Duka

TRAJNERI-REJA-DHE-PRESIDENTI-DUKA.mpg_snapshot_00.45-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 12/06/2019

Trajneri Edi Reja tregoi veten me kombëtaren pas dy ndeshjeve të para eleminatore të Europianit. Trajneri ka besim se skuadra do të përmirësohet edhe më shumë, dhe presidenti Duka u shpreh optimist pas Moldavisë.

Pati shqetësim të madh kur i ndodhi kjo e papritur e pakëndshme. Trajneri i kombëtares, Edi Reja, u rrëzua në konferencën për shtyp kur shpalli listën e lojtarëve për Europianin, por veterani i stolit është nga ata që nuk bie lehtë.

E ka treguar në karrierë, e tregoi për aq pak kohë sa pati në dispozicion me Shqipërinë, duke luajtur mirë në Islandë, e duke fituar ndaj Moldavisë.

“Ishte fitore e rëndësishmë në aspektin moral e psikologjik, se humbëm me Islandën duke mos  e merituar. Sot luajtëm, keq, më keq se me Islandën, ishte shumë vapë dhe djemtë vuajtën në pjesën e dytë  por pastaj bëra ndryshime dhe ata që hynë në lojë zhbllokuan rezultatin. ishte problem konkretizimi i golit s enë pjesnë e parë luajtën shumë mirë”.

Çfarë mund të bëjë kjo kombëtare sipas trajnerit italian?

“Kjo është skuadër që ka mundësi të mëdha përmirësimi. Duhet të vlerësoj të gjithë lojtarët se nuk kemi përcaktuar plotësisht organikën e ekipit duhet të shoh ku dhe si do të luajnë lojtarët dhe brenda shtatorit do bëj grumbullime të tjeraaq sa të kemi mundësi për të përmirësuar skuadrën”.

Presidenti i Federatës, Armand Duka, u duk sikur kishte fituar një bast.

“E vetmja vërejtje që më kanë bërë kanë thënë pse ëhstë 73 vjec kurse për të tjerat nuk ka nevojë për notën time se është trajner shumë i mirë. Ka kontribuar në ndryshimin e atmosferës dhe kthimin e besimit. Dhe ju e keni parë që sot kishin më shumë besim në vetvete, madje më shumë në Islandë”.

Kombëtarja nuk luajti keq, por Duka nuk shqetësohet, ndërsa sheh nga e ardhmja.

“Jam më i kënaqur me këtë lojë dhe rezultat. Ne komanduam lojën ato morëm rezultatin. Sot kishim edhe lojën, edhe rezultatin. Islanda fitoi sot me Turqinë. Nuk mund të themi që ne jemi me 6 pikë dhe konkurentët tanë me 9 pikë i afrohemi vendit të dytë, por çdo gjë mund të ndodhë”. /ABC news Albania 24/7

URIMET-E-DUKES-DHE-KREREVE-TE-SHTETIT.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela20:12 | 13/05/2019

Fitorja e titullit kampion për skuadrën e Partizanit ka sjellë reagimet jo vetëm nga personazhet e botës së futbollit, por edhe të politikës. Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama përgëzuan Partizanin për sezonin fantastik.

Titulli kampion në kampionatin shqiptaer u rikthyer më në fund në kryeqytetet. Partizani zgjeron koleksionin e trofeut më të rëndësishëm në Shqipëri dhe tashmë numëron plot 16 tituj kampion. Ky titull ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi është i pari pas sezonit 1992-1993. Rreth tri dekada më parë Partizani shpallej kampion për herë të fundit. Jehona e titullit të fituar nga Partizani ka sjellë urimet jo vetëm nga personazhet e botës së futbollit por edhe politikës.

Kreu i Shtetit Shqiptar Ilir Meta ka uruar skuadrën kampione të Shqipërisë për sezonin 2018-19 në rrjetin social facebook.

“Urim Partizanit, skuadrës së adhuruar në fëmijërinë time, për rikthimin në krye të futbollit tonë kombëtar”.

Një urim i veçantë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur Instagramin për të përgëzuar Partizanin. Edi Rama ka postuar një video nga festa e tifozëve të kuq në derbin ndaj Tiranës,

“Mua më mbeti vetëm kampionati italian këtë vit, ndërsa zëvendësi im Juventin fitoi edhe këtë shqiptarin”- shkruan kryeministri Rama.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka përgëzon sezonin madhështor të Partizanit dhe shkruan:

“Dua t’i përcjell urimet e mia më të mira Partizanit që u rikthyen në kampion të Shqipërisë. Sot meritojnë të festojnë të gjithë, futbollistë, staf, drejtuesit, tifozë. Që nga nesër të mendojne si të na përfaqësojnë sa më lart në garat evropiane”- mbyllet urimi i kreut të FSHF. /ABC News Albania 24/7

 

 

ARMAND-DUKA-ARENA-KOMBETARE.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela16:50 | 15/04/2019

Arena e re Kombëtare nuk është e sigurt që përfundon në qershor. Presidenti i Federatës, Armand Duka, deklaroi se i ka kërkuar kompanisë që punimet të përfundojnë në kohën e duhur, por ende nuk ka garanci.

Do të jetë apo jo gati në afatin e premtuar?

“Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë dhe premtimi i Federatës Shqiptare të Futbollit është për të qenë gati në qershor, veçse kjo nuk është aspak e sigurt.

Burime në Federatë bëjnë me dijë se presidenti Duka ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Rama, i cili i ka kërkuar me insistim që impianti të jetë gati në qershor, me shumë gjasë për ta pasur si një argument më shumë në fushatën e pritshme elektorale.

Federata doli të dielën me komunikatë ku njoftonte inspektimin e bërë në stadium nga presidenti, dhe Duka u shpreh kështu.

Duka u ngacmua edhe për dhunën në ndeshjet mes Tiranës dhe Laçit dhe për platformën me qeverinë për ta luftuar atë.

Presidenti sqaroi se kur pritet të deklarohet trajneri i ri i Kombëtares. /abcnews.al

GARA-TRAJNERI-I-RI-I-KOMBETARES.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela14:52 | 27/03/2019

Shumë emra, por pak siguri për pasardhësin e Kristian Panuçit në stolin e Kombëtares. Duka ka propozime në numër të madh, por puna pritet të nisë javën e ardhshme.

U mbyll një sfidë, por mbetet një tjetër më e madhe. Kombëtares së Shqipërisë i duhet një trajner i përhershëm, dhe presidenti i Federatës, Armand Duka, ka nisur një proces që e njeh shumë mirë, por në të cilin nuk është asnjëherë i sigurt.

Kristian Panuçi u largua, dhe besohet se kjo ishte lëvizja e duhur, por tashmë duhet gjetur një pasardhës.

Emrat e bërë publikë janë të shumtë, veçse është tepër e vështirë të thuhet se janë kandidatë konkretë apo manovra të vetë trajnerëve e menaxherëve të tyre.

Edi Reja, që ishte në “Loro Boriçi”, Luixhi De Kanio, që ka qenë edhe më parë pretendent për stolin kuqezi, si dhe Roberto Donadoni, ish-trajneri i Italisë dhe I disa skuadrave të tjera në Serinë A.

Në skenë ka dalë, ndoshta si I vetëofruar Safet Sushiç, ish-trajner i Bosnjë-Hercegovinës, veçse edhe për këtë nuk ka asnjë siguri lidhur me lajmet.

Burime në Federatë pohojnë se është e pamundur të mësohet gjë, pasi gjithçka është në dorë të Dukës, por gjithsesi theksojnë se kërkimi për trajner do të nisë seriozisht nga e hëna e ardhshme.

Presidenti ka qenë jashtë vendit, dhe këtë të enjte do të jetë në Prishtinë, në një takim të federatave ballkanike.

Vështirësia për të zgjedhur është tepër e madhe, për shkak të kufizimit të burimeve financiare në Federatë, dhe të faktit se trajnerët e cilësuar të mirë, siç mund të jetë Donadoni, kanë pretendime të mëdha.

Dëshira e numrit 1 të federatës besohet se është që të ketë sërish trajner italian, ndonëse një teknik si Sushiç arriti në finalet e Kupës së Botës në 2014, në stolin e Bosnjë-Hercegovinës.

Po ashtu, ekziston edhe mundësia për një trajner shqiptar, ku kandidati më i përshtatshëm për momentin duket Besnik Hasi.

Ish-kapiteni i Kombëtares doli kampion i Belgjikës tek Anderlehti, si dhe drejtoi Legian e Varshavës në Poloni dhe Olimpiakosin e Pireut në Greqi. /abcnews.al

 

 

duka-1-1280x714.jpg
ent ela19:14 | 11/03/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, beson se sezoni i ardhshëm do të nisë me kuadrin e ri ligjor, të premtuar nga qeveria. Presidentët e klubeve u shprehën me besim se ky sport do të ketë të ardhme shumë të mire.

Dukeshin vërtet të lehtësuar, madje edhe kishin besim. Krerët e futbollit, që nga presidenti i Federatës, Duka, e deri tek ata të klubeve, ishin të bindur se pas tryezës me kryeministrin Rama do të hapej një faqe e re për këtë sport.

Duka vlerësoi bashkëpunimin e kryeministrit dhe dha një afat se kur gjithçka do të jetë gati. Më i vjetri në këtë biznes është presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu.

Ai ka në plan t’i shfrytëzojë ndryshimet ligjore. Numri 1 i Kukësit, Gjici, ishte nga ata që pohoi hapur se punon me dy bordero, i detyruar nga ligjet e tanishme. Ai nuk e pati aspak me frikë heqjen dorë nga paligjshmëria./abcnews.al

duka-933x445.jpg
ent ela16:07 | 05/03/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për dhunën në Kamzë, ndërsa u ndodh në një përurim të infrastrukturës në Elbasan. Duka akuzoi policinë dhe politikën se po veprojnë me dy standarde.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u ndodh në Elbasan, në krah të ish-kapitenit kuqezi Lorik Cana, për një festë futbolli, jo për të mbajtur zi.

Përurohej fusha e vogël e futbollit për fëmijët e kopshtit numër 9 në Elbasan, dhe Duka, ndonëse u përpoq të përqendrohej te kënaqësia e të vegjëlve, u vendos përpara pyetjeve për dhunën ndaj arbitrit në Kamzë.

Duka tregoi sesi i vlerëson ngjarje të tilla, ndërsa deklaroi se këto shmangen me masa, ndonëse komisionet e Federatës, shpesh e kanë shkelur rregulloren.

Presidenti i Federatës së Futbollit nuk e humbi mundësinë për të shigjetuar Policinë e Shtetit dhe politikën, duke bërë një paralelizëm.

Fusha në kopshtin numër 9 në Elbasan ishte investim me nismë të fondacionit të ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Cana.

Ai tregoi se për çfarë synimi është krijuar fondacioni i tij.

Në ceremoninë e përurimit të fushës së vogël, përshëndetën edhe kryetari I Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, që gjithashtu ndihmoi në ndërtimin e saj, si dhe deputeti I PS-së për Elbasanin, Taulant Balla./abcnews.al

byro1.jpg
ent ela20:40 | 04/02/2019

Opozita ka paralajmëruar për protestë masive më 16 Shkurt, e cila do të mbahet përpara Kryeministrisë. Aleatët e Bashës sonte në studion e emisionit “Byro Politike”, kanë komentuar se ç’ kërkon opozita me zgjedhje tranzitore. Nga radhët e LSI-së ishte deputetja Klajda Gjosha e cila u shpreh se protestat opozitare do të arrijnë kulmin më 16 Shkurt.

Gjosha: “Besoj që nuk protestat nuk kanë nisur në 4 Shkurt, por është një valë protestash që ka filluar prej muajsh dhe do donim që të kulmonte në 16 Shkurt. Protesta ka nisur me Unazën e Re dhe ka qënë një nga skandalet më të mëdha. Qëndresa e qytetarëve atje është për t’u lavdëruar.

E dyta është protesta e studentëve dhe ka qenë një protestë pozitive. Opozita është aty për të mbështetur kur ata qëndrojnë fort. Qytetarët nuk kanë frikë ndaj një lideri autokrat, që ka në kontroll të gjitha llojet e pushteteve. Qytetarët qëndrojnë fort dhe ky është makthi më i madhe që ka Kryeministri. Opozita është në rrugën e duhur dhe vendi ka nevojë për një alternativë. Kjo bëhet vetëm nëpërmjet një qeveria trazitore për t’i dhënë vendit alternativë dhe shpresë”.

Ndërsa Dashamir Shehi u shpreh se nuk po kërkojnë protesta për të sjellë në pushtet Bashën.

Shehi: “Nuk po bëjmë fjalë për të larguar drejtorin e ambulancës, por po largojmë Kryeministrin. Një lloj pregatitje duhet për këtë punë dhe jo vetëm për organizimin e njerëve por ne duhet t’u themi njerëzve se ku pos shkojnë dhe çfarë iu ofrojmë. Ne duam t’i sqarojmë njerëzit. Kjo protestë shërben për njerëzit dhe duhet t’u themi çfarë bëhet pas kësaj dite. Ne nuk po rrëzojmë zotin Rama për të venë zotin Basha. Kjo është shumë e rëndësishme dhe duhet t’ua bëjmë të qartë. Ne nuk do e rrëzojmë Ramën për një qeveri tranzitore. Ne duam që të ofrojmë zgjedhje të lira, të largojmë bandat kriminalë, oligarëktë që zgjedhjet të mos bëhen më me pistoletë tek koka. Të krijohet një klimë e re dhe zgjedhet të bëhen të lira dhe shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin këtë të duan. Mund të zgjedhin sërish zotin Rama, ose Dukën, ose Shehin ose Bashën”.

Duka: “Ne gjithmonë në takime me Bashën kemi këmbëngulur për rregullimin e Kodit Zgjedhor. Basha në këtë rast nuk e mbajti fjalën, sepse gjithë kohën po artikulon do shkojmë pa Ramën në qeversije ndërkohë që nuk po fol për Kodin Zgjedhor.

Protestat janë të kuptueshme se populli po zien dhe është një kazan që po vlon dhe jo kazan mediatik sikur thotë Rama. Nuk po mendojmë shumë për alternativën, por në radhë të parë duhet të ikë Rama”.

Ndoka: “E para se duhet të jemi të qartë që opozita ka pasur përballje të vazhdueshme me mazhorancën. Beteja e parë është se Basha e ka rraf Ramën në mënyrë të barabartë si kryetar bashkie. Basha e pastroi politikën shqiptare si në Parlament, ashtu edhe në bashki. I bëri një shërbim të jashtëzakonshëm vendit. U fut në një marrëveshje me një fushë të minuar, sepse Rama e kishte pregatitur vendin për t’i fituar zgjedhjet. Ne dolëm të traumatizuar nga ato zgjedhje. Kjo u vërtetua edhe pse Basha e tha, por asnjë nuk e besoi”./abcnews.al

duka.jpg
G. P.13:43 | 20/01/2019

Hije skandali kanë përfshirë Dukën e Edinburgut pak ditë pas një aksidenti që e la të lënduar. Mediat britanike kanë zbuluar se anëtari i familjes mbretërore nuk po respektonte rregullat e qarkullimit rrugor.

Duka i Edinburgut, i cili pak ditë më parë u përfshi në një aksident rrugor në Norfolk, nuk po respektonte rregullat e qarkullimit. Disa foto të publikuara në tabloidet britanike tregojnë se 97-vjeçari po udhëtonte i vetëm me mjetin e tij pa vendosur rripin e sigurimit. Të dielën anëtari i familjes mbretërore është marrë në pyetje nga policia, e cila i ka dhënë këshilla sa i takon respektimit të rregullave.

“Ia kemi thënë me fjalët më të qarta në mënyrë që ai ta kuptojë”, ka deklaruar një zëdhënëse.

Ndërkohë, një vajzë që mbeti e lënduar nga aksidenti ka deklaruar se Duka nuk i ka kërkuar falje. Por një zëdhënës i pallatit mbretëror ka deklaruar se me të lënduarën është vendosur kontakt për t’i uruar shërbim të shpejtë. Në aksidentin e ndodhur të enjten, mjeti tip “Land Rover” i përdorur nga Duka u kthye pjesërisht përmbys pasi u përplas me një “Kia”. Duke reaguar, Pallati Buckingham në Londër bëri me dije se një mesazh ku inkurajohej shërimi i shpejtë i ishte dërguar si drejtuesit të mjetit edhe të lënduarës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, si drejtuesit edhe pasagjerët duhet të mbajnë rripin e sigurimit nëse udhëtojnë në rrugë publike, me përjashtim të rasteve të emergjencës; gjithashtu, një person që kapet pa rrip sigurimi mund të përballet me një gjobë që në bazë të rrethanava varion nga 100 deri në 500 paund. I vetmi aspekt pozitiv i ndëshkimit është se drejtuesve të mjeteve nuk u hiqen pikë nëse bëjnë një shkelje të tillë./abcnews.al

FUTBOLL-DUKA-GRIMA-1280x720.jpg
ent ela17:28 | 22/09/2018

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, refuzon të komentojë arrestimin e trajnerit të kombëtares së femrave, Armir Grima. Duka u pyet në Fier, ku ishte për inaugurimin e një shkolle trajnerësh.

Arrestimi i tij është lajmi i ditës, por punëdhënësit nuk duan ta komentojnë.

Armir Grima është trajner i kombëtares së femrave në futboll, dhe presidenti i Federatës, Armand Duka, u përgjigj kështu, kur u pyet në Fier.

“Po pse, ne jemi për të promovuar këtu futbollin e Fierit”

Kaq për Grimën, ndërsa Duka ishte në Fier për të inauguruar dhe bërë jehonë një shkolle për trajnerët, që do të përfshijë gjithë zonën, dhe më gjerë.

“Duke pasur parasysh dashurinë e zonës për futbollin FSHF ka hapur një shkollë për trajnera, ku do trajnohen jo vetëm meshkuj po edhe femra”.

Numri 1 i Federatës pati edhe një kritikë për pushtetin vendor.

“Kjo infrastrukturë stadiumi apo rreth e rrotull është kontribut i klubit e Federatës. Nëse do kishim edhe bashkinë futbolli në Fier do kishte ndryshim rrënjësor”. /abcnews.al

vlcsnap-error014-1280x720.jpg
ent ela16:34 | 07/02/2018

Pas votimit Armand Duka falenderoi gjithë delegatët e Asamblesë për besimin që iu dha për të drejtuar sërish FSHF.

Ndërsa Bashkim Fino, që humbi me rezultat të thellë garën, duke marrë vetëm 1/3 e votave të anëtarëve të Asamblesë zgjedhore të FSHF, paralajmëroi ankimim. Ndërkaq  Zv/presidenti i UEFA-s, që ishte i pranishëm e cilësoi procesin zgjedhor të drejtë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono