edhe

mustafa-nano-1280x721.jpg
ent ela20:30 | 05/04/2019

Edhe mbrëmjen e sotme në “Monolog” Mustafa Nano ka folur sërish për armiqtë e tij ku në një fragment ka thënë se vetë ai i krijon armiq vetes.

Kam ende për të thënë lidhur me armiqtë e mij që, me ç’mora vesh, janë armiq edhe për shumë të tjerë. Ka tipare të tjera të përbashkëta për ta. Ja:

Ata, pasi e dëgjojnë një herë këngën baftjar, baftjar, ti je i paparë, duan ta dëgjojnë për herë të dytë.

Ata thonë ejvallah në vend të faleminderit.

Ata e kritikojnë bashkinë e Tiranës që ka ngushtuar rrugët e makinave, sepse ka krijuar korsi biçikletash.

Ata thonë që dikush nuk mund të jetë gjeni, nëse nuk është njeri i mirë. Dhe nuk u shkon në mendje se nuk ka gjë më a-morale sesa gjenialiteti.

Ata duan ta kritikojnë ministrin e brendshëm, dhe në këtë funksion mbiemrin Lleshaj ia bëjnë leshi!!!!, apo, në një rast tjetër, duan ta shprehin mospajtimin me ndonjë ide të gabuar të Dashamir Shehit, dhe i përmendin atij pijen!!!! Në këtë rastin e dytë, armiku im është edhe, as më pak as më shumë…. Much Nano dora vetë. Mund t’i bëhemi edhe vetes armiq. Ndodh edhe kjo.

Ata, qofshin me opozitën, qofshin me maxhorancën, janë njësoj të gëzuar që opozita ka djegur mandatet.

Ata nuk e dinë se kush është Shtjefën Gjeçovi.

Atyre nuk ua heq njeri nga koka mendimin se ne shqiptarët jemi racë e zgjuar.

Ata, më ndiqni me kujdes këtu, ata besojnë se Zotit, që ka krijuar këtë univers të paanë, të përkryer, të jashtëzakonshëm, i cili përbëhet nga miliarda yje, planete, trupa të tjerë qiellorë, ata besojnë pra se këtij Zoti i ikën petlla, nëse pjesëtarët e gjinisë femërore të një soji sisorësh që e quajnë veten njerëz, në një qoshe të vogël të këtij universi që quhet Tokë, e zbulojnë pamjen e tyre apo çiftohen me pjesëtarët e gjinisë tjetër të të njëjtit soj para një momenti të caktuar. Ju ngatërrova, ë? Po ua them me fjalë fare të varfëra: Ata besojnë se këtë Zot nuk e mban vendi nëse gratë nuk mbulohen apo nëse bëjnë seks para martese.

Ata nuk e kanë mendjen te besimi i tyre (kur janë besimtarë), por te besimi i të tjerëve, me fjalë të tjera nuk e kanë mendjen si të bëhen besimtarë të mirë, por si ta bëjnë gjithë botën të ketë të njëjtin besim me ta.

Ata hedhin pará në dasma; ca prej tyre, madje, i ngjisin lekët në ballë me pështymë dhe vallzojnë napolonin; që të jem i ndershëm me ju, nuk është se thjesht këta janë armiqtë e mij; edhe unë jam armiku i tyre. Duhet ta dinë. Mua më shumë ma shpifin ata që hedhin lekë në dasma sesa pamja e një thithëlope.

Ata kujtojnë se Laskarina Bubulina është emër ilaçi kundër gromësimave apo se Robert Shvartz është ndonjë futbollist i Werder Bremenit.

Ata janë me mendimin se turku nuk ishte pushtues.     

Ata u gëzohen dështimeve të 30 viteve të fundit për një arsye të thjeshtë: këto dështime i shohin si alibi për enver hoxhën.

Ata nuk mbajnë mend se cila ka qenë mësuesja e tyre e parë.

Ata ngatërrojnë njeriun që rri vetëm me njeriun e vetmuar.

Për ata, një vajzë e pamartuar është një vajzë e pafat.

Ata janë të sigurtë se në historinë e shqipërisë Myslim Shyri vlen më tepër sesa Edith Durhami. 

Ata, kur janë përballë dikujt që flet gegnisht, i kërkojnë këtij të fundit të flasë shqip.

Për ata, i vetmi rob në historinë e shqipërisë me mbiemrin Bogdani e ka emrin Erion, i vetmi me mbiemrin Jubani e ka emrin Eduard, i vetmi me mbiemrin Bumçi e ka emrin Aldo. I vetmi me mbiemrin Moisiu e ka emrin Alfred. 

Dhe me që jemi këtu, i ftuari im i parë për sonte do të jetë një nga Moisitë e historisë së Shqipërisë, Alfred Moisiu./abcnews.al

trumpp.jpg
ent ela22:25 | 14/03/2019

Presidenti amerikan Donald Trump ka pësuar brenda dy ditësh humbjen e dytë në Senat, ku senatorë republikanë rebelë kanë mbështetur rezolutat e demokratëve, këtë herë për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Meksikën.

Senati amerikan miratoi të enjten një propozim për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin jugor me Meksikën, të shpallur nga presidenti Donald Trump. Sipas mediave amerikane, ishin 12 senatorë republikanë rebelë që dolën pro shfuqizimit të masës së shpallur nga kreu i shtetit, që nga ana e tij ka paralajmëruar me vendosjen e vetos ndaj rezolutës. Votimi, që kaloi me 59 vota kundrejt 41, përbën humbjen e dytë të Trump në Senat në vetëm dy ditë. Të mërkurën, senatorët aprovuan një rezolutë që kërkon që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund mbështetjes së koalicionit të udhëhequr nga sauditët në luftën në Jemen.

Një refuzim i hapur ky i politikave të Trump ndaj mbretërisë. Përpara votimit të së enjtes, lideri i mazhorancës në Senat, Miç Mek Konell u bëri thirrje republikanëve që ta hidhnin poshtë propozimin e demokratëve, por nuk ndodhi kështu. Tani, senatorët që dezertuan druhen se në të ardhmen presidentët, qofshin edhe demokratë, do të përpiqen të uzurpojnë Kongresin për të miratuar programet e tyre. Përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Trump kërkoi një rrugë alternative për të siguruar fondet miliardere për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, pas refuzimit të Kongresit për lëvrimin e tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono