Durrës

PLAZHI-I-DURRSIT-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:22 | 15/09/2019

Shumë pushues janë prezente në plazhet e Durrësit. Nga Kosova dhe Maqedonia janë rikthyer përsëri në këtë bregdet për shkak të temperaturave të larta.

Në plazhin e Durrësit ende pushohet. Më të pakët në numër, por me të njëjta shërbime, turistë vendas dhe të huaj po shijojnë bregun e Adriatikut.

Vizitorë kryesisht të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia i janë rikthyer sërish Durrësit. Vjeshta me temperatura të larta shihet si një zgjedhje e mirë për të kaluar disa dite pranë detit.

Qetësia që të ofrohet në këtë stinë, larg fluksi të sezonit si dhe kushtet më të mira bën që plazhi të mos braktiset. Për shumë vizitorë muaj shtator shihet si ideali për të kaluar pushimet. Banjot e diellit, noti, shëtitjet dhe të tjera aktivitete shijojnë edhe më shumë larg dyndjes së gushtit.

Ndaj përsa kohë temperaturat mbeten të favorshme, pushuesit nuk do t’i mungojnë bregdetit të Durrësit.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

kembesori-1280x720.jpg
G. P.09:24 | 14/09/2019

Një aksident tragjik u shënua në orët e para të mëngjesit në Sukth të Durrësit. Një 52-vjeçar me iniciale G.H. u përplas për vdekje. Sipas policisë, këmbësori u aksidentua nga një mjet tip “Toyota” që drejtohej nga një 47-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për të sqaruar rrethanat e përplasjes. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./abcnews.al

kioska.jpg
G. P.11:58 | 13/09/2019

Policia bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisen aksionin për heqjen e kioskave të ngritura pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Durrës. Fillimisht po shemben ato afër stadiumit,  aty ku ndodhen katër shkolla, pranë të cilave është ngritur dhe numri më i madh i kioskave.

Largimi i këtyre objekteve u vendos jo vetëm për mungesë  të dokumentacioneve, por edhe për shkak të rrezikshmërisë nga tregtimi i produkteve kryesisht atyre ushqimore./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-3-GJYQTARET-E-DURRESIT_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela19:15 | 11/09/2019

Prokuroria e Krimeve të rënda kërkoi 9.6 vjet burg në total për 3 gjyqtarët e Durrësit, të akuzuar për korrupsion. 2 vite burg, prokuroria kërkoi edhe për biznesmenin Namik Sadik, i cili dyshohet se ka paguar udhëtimin e gjyqtarëve në këmbim të një vendimi civil në favor të tij.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka relatuar pretencën për 3 gjyqtarët e durrësit të akuzuar për korrupsion. Organi i akuzë ka kërkuar në total 9.6 vitë burg. Për Kliton Spahiu organi i akuzës kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa për gjyqtarët  Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno 3 vite burg. Për të tre gjyqtarët ulet një e treat e dënimit  për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjithashtu prokuroria kërkoi për gjyqatrët e Apelit Durrës dënim plotësues që për 3 vite të  mos ushtrojnë funksione publike. Prokuroria për krime të rënda ka kërkua 2 vite burg edhe për biznesmenin Namik Sadik, personi, që dyshohet se ka paguar udhëtimin e gjyqtarëve në këmbim të një vendim civil në favor të tij.

I vetmi që ka kërkuar pafajsëin para togave të zeza është Klinton Saphiu. Ish gjyqtari është mbrojtur me argumentin se prokuroria nuk ka aritur të provojë faktin penal. Saphiu ka relatuar paar gjykatës se udhëtimin e kanë paguar vetë dhe se lekët ja kanë dhënë Endir Çenos. Djali i gjyqatrit Pertit Çeno kishte deklaruar me herët, se lekët për ptë bërë pagesën ja ka dhënë Fatjon Pulës pasi vete nuk dinte Spanjisht. Organi I akuzës si prova, radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin në Itali dhe Spanjë.

Gjithashtu edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin. Në bazë të hetimeve, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me pale biznesmenin Namik Sadik. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

gjykata-e-durresit.jpg
ent ela20:11 | 10/09/2019

Gjykata e Durrësit vendosi ekstradimin drejt Rusisë të 34-vjeçarit Rasul Miklaev. Ai akuzohet për terrorizëm pasi shteti rus e ka shpallur pjesëtar të organizatës terroriste ISIS. Arrestimi i tij u krye në vendin tonë në muajin korrik.

Ashtu sikurse edhe në seancën e kaluar, Miklaev i kërkoi trupës gjykuese të mos ekstradohet nga Shqipëria në Rusi, pasi atje do ta vrasin. Pavarësisht kësaj, gjykata vendosi ekstradimin me qëllim dorëzimin e tij para autoriteteve ruse.

Rasul Miklaev kishte hyrë nga Greqia në Shqipëri. Sipas informacioneve ai ka qendruar në kamp refugjatësh në Greqi dhe nga Shqipëria do të udhëtonte drejt vendeve të BE. Ka të dhëna që Miklaev ishte luftëtar i organizatës terroriste ISIS në Siri dhe Irak që në vitin 2013. /ABC News Albania 24/7

RAMA-SHKOLLA-KRONIKE.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
ent ela19:30 | 10/09/2019

Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet. Kreu i qeverisë i inkurajoi nxënësit për zgjedhjen e tyre, duke theksuar se arsimi profesional është e ardhmja.

Arsimi profesional do të vijojë të jetë në fokus të qeverisë, ndërkohë që numri i studentëve për profilet që këto institucione të arsimit ofrojnë është në rritje. Kryeministri Rama ishte më shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet,  të cilin e vlerësoi si institucion model të arsimit profesional në vend. Në një nga klasat e kësaj shkolle me studentët e informatikës Rama bindi të rinjtë se kanë bërë zgjedhjen e duhur.

Një batutë e kishte për përdorimin e facebookut.

Zëvendësministra e Arsimit, Dajna Sorensen deklaroi se krahas interesit në rritje për përzgjedhjen e kësaj shkolle është rritur edhe niveli i studentëve që zgjedhin arsimin profesional.

Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit ka 1616 studentë, ndërkohë që një vit më parë numëonte 1400 të tillë. Në këtë shkollë ofrohen degët e automekanikës, termohidraulikës, teknologjia e informacionit dhe elektromekanik. /ABC News Albania 24/7

 

aksident-2-933x445.jpg
G. P.15:41 | 08/09/2019

Një aksident me pasoja tragjike u regjistrua këtë të diel në Durrës. Mësohet se një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima është rreth 40 vjeç, por deri më tani identiteti i tij nuk dihet. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al

DURRES-EMIGRANTET_aBC-M2-T1.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela15:00 | 03/09/2019

Janë ditët kur emigrantët udhëtojnë drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Dhe në Portin e Durrësit po punohet me shumë sportele për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Këtu po punohet me kapacitet të plotë. Ka dyndje të udhëtarëve dhe autoritetet portuale në Durrës janë në gatishmëri.

Kompanitë e lundrimit po operojnë me shtatë tragete në ditë. Kurse policia e kufirit ka trefishuar numrin e sporteleve të kontrolllit me qëllim shmangien e radhëve të gjata.

Emigrantët edhe shtetas të huaj nuk kanë shfaqur shqetësime, dhe pse nisja e trageteve është regjistruar me disa ore vonesa për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve..

Sipas të dhënave operative të dala nga porti, gjatë muajit gusht në portin e Durrësit  mbërriten 120 mijë udhëtarë me mbi 29 mijë autovetura. U nisen drejt Barit, Ankonës dhe Triestes 160 mijë udhëtarë të tjerë me 37 mijë autovetura.

Stastistikat flasin për një rritje me 10 përqind më shumë të numrit te personave që preferuan udhëtimin me traget në raport me një vit më parë.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

/abcnews.al

 

 

 

durres-aksidenti-me-motor.jpg
nev ila17:50 | 02/09/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës i cili për momentin është ende i paidentifikuar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “katër rrugët” në Shijak.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 02.09.2019, në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak shtetasi S.D., duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“./abcnews.al

 

gjykata-rusi.jpg
G. P.12:27 | 29/08/2019

Shtyhet për në 10 Shtator seanca gjyqësore ndaj shtetasit rus Rasul Miklaev, i cili dyshohet për pjesëmarrje në organizata terroriste.

Seanca që u mbajt ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit është shtyrë në mungesë të prokurorit. Miklaev i ka kërkuar trupit gjykues që të mos e deportonin në Rusi pasi rrezikon që ta vrasin.

Ndërkohë shtetasit rus iu caktua edhe avokat pasi 34-vjeçari nuk mund të paguajë për mbrojtjen e tij. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska dhe vetëm pak kohë më parë është arrestuar në Shqipëri./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono