e enjte

MOTI-TABELA-8-NENTOR.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.11:19 | 08/11/2018

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës mbeten me vranësira të shpeshta dhe shira të dobet në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje. Pasditja vijon me vranësira dhe shira në zonat veriore – verilindore, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet në kushtet e kthjellimeve me vranësira të shpeshta./abcnews.al

 

MBULIM-THACI-DHE-VUCIC.mpg_snapshot_00.16-1280x726.jpg
G. P.15:13 | 07/11/2018

Në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, takohen të enjten e 8 tetorit në Bruksel. Lajmi është konfirmuar me anë të një deklarate për mediat nga zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federika Mogerini. Sipas këtij njoftimi pritet që dy presidentët të konfirmojnë gadishmërinë e tyre për intensifikimin e punës, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve. Një hap vendimtar ky, për rrugën europiane të Prishtinës dhe Beogradit./abcnews.al

vlcsnap-error333-1280x720.jpg
us er14:06 | 04/01/2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të së enjtes mbeten me vranësira dhe reshje të shiu e dëbore, kryesisht në zonat Jugore dhe Juglindore por paraditja kthjellon gradualisht motin në Veri dhe Qendër ndërsa në mesditë, kthjellimet shtrihen edhe në zonat Jugore.

 

Pasditja do të largojë vranësirat duke bërë thuajse i gjithë vendi të kalojë në kushtet e kthjellimeve, përjashtuar zonat Veriore ku do të ketë zhvillim të vranësirave lokale.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstrnate vlerat termike të mesditës.

 

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono