Drogë

concorsi-concorsi-polizia.jpg
ad min10:54 | 31/10/2019

Pasditen e së mërkurës policia italiane në Ankona arrestoi një të ri shqiptar, i cili me automjetin e tij luksoz gjendej pranë një qendre tregtare, gati për të dorëzuar një sasi të konsiderueshme kokaine.

Pas kontrollit që iu u bë në automjet agjentët e policisë panë se ai kishte dhe djalin 4-vjeçar me vete, ndërsa vlera e kokainës ishte 8 mijë euro. Gjithashtu policia sekuestroi dhe 700 euro cash./abcnews.al

spanje.jpg
ad min18:06 | 30/10/2019

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Gjithsej në pranga kanë rënë 11 persona mes të cilëve edhe shqiptarë.

Sipas asaj që bëjnë publike mediat, droga ruhej në një ndërtesë në Aguilas. Më pas ajo transportohej nga vetë anëtarët e bandës nëpërmjet kamionëve që merreshin me qira.

Trafikantët e dërgonin drogën në vendet e tjera të Bashkimit Europian, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Italinë.

Si ra policia në gjurmët e grupit?

Në korrik të këtij viti, autoritetet sekuestruan 94.5 kilogramë marijuanë. Për pasojë u arrestuan gjashtë persona në Malaga dhe Almeria. Disa muaj më vonë, më 17 Tetor në një autostradë do të zbulohej një tjetër kamion që mbante drogë.

Në pranga ra shoferi, por ky arrestim do t’i hapte rrugë kërkimit të pronës në Aguilas, aty ku banda kishte bazën. Atje autoritetet sekuestruan 271 kilogramë.

Mediat spanjolle theksojnë se në total janë sekuestruar 436 kilogramë marijuanë, 246.510 euro cash dhe u arrestuan 11 persona, moshat e të cilëve ishin nga 34 deri në 50 vjeç. Anëtarët e bandës ishin me shtetësi të ndryshme, duke përfshirë shqiptarë, polakë dhe italianë.

Çfarë u zbulua për dy prej shqiptarëve të arrestuar?

Mësohet se një prej shqiptarëve ishte në kërkim për 9 vepra të mëparshme penale. Ndërkohë për një tjetër kishte një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet italiane./abcnews.al

ngarja-e-makines.jpg
ad min15:32 | 30/10/2019

Rreth 100 mijë drejtues automjetesh dyshohen se qarkullojnë kur janë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo shifër kaq e lartë sipas ekspertëve të sigurisë rrugore ka ndikuar edhe në përkeqësimin e rasteve me aksidente fatale këto dy muajt e fundit.

Të udhëtosh me automjet në autostradës Tiranë-Durrës, është një sfidë më vete dhe e rrezikshme. Si ky drejtues mjeti ka me qindra… që ndryshojnë korsinë e lëvizjes pa ndezur më parë sinjalin. Shpejtësia tejnormave e lëvizjes është një tjetër faktor që ka rënduar bilancin e viktimave nga aksidentet rrugore.

Gjatë muajve, Shtator-Tetor humbën jetën më shumë se 40 persona në të gjithë vendin. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, thekson se kohët e fundit aksidentet janë shënuar në mënyrë të çuditshme, pasi drejtuesit e automjeteve kanë rezultuar nën e efektin lëndëve narkotike.

Ngarja në mënyrë agresive është një tjetër arsye për rritjen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore. Policia duhet t’i analizojnë rastet e aksidenteve fatale dhe më pas të ndërhyjë për të pozicionuar efektivë të saj në vendet e konsiderura si “njolla të zeza”.

Vetëm gjatë fundjavës së shkuar u gjobitën nga Policia Rrugore më shumë se 4600 drejtues mjetesh dhe 31 prej tyre u arrestuan, pasi udhëtonin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi 170 km/h./ABC News Albania

canta-1280x780.jpg
ad min11:15 | 26/10/2019

Një tjetër rast i shpërndarjes së drogës është goditur nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të uniformave blu në pranga është vënë një person me iniciale M.B. Ai u kap në flagrancë teksa qëndronte në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Me vete kishte edhe një çantë të zezë, të cilën e kishte lënë në tokë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij iu gjetën në çantë disa qese me kanabis, dy qese me kokainë si dhe 23.600 lekë. Këto para dyshohet se ky person i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh””, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndës narkotike në doza të vogla.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve,   operacioni  policor “Parkingu”. Operacioni në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e shpërndjarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në pranga personi  që shpërndante lëndën narkotike.

Në vijim të punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”  dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M. B.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke qëndruar në një parking në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me një çantë të zezë të cilën e kishte lënë në tokë.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë  si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

policia-compressor-1-1.jpg
ad min09:42 | 25/10/2019

Pesë banorë të një fshati në Mirditë janë vënë në pranga nga policia.

Uniformat blu kanë njoftuar se pas informacioneve në rrugë operative, u zbulua se këta persona po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla me qëllim shpërndarjen e saj. Ata qëndronin dhe punonin në një godinë të braktisur në fshatin Bulshar.

Pas kontrollit të ushtruar u bë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që vazhdoi edhe kontrolli në banesat e personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Prandaj në banesën e njërit prej tyre u gjet edhe një armë kallashnikov me 30 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulshar”.

Operacioni nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë, drogë dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga Policia e Mirditës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Bulshar”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.

Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, kanë ushtruar kontroll në vendin ku ata qëndronin, një godinë e braktisur, në fshatin Bulshar.

Si rezultat, Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike dhe ka arrestuar 5 shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N. L., 59 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit J. K.  për veprën penale “Fshehja e krimit”, për shtetasit  F. Rr., K.L  dhe N. Rr., si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit N. L./abcnews.al

poliziaa.jpg
ad min16:52 | 24/10/2019

Dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në Como nga policia italiane në kuadër të një operacioni anti-drogë.

Të dy 28-vjeçarët me inicialet G.O dhe H.R janë me precedent penalë. Hetimet ndaj tyre nisën në muajin shkurt pas arrestimit të një përdoruesi droge, shtetas italian, i cili blinte drogën nga dy shqiptarët.

Dy të fundit vepronin dhe në territorin zviceran dhe konsideroheshin si profesionistë të vërtetë në këtë fushë. Gjatë arrestimit atyre iu sekuestruan gjysmë kilogrami kokainë dhe 50 mijë euro cash./ABC News Albania 

droga-itali-1280x724.jpg
nev ila12:00 | 22/10/2019

Gjatë një operacioni të policisë së Barit është arrestuar një 48 vjecar Italian cili po transportonte me skaf në Pulia rreth gjysmë ton drogë. Skafi vinte nga Ballkani për në Itali mbrëmjen e së hënës dhe ishte sinjalizuar si i dyshimtë sipas një mission të kontrollit të kufijve të jashtëm të Bashkimit europian.

Aktivizimi i menjëhershëm i rojeve bregdetare mundësoi bllokimin e skafit të gjatë 6 metra, dhe me një motor të jashtëm, rreth 18 miljelarg brigjeve të Barit.

Policia sekuestroi 450 kilogramë hashash dhe marijuanë të paketuar në qese prej 10 kilogramësh. Të gjitha ishin shënuar me ngjyra të ndryshme në bazë të zonës ku ishin prodhuar./abcnews.al

policia.jpg
nev ila09:50 | 22/10/2019

Një 23 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi iu gjetën doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në Ishull Lezhë në Shëngjin.

Policia njofton se kishte informacione që 23 vjeçari shpërndante drogën në shkolla apo në ambiente përreth. Pas kontrollit fizik iu gjetën doza të vogla gati për shpërndarje, gjithashtu edhe gjatë kontrollit të banesës u gjet një sasi cannabisi.

Informacioni i policisë:

“Policia e Lezhës, kontrolle dhe shërbime pranë shkollave, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në afërsi të një shkolle u kap dhe arrestua në flagrancë një shtetas, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, me qëllim “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  1. R.,23 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dispononin informacione se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza të vogla me lëndë narkotikë të dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë dhe perreth saj u gjetën dhe 203 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./abcnews.al

policia-tirane_1_3_14_03.jpg
ad min09:47 | 19/10/2019

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi në banesat e tyre kishin lëndë narkotike. 45-vjeçari A.D, kishte në shtëpi rreth 1.5 kilogramë kanabis sipas policisë. Ndërsa një i ri tjetër 20 vjeç kishte 3.5 kilogramë kanabis sativa.

“Si rezultat i kontrolleve nga Policia e Krujës është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi A. D., 45 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë, pasi  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L. D., 20 vjeç, banues në fshatin Verjon, Krujë dhe vijon puna për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 3.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po gjatë kontrolleve, Policia e Krujës  bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë  ekzekutimin e vendimit penal të vitit 2019  për shtetasin K. H., 48 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë  Durrës, bënë të mundur kapjen e Xh.Ç., 37 vjeç, banues në lagjen Nr 17 Durrës. Ai ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” “Falsifikim formularësh” e ” Kallëzim i rremë”.

Këto ndalime u kryen në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si për kapjen e personave të shpallur në kërkim, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë në Përmet është arrestuar një person tjetër. Abcnews.al mëson se ai quhet Donald Demçellari, banues në një fshat të Përmetit. Ai u prangos në flagrancë pasi i sekuestruan 3.5 kilogramë lëndë narkotike./abcnews.al

anabis.jpg
ad min21:49 | 15/10/2019

Një operacion antidrogë ka çuar në sekuestrimin e 200 kilogramëve kanabis. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Progër të Peqinit. Aksioni për kapjen e kësaj sasie të madhe lënde narkoiike është kryer nga Antidroga e Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me atë të Peqinit.

Abcnews.al mëson se droga ishte në procesin e tharjes dhe është gjetur në një stan. Deri më tani policia ka shoqëruar kryeplakun e fshatit dhe një person tjetër, që janë ende të paidentifikuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono