e premte

moti-1280x716.jpg
Sej rie08:00 | 12/07/2019

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbetet Rajoni i Detit Mesdhe dhe Evropa Veriore. Ndërsa moti i vranët dhe rrebeshe shiu mbizotërojnë në Evropën Qendrore dhe atë Lindore.

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë  moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, pasditja zhvillon  vranësirat në ekstremin verior dhe zonat lindore duke sjellë shira të izoluar. Nata largon vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 31°C.

Era do fryjë lehte me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar  dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

motii-1-1280x721.jpg
Sej rie08:00 | 28/06/2019

Rajoni i Mesdheut dhe Qendra e Evropës vijojnë në ndikimin e të nxehtit afrikan. Po ashtu me kthjellime  dhe vranësira të lehta paraqitet Evropa Veriore. Ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira  do të ketë e gjithë lindja e kontinentit.

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të kushtëzojnë mot të kthjellët kryesisht në zonat e ultësirës perëndimore, ndërsa zonat malore vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Parashikohet që edhe orët e mbrëmjes të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do te mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rritje te vlerave termike duke u luhatur nga 16°C deri ne 39°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40  km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar  dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

 

QYTETARET-DHE-DITET-ME-TE-NXEHTA.mpg_snapshot_01.50-1280x720.jpg
ent ela15:31 | 27/06/2019

E vetmja mënyrë e qytetarëve për t’u mbijetuar temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, është konsumimi i lëngjeve dhe shmangia e qëndrimit në diell. Por, meteorologët sjellin lajme të mira për në fundjavë, kur temperaturat pritet të pësojnë ulje.

Kjo është mënyra qe zgjedhin t’i përballojnë një pjesë e qytetarëve te tiranes temperaturat e zjarrta te këtij fund qershori.

Disa njerëz, sidomos gra e vajza, përdorin çadrat për t’u mbrojtur nga rrezet përvëluese të diellit kur duhet të lëvizin në orët e ditës. Të tjerë konsumojnë ujë për t’u freskuar apo qëndrojnë në hije për t’i shpëtuar sadopak të nxehtit.

“Me shumë vështirësi po e përballojmë këtë vapë”.

“Duke bërë dush me ujë të ftohtë, akullore shpëtimi, po edhe plazhi është shpëtimi”.

“Konsumojmë ujë të ftohtë, hije, shtëpi”.

MeteoALB thotë se edhe e premtja do të ketë temperatura relativisht të larta, që arrijnë deri në 38 gradë C në pjesën më të madhe të vendit.

Adiola Bani, MeteoALB: “Pritet rritje e temperaturave në vijim edhe dita e premte do ketë rritje. Parashikohet që këto dy ditë do jenë më të nxehtat e kësaj jave, pasi vlerat termike shkojnë 37-38 gradë celsius edhe 39 gradë”.

Megjithatë vala e nxehtë që ka përfshirë vendin tonë dhe Europën, pritet të zbehet disi gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.

Adiola Bani, MeteoALB: “Gjatë fundjavës pritet rënie e temperaturave me 2-3 gradë. Më e ndjeshme gjatë mesditës së të shtunës. Gjatë fundjavës jo më shumë se 36 gradë celsius”.

Java e parë e muajit korrik pritet të sjellë sërish rritje të temperaturave sipas sinoptikanëve. Vlerat maksimale të termometrit pritet të variojnë ne 37 apo 38 gradë C, çka do të favorizojë të gjithë ata që do të nisin pushimet. /ABC News Albania 24/7

 

10-Maj-1280x734.jpg
Sej rie08:00 | 10/05/2019

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë në Evropën Juglindore dhe Jugperëndimore. Por qendra dhe Lindja e kontinentit Evropian vijojnë të mbeten nën ndikimin e motit të vranët dhe rrebesheve afatshkurtër të shiut.

 Shqipëria

 Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësira të dendura dhe shira të izoluar dominojnë nw veri dhe zonat qendrore. POR pasditja dhe orët në vijim sjellin përmirësim gradual të motit duke zhvendosur vranësirat në zonat malore duke lënë me kthjellime pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR rritje sjellë dhe mesdita, duke  luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C  deri në 25°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzi, 3 ballë./abcnews.al

 

moti-26-prill.jpg
nev ila22:37 | 26/04/2019

Sipas meteoalb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë kushtet meteorologjike në gjithë territorin shqiptar deri në mesditë.

Pasditja do ketë vranësira kryesisht në ultësirën perëndimore, më pas do të zhvendosen në zonat lindore dhe juglindore ku do të ketë dhe reshje të pakta në zona të izoluara.

Mbrëmja do të ketë kthjellime, ndërkohë temperaturat do të rriten në orët e para të mëngjesit, dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore, nga 10 gradë celsius në zonat malore deri në 30 gradë celsius në mesditë në bregdet.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/orë, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

moti-2-1280x710.jpg
ent ela18:28 | 05/04/2019

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme duke kushtëzuar vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh, ku më të dukshme mbeten në zonat veriperëndimore duke gjeneruar reshje shiu, të cilat do të vijojne deri në mesditë. Ndërsa pasditja dhe nata do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike, por herë pas-here do të ketë dhe kthjellime të shkurtra.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes ndërsa mesdita do të sjellë rritje duke bërë që vlerat minimale dhe maksimale të luhaten nga 3°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në brigjet detare , me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor-jugperendimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /abcnews.al

THACI-KUFINJT-1280x720.jpg
G. P.15:15 | 06/09/2018

Zhvillohet nesër në Bruksel raundi i rradhës i dialogut të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit. Presidentët e dy vendeve, Thaçi dhe Vuçiç pritet të takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë europiane Federika Moderini.

Dialogu, që ka si synim normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, është një kërkesë e vazhdueshme e BE si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë, në funksion të integrimit të këtyre dy shteteve në familjen europiane. Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht axhenda e bisedimeve të ditës së nesërme. Vetë presidenti Thaçi kishte deklaruar më herët se do t’i paraqesë homologut të tij serb tezën e tij për korrrigjimin e kufirit dy palësh.

Por dy ditë më parë, presidenca në Prishtinë bëri të ditur për gazetën kosovare “Zëri”, se “korrigjimi i kufijve” dhe Asosacioni i komunave serbe nuk do të jenë në tryezën e bisedimeve të 7 shtatorit në Bruksel. Shumë faktorë politike në Kosovë dhe jo vetëm janë shprehur kundër kësaj teze. Edhe politika e Beogradit nuk duket e unifikuar përballë idesë së korrigjimit të kufirit me Kosovën. Ministri i jashtem Daçiç ka qenë një nga zërat më kundërshtues, duke u shprehur qartë më shumë se njëherë se Kosova duhet ta harrojë Luginën e Preshevës. Ndërsa BE dhe SHBA kanë bërë të qartë se mbështesin çdo marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që nuk cënon tërësinë territoriale dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

16-mars-2018-1280x654.jpg
G. P.19:23 | 16/03/2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime, vranësira të shpeshta me shira afatshkurtër kanë dominuar në jug dhe qendër, por shira më të shpeshtë në zonat veriore.

Pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat në veri, ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në jug dhe qendër.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur ektremumet termike nga 3 në 22°C.

Era paraqitet mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor, ndërsa në det është gjeneruar dallgëzim 3 – 4 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

mati-1280x663.jpg
G. P.17:06 | 09/03/2018

Sipas Meteoalb paraditja do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat lindore dhe veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita sjell një rritje me 2 – 3°C duke ngjitur maksimumin mbi 22°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ulet në 1 – 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono