e shtunë

moti-5-1280x718.jpg
Sej rie08:00 | 10/08/2019

Evropa Veriore dhe Verilindore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të  shiut. Ndërsa kthjellime dhe temperatura të larta mbizotërojnë Pellgun e Mesdheut dhe Evropën Juglindore, gjithashtu dhe Evropa qendrore paraqitet me kthjellime.

Sipas MeteoAlb: Deri në pasdite i gjithë territori shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Por në mbrëmje parashikohet të ketë kalime vranësirash në zonat malore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C deri në 38°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë./ABC News Albania 24/7

moti-1280x723.jpg
Sej rie08:00 | 03/08/2019

Moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do të vijojnë në gadishullin Iberik si dhe rajonin e Mesdheut. Pjesa më e madhe e Evropës do të ndodhet në ndikimin e vranësirave dhe shirave. Më të dendur shirat paraqiten në veri-verilindje te kontinentit. Ndërsa rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere do të ketë gadishulli i Ballkanit.

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës  mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim ne zonat veri-veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore – jugore duke lëne me vranësira të dendura dhe shira të izoluar zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./abcnews.al

MOTI-I-GJATE-1-2-QERSHOR.mpg_snapshot_01.32-1280x720.jpg
ent ela10:15 | 01/06/2019

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i motit të vranët dhe kthjellimeve të gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave të cillat do të gjenerojnë shira në pjesën më të madhe të vendit. Nata sjell largim të vranësirave dhe dominim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndrësa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë. /abcnews.al

88-1-1280x719.jpg
Sej rie17:45 | 25/05/2019

Vijon ndikimi i masave ajrore jugperëndimore duke bërë që pjesa e parë e ditës të dominohet nga mot kryesisht i kthjellët. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave në ekstremin Verior duke gjeneruar shira të dobët, por pjesë tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten  lehtë gjatë mëngjesit por rritje sjellë dhe mesdita DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 10°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë.

moti-5-1280x749.jpg
Sej rie21:55 | 20/04/2019

Masat ajrore të qëndrueshme kanë kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Kontinentit Evropian. Ku më të dukshme kthjellimet PARAQITEN në vendet e Pellgut të Mesdheut dhe Ishujt Britanikë. Por vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë brigjet e Egjeut.

Shqipëria

Moti –  E shtunë, 20 Prill 2019

Sipas MeteoAlb: Moti është dominuar nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri. Ndërsa pasditja sjell kalime vranësirash nëpër territor, më të theksuara në zonat Verilindore – Juglindore. Parashikohet që dhe orët e natës  të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit janë rritur sërish ku vlerat minimale luhaten nga 6°C në zonat malore deri në 14°C në zonat e ulëta ndërsa  maksimumi në rang territori 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

MOTI-I-GJATE-23-24-SHKURT.mpg_snapshot_01.19-1280x720.jpg
ent ela09:50 | 23/02/2019

Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe alternime kthjellimesh dominojnë gjatë paradites në vend. Mesdita dhe Pasditja sjellin shtim të vranësirave në rajonin Jugor-Juglindor duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.

Nata përmirëson kushtet e motit, duke sjellë pauz të reshjeve por mot të ftohtë. Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në mëngjes POR dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -11 °C deri në 11 °C.

Era do fryjë e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim mbi 4-5 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELA-27-TETOR.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.10:46 | 27/10/2018

Sipas MeteoAlb: Gjatë paradites, kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë dominante deri në mesditë kur vranësirat janë fuqizuar duke sjellë shira të përkohshëm në veri dhe zonat veriperendimore. Pjesa e dytë e ditës, vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në qender, por vranësira dhe shira të përkohëshëm do të ketë ekstremi Verior dhe Jugor./abcnews.al

 

moti-e-shtune-1280x660.jpg
G. P.08:56 | 17/03/2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira do të dominojnë jugun dhe qendrën, por vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore.

Pas mesditës shirat do të fuqizohen në veri, ndërsa gjatë natës, shirat shtohen edhe në zonat qendrore dhe jugore.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 3 – 4°C në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet nga 6 – 24°C.

Era paraqitet mesatare dhe e fortë në bregdet, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzim deri 6 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

vlcsnap-error196-1280x720.jpg
us er09:43 | 06/01/2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territor, vranësirat më të shpeshta do të ketë në ekstremet Veri-Jug të cilat rrezikohen nga reshje të izoluara.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territorin më të shpeshta në Veri duke gjeneruar reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 3 – 4°C gjatë mëngjesit ndërsa vetëm një rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 36 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Moti –  E diel, 7 janar 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin, më të shpeshta vranësirat paraqiten në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë orëve të para të ditës por rritje të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono