e hene

moti-12-gusht-1280x720.jpg
nev ila11:10 | 12/08/2019

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika do të diktojnë në vendin tonë mot  me kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Përjashtuar orët e mbrëmjes të cilat do të sjellin vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit janë rritur sërish duke bërë që termometri të ngjitet deri në 39 °C në rang territori.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

MOTI-TABELAT-8-KORRIK.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela09:00 | 08/07/2019

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites janë paraqitur me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Ndërsa pjesa e dytë e dites sjellë kalime vranësirash në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior, ndërsa me kthjellime mbetet Ultësira Perëndimore.

Temperaturat e ajrit nuk ndryshojnë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C. Era do fryjë e lehtë në det me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët. /abcnews.al

meta-ilir-1280x726.jpg
nev ila12:59 | 03/07/2019

Të hënën, parlamenti do të mblidhet me kërkesë të socialistëve në një seancë të posaçme për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës. Por opozita parlamentare del kundër, duke kërkuar që kjo procedurë të bëhet vetëm pasi të jetë ngritur me parë Gjykata Kushtetuese.

Veç seancës normale të së enjtes, socialistët kanë thirrur mbledhje të Parlamentit edhe të hënën pasdite. Kjo do të jetë një seancë e posaçme, dedikuar duelit mes kryeministrit dhe presidentit.

Për herë të dytë, në rend dite do të jetë vetëm shkarkimi i Ilir Metës, e kësaj radhe në përfundim do të miratohet ngritja e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar shkeljet e Presidentit.

Komisioni do të drejtohet nga Ulsi Manja, dhe socialistët do të kenë shumicën.

“Patjetër që të treja grupet parlamentare do të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision. sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e presidentit”, deklaroi Balla.

Por, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për këtë çështje, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka dalë kundër.

Unë propozova shtyrjen e ngritjes së komisionit hetimor sepse duke qenë se ne nuk kemi akoma një gjykatë kushtetuese, nuk mendoj se është koha e duhur. për shkak se kjo do sillte një pështjellim të situatës. kemi kërkuar që të tërhiqemi nga diskutimi sepse nuk mendojmë që është në shërbim të qytetarëve që ne të vazhdojmë të diskutojmë një seancë e cila është bërë tashmë për ta tensionuar akoma këtë konflikt midis Ramës dhe Metës”, tha Hajdari.

Hajdari nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të ketë përfaqësues në Komisionin Hetimor nga grupi i saj apo nëse do të votojë në fund shkarkimin e Presidentit./ABC News Albania 24/7

motii-1280x714.jpg
Sej rie08:00 | 01/07/2019

Evropa Veriore dhe lindore vijojnë në ndikimin e vranësirave dhe shirave. Përsa i përket Evropës Qendrore dhe Jugperëndimore fillon të tërhiqet vala e të nxehtit afrikan duke i ri-thyer këto rajone në kushte normale të motit.

Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura të larta deri në orët e pasdites, kur në zonat malore, kryesisht veri-verilindje të Shqipërisë do të ketë kalime vranësirash të lehta. Edhe orët e natës do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 14°C deri në 37°C. Era do fryjë e lehte me shpejtësi 25  km/h nga drejtimi Veriperndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./abcnews.al

Moti-3-1280x720.jpg
Sej rie09:15 | 27/05/2019

Kthjellime do të mbeten prezent në Gadishullin Iberik dhe Brigjet e Egjeut. Ndërsa një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë Evropën Jugore dhe Juglindore duke gjeneruar shira, herë pas herë do të ketë dhe stuhi ere. Edhe Vendet Nordike dhe pjesërisht lindja e kontinentit paraqiten me vranësira të dendura dhe shira.

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta kanë dominuar në territor, më të dukshme paraqiten në qendër dhe Veri të vendit duke gjeneruar shira. Mesdita dhe pasditja  sjellin shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, ku reshjet e shiut më të dendura do të jenë në Ekstremin Verior. Ndërsa orët e natës mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por ulen në mesditë  duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzimi 3 ballë./abcnews.al

15-pril-1280x771.jpg
Sej rie22:03 | 15/04/2019

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. NDERSA vranësira të dendura, rrebeshe shiu si edhe herë pas-here stuhi ere PARAQITEN Brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi.

Sipas MeteoAlb: MOTI i paqëndrueshëm do të VIJOJE të mbetet prezent duke kushtëzuar alternime kthjellimesh të pakta POR vranësira të shpeshta, KU më të dukshme PARAQITEN në Qëndër dhe Juglindje të vendit duke gjeneruar shira. POR mesdita dhe kryesisht pasditja SJELL shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, KU reshjet e shiut më të dendura PARAQITEN në rajonin Jugor.

Temperaturat e ajrit kanë mbtur kostante në mëngjes POR rritje të lehtë sjellin orët e mesditës  ku vlerat minimale dhe maksimale priten  nga 5°C deri në 22 °C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë./abcnews.al

kuvendiii.jpg
G. P.16:35 | 02/12/2018

Pasi pushuan 5 ditë, e hëna do t’i gjejë në parlament me një rend dite të ngarkuar për t’u diskutuar e miratuar. Nen për nen dhe në tërësi do të diskutohet përsëri paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2019. Në këtë pikë, opozita e mazhorancës ka qenë vetë mazhoranca. Kryetari i komisionit të ekonomisë, Erion Braçe, ka rrëzuar kërkesën e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që kërkonte taksimin e pagës deri në 40 mijë lekë.

Debati pritet të marrë fund në seancën plenare të së hënës. Deputetët e mazhorancës duhet të diskutojnë edhe mbi disa projektligje të tjera, krahas atyre që mbarten prej ditës që mungon opozita në parlament, siç janë statusi i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat kërkojnë tre të pestat e votave të deputetëve në parlament./abcnews.al

SHKODER-PERMBYTJE-E-HENE_-1280x720.jpg
ent ela09:17 | 26/03/2018

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata në Shkodër është drejt përmirësimit dhe ka rënie të nivelit të ujit rreth 30 cm krahasuar me ditën e dielë.  Në të njëjtin njoftim thuhet se Ministria e Mbrojtjes do të dërgojë sot në zonat e prekura, 40 ton koncentrat dhe 30 ton bar të thatë. Por për Bashkinë e Shkodrës situata është e rëndë dhe nuk ka përmirësim. Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4155 Ha.

Afro 400 shtëpi janë të rrethuara nga uji dhe nevojiten ushqime dhe veshmbathje për banorët. Gjithashtu ka nevoja për ujë të pijshëm dhe pse bashkia çdo ditë ka dërguar në zonat e permbytura botet me uje. Bashkia e Shkodres insiston për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin. /abcnews.al

e-hene-19-mars-1280x663.jpg
G. P.12:53 | 19/03/2018

Sipas MeteoAlb, gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga vranësira dhe shira të dobët dhe mesatarë, por shira deri intensivë priten gjatë ditës në ekstremin verior dhe zonat Jugore.

Temperaturat e ajrit sjell rritje të lehtë në vlerat termike të mëngjesit dhe orëve të mesditës duke shënuar maksimalisht 21°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 3 – 4 ballë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono