e larta

zjarre-ne-vend-1280x695.jpg
nev ila15:30 | 14/08/2019

 Disa vatra zjarri janë ndezur në disa rrethe të vendit. Shkaku kryesor kanë qenë temperaturat e larta dhe pakujdesia e banorëve. Në Ersekë, Borsh dhe në Kukës vatrat vazhdojnë të jenë aktive.

Temperaturat e larta nuk mund të kalojnë pa flakët. Vatra të forta zjarri këto ditë janë ndezur në pyje e kullota.

Në Kukës një masiv pylli u përfshi nga flakët mbrëmjen e së martës duke djegur rreth 6 mijë metra katrore. Vatra e zjarrit u shfaq  në Orçikel të njësisë administrative Zapod. Banorët e zonës u angazhuan. Më pas kanë mbërritur edhe punonjës të shërbimit zjarrfikës si dhe ato të Zonave të Mbrojtura.

Pas shumë orësh përpjekje zjarri u vu nën kontroll ndërsa policia lokale e Kukësit ka nisur hetimet për shkaqet.

Paraprakisht mendohet nga një pakujdesi njerëzore e ndihmuar edhe nga temperaturat e larta.

Një zjarr masiv ra edhe në fshatin Boshanj të Ersekës.  Më shumë se 15 hektarë me dushqe dhe pisha janë djegur.

Bëhet e ditur se janë shtatë vatra zjarri dhe zjarrfikëset e kanë patur të vështirë të hyjnë në këtë terren malor.

Vatra zjarri janë shfaqur në të gjithë vendin.  Një ditë më parë një zjarr i madh ra në rrugën Korçë-Kolonjë,  në vendin e quajtur Antenat. Aty banorët po pastronin tokat, duke djegur barishtet.  Zjarre ka patur në Borsh të Sarandës, Gjirokastër, Shkodër, Fier etj./ABC News Albania 24/7

ishp.png
Sej rie16:20 | 08/07/2019

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi për mediat u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tone. ISHP jep disa këshilla se si duhet të veprojnë qytetarët kur temperaturat janë më të larta se 30 gradë celsius.

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, rrisin edhe rrezikun e goditjes nga i nxehti dhe rrezet e diellit.

Për të sensibilizuar popullatën për këtë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Instituti i Shëndetit Publik, kanë filluar një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale.

Por cilët janë grupet që janë më të rrezikuara nga i nxehti?! ISHP rendit disa prej tyre duke nisur me të moshuarit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Po ashtu sipas ISHP individët që vuajnë nga sëmundjet kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet pulmonare dhe gratë shtatzëna duhet të bëjnë kujdes maksimal.

ISHP jep disa këshilla të thjeshta dhe mjaft të rëndësishme se si të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta.

Duhen evituar daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00.
E rëndësishme është edhe veshja, e cila sipas specialistëve duhen veshje sa më të lehta prej pambuku dhe ngjyra të hapura. Gjithashtu për të shmangur ekspozimin e rrezeve të diellit duhet të vendosim kapele në kokë, të mbajmë çadër, prej momentit që dalim nga shtëpia.

Sipas specialistëve për t’i bërë ballë të nxehtit, ka mjaft rëndësi edhe se çfarë konsumojmë, pasi duhet sa më shumë ujë, lëngje dhe duhen evituar pijet alkoolike. Zarzavatet dhe frutat duhet të jenë pjesë e çdo vakti, për të forcuar imunitetin për shkak të temperaturave të larta.
Një element tjetër I rëndësishëm është edhe mbajtja fresk e ambientit ku qëndrojmë. Temperatura e dhomës duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës.

Kjo është e rëndësishme veçanërisht për të porsalindurit, për individët mbi 60 vjeç, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.
Specialistët shprehen se duhet të freskoni shtëpinë gjatë natës, të hapen dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.
Një këshillë tjetër shumë e vlefshme sipas ISHP-së, është se nëse një person ka probleme shëndetësore, duhet të paraqitet për të marrë ndihmë pranë mjekut, pasi temperaturat e larta i përkeqësojnë më tej problemet shëndetësore./ABC News Albania 24/7

lushnje-temperaturat-1280x721.jpg
nev ila15:48 | 02/07/2019

 

 Në spitalin e Lushnjës është rritur ndjeshëm numri i banorëve të kërkojnë ndihmë për shkak të shqetësimeve nga temperaturat e larta. Por duket se është rritur ndjeshëm numri i atyre që marrin goditje nga rrezet e diellit

Në Lushnje banoret po asfiksohen nga i nxehti. Temperaturat janë më shumë se 39 grade Celsius. Mbi 30 persona vizitohen në dite tek neurologu për shkak të vapës së madhe.

Moshat e treta kanë problemet më të mëdha. Nga trombozat dhe deri tek gjendja e të fiktit. Peshqirët me ujë,  pirja e lëngjeve me shumicë apo qëndrimi brenda në shtëpi nuk i kanë zgjidhur problemet me temperaturat e larta.

Mjeket neurolog thonë se janë shtuar rastet me  trombozë dhe me probleme kardiake.  Ata u thonë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më gjatë. Sidomos pas orës 10 deri në 18, kohë kur rreziku është me i lartë.

Në Lushnje termometri ka shënuar 39 grade celsius dhe në qytet nuk ka asnjë vend që të ofron freski në ambiente të hapura. E vetmja zonë ku mblidhen qytetarët është lulishtja në qendër hapësirat e së cilës janë të betonizuara./ABC News Albania 24/7

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono