Edi Rama

ediii-rama.jpg
G. P.17:59 | 16/02/2019

Kryeministri Edi Rama reagoi pas përfundimit të protestës së opozitës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë pyet nëse është faji opozitës që tërheq prej hundësh protestuesit apo faji i protestuesve që ndjekin akoma udhëhumburit siç i quan ai.

Kryeministri tha gjithashtu se sot Policia e Shtetit bëri dallimin e madh, ndërsa vlonjatët i ritreguan Shqipërisë anën e duhur të historisë.

“Për Protestuesit: Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë”, shkruan Rama.

sali-berisha-5.jpg
G. P.14:13 | 16/02/2019

Në një prononcim tjetër për mediat, Sali Berisha ka ritheksuar se kryeministri Edi Rama duhet të lëshijë detyrën, për t’i hapur vendit mundësinë që të shkojmë në zgjedhje të lira.

Përsa i përket thyerjes së kordonit policor nga ana e protestuesve, ish-kryeministri u shpreh se vepër penale kanë kryer policët që kanë hedhur gaz lotsjellës. Berisha tha gjithashtu se protestën e udhëheq populli dhe do jenë ata që do vendosin se kur mbaron.

Sali Berisha: Në qoftë se Edi Rama do që të ketë fatin e atit të tij shpirtëror, e Hitlerit shqiptar të pasluftës, firmos një copë dorëheqje sot dhe shko, lësho detyrën. Hap vendit mundësinë për një qeveri që do  përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse ai sot është i dyti Maduro në botë. Maduro i Karakasit dhe Maduro i Tiranës. Në mënyrë absolute jo do përshkallëzohen, por ai vend mbi tokë nuk do ketë me dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve. Vetëm largimi. Largohu një ditë e më parë, ky është mesazhi që ai mori sot. Le të largohet se përndryshe do ta krrejnë, ta hedhin në Lanë, si kalbësirë.

Gazetarja: Vepër penale e quajti policia thyerjen e kordonit dhe hyrjen e protestuesve në kryeministri.

Sali Berisha: E vetmja vepër penale që pashë unë, hedhjen e bombave, gazsjellësve ndaj demonstruesve nga mercenarë, narkopolicë dhe asgjë tjetër. Qytetarët janë në mbrojtje të idealeve më fisnike të thelbit të lirisë që është vota e lirë. Kaq kanë qytetarët.

Gazetarja: Sot deri kur do të rrijnë protestuesit?

Sali Berisha: Atë e dinë ata. Është krejtësisht në vendimin e tyre. Ju e keni pa. Ata e kanë patur sot të gjithë komandën. Sot ka qenë në udhëheqje populli, jo lidershipi i opozitës. Thirrje kanë, nuk mohohet, por në një revolucion njëherë udhëheq udhëheqja, njëherë udhëheq populli. Sot udhëheq populli./abcnews.al

kepudha.jpg
G. P.13:45 | 16/02/2019

Kërkesës së protestuesve dhe opozitës për t’u larguar nga qeveria, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me dy postime në Tëitter. Në të parin publikon një foto me dixhiturën “Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”, duke treguar një foto në gjysmën e së cilës është takimi i tij në qytetin bregdetar dhe në gjysmën tjetër drejtuesit e opozitës me mbishkrimin “Boja”.

Në reagimin e dytë, shefi ekzekutivit ka shprehur keqardhjen për dëmtimin e veprës Kërpudha në hyrje të godinës së kryeministrisë duke i kërkuar ndjesë autorit bashkëkohor Karsten Holer.

“Kjo nuk është Shqipëria e ata nuk janë shqiptarët”, shkruan kryetari i qeverisë në statusin e tij në rrjetet sociale./abcnews.al

edi-rama-4.png
G. P.23:52 | 14/02/2019

Kryeministri Edi Rama deklaron se opozita kërkon që të marrë pushtetin me dhunë, referuar protestës së 16 Shkurtit. Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, shefi i qeverisë e quajti këtë grupim politik, njëe opozitë që nuk artikulon asnjë alternativë, nuk zgjon shpresë dhe interes të njerëzit dhe nuk bën asnjë hap për të reflektuar për veten.

Kryeministri u shpreh se nuk i bëjnë asnjë përshtypje kërcënimet dhe deklaratat përpara tubimit. I pyetur lidhur me reagimin e qeverisë dhe policisë nëse protesta degradon kryeministri tha se Policia e Shtetit duhet të zbatojë ligjin, sikundër edhe protestuesit duhet të zbatojnë detyrimin për një protestë paqësore. Siç tha Rama, ditën e shtunë proteston kasta që përfaqëson një pakicë, por që nuk ka asnjë të drejtë më shumë se atë që i ka dhënë populli, të jetë opozitë dhe që sipas kryeministrit nuk po e bën.

“Opozita ka mbetur në dy palë duar, totalisht të paafta”, deklaroi Rama duke iu referuar dy drejtuesve të PD-së dhe LSI-së, Basha dhe Kryemadhi./abcnews.al

edi-rama-1280x717.jpg
G. P.18:13 | 14/02/2019

Duke iu referuar shprehjeve të njohura të njerëzve të mençur nëpër botë mbi budallëkun kryeministri Edi Rama sqaron situatën e krijuar nga boja që iu derdh mbi fytyrë nga deputeti Edi Paloka.

“Budallai është një njeri që me shiringë në dorë e hedh bojën në parlamentin e vendit, ndërsa budallalëku që ia jep guximin dhe krenarinë është një parti parlamentare. Madje është më keq se kaq. Nuk është një, por janë dy parti parlamentare që e kanë kthyer me vetëdije budallallëkun në një platformë ku çdokush përpiqet të kërcejë sa më lart në qiellin e budallallëqeve”, tha ai.

Budalla i llojit të veçantë është Edi Paloka kër kryeministrin Rama.

“Palo budalla në kuptimin më të plotë të fjalës”, u shpreh ai.

Për kryetarin e qeverisë, seanca e fundit në Kuvend ishte dita kur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kishin sytë tek ky parlament, në vend të respektit të mikut, opozita e shndrroi në ditën e mavrisë me bojë.

Këta janë të zhurmshëm dhe të lodhshëm e s’ke faj kur thua na nxinë jetën, por këta janë dhe do të mbeten një pakicë që shumicë dot nuk bëhen”, tha Rama.

Prandaj i kërkon nga Facebooku që të bëjnë një herë e mirë dallimin midis tij dhe opozitës.

“Ja pse nuk është punë grushtash e shqelmash o mik, por është më e thellë. Është një luftë që vazhdon mes mavrinjve me bojë dhe Shqipërisë që duhet të rrojë e të bëhet zonjë”, u shpreh Rama./abcnews.al

byro-1280x594.jpg
G. P.20:33 | 13/02/2019

Marrëveshja e 18 Majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës ka pasur shumë kritika, por ish-kryeministri ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” se e ka mbështetur gjithmonë atë. Megjithatë ai theksoi se ajo marrëveshje ka vdekur, pavarësisht se Edi Rama përpiqet ta përdorë për interesa të tij.

Për Berishën, marrëveshja e 18 Majit kishte qëllim që shqiptarët të votonin të lirë.

“Sot nuk ka njeri që mund të thotë se këtu mund të bëhen zgjedhje. Mos harroni, nuk jam unë autori i marrëveshjes së 18 Majit, por jam mbështetës i saj. E deklaroj edhe sot. Marrëveshja ka vdekur dhe nuk kthehet më. Edi Rama e paraqet për interesa të veta që të duket sikur nuk ka vdekur. Lulzim Basha ia ka bërë të qartë që ajo marrëveshje ka vdekur. Qëllimi i saj ishte vetëm që shqiptarët të votonin të lirë. Nuk ka zgjedhje të lira nëse kryeministri vendos të vjedhë zgjedhjet”, tha Berisha.

Përsa i përket protestës që pritet të mbahet më 16 Shkurt në Tiranë, kryeministri Berisha tha se ajo do të jetë një përballe historike./abcnews.al

edi-raamaa.jpg
G. P.18:55 | 12/02/2019

Turin e takimeve me qytetarët në kuadër të programit “Bashkia që duam” kryeministri Edi Rama e ndali në Lezhë. Kryeministri përfitoi nga pyetjet e bashkëbiseduesve për të ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes batutash, kryeministri Edi Rama nga Lezha komentoi thirrjet e kryetarit të Partisë Demokratike drejtuar qytetarëve për t’ju bashkuar në protestën e 16 Shkurtit në Tiranë.

“Hajdeni ta rrëzojmë ta rrëzojmë është mesazh dashurie, por nuk e thotë hapur që të thotë se ku e ka hallin. Nuk është puna tek ai se ai është artist, por unë habitem tek ata që e besojnë se do të bëjë revolucion. I shkojnë mbrama dhe thonë këtë e herë e ka seriozisht”.

Ndërkohë ironizoi programin ekonomik që kryedemokrati po shpalos nëpër qytete të ndryshme të vendit.

“Natyrisht kur ke një plan që ta bësh energjinë 300 lekë për litër patjetë që je në kushtet që mund të thuash ça të duash”.

Basha sipas Ramës është i pabesueshme për aq kohë sa tjetër bën e tjetër thotë.

“Kur e shoh kryetarin e opozitës në krah me kryetarin e Bashkisë së Lezhës që ka një akuzë për tjetërsim pronash dhe nuk le gje pa thënë me libër shtëpie në emër të drejtësisë, pastërtisë, Shqipërisë them që ka një problem të madh me ata që i shkojnë pas  figures dhe i besojnë”.

Ndërkohë akuzoi opozitën për mungesë vizioni.

“Një opozitë që vjen në parlament për të treguar forcën për të kërcitur dhëmbët, për të dalë e për të bërë skena fizike. Ça jemi ne? S’jemi federata e mundjes. S’kemi dalë atje të tregojmë kush është më i zoti të tregojë muskujt, apo kush është më i zoti të shajë tjetrin më shumë”.

Përpara lezhianëve të pranishëm  në takimin “Bashkia që duam”, kryeministri deklaroi se shumë shpejt do të kthejë  në realitet një premtim të kahershëm. Puna për ndërtimin e rrugës së Torovicës do të nisë shumë shpejt pasi projekti tashmë është gati./abcnews.al

jaht.jpg
G. P.15:18 | 09/02/2019

Një jaht në majë të malit në Kolonjë, prodhuar me dorë, gati për të dalë në det. Historinë e qytetarit pasionant kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta tregojë hipur mbi jahtin e përfunduar.

Nuk lë rast t’i shpëtojë asgjë që lidhet me emrin e kundërshtarit të tij politik. Edhe mbi një jaht në majë të malit në Kolonjë ngjitet për të treguar se kë duhet të ndjekin shqiptarët.

“Në këtë rrënojë, jaht i prodhuar me dorë nga një Lul për së mbari. Jaht që është gati të dalë në det. Ja se çfarë mund të bëjë njeriu kur ka ëndrra, kur ka guxim, kur ka vullnet dhe kur i punojnë duart tamam të arta”.

Këtë histori të rrallë siç e quan kryeministri Rama e ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram jo vetëm për t’u thënë se ka edhe persona të mbarë me emrin Lulzim por për ta ndjekur si shembull të një ëndrre të realizuar falë pasionit./abcnews.al

edi-ramaa.jpg
G. P.13:44 | 09/02/2019

Kryeministri Edi Rama ka vizituar godinën e rikonstruktuar të maternitetit në Korcë, një investim rreth 1,6 milionë euro nga buxheti i shtetit. Në të nuk janë tjetërsuar vetëm ambientet por edhe të gjitha pajisjet e vjetra me të cilat kryeheshin lindjet dhe operacionet.

Vizitat në maternitete i tregojnë kryeministrit Edi Rama se në të shumtën e rasteve kanë munguar edhe kushtet më minimale për të sjellë në jetë një fëmijë.

Kryeministri u sigurua se ajo çka është bërë që në kohën e dashurisë shqiptaro-kineze nuk është më në maternitetin e Korçës. Me një investim të buxhetit të shtetit, me vlerë 1.5 milionë euro për infrastrukturën dhe 800 mijë euro për pajisjet, materniteti i ri garanton standardet europiane të shërbimit dhe kujdesit ndaj nënës dhe fëmijës.

“Është një histori e pabesueshme. Ne kemi investuar dhe i kemi kërkuar ndihmë privatit që të garantojmë cilësinë më të lartë të instrumenteve mjekësore që ju po e thoni vetë ishin që në kohën e dashurisë shqiptaro-kineze dhe faktikisht privati ka bërë investimin, ne paguajmë çdo vit. Garantohet një ulje drastike e infeksioneve post operatore, që ju e dini më mirë se unë, garantohet që ju punoni në kushte optimale, me instrumente optimale dhe ne hamë dynjanë. Por, e rëndësishme është që ju jeni në rregull”.

Stafit të mjekëve të këtij materniteti do t’i bashkohen edhe 15 mjekë të rinj, pas përfundimit të specializimit në fund të Shkurtit. Edhe në Korçë Kryeministri Edi Rama u dorëzoi personalisht çekun e bebes disa nënave të reja./abcnews.al

edi-rama-korce-1280x713.jpg
G. P.13:54 | 08/02/2019

Gjatë një takimi me studentë të Universitetit “Fan Noli” në Korçë, kryeministri Rama shpjegoi Paktin për Universitetin. Rama paralajmëroi pedagogët që nxitën bojkotin e mësimit se do të vendosen me shpatulla pas murit.

I flet studentëve të Korçës që të dëgjojnë edhe pedagogët protestues në Tiranë.

“Është shumë interesante se janë mbledhur disa pedagogë që kërkojnë gjëra të mëdha, kërkojnë abrogimin e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i pedagogëve. Kush po i denigron? Të ndahen pedagogët e nderuar dhe të respektuar nga sharlatanët. Është shumë interesante se janë tre pika, thelbësore për vendimin tim që pakti i ka”.

Prandaj u kërkon studentëve që t’i shkojnë deri në fund kërkesës për titujt akademikë farsë.

“Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të paguarit e tarifës përgjysmë për të gjithë, bursat etj. janë shtrëngim financiar i shoqërisë, por në këmbim të një arsimi më cilësor, jo vetëm me lehtësim financiar të studentëve. Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi, farsa e titujve dhe korrupsioni i pedagogëve, tregtia e librave”.

Megjithatë jo të gjithë studentët janë në një mendje me kryeministrin Rama ndonëse në këtë takim u përfaqësuan vetëm me një zë.

Studentja: “Jam kryetare e Këshillit Studentor. Çdo ditë jam në kontakt me studentët dhe ata më falin shumë energji pozitive. Këtu po shikoj që një energji negative. U përmendën studentët që ishin jashtë. As unë as studentët e tjerë, shumica, nuk jemi dakord që në këtë sallë janë vetëm studentët e ekselencës. Universiteti është i të gjithë studentëve, jo vetëm i studentëve të ekselencës. Ky Pakti i Universitetit që po ngrihet këtu është rezultat i atyre studentëve që janë jashtë. Shqetësimet që ata ngritën e sollën universitetin në këtë fazë ku jemi sot”.

Edi Rama: “Në varësi të asaj që do zgjedhësh ti mund të kesh sukses në bujqësi, por edhe në politikë mesa shoh unë. Se kë takojmë ne e zgjedhim ne, por nëse ju si Këshill Studentor, apo nëse ju si studentë doni të më takoni mua, e zgjidhni ju”.

Ajo që u kërkon Kryeministri Rama është kthimi i paktit për universitetin në një kontratë të matshme mes studentëve dhe qeverisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono