dubai

Screenshot_18-1-600x360-1.png
So Nila13:35 | 16/01/2020

Ledri dhe e dashura e tij po shijojnë pushimet në ‘parajsë’.

Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara, e nisën vitin me një udhëtim në një parajsë mbi tokë. Ata shkuan në Maldives aty ku shijuan disa ditë pushimi, së bashku me miqtë e tyre, Ermalin dhe Arianën.

Si kaluan nuk është nevoja ta themi me fjalë, sepse fotot që publikuan në rrjetet sociale i shpjegojnë të gjitha.

 

Mund të themi vetëm që na bën aq zili sa s’ka!

Por, për të vazhduar më tej, Ledri dhe Sara janë shkëputur nga çifti tjetër, për të shkuar në Dubai./abcnews.al

 

collage-14.jpg
So Nila10:15 | 15/01/2020

Një imazh i jashtëzakonshëm tregon rrufenë që godet ndërtesën më të lartë në botë – pasi fotografi kaloi shtatë vite duke u përpjekur të merrte pamjen e përsosur.

Sipas mediave të huaja, Zohaib Anjum ka kaluar net të tëra duke qëndruar jashtë kullës së Burj Khalifa me aparatin e tij kur shirat vinin në Dubai.

 

Ai ishte i vendosur për të kapur foton “rrufeja në qiell” dhe më fund ëndrra e tij e shumëpritur u bë realitet.

Goditja mbresëlënëse e rrufesë duket se qëllon majën e Burj Khalifa, e cila është e lartë 828 metra e lartë, duke ndriçuar horizontin e Dubait më poshtë.

 

Ai tha: “Ishte sikur Zoti ta kishte planifikuar këtë moment./abcnews.al

Capture-12.jpg
So Nila13:49 | 04/01/2020

Marina dhe Geti kanë zgjedhur që ditët e para të vitit të ri t’i kalojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku po vizitojnë disa qytete. Bashkë me ta janë edhe Luana me Krenarin, por këta dy të fundit nuk preferojnë të shfaqen çift në rrjete sociale. Pas vizitës në Dubai, çiftet kanë shkuar në Abu Dhabi ku kanë vizituar një nga xhamitë më të famshme, Sheikh Zayed Mosque.

Për të vizituar xhaminë, Marina është mbuluar me shami ndërsa Geti është veshur me veshjen tradicionale e duket si sheik.

“Unë dhe mbretëresha ime”, shkruan Geti në një nga fotot e postuara./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

dubaiii.jpg
So Nila14:36 | 03/01/2020

Dubai është mësuar të thyejë rekordet e veta krahasuar me shumë vende të tjera të botës.

Për metropolin e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ishte e mjaftueshme që të ndërtonte vetëm dy hotelet më të larta në botë : donte të ndërtonte një të tretë, i cili do të linte banorët dhe turistët të mahnitur.

Ndërtesa do të quhet “Hotel Ciel” dhe do të jetë 360 metra i lartë, katër më shumë se mbajtësi i rekordit aktual, “Gevora”, i cili nga ana e tij kishte tejkaluar paraardhësin e tij JW Marriott Marquis me një metër.

Struktura do të zhvillohet në 82 nivele dhe do të jetë e hapur për publikun deri në fund të vitit 2022 dhe fillimin e vitit 2023./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Ronaldo-3.jpg
Veronik Istrefaj13:07 | 30/12/2019

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Globe Soccer Awards, ceremoni që u zhvillua në Dubai.

Pasi mori këtë çmim prestigjioz për herë të gjashtë në karrierën e tij, ylli portugez dha dhe një intervistë, aty ku vëmendje të madhe kanë marrë bizhuteritë që ai mbante në dorë.

 

Ora dhe unaza e Cristiano Ronaldos!

 

Përveç orës së shtrenjtë, ylli portugez ka në gisht dhe një unazë shumë të shtrenjtë: Me vlerë plot 650 mijë euro. Kjo unazë ka shkaktuar shumë polemika në internet, pasi cilësohet si unazë për fejesën e femrave.

Për femra apo jo, Ronaldo duket që nuk i intereson aspak dhe vazhdon të mbajë veshur unazën që ka vlerë të majme./abcnews.al

 

Unaza e Cristiano Ronaldos, me vlerë 650 mijë euro!
cr2.jpg
So Nila14:54 | 25/12/2019

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të festojë Krishtlindjet me familjen e tij në Dubai. Ylli portugez ka marrë pushimet nga stërvitja e tij për t’iu përkushtuar familjes.

Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shihet përkrah të dashurës së tij, Georgina Rodriguez së bashku me katër fëmijët  dhe një babagjyshi, e gjitha për t’ju  përshtatur siç duhet atmosferës së kësaj feste.

Nga fotoja dallohet qartë se sa i lumtur është me familjen Ronaldo. Ai ka mundësinë të çplodhet para nisjes së sezonit futbollistik dhe në familje do të gjejë energjitë e duhura për të realizuar objektivat e tij. Të gjithë e dinë, se sa kërkues është portugezi./abcnews.al

 

Capture-24.jpg
So Nila09:14 | 21/12/2019

Një nga hotelet më të njohura në botë, po e çon ekstravagancën në tjetër nivel, duke ofruar kapuçino të bërë me flori të vërtetë, 24 karat.

Hoteli Burj Al Arab në Dubai, tashmë sinonim i luksit, e ofron pijen e veçantë në lokalin “Sahn Eddar lounge”. Kapuçinoja bëhet me kafe 100% arabe dhe me shkumë qumështi, që është përzier me flori 24 karatësh

Pija është mëse e sigurt për t’u konsumuar. Përveç floririt, ka edhe qumësht organik, pluhur dhe kokrriza floriri italian.

E gjitha shërbehet me filxhanë që, sigurisht, janë të larë me flori dhe kushton vetëm 26 dollarë./abcnews.al

bertina-mehmeti.jpg
ad min19:11 | 04/05/2019

Bertina Mehmeti është një nga personazhet më të dashura të showbizit shqiptar. Edhe pse punoi për një periudhë trevjeçare në Dubai, gazetat në atdhe shkruanin gjatë gjithë kohës për të.

Bertina ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”. Ajo ka rrëfyer para Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se kur iku në Dubai nuk donte të kthehej në Shqipëri. Megjithatë erdhi sërish për shkak të disa problemeve familjare.

Ish-banorja e Big Brother tregoi se nuk i pëlqen Shqipëria për shkak të energjisë negative mes njerëzve.

“Kur kam ikur nga Shqipëria për në Dubai gjithmonë kam menduar se nuk do kthehesha në Shqipëri. Megjithatë Zoti vendos shumë më ndryshe. Për shkak të disa gjërave familjare jam rikthyer sërish në Shqipëri. Megjithatë “never say never”.

Shqipëria nuk më pëlqen. E di që do thonë je antishqiptare, por nuk më pëlqen. E di pse nuk më pëlqen? Prej asaj energjisë negative mes njerëzve. Nëse njerëzit shohin që dikush arrin diçka njerëzit e kanë si tendencë pse ai duhet të jetë dhe unë do tentoj që atë ta sjell në nivelin tim”.

Këtu që në mëngjes të fillon ai stresi, ajo energjia nisesh në punë, ka trafik. Ndërkohë në Abu Dabi ka 6 korsi apo 8 korsi, ti ke vetëm një korsi. Do presësh radhën si fakir dhe shkon në punë pas një ore”, tha Bertina./abcnews.al

bertina.jpg
ad min18:47 | 04/05/2019

Bertina Mehmeti, ish-banorja e “Big Brother” ishte e ftuara e radhës në emisionin “Thumb”. Ajo jetoi për pak vite në Dubai, por u kthye në Shqipëri për arsye familjare.

Në përgjithësi njerëzit kanë idenë që vajzat që shkojnë e punojnë në një vend të zhvilluar, pretendojnë se punojnë aty si eskorta. Bertina tregoi përpara Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut se është ndjerë e paragjykuar kur thoshte se punonte atje. Madje ajo tregoi se ishte ndjerë e tillë edhe nga miqtë e saj.

“Ajo ka qenë pjesa më e vështirë. Pasi u ktheva në Shqipëri, një personazh, një miku im shumë i afërt më bënte disa pyetje absurde. Nuk e di ishte shumë e rëndë ajo pjesë që të dëgjoje që ndërkohë që ti lodhesh, strapacohesh sepse kur kujtoj atë fillimin me të vërtetë, ka qenë shumë i lodhshëm me 12 orë punë. Një lodhje ekstreme”, është shprehur Bertina./abcnews.al

gjoba.jpg
ad min13:19 | 15/01/2019

Një restorant në Dubai ka vendosur që të gjobisë klientët të cilët nuk përfundojnë ushqimet e tyre. Sipas drejtuesve të restorantit, kjo nismë është kundër shpërdorimit të ushqimit.

Restoranti Gulou HotPot në Dubai gjobit klientët që lënë ushqim në pjatat e tyre. Nëse klientët do të pororsisin për shembull “hogo” që është dhe specialiteti i restorantit, një supë së cilës mund t’i shtosh përbërës të ndryshëm teksa vijon të ziejë dhe kur vendoset në tryezë, duhet ta konsumojnë të gjithën.

Pasi të kalojnë dy orë nga porosia, klientët mund të konsumojnë falaj pije pa asnjë limit. Pjata kushton 11 euro dhe 62 cent. Por nëse pjata nuk konsumohet e gjitha, klienti duhet të paguajë dyfishin e vlerës së porosisë. Menaxhuesit e restorantit pohojnë se synojnë të ndërgjegjësojnë klientët rreth sasisë së duhur të ushqimit që duhet të porosisin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono