qeveria teknike.

“Në rast se kj nuk do të ketë një marrëveshje unë mendoj se Kosova ose do të shkojë drejt zgjedhjeve që do të ishte fatale, ose përndryshe do të ketë një qeveri teknike afatgjatë për të zgjidhur problemet.

Kemi një ndryshim të madh midis asaj që do populli i Kosovës dhe asaj se çfarë mund të arrihet duke përfsihrë edhe ndërkombëtarët. Faktori ndërkonbëtar është i interesuar për një dialog dhe mbyllja e çështjes me Serbinë”, tha ajo./abcnews.al

PROVOKACIJA-EDITH-HARXHI-1280x720.jpg
ent ela21:44 | 28/09/2018

Ish-zëvendësministrja e Jashme dhe drejtoresha e “Albanian Policy Center” Edith Harxhi është shprehur kategorikisht kundër korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin e saj, Harxhi thekson në “Provokacija” se korrigjimi i kufijve sjell në mënyrë automatike ndarjen e Kosovës, i hiqet një pjesë nga territori i saj, që ka qenë përjetësisht pjesë shqiptare.

“Korrigjimi i kufijve sjell në mënyrë automatike ndarjen e Kosovës, që është shpkëputja e një territori e Kosovës, hiqet një pjesë nga territori i Kosovës, e cila ka qenë përjetësisht pjesë shqiptare, shqiptarët atje nuk kanë emigruar janë autoktonë. Trojet etnike shqiptare deri në fund të 1800 shkonin deri në Nishë.

Në arkivat e Kosovës që janë në Beograd se u morëm në 1999, janë tapi të shqiptarëve deri në zonën e Shkushumlisë, Toplisë dhe deri në Nishë janë toka shqiptare”.

Harxhi iu referohet për këtë iu referohem arkivave të perandorisë osmane.

“Një 1870 ka qenë spastrim i shqipatrëve në Nishë, iu referohem arkivave të peradnorisë osmane, që i referohen 1500-1600 dhe ato toka janë shqiptare me pronarë shqiptarë. Shqipatrët nuk mund të këmbejnë më tokë shqiptare për tokë shqiptare”.

Sipas Harxhit çdo pazar që bëhet në kurriz të trojeve shqiptare bëhet për të kruijuar Serbinë e Madhe.

“Kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar dhe nuk mund të ndryshojnë dhe çdo pazar që bëhet në kurriz të tyre bëhet për të krijura Serbinë e Madhe”.

E pyetur nëse e konsideron Presidentin e Kosovës tradhëtar, Harxhi me diplomaci shprehet: “Thaçi nuk është tradhëtar, por luan me disa teza që do t’i quaja teza që tradhtojnë çështjen kombëtare. Nuk do doja ta etiketoja në këtë formë”. /abcnews.al

mustafa-nano.jpg
ad min11:41 | 25/04/2018

Të ftuar në episodin e radhës të “Provokacija” ishin:

    1. Grida Duma. Deputetja e Partisë Demokratike foli për të djathtën në përgjithësi në Shqipëri. Ajo nuk iu shmang disa komenteve rreth zhvillimeve më të fundit të politikës në vendin tonë.
    2. Edith Harxhi. Drejtoresha e “Albania Policy center” diskutoi rreth rekomandimit për çeljen e negociatave. Harxhi komentoi gjithashtu edhe takimet E Ramës në Gjermani.
    3. Genc Ruli. Ish-ministri i Energjitikës u shpreh në studie se demokracia në vendin tonë nuk është ajo perfektja që ne prisnim. Sipas tij, kemi një distancë të madhe në kulturë, krahasuar me Europën.
    4. Alfred Lela. Drejtori i Politiko.al ishte i ftuar në studion e “Provokacija” për të folur rreth shkrimit më të fundit që kishte publikuar./abcnews.al

edith-harxhi.jpg
ad min20:52 | 24/04/2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama do të zhvillojë një takim të mërkurën në Gjermani, ku do të takohet kancelaren gjermane, Angela Merkel. Takimi vjen pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

E pyetur në “Provokacija” nga Mustafa Nano nëse vlen një “ofensivë” e palës shqiptare drejt vendeve europiane me synimin që të hapen negociatat në Qershor, drejtoresha e “Albania Policy Center,” Edith Harxhi, është shprehur se kjo nuk vlen në këto momente.

Sipas Harxhit është shumë mirë që kryeministri takohet me Merkel dhe sipas saj duhet të takohet edhe me liderët e tjerë europiane, Macron dhe May.

Mustafa Nano: “Edi Rama do të shkojë të takojë Merkelin dhe Bushati do të ketë disa takime të vetat. Do të ketë një “ofensivë” le të themi shqiptare. Çfarë vlere ka kjo”?

Edith Harxhi: “Nuk ka të bëjë fare ofensiva në këto momente. Unë mendoj që është shumë e mirë që Kryeministri shqiptar takon kancelaren gjermane. Do të doja shumë që ai të takonte dhe presidentin Macron, përpara një vendimi në Qershor dhe kryeministren e Britanisë, Theresa May”.

Më tej, Harxhi shtoi se vendimi i Gjermanisë nuk varet drejtëpërdrejt vetëm nga dëshira e Angela Merkel, por nga vendimi që do të marrë Bundestagu gjerman.

“Dhe Bundestagu gjerman është duke formuluar ose e ka formuluar një qëndrim të caktuar dhe nuk varet shumë vetëm nga fjala e Kancelares Merkel, varet shumë nga grupi i CDU-së gjermane, që përkundër asaj çfarë ndodh sot për shembull në një parti të djathtë, siç është Partia Demokratike, lideri nuk është ai që merr vendimet vetë, por kalojnë të gjitha në një lloj konsultimi të përgjithsshëm me grupin. Pra çështja e Shqipërisë është një dëshirë që është përtej dëshirës së një kancelareje”.

Ndërkohë, Rama do të qëndrojë dy ditë në Gjermani. Në vizitën e tij në ditën e dytë, ai do të bashkëbisedojë në Bundestagun gjerman me Komisionin e Jashtëm të Bundestagut. Ky Komision drejtohet nga Gunther Krichbaum, i cili ditët e fundit ka qenë në qendër të debateve midis kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha./abcnews.al

INTERVISTE-EDIT-HARXHI-1280x720.jpg
ent ela08:10 | 20/04/2018

Ish-zv/ministrja e Brendshme Edith Harxhi gjatë një interviste në studion e mBrëmje në ABC News ka folur për rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ish-diplomatja e sheh me mjaft rezerva këtë vendim, duke parë skepticizmin e  Gjermanisë dhe Francës, pasi Shqipëria ka marrë disa herë rekomandime të kushtëzuara.

Në këndvështrimin e Harxhit anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një arritje dhe qëllim kombëtar. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono