dua lipa

EKe3nrGXsAU6VA5.jpg
So Nila15:15 | 17/02/2020

Dua Lipa ka uruar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja shumë e suksesshme në botë, me prejardhje nga Kosova, ka postuar dy fotografi ku janë të kombinuar flamuri kombëtar, kuq e zi dhe flamuri kosovar.

Dua e shoqëron postimin me fjalët: “12 Vjet Pavarësi” ndërsa shkruan edhe #njikombnjiflamur duke treguar se ajo Kosovën e Shqipërinë i sheh si një vend./abcnews.al

 

 

640-0-5e3de4eebcaa4.jpg
So Nila08:40 | 08/02/2020

Në natën e katërt të festivalit të madh të muzikës në Itali, “Sanremo” është ngjitur në skenë një tjetër artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për, Dua Lipën, këngëtaren që na bën krenarë çdo herë edhe më shumë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ishte e ftuara speciale e mbrëmjes dhe i vuri flakën skenës. Ajo këndoi këngën “Don’t start now” e shoqëruar nga një trup baleti.

Dua kishte zgjedhur një veshje ekstravagante prej lëkure të zezë dhe model të thjeshtë flokësh.

 

Performanca e saj u duartrokit nga publiku, pasi Dua përcolli gjithë energjinë në skenë./abcnews.al

 

 

alketaaaaaa.jpg
ger ta21:03 | 07/02/2020

Pas Alketa Vejsiut, në skenën e Sanremo do të ngjitet një tjetër shqiptare e njohur. Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa do të jetë sonte në skenën e Ariston.

Mediat italiane shkruajnë se Dua do të jetë “super e ftuar” mbrëmjen e sotme. Dua do të këndojë ekskluzivisht si mysafire speciale e mbrëmjes së katërt të Festivalit të 70-të të Sanremo 2020.

Ylli britanik me origjinë shqiptare, me dy çmime Grammy do të dhurojë emocione për publikun italian.

Ndërkohë pjesëmarrja e Vjesiut mbrëmjen e djeshme vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes. /abcnews.al

dua-lipa.jpg
So Nila12:45 | 01/02/2020

Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga BE në 23:00 të kohës lokale në Britani të premten në mbrëmje, pas 47 vjetësh brenda bllokut evropian. Kryeministri Boris Johnson dha një deklaratë një orë para se të largohej nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se Brexit ofroi një mundësi për të “marrë kontrollin”.

Reagime të shumta lidhur me situatën në fjalë ka pasur edhe nga fytyrat publike, ndër ta edhe këngëtarë të njohur nga Londra të cilët nuk janë pajtuar me këtë fakt, duke cekur si një nga arsyet faktin që Brexit-i ndikon drejtpërdrejt në profesionin e tyre, duke dëmtuar ekonominë e tyre.

E revoltuar me situatën duket të jetë edhe shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në New York, me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Mirëpo së fundmi, ajo është kthyer sërish në Londër te familja e saj – vend ky në të cilin ajo u lind e u rrit.

 

Dua edhe në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe kishte dalë haptaz kundër kryeministrit aktual, Boris Johnson, duke thënë se mbështetja ndaj Brexitit është në dëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe duke qenë se ata u larguan zyrtarisht nga BE mbrëmjen e së premtes, Lipa vendosi që të ndajë me miliona ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fjalim të publikuar nga kryetari i Komunës së Londrës, Sadiq Khan.

Në këtë letër ai kishte cekur se pavarësisht daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, Londra do të vazhdojë të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota pa ndonjë dallim – dhe me ato që shkruan, Dua duket se pajtohet plotësisht.

 

“Mbretëria e Bashkuar ndoshta po largohet nga BE sot, por Londra mbetet një qytet global, qytet evropian. Ne vazhdojmë të jemi një fener për ide përparimtare, për vlera liberale dhe për vendosmëri dhe diversitet. Dhe ne do të vazhdojmë të mirëpresim njerëz nga e gjithë bota, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ngjyra e pasaportës së tyre ose ngjyra e flamurit të tyre kombëtar

Në një kohë pasigurie të vazhdueshme, unë dua të dërgoj një mesazh të veçantë për më shumë se një milion evropianë që kanë vendosur të bëjnë qytetin tonë shtëpinë e tyre. Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë”, shkruhet në letrën e kryebashkiakut të Londrës, që ai e shpërndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pak pasi Britania e Madhe zyrtarizoi vendimin për Brexitin./abcnews.al

 

dua-lipaa-bebe-rexha.jpg
So Nila12:30 | 23/01/2020

Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë bërë të ditur se do të jenë pjesë e sezonit të ri të spektaklit  të njohur ‘The Voice’.

Të dyja janë ftuar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm në rolin e këshilltareve  të jurisë për të vlerësuar ata që do të garojnë në këtë spektakël talentesh.

Këngëtaret kanë shprehur entuziazmin e tyre dhe mezi po presin që të nisë shfaqja.

“The Voice” nis transmetimin më 15 shkurt dhe juria kryesore është e përbërë nga Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend.

Dua Lipa do të jetë në krah të këngëtares Kelly Clarkson, ndërsa Bebe të Blake Shelton./abcnews.al

 

DUA_LIPA_DONT_START_2000-1280x813.jpg
So Nila09:20 | 21/01/2020

Është bërë e ditur lista e plotë e të nominuarve për çmimet “NME”, dhe e nominuar në dy kategori të rëndësishme të mbrëmjes është edhe këngëtarja shqiptaro-britanike, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop, ka arritur të fitojë nominim në kategoritë, “Kënga më e mirë në botë” dhe “Kënga më e mirë britanike”, për hitin e saj të fundit “Don’t Start Now”.

Lajmin për këtë sukses, Lipa e ka ndarë edhe me 38 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Në mesin e yjeve të tjerë të nominuar për këto shpërblime janë: Slowthai, The 1975, Yungblud, Billie Eilish, AJ Tracey, FKA twigs, Lizzo, Cardi B, Charli XCX, Foals, Stormzy dhe Lana Del Rey. Çmimet “NME” i nderojnë më të mirët në muzikë, film, televizion dhe kulturë, ndërsa ceremonia e ndarjes së shpërblimeve do të mbahet më 12 shkurt të këtij viti, në arenën “O2 Academy Brixton” në Londër./abcnews.al

dua-lipa-600x360-1.jpg
So Nila15:15 | 16/01/2020

Dua Lipa bëhet shqiptarja e parë që arrin të ketë 2 miliardë klikime në një video në Youtube.

Super hiti ‘New Rules’ nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në platformën muzikore Youtube.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas lansimit.

Videoja ka 10 milionë ‘pëlqime’, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, “Dua Lipa”, këngë kjo e cila i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në botë më shumë.

Tashmë Dua ka gati edhe albumin e dytë në karrierë, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet në muajt e parë të këtij viti./abcnews.al

 

Capture-11.png
So Nila09:42 | 15/01/2020

Festivali më i vjetër në Evropë, gjithashtu një nga më prestigjiozët e më të njohurit në këtë kontinent, “Sanremo”, duket se do ta ketë më të madhe se kurrë prezencën e shqiptarëve në edicionin e këtij viti.

Ditën e martë, mediat shqiptare “vluan” me lajmin se prezantuesja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu, është përzgjedhur në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetshëm të festivalit italian me traditë shumëvjeçare.

Mediat e huaja dhe ato në Itali kanë raportuar edhe për një tjetër emër të njohur shqiptar, që do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – dhe ajo është këngëtarja shqiptare me famë  ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan ANSA Italia.

“Pop ylli kosovaro-britanik, Dua Lipa dhe prezantuesi veteran italian, Johhny Dorelli do të jenë në mesin e të ftuarve në Festivalin e Këngëve të këtij viti në “Sanremo””, tha  Amadeus .

Është konfirmuar që prezent do të jetë edhe këngëtari dhe “showman”-napolitan, Massimo Ranieri”, tha tutje Amadeus.

Ranieri do të bëjë duet me kantautorin Tiziano Ferro dhe pop yllin libanez-britanik Mika.

“Ne jemi duke punuar për emra të tjerë për të nënshkruar kontratat, ne do të donim të kishim të ftuar edhe Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo”, tha drejtori artistik i festivalit të Sanremos.

“Prania e (aktores) Monica Bellucci konfirmohet gjithashtu, në mbrëmjen e dytë”, tha Amadeus.

“Do të jenë gjithashtu Rula Jebreal, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu, Mara Venier dhe Georgina Rodriguez (të enjten në mbrëmje)”, ka treguar më tutje ai./abcnews.al

Capture-14.jpg
So Nila15:19 | 19/12/2019

Dua Lipa ka qenë e ftuara speciale e moderatorit Jimmy Fallon, mbrëmjen e djeshme, ku zbuloi disa të pathëna, nga nofka që i kanë vendosur, te vizita e Miley Cyrus në Kosovë për festivalin Sunny Hill.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se kjo nuk ishte hera e parë që ajo kishte shkuar në emisionin e Fallon, pasi kishte performuar më herët aty, madje i ishte hedhur në qafë Jimmy-t nga sikleti. Por kjo ishte hera e parë që Dua ulej në kolltukun e famshëm për t’u intervistuar.

Dua Lipa zbuloi edhe nofkën e famshme që i ka vendousr një moderatore, pasi ngatërroi emrin e saj. Ëendy Ëilliams e quajti Dula Peep Dua Lipën, dhe tani gjithë fansat dhe familja e thërret kështu.

“Më pëlqen Dula Peep, dhe tani të gjithë fansat të thërrasin kështu”, tha Jimmy.

Dua foli edhe për fëmijërinë e saj në Kosovë dhe emrin që sipas saj është e vështirë të shqiptohet në Britani. Ajo tregoi se kur ishte e vogël ka dashur të ketë një emër tjetër, si për shembull, Sarah, Chloe apo Hannah.

Këngëtarja shqiptare foli edhe për Sunny Hill Festival, dhe misioni që ka marrë përsipër për të sjellë më tepër të famshëm në Kosovë. Këngëtarja e fundit e famshme që ishte në 2019-n ishte Miley Cyrus.

“Ishte e para këngëtare ndërkombëtare që përformoi në Kosovë dhe ishte një ëndërr e bërë realitet. Vetëm të shikoje sa të lumtur dhe të emcionuar ishin njerëzit që ta shihnin në skenë dhe ajo i vuri zjarrin”, u shpreh Dua.

Ajo zbuloi gjithashtu se ishte një fanse e zjarrtë e 50 Cent dhe tha se të gjithë njërëzit në Kosovë e duan shumë hip-pop./abcnews.al

 

Dua-Lipa-Sparkles-In-Atelier-Versace-For-The-2019-Mnet-Asian-Music-Awards-723x1024-1.jpg
So Nila15:25 | 05/12/2019

Dua Lipa ka fituar çmimin për artistën më të mirë të huaj në Mnet Asian Music Awards.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare arrin të jetë artistja më e pëlqyer dhe më e suksesshme e vitit në Azi.

Dua Lipa është shpërblyer mbrëmë me çmimin si artistja më e mirë e huaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e muzikës për vitin 2019 në Azi.

Gjithashtu, këngëtarja ka perfomuar në këtë ceremoni këngën e saj më të re, “Don’t start now”, që është këngë paralajmëruese e albumit të saj të radhës, “Future Nostalgjia”.

Albumi i ri i Duas do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono