Duhet

agim-kajmaku-1-1280x707.jpg
nev ila21:54 | 28/10/2019

Prokuroria e Përgjithshme e konsideron një çështje të mbyllur hetimin për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Përmes një shkrese, prokurori Arben Kraja i bën të qartë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se ka përfunduar hetimet për shtetasin Agim Kajmaku duke bërë edhe vlerësimin e tij se kryebashkiaku i Vorës nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit me veprën që ka kryer, por mandati i tij duhet të përfundojë menjëherë për shkak se ai nuk ka deklaruar veprën për të cilën ishte nën hetim në shtetin grek.

“Nga verifikimet e kryera rezulton se subjekti ka qenë në hetim dhe është arrestuar në flagrancë për qarkullim monedhash të falsifikuara. Ndërkohë në vendimin datë 13.09.2019, Nr.236/2019 të Gjykatës së Janinës, është shpallur i pafajshëm. Gjithashtu ka qenë në hetim për dy raste nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Tiranë, porn ë të dy rastet procedimet penale janë pushuar. Për këtë arsye subjekti nuk përfshihet në asnjë nga rastet e ndalimeve parashikuar në nenin 2 të ligjit Nr.138/2015. Ndërkohë, konstatohhet se subjekti deklarues, Agim Kajmaku(Jorgo Toto) përfshihet në përcaktimet e pikës 3, gërma “ç”, kreu III,  i vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë”.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku i është drejtuar me një shkresë kryeprokurores Arta Marku dhe KQZ, ku pretendon se nuk ka qenë në dijeni për hetimin e nisur ndaj tij në Greqi për vepër penale.

Në shkresë, Kajmaku i kërkon Prokurorisë që të administrojë në rrugë zyrtare një kopje të vendimit gjyqësor jopërfundimtar ndaj tij të Gykatës së Janinës, me emrin Jorgo Toto. Bëhet fjalë për ankimimin që Kajmaku ka bërë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda të Selanikut, pas denoncimit të PD, e pasi e kishte marrë detyrën si kryetar bashkie i Vorës.

Duke shpjeguar ecurinë e procesit gjyqësor në shtetin grek për veprën e falsifikimit të monedhave, në 13 janar 2003 me emrin Jorgo Toto, Kajmaku thotë se është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë.

Mosdeklarimin e këtij rasti në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku e justifikon me mosdijeni të hetimit ndaj tij në Greqi.

Por prokurori që ka hetuar rastin e Agim Kajmakut hedh poshtë edhe këtë pretendim të tij.

“Nga verifikimet e kryera konfirmohet se subjekti Agim Kajamaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një process gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku i është bërë e ditur e gjithë procedura që do ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër rezulton se subjekti ka kryer veprime konkrete për fshehjen këtij fakti para autoriteteve shqiptare,duke ndryshuar në datë 30.3.2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në “Agim Kajmaku”, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e Vetëdeklarimit”

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht kryeministrit Rama të shkarkoj kryebashkiakun e tij para se KQZ t’i heq mandatin pas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme./abcnews.al

bylykbashi-oerd-1280x606.jpg
nev ila20:49 | 17/10/2019

“Edi Rama ka shkatërruar shpresat e mëdha të shqiptarëve”, kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme ish-deputeti i partisë demokratike Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme, në Mbrëmje ABC me gazetaren Mirela Milori, ku tha se opozita është e vendosur në objektivin e saj për largimin e Edi Ramës pasi, sipas Bylykbashit, është arsyeja që negociatat do të shtyhen se vendi është i zhytur në korrupsion. Gjithashtu Bylykbashi theksoi se kriza politike në vend, do të vazhdojë të thellohet, për sa kohë qëndron Edi Rama në krye të shtetit, gjë e cila do të reflektohet në ekonomi dhe shoqëri.

Pjesë nga biseda në studio:  

Mirela Milori: Sa ndikon euroskepticizmi në vendimmarrje për negociatat?

Oerd Bylykbashi: Sigurisht që secili vend bën lojën e tij, Holanda e ka me Shqipërinë, e cila thotë se, duhet shtet i së drejtës, dhe shtet i së drejtës do të thotë institucione të drejtësisë.  Lufta kundër korrupsionit, dhe lufta kundër krimit të organizuar, janë këto dy kolona që Holanda nënvizon për Shqipërinë. Gjykatë apo institucione të drejtësisë aktualisht nuk ka.

Mirela Milori: Opozita a ka përgjegjësi për këtë situatë?

Oerd Bylykbashi: Duhet të bëjmë më shumë për të larguar Edi Ramën. Detyra jonë është që të denoncojmë situatën ku janë shqiptarët. Shteti është i shpartalluar i tëri, dhe kërkojnë që të marrë përgjegjësi opozita?! Prokurorja e përgjithshme e përkohshme, u vendos për dy muaj,  ka kaluar dy vjet në detyrë, dhe nuk ka proceduar askënd. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk bëhen dot gjykatë.

Mirela Milori: “Panorama” sipas jush, është se negociatat po na shtyhen se Edi Rama nuk ka punuar si duhet, si e shihni perspektivën në këtë vend?

Oerd Bylykbashi: Kriza vazhdon të thellohet. Kriza politike ka të bëjë dhe me ndërveprimin e opinionit publik, dhe kjo do të reflektojë në ekonomi dhe në shoqëri siç mund të jetë largimi i shqiptarëve nga vendi. Reforma zgjedhore është një instrument që mund të zgjidhë diçka në këtë histori. Kjo krizë zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Detyra e opozitës është që të bëj çdo gjë për të larguar Edi Ramën. Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për krizën e thellë në vend./abcnews.al

tirana-skenderbeu-1-1280x822.jpg
nev ila21:17 | 14/09/2019

Trajneri i Tiranës Ardian Mema tha pas ndeshjes se skuadra e tij duhet të zgjidhë takimin më shpejt ndërkohë që kreu i pankinës së Skenderbeut Ilir Daja deklaroi se mungesat e shumta ndikuan në këtë përballje.

Tirana shkëlqeu ndaj Skënderbeut duke fituar me rezultatin 3-1.

Një paraqitje mjaft e mirë e të besuarve të trajnerit Ardian Mema i cili nuk e fshehu  lumturinë për fitoren e radhës por kërkon nga lojtarët ti mbyllin ndeshjet më shpejt.

Autori i golit të dytë për Tiranën, Grent Halili tha pas ndeshjes se bardh e blutë nuk janë favorite për titull si dhe theksoi se është momenti i duhur që të mundin Partizanin në derbi.

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja tha pas ndeshjes se skuadra e tij nuk është në krizë pas dy humbjeve radhazi si dhe korçaret kanë si synim vendet e para të renditjes./ABC News Albania 24/7

pendarovski-1-1280x707.jpg
nev ila15:59 | 28/08/2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski duke komentuar rastin ‘ZHVATJA’ thotë se duhet pasur durim dhe të mos pranohet asnjë ndërhyrje. Ai shtoi se për momentin është e rëndësishme që institucionet filluan të bëjnë punën e tyre.

Edhe pse nuk dëshironte të komentoj rastin ‘Zhvatja’  Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ju bëri thirrje institucioneve kompetente në vend që të bëhet hetim thelbësor siç theksoi ai, pa ndikime nga jashtë.

Puna ime si president nuk është që të komentoj më tej çdo fazë të ardhme tashmë që gjithçka hyri në binarë. Apeloj që të jemi të durueshëm dhe të presim se çfarë do të zbardhë procedura ligjore dhe pasi të kemi diçka të dukshme ose akuza të mund të komentojmë. Është e rëndësishme që po lëviz. Unë dhe të gjithë ne duam të shohim hetim të shpejtë por edhe thelbësor dhe hetim në të cilin nuk do të vërehen ndikimet e jashtme as nga komuniteti i biznesit as nga politikanët”, tha Stevo Pendarovski, president i shtetit.

Ndërkohë, ende nuk ka paralajmërime nga prokuroria se do të hetohen edhe të dhëna për disa biznesmenë që lidhen në rastin ‘Zhvatja’. Një pjesë e tyre përmenden në audio xhirime kurse të tjerë në dëshminë e biznesmenit Kamçev.

Prokurorja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në një deklaratë për media ka njoftuar se biznesmeni Kamçev në dëshminë e tij nuk  ka përmendur asnjë politikan ashtu siç kanë spekuluar disa media, por vetëm që këtë rast e ka paraqitur te kryeministri Zoran Zaev./ABC News Albania 24/7

sarri.jpg
nev ila17:39 | 11/08/2019

 

Humbja e radhës në miqësore ndaj Atletiko Madrid ka trazuar situatën tek skuadra e Juventusit. Trajneri Sarri ka theksuar se duhet të largohen urgjentisht disa lojtare.

Skuadra e Juventus dështoi të marr një rezultat pozitiv në testin miqësor të radhës. Bardh e zinjtë u mundën nga Atletiko Madrid me rezultatin 2-1. Zhoa Feliks me dy gola dhe Khedira për Juventus ishin protagonistët kryesor në këtë takim.

Kampionët e Italisë luajtën mirë dhe kjo u pranua edhe nga trajneri Sarri pas ndeshjes i cili zbuloi se është i detyruar të bëjë disa spastrime në skuadër.

Sipas mediave italiane janë plot 8 futbollistë të Juventusit që rrezikojnë të largohen pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Sarri. Dybala, Mandzukicc, Higuain, Khedira, Matuidi, Rugani, Perin dhe Pelegrini janë me valixhe në duar.

Destinacioni i vetëm për argjentinasin Dybala mbetet PSG pasi presidenti Anjeli nuk lejon që mëngjarashi të transferohet tek skuadra rivale e Interit ekip i cili ka shfaqur interes për ish lojtarin e Palermos.

E paqartë mbetet e ardhmja e Higuain dhe Mandzukiç pasi mungojnë ofertat. Largimet e tre sulmuesve bardh e zi do të pasoheshin nga një bomber i cili do ti përshtatej stilit të lojës së Sarrit dhe emri më i lakuar është Mauro Ikardi./ABC News Albania 24/7

conte.jpg
nev ila22:07 | 23/07/2019

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes Inter-Juve doli edhe trajneri i zi-kalterve Antonio Konte. Tekniku  Italian theksoi se duhet kohë për ta parë Interin në nivele të larta dhe zbuloi se nuk ka marrë asnjë telefonatë nga drejtuesit e klubit të Juventusit dhe interesim kishte shfaqur vetëm Interi.

Duhet një kohë e gjatë për të parë skuadrën e Interit të jetë dominues. Ndryshimet që po bën bordi drejtues jep shpresë për të ardhmen. Ndaj Juventusit do të jetë një ndeshje miqësore tepër e rëndësishme. Është një moment ku të dyja skuadrat janë në fazë përgatitjesh. Duam të luajmë sa më mirë dhe të përmirësohemi nga ndeshja e fundit. Është një ndeshje e veçantë për mua pasi do të jetë hera e parë që do të përballem me bardhe-zinjtë kur u largova. Fillimisht do të jem i emocionuar por më pas do të fokusohem tek ndeshja. Nuk kam marr asnjë telefonatë nga Juventus dhe vetëm Interi shprehu interesimin për mua. Në merkato mendoj se do të merren vendime të rëndësishme në favor të skuadrës. Duhet të krijojmë një bazë të fortë”, u shpreh Konte./ABC News Albania 24/7

 

edmond-spaho-1280x680.jpg
nev ila21:57 | 23/07/2019

Ish deputetë të opozitës i janë bashkuar si zakonisht prej 9 muajsh protestës së përnatshme të banorëve të zonës së Unazës së re. Mes tyre nënkryetari i PD Edmond Spaho, i kërkoi qeverisë gjetjen e një zgjidhjeje duke dëmshpërblyer banorët.

Asnjë nga këta banorë nuk kërkon të pengojë projektet infrastrukturore, por kërkon një dëmshpërblim të drejtë, në përputhje me ligjin”, tha Spaho duke ngritur pyetjen se përse qeveria qenka në gjendje të japë 258 milionë euro për 17 km të rrugës Milot-Balldre, por nuk qenka në gjendje t’u japë asnjë euro qytetarëve të kësaj zone.

Spaho u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisë në mbështetje të kauzës së banorëve të Unazës së re, si dhe kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, sepse nesër mund të jetë radha e tyre./ABC News Albania 24/7

49561866_403.jpg
nev ila17:05 | 12/07/2019

Gjykata Administrative e Berlinit ka vendosur: Po, Gjermania duhet t’u mundësojë kthimin në shtëpi familjeve të luftëtarëve të të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, IS. Vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi.

Me vendimin e ditës së mërkurë, Ministrisë së Jashtme gjermane i kërkohet që të përcaktojë identitetin e tre fëmijëve në një kamp refugjatësh sirianë dhe më pas të marrë nënën dhe fëmijët e saj në Gjermani, u shpreh një zëdhënës i gjykatës gjermane në Berlin.

Ministria e Jashtme mund ta apelojë vendimin e gjykatës. Por në rast të tillë duhet të vendosë Gjykata e Lartë e Berlinit. “Vendimi i marrë në procedurë të përshpejtuar e që nuk ka hyrë në fuqi ka mbërritur tek Ministria e Jashtem dhe po veifikohet”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Ministria e Jashtme

Kërcënim për fëmijët

Në vendimin e gjykatës administrative thuhet, se nëna nga landi i Saksonisë së Poshtme dhe fëmijët e saj mund t’i referohen detyrimit të shtetit për të ofruar mbrojtje, i sanksionuar ky në kushtetutë. Gjendja në kamp është një kërcënim për jetën e fëmijëve. Ata kërcënohen nga “pasoja të rënda, të padurueshme dhe të pamundura për t’u mënjanuar”, nëse qëndrojnë në kamp, thuhet në vendimin e gjykatësve.

Televizionet NDR, WDR e “Süddeutsche Zeitung” raportuan që të mërkurën për vendimin e gjykatës. Sipas raportimit të këtyre mediave, fëmijët janë 8, 7 dhe afër dy vjeç. Ministria e Jashtme kishte argumentuar, se nuk shihte asnjë detyrim për të ndihmuar edhe nënën të kthehej nga Siria. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer ka deklaruar, se edhe fëmijët e të rinjtë përdoren për luftën e IS-it. Qeveria gjermane duhet të jetë për këtë arsye e kujdesshme në pranimin e pjesëtarëve të familjeve të tyre. Kjo edhe për arsye, sepse ka paqartësi në çështjet e nënshtetësisë.

Sipas mediave në kampet kurde në Siri ndodhen shumë luftëtarë gjermanë të IS-it gratë dhe fëmijët e tyre./DW

roshi-abrashi-1280x710.jpg
ad min16:07 | 31/05/2019

Odise Roshi dhe Amir Abrashi dolën në konferencën e zakonshme për shtyp të ekipit kombëtar. Roshi thuri elozhe për teknikun Edi Reja ndërkohë që Abrashi thekson se lojtarët duhet të jenë të bashkuar.

Në konferencën e zakonshme për shtyp të ekipit të kombëtares është paraqitur Odise Roshi dhe Amir Abrashi. Roshi beson se afrimi i teknikut Reja ka sjellë qetësinë e duhur në ekip dhe situata është pozitive. Mesfushori zbulon detaje rreth dëmtimit të rëndë që pësoi ndërkohë që pohon se aktualisht është në formën më të mirë.

Mesfushori Amir Abrashi nuk preferon të krahasojë teknikun Reja dhe Panuccin ndërkohë që tregon rrugën drejt suksesit të kuqezinjve./ABC News Albania 24/7

Pacolli-1280x700.jpg
ent ela15:45 | 05/04/2019

Pas provokimit që iu bë Kosovës  në Beograd ka reaguar ministri I Punëve  të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli. Ai i bëri apel Bashkimit Europian që të sqarojë qëndrimin e tij ndaj këtyre provokimeve nga Serbia.

Zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e sotme që ka ndodhur në Beograd në kuadër të samitit Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se Serbia ka provokuar Kosovën, ndërsa e ka ftuar BE-në që të sqarojnë pozicionin e vet ndaj provokimeve të tilla.

Behxhet Pacolli ministër i Jashtëm i Kosovës: “Edhe në këtë rast Serbia duke thyer secilën marrëveshje sot ka provokuar në mënyrë organizative duke thyer çdo rregull te ministrat perëndimor”.

Sipas tij këto provokime janë kundër Pavarësisë së Kosovës.

Behxhet Pacolli  ministër i Jashtëm i Kosovës: “Gjatë këtij sesioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojën fjalën dikujt nga publiku. Aty koncentrohen të gjitha kamerat dhe në monitorët prapa panelistëve del teksti që ai person e lexon. Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste. Ne nuk mund t’i pranojmë ato kurrsesi dhe kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës, kundër Pavarësisë së Kosovës. Një gjë e tillë nuk lejohet”.

Sipas Pacollit në rast se BE-ja nuk e disiplinon Serbinë Kosova nuk mund të jetë partnere në konferenca të këtij lloji. Si rrallëherë Kosova është duke marrë pjesë në Samitin Digjital që po mbahet në Beograd , ku edhe dje u nënshkrua marrëveshja për heqjen graduale të tarifave të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono