durresi

ddd-3.jpg
in a16:50 | 29/01/2020

Në Durrës janë të shumtë banorët që jetojnë në pallatet e dëmtuara, që duhet të rivlerësohen nga ekspertët. Ata e thonë qartë për mikrofonin e “ABC News” e nuk kanë asnjë mundësi ekonomike të marrin banesa me qera dhe bonusi nuk iu ka dalë. Disa banorë tregojnë gjithashtu se si e përjetuan tëmetin mbrëmjen e së martës.

Ata kanë grisur kordonin e vendosur nga grupi i parë i ekspertëve për shkak të mungesës së besimit dhe janë futur brenda, duke rrezikuar jetën.

“Banoj në katin e tretë, ekspertë nuk kemi parë deri më sot. Kryqin e verdhë e kanë vendosur kot. Edhe inxhinierët nga Tirana thanë që do të shembet. Edhe letrën që kemi marrë, e kemi me strukturë të dëmtuar rëndë”, thotë një prej banorëve.

Një banore që ndodhej në banesën e rrezikshme tregon si e përjetoi tërmetin e së martës.

“E kam shtëpinë në katin e pestë, si mund të jetohet këtu, është çarë i gjithë pallati”, thotë ajo.

Duke qenë se nuk kanë ku shkojnë, edhe bonus nuk kanë përfituar, ata thonë se janë të detyruar të jetojnë në banesat e dëmtuara pavarsisht rrezikut.

“Kolonat janë hapur si trëndafil”, shprehet një nga qytetarët, ndërsa një tjetër banor thotë se kati i parë nuk ka kolona fare.

Ndërkohë tërmeti i të martës u riktheu frikën.

“Gjith frikë, kur ra tërmeti mbrëmë kemi parë tmerr me sy”, tregon një qytetare.

Ka edhe banore që kthehen në momente të caktuara për kryerejen e nevojave personale.

“Zbritëm dhe shkuam për të bërë dush se atje ku rrimë në shtëpi me qera nuk mund të zhvishem në një dhomë që më ka lëshuar i zoti i shtëpisë”, thotë një i moshuar.

Si këta banorë janë me qindra që janë të detyruar të qëndrojnë në banesat e dëmtuara për shkak se nuk kanë të ardhura për të paguar shtëpinë me qira./abcnews.al

bbbb42.jpg
Autor E15:42 | 06/01/2020

Një raport i “Climate Central”, i cili ka studiuar rreth 135 rajone të rruzullit tokësor, tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara për t’u zhdukur, më 2050, si pasojë e rritjes së nivelit të detit.

Të dhënat e përditësuara tregojnë se mbarë globi është i rrezikuar nga zhdukja e rajoneve për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjet.

Shën.red. “Climate Central” është një organizatë jofitimprurëse që analizon dhe raporton ndryshimet e klimës. Organizata është e përbërë nga shkencëtarë, gazetarë, oganizata dhe ekipe të tjera shkencore. “Climate Central”, është paraqitur si burim i besuar në shumë media, si “New York Times”, Associated Press, Reuters, NBC Nightly News, CBS News, CNN, ABC News, Nightline, “Time”, National Public Radio, PBS, ” American, National Geographic”, Science dhe “The Washington Post”.

Siç mund ta shihni në vijim (me ngjyrë të kuqe), pothuajse e gjithë vija bregdetare shqiptare është e rrezikuar, megjithëse zonat më problematike paraqiten në detin Adriatik, duke filluar nga zona e Shkodrës e deri në afërsi të Vlorës, ku fillon deti Jon.

Laguna e Karavastasë paraqitet gjithashtu tepër e rrezikuar, ndjekur nga zona e Nartës në Vlorë.

durresi.jpg
ger ta15:09 | 04/01/2020

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi Durrësin por turizmi është një mundësi për rimëkëmbjen e ekonomisë në këtë qytet.

Aktualisht hotelet e mëdha me 4 dhe 5 yje kanë strehuar  rreth 7 mijë banorë të prekur nga tërmeti  të cilët kanë mbetur pa shtëpi. Por operatorët turistikë bëjnë apel që të gjendet një tjetër mundësi strehimi për këta banorë, pasi duhet të përgatiteten për pritjen e turistëve që pritet të vijnë në fillim të prillit.

Kreu i Shoqatës së hotelerisë Zak Topuzi deklaron se agjensitë e huaja po presin një vërtetim zyrtar për  qëndrueshmerinë e hoteleve në Durrës .

“Një certifikim të hoteleve që janë të kontraktuara nga partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që tu paraqitet për çështjen e garancisë të paketave që janë shitur”, shprehet ai.

Shoqata e Turizmit i kërkon qeverisë disa lehtësira fiskale për këtë sektor ndërsa ankohet se javët e fundit po përballen me rritjen e çmimit të biletave për hyrjen në muze  në Durrës

“Ka ndohur një fenomen që për ne është shqetësues, ministria e Kulturës ka rritur tarifat e biletave të muzeve, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Duhet të ishin bërë falas në mënyrë q ëtë sigurojmë minimumin e mundshëm të turistëve”, thotë ai më tej.

Turizmi po shihet si një sektor i rëndësishëm i cili po rrit kontributin në ekoonominë shqiptare.Durrësi është një ndër zonat me numrin më të lartë të turistëve kjo si pasojë e afërsisë me aeroportin e Tiranës./abcnews.al

 

 

durresi.jpg
Autor E16:08 | 30/11/2019

Vlora është tejmbushur nga durrësakë që nuk kanë më banesa pas tërmetit apo janë në gjendje shoku.

Edhe pse kanë kaluar 4 ditë lotët në sy dhe frika është ende prezente.

Madje fëmijët e vegjël nuk duan të kthehen pas. Aktualisht në Vlorë ndodhen 1 mijë qytetarë nga Durrësi.

Këta banorë janë jo vetëm të frikësuar, por dhe të pashpresë pasi nuk kanë siguri për rikthimin në Durrës.

Edhe fëmijët e vegjël tregojnë se me kalimin e ditëve kanë më pak frikë, por duan të rikthehen në qytetin që tashmë ka humbur identietin dhe është kthyer në gërmadha.

 

djali-1.jpg
Autor E08:56 | 26/11/2019

Krahas lajmeve të rënda për të paktën shtatë të vdekur, nga minuti në minut rritet numri i personave që gjenden të gjallë dhe nxirrën nga rrenojat.

Abc Neës publikoi pak më parë foton e nxjerrjes nga rrënojat të një të mituri, ndërsa sëfundmi është siguruar edhe videoja.

Për fat të mirë ai është gjallë, edhe pse i trembur nga ajo që kaloi.

Djali u nxorr i gjallë nga rrënojat me vetëm disa gërvishtje.

Deri më tani nga rrënojat janë nxjerrë 22 persona të gjallë.

Kërkimet vijojnë për të tjerë që ndodhen enden poshtë tyre.

Pallatii-shembur-ne-Durres-6-1280x960.jpg
in a08:09 | 26/11/2019

Akis Selenis, profesori grek i sizmiologjisë, që pak muaj më parë paralajmëroi tërmete në Ballkan, komentoi tërmetin e sotëm në një lidhje telefonike në studion e “ABC News”.

“Jam shumë i troditur nga ajo që dëgjova nuk prisja të kishte këtë magnitudë.

Nuk presim një goditje tjeër kaq të fortë. Do të ketë pasgoditje të tjera, por jo kaq të forta.

Kjo pritej pasi dy muaj më parë unë jua thashë që do të kishim këtë tronditje.

Do të ketë goditje deri në 5.5 të shkallës rihter, por kjo ishte më e madhja”,-tha sizmiologu gjatë bisedës telefonike në studio me Mirela Milorin dhe Enkel Demin.

policia-e-durresit.jpg
ger ta09:00 | 18/11/2019

Një 46 vjeçar në kërkim kombëtar është arrestuar nga policia në Durrës.

Po ashtu uniformat blu bëjnë të ditur se  u arrestua në flagrancë dhe një 23 vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të punës për kapjen  e personave në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin: L.B., 46 vjeç, banues në fshatin Bizë, Durrës. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e  sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 23 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas në Thumanë, duke  drejtuar mjetin tip “Range Rover”, në gjendje të dehur ka goditur mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F.R., ku për pasojë është lënduar pa pasoja për jetën  një 44 vjeçare pasagjere në mjetin tip benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

fakulteti.jpg
ad min22:47 | 21/09/2019

Tërmeti më i fuqishëm këtyre 30 viteve të fundit shkaktoi dëme të mëdha në Tiranë dhe Durrës. Shumë pallate, shtëpi dhe biznese u dëmtuan duke krijuar panik dhe frikë tek të vendit. Për të monitoruar situatën në të gjithë vendin janë ngritur shtabet e Emergjencave.

Tërmeti i fuqishëm që tronditi kryesisht Shqipërinë e mesme shkaktoi dëme të shumta materiale në Tiranë dhe Durrës. Në redaksinë e lajmeve të ABC News mbërritën foto dhe video të shumta nga momenti rënies së tërmetit.

Banesa dhe biznese pësuan dëme në zona të ndryshme të Tiranë. Kjo banesë në Domje afër Rinasit u dëmtua plotësisht. Durrësi ishte epiqendra e tërmetit ku edhe dëmet ishin më të shumta.

Frikë, panik dhe ankth te Shkëmbi i Kavajës. Disa pallate u pësuan plasaritje në muret e jashtme dhe të brendshme.  Shumë shtëpi të shembura pjesërisht, duke i bërë të pabanueshme.

Por tërmeti më i fortë i dekadave të fundit preku edhe zonat e tjera të vendit si Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër,Fier dhe Elbasan. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një bilanc paraprak për dëmet e tërmetit bëri të ditur se ku janë zonat më të prekura.

Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter dhe intensitet rreth 8 ballë e pati epiqendrën ne veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit./ABC News albania 24/7

DURES-1-1280x718.jpg
ad min14:15 | 11/08/2019

Nga mëngjesi deri në mbrëmje, i gjithë qyteti është në kaos. Ardhja e emigrantëve si dhe turistëve për pushimet verore ka rënduar trafikun. Lëvizja në Durrës apo edhe në zonat turistike është një sfidë më vetë.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në trafik është i përditshëm. Jo vetëm gjatë ditës, por edhe në mbrëmje, kohë në të cilën gjendja rëndohet edhe më shumë. Kjo mbetet e lodhshme për përdoruesit e rrugës.

“Përpara të së mbërrijnë në destinacion, pjesën më të madhe të kohës së tyre drejtuesit e automjeteve e kalojnë në trafik. Përvese rrugëve të ngushta, situata rëndohet edhe nga mosrespektimi i rregullave të kodit rrugor. Ndalesat dopio-fil apo edhe parkimet në zonat e ndaluara krijojnë vështirësi në lëvizje”.

Kaosi ndihet në çdo rrugë. Përballë kësaj situate edhe policia e qarkullimit rrugor mbetet e pafuqishme për t’i dhënë një zgjidhje.

Të pakët në numër, patrullat monitorojnë vetëm disa prej zonave problematike kryesisht ato turistike, duke lënë jashtë vëmendjes shumë rrugë të tjera. Veç qytetit, të tjera rrugë të ngarkuara mbeten, rruga e Plazhit, unaza e Shkozetit, aksi Plepa-Golem si dhe Maminas-Gjiri i Lalësit.

ENKELEDA ARAPI

GAZETARE E ABCNEWS, DURRES

DURES-1280x729.jpg
ad min14:15 | 09/08/2019

Një ditë nëpër rrugët e Durrësit do të thotë mes pluhurit. Punimet paralelel në dy destiancionet kryesore siç është bulevardi “Dyrrah” dhe shëtitorja “Taulantia” e kanë kthyer qytetin me të lodhshëm për banorët.

Bulevardi po rikonstruktohet, kurse  në shëtitore po zbatohet projekti për ndryshimin rrënjësor të saj. Rikosntruksioni  kryhet për të katërtën herë brenda harkut kohor të shtatë viteve.

Në kohë sezoni banorët presin tjetër gjë nga qyteti i tyre. Kurse vizitorët dhe turistët mbesin habiten si një qytet me rendësi si Durrësi, të kthehet në kaos pikërisht kur duhet të ishte më ftues.

Por fluksi i turistëve dhe banorët nuk e kanë ulur ritmin e punimeve në shëtitoren “taulantja”. Vendorët kanë vendosur të mos ndalojnë asnjë ditë deri në përfundim të projektit.

Nata në qytetin bregdetar është disi më ndryshe. Pavarësisht se lëvizjet bëhen mes inerteve, rrugët janë të mbushura me të rinj e të moshuar që shëtisin. Fundja s’kanë mënyre tjetër për të kaluar temperaturat e larta./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono