dy standarde

SINKRON-ALIBEAJ.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 21/09/2019

Partia Demokratike ka akuzuar Edi Ramën se ka vendosur një drejtësi me dy standarde, një në të cilën bashkëpunëtori i tij, Sajmir Tahiri rri në liri, ndërsa shqiptarët e pa mbrojtur, vrasin veten në burg edhe për vepra të lehta.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Saimir Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Njeriu që zbatoi planin e Edi Ramës për të kanabizuar Shqipërinë në funksion të blerjes së pushtetit me paratë e drogës, nuk ndëshkohet nga drejtësia, sepse me Edi Ramën në krye të qeverisë, drejtësia ka dy standarde: Saimir Tahiri në liri, duke shijuar pushtetin, paratë dhe luksin, ndërsa shqiptarët e zakonshëm në burg, ku humbin jetën për asgjë.

Estref Halili, një 22 vjeçar nga Kolonja e Lushnjës u burgos për një cigare hashash ditën e Krishtlindjes dhe vrau veten në qelinë e burgut, ndërsa Saimir Tahiri nuk ka për të bërë as edhe një ditë burg, sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.

Qamil Zela kryefamiljari 52 vjeçar që mezi ushqente familjen e tij, vrau veten në burg se nuk kishte 35 mijë lekë për të paguar energjinë elektrike.

17 kuksianë u mbajtën në burg më shumë se 1 vit, sepse protestuan kundër korrupsionit të Edi Ramës, që u vuri traun me 5 euro për të shkuar në shtëpi.

Ky është shteti me dy standarde që ka ndërtuar Edi Rama. Liri për bashkëpunëtorët e tij në krim, burg për shqiptarët e zakonshëm dhe të pambrojtur.

Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të barabartë për të gjithë. Ai do të vazhdojë ta vendosë drejtësinë në shërbim të politikanëve të korruptuar e të lidhur me krimin, si Saimir Tahiri, në shërbim të trafikantëve të drogës dhe krimit të organizuar, që i siguron mbajtjen e pushtetit me zgjedhje të vjedhura.

Shërbimi më i madh për drejtësinë dhe për vendin është ndarja e politikës nga krimi.

Aty është burimi i të gjitha të këqijave. Pa prerë lidhjet e politikës me krimin, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi të vërtetë, më të pamundurit do të vuajnë burgjeve, ndërsa të pushtetshmit si Edi Rama dhe Saimir Tahiri, do të vazhdojnë të jetojnë në luks pa u ndëshkuar./ abcnews.al

vlcsnap-error535-1-1280x720.jpg
ent ela15:29 | 22/01/2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon turin e tij të takimeve me elektoratin e djathtë. Nga Korça ai akuzoi qeverinë Rama se përdor dy standarde. Zero taksa për hotelet me 5 yje, ndërsa shumicën e shqiptarëve e detyron të paguajë 20 përqindëshin e tatimit mbi vlerën e shtuar deklaroi kreu demokrat.

Edhe korçarëve u thotë se duhet ti bashkohen protestës së 27 janarit. Kryetari i Partisë Demokratike i rendit arsyet:

“Zero taksa për hotelet e reja me pesë yje që do të ndërtohen si lavatriçe të parave të pista. Këta nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet, ndërsa një hotel me pesë dhoma në Korçë, do të fillojë të paguajë 20% TVSH. 20% më shtrenjtë, nga buka, tek veza, tek vaji, gjithçka që blihet në dyqane. Gjithçka që blihet në dyqane, që deri më sot nuk e paguanin këtë TVSH, këtë marrëzi të fundit, tani duhet të paguajnë edhe 20 përqindëshin”.

Kreu demokrat theksoi se për shkak të mungesës së llogarisë para qytetarëve, Edi Rama ka vënë pasuritë e shqiptarëve në shërbim të një pakice, nëpërmjet të cilës pasurohet për vete dhe blen pushtetin e tij.

“Zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike, zgjedh të rrisë çmimin e naftës, që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra, Edi Rama me Beson me shokë, dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe,”- u shpreh Basha.

Për Lulzim Bashën prioriteti madhor i Edi Ramës është të vendosë drejtësinë nën kontroll për të garantuar paprekshmërinë e çdokujt me të cilët mban pushtetin apo ia kërcënon atë.

“Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t’i kthyer pasaportën Sajmir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiljano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës ne lokalet e Sarandës.”

Në Korçë Lulzim Basha u shpreh se protesta e 27 janarit ka për qëllim të ndalojë eksodin e shqiptarëve, mes të cilëve 100 mijë janë të rinj, të cilët nuk shohin asnjë mundësi në vend tha ai.

“Shpresa e Edi Ramës është mashtrimi juaj. Shpresa e Edi Ramës është largimi juaj nga Shqipëria. Shpresa e shqiptarëve është largimi i Edi Ramës, një orë e më parë! Është bashkimi dhe protesta deri në fitoren e kësaj kauze të drejtë qytetare,”- u shpreh në Korçë Kryetari i Partisë Demokratike./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono