edita tahiri

edita-tahirii.jpg
ad min20:56 | 07/10/2019

Partia Demokratike e Kosovës u dëmtua shumë për shkak se Hashim Thaçi u mor me idenë e ndryshimit të kufijve. Është ky mendimi i politikanes së njohur kosovare Edita Tahiri. Në një lidhje me Skype nga Salzburgu për ABC News, ajo tha se edhe Rama duhet të marrë mesazhin e tij nga zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë.

“Ndryshim i madh ka ndodhur në Kosovë sepse pushtetarët shkuan në opozitë. Dua të theksoj se PDK ka pasur një kohë të gjatë në pushtet dhe është dëmtuar shumë me faktin që Thaçi u mor me çështje të kufijve në dëm të Kosovës. Ky është ndoshta edhe një mesazh për zotin Rama që kur të ndodhin zgjedhje në Shqipëri do të ketë një ndëshkim sepse ishin çështje gjeopolitike dhe ne do duhet t’i mbronim interesat tona dhe jo të hynim në këto lojëra. Edhe vetë Borrel gjatë paraqitje në PE iu drejtua Ballkanit me sens politik”, tha Edita Tahiri.

NDër të tjera, Tahiri u shpreh se negociatat mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit do të jenë një sfidë interesante. Ish-kryenegocatorja për bisedimet me Serbinë pret që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje të sillet sipas detyrimeve që rrjedhin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës./abcnews.al

edita-tahiriii.png
ad min20:37 | 07/10/2019

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Salzburgu me ABC News, deklaroi se zgjedhjet e djeshme në Kosovë janë një lajm i gëzueshëm sepse erdhën ndryshimet. Qytetarët dënuan lojërat me ndryshimin e kufijve sipas saj.

“Mendoj se dje ishte një lajm shumë i gëzueshëm sepse ndryshimet erdhën, kanë qenë të shumëpritura. Opozita i fitoi zgjedhjet. Ky është demonstrim i një vizioni që të tregohet se korrupsioni keqqeverisja, por edhe lojërat e kufijve janë gjëra të tejmbushura dhe kjo votë e qytetarëve i dënoi këta që ishin në pushtet. Jo vetëm unë, por shumica jo vetëm që e prisnim, por dukej në Kosovë që kishte ardhur koha për ndryshime kjo ka filluar në kohën që dolën në dritë lojërat e rrezikshme për ndryshimin kufirit. Kishte një revoltë të madhe të qytetarëve, por meqenëse u ndalën në samitin e Berlinit kishte një qetësim të situatës, përndryshe do të kishte revoltë. Kjo ishte forma më e mirë që me mënyrë demokratike të goditen këto zhvillime negative”, tha Edita Tahiri.

Për sa i përket një qeverie LVV-LDK, Edita Tahiri u shpreh se dy partitë i kanë afruar qëndrimet sëbashku.

“Mendoj që këto dy parti mjaft i kanë afruar qëndrimet para zgjedhjeve sepse patën përpjekje të hyjnë në koalicion sëbashku. Ashtu siç kanë paralajmëruar kanë pasur disa pika sëbashku. Ne në Kosovë kemi pasur kësi bashkimesh të panatyrshme. Kosova ende ka punë në dialogun me Serbinë”, tha Tahiri./abcnews.al

maxresdefault-3-1280x720.jpg
ent ela12:20 | 10/07/2019

Veprimet e ish-diplomates së lartë të Bashkimit Europian Federika Mogerini mund të shkaktonin luftë në Ballkan. Është kjo deklarata e ish kryenegociatores së Kosovës Edita Tahiri, e cila akuzon Mogerinin se ka shkelur parimet europiane në Ballkan.

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, u shpreh se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, deri para një viti ka mbrojtur parimet evropiane në Ballkan, ndërsa së fundmi i ka shkelur ato, duke hyrë në aventura, të cilat do të kishin shkaktuar luftë në Ballkan

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë Edita Tahiri është takuar disa herë në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në një ntervistë për të përditshmen Zëri në Kosovë Tahiri theksoi ndër të tjera se nga përvoja që ka pasur me Mogherini, deri para një viti ajo ka qenë në mbrojtje të parimeve evropiane në Ballkan sipas të cilave gjashtë vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën, të bëhen anëtare të BE-së. /ABC news Albania 24/7

6.jpg
ent ela14:02 | 25/01/2019

Në një intervistë për ABC News, ish-kryenegociatorja për Kosovën Edita Tahiri theksoi se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktojë luftë. Për këtë arsye presidenti Thaci dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të tërhiqen nga qëdrimet e tyre.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri u shpreh se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund ta çojë Ballkanin në luftë. Në një intervistë për ABC Neës ajo tha se Bashkimi Europian ka marrë rolin e ndërmjetësit sipas rezolutës së OKB-së.

“BE ka marrë rolin e ndërmjetësit në saj të rezulutës së OKB . SHBA ka qenë pjesë e diskutimeve direkte dhe me ndërhyrjen e Rusisë u tërhoq.

BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan dhe të mos ketë efekt domi në vendet e tjera.

Ne e kemi problemin në shtëpi dhe nuk ka nevojë me mbërrit tek Mogheri. Kjo është një ide e vjetër e nacionalistëve serbe. Ajo që unë po theksoj se këta dy figura Rama dhe Thaçi një ditë historia i vendos diku.

Amërikanët kurrë nuk kanë thënë që janë pro ndryshimit të kufijve. Gjaku i shqiptareve është në kufijtë e Kosovës dhe nuk i prek askush. Thaçi doli me një entuziazëm sikur po fliste për një biznes familjar të tij. Kosova është shtet demokrat dhe nuk vendos vetëm Predidenti”.

Më tej ajo është shprehur se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ndodh vetëm atëherë kur këto dy shtete të forcohen.

“Edhe Veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare. Serbia e ka marrë gjysmën e Bosnjes dhe do të marrë toka shqiptare. Ne e kemi shtri shtetin e Kosovës në Veri me drejtësi dhe me polici.

Kur Serbia e pa se me dialog Kosova u integru në Veri hapi synimet gjeopolitike.  Por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur por jemi një komb i fuqishëm. Thaçi dhe Rama thonë se nëse bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Çfarë i duhet Kosovës Pavarësia kur thuhet se do bashkohet me Shqipërinë?!

Me ndryshimin e kufijve Shqipëria i bien të bashkohet me një Kosovë të cunguar dhe ky nuk është bashkim. Bashkim është kur preken gjithë kufijtë e Ballkanit dhe bashkohen gjithë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova bashkohen vetëm atëherë këto dy shtete forcoen. Serbia dhe Rusia duan të ndikojnë në Ballkan. Kundërshti ka të bëjë me atë se ne jemi në aleancë me Amerikën dhe Europën”. /abcnews.al

6.jpg
ent ela22:01 | 24/01/2019

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund ta çojë Ballkanin në luftë.

BE ka marrë rolin e ndërmjetësit në saj të rezulutës së OKB . SHBA ka qenë pjesë e diskutimeve direkte dhe me ndërhyrjen e Rusisë u tërhuq.

BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan dhe të mos ketë efekt domi në vendet e tjera.

Ne e kemi problemin në shtëpi dhe nuk ka nevojë me mbërrit tek Mogheri. Kjo është një ide e vjetër e nacionalistëve serbe. Ajo që unë po theksoj se këta dy figura Rama dhe Thaçi një ditë historia i vendos diku.

Amërikanët kurrë nuk kanë thënë që janë pro ndryshimit të kufijve. Gjaku i shqiptareve është në kufijtë e Kosovës dhe nuk i prek askush. Thaçi doli me një entuziazëm sikur po fliste për një biznes familjar të tij. Kosova është shtet demokrat dhe nuk vendos vetëm Predidenti”.

Më tej ajo është shprehur se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ndodh vetëm atëherë kur këto dy shtete të forcohen.

“Edhe Veriu i Kosovës edhe Lugina e Preshevës janë toka shqiptare. Serbia e ka marrë gjysmën e Bosnjes dhe do të marrë toka shqiptare. Ne e kemi shtri shtetin e Kosovës në Veri me drejtësi dhe me polici.

Kur Serbia e pa se me dialog Kosova u integru në Veri hapi synimet gjeopolitike.  Por ne shqiptarët nuk jemi më të shtypur por jemi një komb i fuqishëm. Thaçi dhe Rama thonë se nëse bëhet ky shkëmbim ne bashkohemi. Çfarë i duhet Kosovës Pavarësia kur thuhet se do bashkohet me Shqipërinë?!

Me ndryshimin e kufijve Shqipëria i bien të bashkohet me një Kosovë të cunguar dhe ky nuk është bashkim. Bashkim është kur preken gjithë kufijtë e Ballkanit dhe bashkohen gjithë shqiptarët. Shqipëria dhe Kosova bashkohen vetëm atëherë këto dy shtete forcoen. Serbia dhe Rusia duan të ndikojnë në Ballkan. Kundërshti ka të bëjë me atë se ne jemi në aleancë me Amerikën dhe Europën”./abcnews.al

tahiri.jpg
ent ela21:36 | 24/01/2019

Ish- kryenegociatorja Edita Tahiri në studion e “Mbrëmja ABC” ka komentuar përplesjen e Presidentit Meta me Kryeministri Rama, për vendosjen në postin e ministrit të Jashtëm Gent Cakajn, shtetas kosovar.

“Në fak jam prononcuar dhe kam dhënë mbështetjen time për një qëndrim kombëtar që ka mbajt Meta. Qëndrimi i Ramës në këtë rast ishte djallëzor. Nuk është problemi tek individi por problemi është tek vetë zoti Rama sepse ai dhe zoti Thaçi në Kosovë kanë hyrë në këto lorëja të ndryshimit të kufijve. Por ai ka rastin të dalë dhe të deklarohet se është kundër ndryshimit të kufijve. Shqipëria është prononcua, edhe Meta, PD dhe Berisha, por edhe Ditmir Bushati jo vetëm që ishte i qarët dhe humbi vendin e punës si ministër për këtë punë që u deklarua kundër ndryshimit të kufijme. Rama të dalë publikisht kundër ndryshimt të kufijëve të Kosovës. Ne shqiptarët gjithominë kemi qenë të cunguar. Ne nuk jemi në atë pozitë që të protësojmë axhendat serbo- ruse”./abcnews.al

THACI-DEKLARATAT-1280x671.jpg
ad min12:13 | 30/10/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur të tërhiqet nga ideja e tij për korrigjim kufijsh me Serbinë. Kështu është shprehur në një intervistë për mediat kosovare ish-kryesuesja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri.

Ish-kryesuesja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, u shpreh se ishte befasuar fillimisht nga ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh mes dy vendeve. Ajo shtoi se Kosova është shpallur shtet në kufijtë ekzistues dhe se askush nuk guxon t’i prekë kufijtë e saj.

Në një intervistë për Televizionin Dukagjini në Kosovë, ajo theksoi se ideja për ndryshimin e kufijve nuk është ide e Thaçit, por është ide e Serbisë, e përkrahur nga Rusia.

Sipas saj, Serbia edhe pse e ka humbur luftën në Kosovë, asnjëherë nuk është pajtuar që nuk do të mund ta shfrytëzojë Trepçën apo Ujmanin. Tahiri tha se ende nuk e kishte kuptuar se si një ide e tillë e mbështetur nga gjeopolitika ruse të shqiptohet nga kreu i shtetit kosovar.

Tahiri u shpreh se Thaçi ka mbetur vetëm në këtë ide dhe se ka shenja se ka filluar të tërhiqet nga kjo ide. Duke mbetur te kjo temë ajo deklaroi se është pikërish ideja për ndryshim kufijsh që ka bllokuar aktualisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit./abcnews.al

edita-tahiri.jpg
ent ela11:35 | 06/03/2018

Ish-ministrja për dialog  mes Prishtinës dhe Beogradit njoftoi se deri në vitin 2019, Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ajo nënvizoi se është e rëndishme përfshirja e Shteteve të Bashkuara në procesin për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bashkimi Europian i ka vendosur kusht Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo pritet të ndodhë Brenda vitit 2019. Të paktën kështu pohon ish ministrja për Dialog, Edita Tahiri, edhe pse nuk flet për data të sakta. Ajo shton se faza e fundit e dialogut duhet të përmbyllet me pjesëmarrjen e një grupi të unitetit.

Tahiri thotë për televizionin kosovar, “Tribuna Channel” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jenë pjesë e dialogut në tavolinë të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ish-ministrja paralajmëron se Serbia po provokon një luftë të re në Ballkan me idenë e shkëmbimit të territoreve.

Edita Tahiri, aktualisht kryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe. Sipas ish-zyrtares qeveritare, këto janë problematika të ngritura nga partitë politike. Sipas saj, Asociacioni nuk e shkel Kushtetutën dhe Demarkacioni është i saktë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono