Edi Rama

koronavirusi-audio.jpg
nev ila17:36 | 23/02/2020

Kjo është Audioja që qarkullon në Whatsapp për Koronavirusin në Shqipëri, të cilin Rama dhe Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme deklaruan se ky është një mesazh dashakeqës si ato që u përhapën për tërmetin.

Audioja e shpërndarë në Whatsapp e cila tashmë është shpërndarë në masë të gjerë në rrjete sociale tregon për një vajzë, ku vjehrra e motrës së saj ishte mjeke dhe konfirmonte 12 raste me koronavirus në Shqipëri dhe tregonte për masat që duhen marrë nga qytetarët.

LEXO edhe: Rama reagon për Koronavirusin: Mos besoni gojët e liga, jemi gati ta përballojmë me profesionalizëm të lartë

LEXO edhe: Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: Mos besoni informacionet e rreme, nuk ka asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri

Ndërkohë Ministria e shëndetësisë ka njoftuar qytetarët që ti referohen vetëm informacioneve zyrtare dhe jo atyre që vijnë nga rrugë jozyrtare./abcnews.al

rama-coronavirusi.jpg
nev ila15:40 | 23/02/2020

Menjëherë pas Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shqetësimin për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Sipas kryeministrit virusi vdekjeprurës, nuk e ka prekur Shqipërinë, por sipas tij edhe nëse do të preket, shteti  shqiptar është i përgatitur ta përballojë me profesionalizëm të lartë.

Gjithashtu në postimin e tij në rrejtet sociale Rama thotë se të njëjtat mendje të shthurura që shqetësuan publikun me lajme fallco për tërmetin, janë në veprim edhe tani për Koronavirusin.

Statusi i plotë:

🔴KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM

🔴TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM

🔴MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË”, shkruan Kryeministri./abcnews.al

stolat-e-thyer-ne-air-albania.jpg
Veronik Istrefaj18:28 | 22/02/2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar, Air Albania, nga tifozeritë e Kukësit dhe Tiranës. Pas reagimeve të dy klubeve, si dhe të zv. Kryeministrit, Erion Braçe, ka reaguar dhe kreu i qeverisë, i cili i ka krahasuar këta tifozë me katërkëmbësha, ose e thënë shqiptarçe, me kafshë!

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT!, shkroi Rama./abcnews.al

rama-2.png
eri Ida15:30 | 22/02/2020

Kryeministri Edi Ramakëtë të shtunë ka zhvilluar një inspektim në Elbasan, rrugën bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.

Rruga e amortizuar dhe pa asnjë standard sigurie për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, ishte kthyer në një pengesë serioze në transportin e produkteve bujqësore të fermerëve të zonës.

Në fjalën e tij kryeministri Rama është shprehur se orientimi i duhur për të zhvilluar ekonominë e tyre personale dhe të zonës në tërësi është organizimi i fermerëve.

Kryeministri Rama u thotë të qyetarëve në Elbasan dhe të rinjve se tashmë duhet me vra mendjen dhe sduhet me nejt kafe dhe me thënë se do rrim të na gjejë punë shteti. Tashmë ktu ka shumë gjëra dhe duhet të gjesh punën.

Në vizitën e tij në Elbasan, shefi i qeverisë ka shkëmbyer dhe batuta me një qytetar i cvili i ankohet se ska ku të punojë.

Qytetari: Po ku do punojmë

Kryeministri Rama : Do punosh tokat

Qytetari: Çfarë ke subvecionuar ti?

Kryeministri Rama: Shko e fol me ato që e dinë atë punë dhe shihe se si e bëjnë çafër eksportesh bëjnë dhe se sa fitojnë./abcnews.al

video-1.jpg
in a13:12 | 22/02/2020

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një inspektim së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla në rrugën bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.

Një aks që sipas tij pritet të jetë në shërbim të zhvillimit bujqësor e rural në këtë zonë. Por gjatë këtij takimi ka ndodhur edhe një moment humori ku kryeministri Rama ka takuar një vajzë të vogël, dhe ndërsa e ka pyetur se si është me mësime, ajo i thotë mirë.

Ndërkohë kur e pyet për notën përgjigja e vajzës ishte: “me katra”. Në këtë moment kryeministri ka mbetur i habitur duke vendosur edhe duart në kokë, por ka harruar që sistemi i notave në ciklin fillor është me notën maksimale 5 (duke u barazuar kështu me notën 10).

Rama: Je mirë me mësimë, me të gjitha?

Vajza: Me katra.

rama-8.jpg
in a13:07 | 22/02/2020

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një inspektim së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla në rrugën bujqësore Kuqan-Bujqës-Jagodinë-Murriqan-Thanë.

Një aks që sipas tij pritet të jetë në shërbim të zhvillimit bujqësore e rural në këtë zonë.

Gjatë bisedës me qytetarët Rama theksoi se po hiqen tezgat e vendosura në rrugë sepse janë një skandal.

“Njerëzit të bashkohen, jo si në koperativën e dikurshme, ku punonin të gjithë dhe në fund i merr shteti, por të gjithë të punojnë dhe secili merr atë që takon. Shteti është për të mbështetur, jo për të prodhuar apo shitur. Shteti jep atë që ka mundësi të japi dhe ndihmon për të tregtuar”, tha Rama./abcnews.al

rama-7.jpg
in a10:28 | 22/02/2020

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën për Integrimin e Ballkanit Perëndomor në BE deklaroi se procesi i integrimit po bëhet gjithnjë më i vështirë për vendet që janë në pritje për t’u anëtarësuar.

Gjithashtu në konferencën “Një kontinent një e ardhme”, Rama pohoi se nuk ishte faji i qeverisë që Shqipëria nuk mori dritën jeshile për të filluar bisedimet, por është për shkak të situatës në të cilën ndodhet sot Bashkimi Europian.

“Është shumë e qartë se procesi është bërë gjithnjë e më tepër i vështirë, dëshpërues për vendet që janë në radhë për tu anëtarësuar. 

Kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë, por për  të gjithë vendet në radhë. Nëse do shihni procesin si ka shkuar për Polonin, apo për ata që kanë qenë kandidatë më parë, për integrimin dhe po ta shohësh tani është bërë gjithmonë më tepër i vështirë për shkak të kërkesave që janë bërë më të detajuara dhe ndonjëherë edhe kufizuese. Megjithatë është në rregull, por duhet të vijë një pikë kur i vjen fundi sepse është si një ushtrim i cili nuk ka fund. Në çdo moment, kur 1,2,3,4 apo 5 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre dhe duan të thonë jo, ato e kanë mundësi që të gjejnë pretekst duke iu drejtuar gishtin vendeve të cilave u thonë jo. Jo për shkak të vendeve, por për shkak të problemeve që kanë ato. Dimë që djalli fshihet tek detajet dhe përvoja na ka treguar se për më të ‘vegjlit’ e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë”, tha Rama.

Nërkohë kryeministri theksoi se qendrimi i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për procesin e hapjes së negociatave është ndoshta më i drejtpërdrejti. Megjithatë ai tha se për të vegjëlit, rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara.

Do të doja të thoja që e shoh Francën, ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, sepse presidenti Macron ka një qëndrim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe shumë brutal do të thoja. Ajo çfarë po thonë është që Evropa siç është nuk funksionin”, tha më tej Rama.

edi-rama-live-durres.jpeg
nev ila20:54 | 21/02/2020

Kryeministri Rama është duke ndjekur hap pas hapi, siç thotë ai, riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të 26 nëntorit.

Duke inspektuar punimet në një pallat në Durrës, Rama fillimisht përshëndet puntorët të cilët duket sikur i janë përveshur punës për suvatimet e ndërtesës.

Punonjësit duken të lodhur mbi vendin e tyre të punës, mbi  skela, edhe pse siguria në punë shkelet me të dyja këmbët, edhe në sytë e Kryeministrit.

Skelat shihen pa mbrojtëse në anësoren e tyre.

Çudi mbetet fakti se nga përcjellja live e faqes së Kryeministrit, ndërtesa në fakt shihet që është e suvatuar dhe e lyer tashmë nga jashtë, edhe pse punonjësit shihen me mistri e vegla pune sikur ndërtesa të jetë ende në punë e sipër…ndërkohë që brenda apartamenteve shihen muret e dëmtuara.

Gjatë bisedës me një grup banorësh të këtij pallatit, të cilët u ankuan se ndihen të pasigurtë për pallatin, pasi riparimet nuk po ndiqen sipas akt-konstatimit të kryer nga inxhinierët, Kryeministri tha se riparimi i pallatit, ka filluar nga lart-poshtë, dhe jo nga poshtë-lartë.

Biseda e zhvilluar gjatë inspektimit në Durrës:  

Kryebashkiaku Varfi: Janë 42 apartamente në këtë ndërtesë. Kanë aplikuar vetëm 12 familje për bonusin e qerasë.

Rama: Duhet ti thuhet të gjithëve të bëhet aplikimin tre aplikacioni, shtëpia ime, sepse është e domosdoshme të mbyllen aplikimet deri në datën 8.

28…

Rama: Më fal, 28. Deri në datën 8 ne duhet të përgatisim të gjitha dosjet, pasi të bëhet edhe vlerësimi nga bashkitë, për të pasur një pamje të plotë të të dhënave edhe për donatorët sepse përndryshe procesi nuk mund të avancojë më tutje, për askënd që nuk bën aplikimin. Pra gjithkush që ka një dëmtim të cilin është i konstatuar, por duhet të bëjë aplikimin vetë, sipas gjithë kuadrit ligjor që kemi përgatitur dhe sipas kërkesës për financimin e rindërtimit, dhe prandaj janë bërë rreth 20 e ca mijë në total për gjithë perimetrin, por ka akoma që duhet të aplikojnë, dhe të shfrytëzojmë rastin edhe për ata që na ndjekin të aplikojnë te shtëpia ime. Bëni aplikimin, nëse keni dokumenta, duhet ti fusni, nëse nuk keni dokumenta, ka një opsion aty që thotë skam dokumenta…

Rama: Me punëtorët si keni qenë? Keni mungesa?

Kemi mangësi..

Rama: Me vendet e punës që do të hapë rindërtimi, janë pa fund…. do marrim  edhe punetorë nga jashtë nëse do jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe këta preferojnë të rrinë poshtë te kafja se janë juristë, dhe e pinë kafen me lekët e babës që i bie bretku….

Kryebashkiaku Varfi: Ka filluar dhe procedura për bonusin e qerasë për muajin e dytë. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë të interesuar dhe po interesohen që të punojnë në apartamentet e tyre, ata që kanë vendosur ti bëjnë punimet me shpenzimet e tyre.

Rama: Nejse po është i rëndësishëm aplikimi sepse me aplikimin do u japim të gjithëve shpërblim sipas shkallës së dëmit të përcaktuar dhe prandaj duhet të aplikojnë… ne duhet të bëjmë një mbështetje për të gjitha nivelet e dëmeve sipas listës që kemi hartuar…

Qytetarja: Zoti kryeministër mund t’ju falënderoj? Jam nusja e Marin Shkodrës që ju e keni çuar në Itali për kurim, ai është mirë tani dhe unë dua t’ju falenderoj.

Rama: Të shkuara..

Banorët: Zoti kryeministër…zoti kryeministër…

Rama: Çfarë ke mo, ça ke?

Banorët: Kam një fjalë nëqoftëse ka mundësi..Jemi banorë të pallatit…

Rama: Jeni banorë këtu ku po punohet?

Banorët: Brenda nuk po punohet kryeministër

Rama: Po unë isha brenda…

Banorja: Brenda te shtëpia ime ishe?

Rama: Nuk isha të shtëpia jote, por pashë që po punohet

Banorja: Kati i dytë është shtëpia ime…

Rama: Po do vijnë te shtëpia jote, fillohet nga lart poshtë..

Banorët: Po ne e dimë, janë bërë vetëm koridoret, brenda jo.

Rama: Isha nëpër apartamente po ju them…

Banorët: Mos i ler me të hedh hi syve o kryeministër…bodrumi i pallatit është i mbushur me ujë, brenda pallatit , sipër jaën me tonelata hekura palestre, muret janë mbushur me llac dhe asnjë nuk i ka vënë plumcin, ka ik pallati apo ska ik. Kush na jep garanci me fut fëmijët brenda?

Nëse dikush na jep me firmë se pallati është i sigurtë, i fus 3 fëmijët e mi brenda dhe atëherë ai që hedh firmën përgjigjet.

Rama: Dëgjo këtu, as ti as unë nuk jemi inxhiniera, mos bëj ustain, lëri ta bëjnë ata që e kanë për detyrë. Dhe lejet prandaj nuk janë dhënë të gjitha sepssse të gjitha lejet që janë dhënë, janë dhënë sipas standarteve dhe kontrollohen sipas standarteve. Unë po ju them që e pashë vetë atje.

Banorët: Ty të falenderojmë që ke bërë për ne, po mos i lej me të hedh hi syve, se kanë ly fasadën në momentin që vjen ti, po kur ikën ti ndryshon.

Rama: Më vjen keq tani, nuk është momenti që vij unë, se nuk bëhet kjo brenda ditës se ata nuk e dinin që do vija unë fare, edhe njëherë po ju them që riparimi bëhet nga lart poshtë..

Banorët: Të na japin një firmë që pallati është i sigurtë…

Banorët: Te shtepia ime është hapur, carë tulla, dhe po e mbushin me shkumë dhe po i hedjhin suva sipër..tani unë si mund të hyj aty? Unë e kam parë dhe e kam filmuar atë…

Rama: Po më fal me ça ta mbushin?

Banorët: Akt-konstatimi thotë që duhen hedh tullat në tokë, thotë që është i pabanueshëm por i riparueshëm…

Rama: Po pra i pabanueshëm por i riparueshëm, po të lutem se kjo është punë inxhinierësh, ne s’jemi inxhinierë…

Banori: Nuk kemi parë inxhinierë këtu…jam banor i pallatit.

Rama: Si e dallon inxhinierin kur e sheh?

Banori: E njoh se jam i asaj fushe…

Rama: Çfarë kanë inxhinierët nga pamja, si i njeh, çfarë kanë ndryshe nga ne të tjerët?

Banori: Është me ngjyrëë…

Rama: Aaa..mirë. …/abcnews.al

rama-beqiri-manastirliu.jpeg
nev ila19:48 | 21/02/2020

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu në lidhje me gjendjen e shëndetësisë dhe pajisjeve spitalore.

Në konferencën “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” të organizuar nga fondacioni Konrad Adenhauer, Beqiri kujtoi se shëndetësia në vend nuk lindi në kohën kur në qeverisje erdhi e majta.

“Të dëgjosh kryeministrin që në vitin 2019 apo 2020 të demonstroj vegla të ndryshkura, duke injoruar çdo gjë që është bërë më përpara do të mjaftonte t’i kujtoja që deri ditën që ai flet, vetëm unë që jam një prej kirurgëve kam bërë mbi 10.000 ndërhyrje me laparoskopi.

Që janë një teknologji shumë e lartë e futur në Shqipëri që në vitin 1995. Ta quajmë injorancë? Do të thoja është pak. Por injorancë, apo keqdashje, apo abuzim me fondet publike është kur në vitin 2020 t’i blen pajisje për sallën më të mirë të QSUT që e trumpeton me aq triumf.

Të blesh pajisje 20 vjet të vjetra. Të një teknologjie që kur është prezantuar është prezantuar si e vitit 2020. Teknologji që qytetarët pretendojnë ta kenë shumë herë më të mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është e vërteta. Ky është problem”, tha Beqiri.

Sipas kirurgut, largimi i infermierëve dhe mjekëve duhet të jetë një këmbanë alarmi.

“Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Me ritmet e largimit të personelit shëndetësor, të mbi 800 mjekëve të larguar që nga viti 2013 përbën një situatë alarmante që kërkon vertetë një ndëhyrje drastike.

Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem. Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep.

Unë mendoj se pas kësaj ka më nevojë të bësh pyetsor se ku ke dëshirë të studiosh apo të jetosh. Apo a dëshiron të qëndrosh”, theksoi kirurgu.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, mjekët kanë nevoje për dinjitet dhe paga që i japin mundësi të jenë të vlerësuar, duke sjellë në vëmendje premtimin e kreut të opozitës, Basha për paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

“Rritja e pagave është shumë e rëndësishme. Do të ketë një impakt të menjëhershëm në moslargimin e personelit. Do të jap vetëm një impresion të thjeshtë,  pas një tryeze të ngjashme për shëndetësinë që zhvilluan vitin e kaluar, mesazhi që pati më shumë impakt në ambjentin spitalor ishte ai i zotit Basha për rritjen e pagave.

Njerëzit kanë natyrën dhe tendencën të harrojnë shpejtë, harrojnë çfarë themi për politikat dhe ligjet. Detyra jonë është që premtimet tona të jenë të bazuara. Që në premtimet tona të mos ketë gënjeshtra”, tha ish-ministri i Shëndetësisë./abcnews.al

 

edi-rama-ne-konference-1.jpg
So Nila12:30 | 21/02/2020

Prime Minister Edi Rama attends the meeting held today in the House of Europe, at a conference organized by the Regional Cooperation Council and the World Economic Forum, who have joined together to pave the way for accelerating competition and innovation in the Western Balkans.

During his speech Rama also referred to the Private Public Partnership, where it is said to be very important in the economy.

The prime minister said PPPs create new initiatives and new conditions for employment.

Rama also stated that by 2020  almost all services will be available online for citizens.

“Now in 2020 we will make sure 95% of the services will be available to people without contact.

There is no need for anyone to go to offices, get in touch with officials, everything will be online”, stated Rama./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono