duke

lushnjeeeee.jpg
ad min16:40 | 24/04/2019

Fermerët në Lushnje nuk po lëne tokat djerrë por po i punojnë duke shënuar borxhet në listë. Drejtuesit e mekanikës bujqësore thonë se çmimet janë rritur për shkak të çmimit të naftës.

E bën këtë punë që kur ishte 15 -vjeç.

Por sot 20 vjeçari nga Terbufi i Leshnjes nuk paguhet për të korrur jonxhën.

Në shtëpi ka një listë ku ka shënuar borxhet e fermerëve.

Çmimet për punimet e tokës janë rritur.

Një mije lekë me tepër për çdo dynym krahasuar me një vit më parë.

Përdoruesit e mekanikes bujqësore në rrethin e Leshnjes dhe të Divjakës  kanë rritur çmimet. Një dynym  tokë e pluguar sot kushton 13 mijë lekë të vjetra. Shkak për këtë rritje është bërë nafta.  Traktoristët e blejnë karburantin  me 180 lekë për litër, dhe ky çmim është i njëjte me përdoruesit e makinave private.  Ndaj shumë  fermerë nuk janë në gjendje të paguajnë, por shënohen emrat në listë.

Fermerët të cilët kanë shumë tokë për të punuar, janë vënë në vështirësi për likuidimin e pagesave.  Por megjithëse mekanika bujqësore po u kushton shtrenjtë, askush nuk i ka lënë tokat djerre. Ata shpresojnë se puna e bërë sot do të paguhet nesër, traktoristë dhe fermerë kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit./abcnews.al

OK-GRANATA-NE-VLORE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela19:50 | 01/04/2019

Një adoleshent nga fshati Leshnicë i Pogradecit ka mbetur i plagosur. 16 vjeçari me inicialet E.Ç, duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë dhe për pasojë ka pësuar gjymtim të dorës.

Shtetasi E.Ç, u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

gazmend-bardhi-1280x689.jpg
ent ela20:56 | 12/03/2019

Ish-deputeti i PD-së Gazmend Bardhi ka rrëfyer detaje rreth asaj se çfarë përmban dosja 184, për të cilën opozita pretendon se janë të tjera përgjime sikundër edhe në dosjen 339, ku drejtues të lartë të PS-së janë të përfshirë direkt në shitblerjen e votës. Por deklarata e bërë nga demokrati këtë herë ka qenë shumë e fortë duke u shprehur se në dosjen 184 është vetë Edi Rama, i cili  është kapur në përgjime duke folur me elementë të inkriminuar, të cilët bëjnë pazare me votën e shqiptarëve.

Mirela Milori: Ndalemi pak tek dosja 184. Keni të dhëna se kush është në këtë dosje i kapur?

Gazmend Bardhi: Duke filluar nga Kryeministri i vendit Edi Rama tek ministra të qeverisë së tij dhe tek drejtues lokalë të PS-së, tek drejtues të Policisë së Shtetit. Sepse ky është një problem shumë i madh i përfshirjes së Policisë së Shtetit si një bandë në favor të një partie politike ndërkohë që policia duhet të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pra një numër i konsiderueshëm funksionarësh publikë.

Mirela Milori: Pra Rama, Kryeministri është i përmendur nga të tretë apo është vetë i rënë në përgjim?

Gazmend Bardhi: Unë mendoj se sa kohë unë nuk kam me vete një dokument që mund tua provoj

Mirela Milori: Ju lutem ju po përmendi emrin e Kryeministrit të vendit…

Gazmend Bardhi: Edhe Kryeministri e di vetë që është aty. Nuk e ka mohuar asnjëherë.

Mirela Milori: Ju lutem ne duhet të jemi seriozë, Kryeministri i vendit sipas jush…

Gazmend Bardhi: Është i kapur në përgjime duke bërë pazare me votën e shqiptarëve.

Mirela Milori: Edhe një herë Kryeministri është i përgjuar në telefon apo është në bisedë mes të tretëve që e përmendin Kryeministrin.

Gazmend Bardhi: Kryeministri është i përgjuar dhe po të hapësh dosjen në Prokurori Kryeministrin mund ta gjen në më shumë se 5 apo 6 procedime penale.

Mirela Milori: Që flet vetë në telefon?

Gazmend Bardhi: Absolutisht po.

Mirela Milori: Me njerëz të përfshirë në shitblerjen e votës…

Gazmend Bardhi: Me njerëz të inkriminuar dhe të përfshirë në fenomenin e shitblerjes së votës. Nga Edi Rama tek ministra dhe ish-ministra të rëndësishëm deri dje dhe tek drejtues të lartë të PS-së. Prandaj Edi Rama e ke patur dhe ne kemi thënë që në fillim, jetike kapjen e organit të Prokurorisë.  

call-center-abt-933x445.jpg
ent ela11:27 | 27/02/2019

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona, të akuzuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Sipas policisë, të arrestuarit vidhnin kompaninë ku po punonin. Ata aktivizonin paketa telefonikë me anë të programeve të paligjshme, duke i shkaktuar kompanisë celulare një dëm ekonomik prej rreth 510 mijë euro. Policia njofton se nga ky operacion po procedon 5 persona në gjendje të lirë dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Personat e ndaluar ishin nën hetim që prej 8 muajsh, nga Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono