Ederson

Guardiola.jpeg
Veronik Istrefaj19:08 | 19/11/2019

Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë sot. Trajneri spanjoll do të ketë në dispozicion portierin brazilian, Ederson Moraes. Ky i fundit u dmëtua në ndeshjen e Champions League përballë Atalantas, pak ditë para sfidës më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Liverpool në Premier League.

Ederson nuk luajti në atë humbje 3-1 ndaj të kuqve, por tashmë është rikthyer të jetë i gatshëm. Faza e pushimit 2-javor për shkak të kombëtareve ka qenë i favorshëm për portierin brazilian, i cili ka pasur kohë të rikuperohet.

Tashmë, Guardiola do të ketë të gatshëm një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e fundit. Manchester City renditet në vend të katërt për momentin, në kuotën e 25 pikëve, 9 pikë më pak se Liverpool kryesues./abcnews.al

City.jpg
Veronik Istrefaj16:33 | 08/11/2019

Manchester City do të luajë një sfidë shumë të rëndësishme të dielën në Premier League, ndoshta më të rëndësishmen e sezonit, pasi do të përplasen me kryesuesit e Liverpool, një sfidë që mund të vendosë shumë dhe fatet e titullit kampion në Angli. Pep Guardiola do të dëshironte që t’i kishte të gjithë lojtarët të gatshëm për këtë sfidë jetike, por fati nuk ka qenë me strategun spanjoll.

Portieri numër një i skuadrës, Ederson, pësoi një dëmtim në takimin kundër Atalantës në Champions League, duke u larguar nga fusha e lojës në pjesë të parë. Flitej se dëmtimi nuk ishte shumë serioz dhe se zëvendësimi i tij ishte bërë si “masë sigurie” për të mos e agravuar dhe më shumë.

Megjithatë, analizat më të fundit kanë konfirmuar se Ederson do ta humbë sfidën kundër Liverpool, çka është një goditje e rëndë për Cityn dhe Pep Guardiolën. Përveç Ederson, shqetëson edhe sulmuesi Gabriel Jesus, por braziliani me shumë gjasa do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës./abcnews.al

ederson-feste.png
Vladimir Prenga09:13 | 20/10/2019

Cruzeiro ka triumfuar në transfertë ndaj Corinthians. Një gol i Ederson në minutën e 71-të ka vendosur fatet e ndeshjes, që përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-2. Sulmuesi realizoi një gol, që për anësorin ishte pozicion jashtë loje.

Në pamje shikohet lehtësisht që Ederson është shumë i avancuar. Në fillim pati një stepje të sulmuesit të Cruzeiro, i cili pa që anësori e uli flamurin dhe përparoi e shënoi gol. Sa duket ka qenë kryesori i cili e ka sinjalizuar atë për një prekje të lojtarit të Corinthians.

Një lojtar në mesfushë i ka ndryshuar drejtimin topit dhe e ka nxjerrë të lirë Ederson para porte. Kryesori i ndeshjes ka kërkuar edhe ndihmën e VAR dhe është konfirmuar gjithçka dhe më pas goli është konsideruar i rregullt. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono