Drogë

arrestohet-klajdi-kaca-1280x719.jpg
nev ila22:19 | 05/08/2019

Antimafia italiane ka arrestuar  një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim pas ekzekutimit të operacionit të koduar “Tuneli”, më 19 korrik të këtij viti, i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që transportonin kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Siçili.

30-vjecari Klaidi Kaca u arrestua në Portin e Brindizit, ndërsa po nisej me një traget drejt Shqipërisë. Sipas Prokurorisë së Mesinës, mbi Klaidi Kacën, rëndon akuza e trafikut të drogës, pjesëmarrje në aktivitet kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni “Tuneli” nisi hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet zbardhën skemën e si transportoheshin sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuana nga Shqipëria në Messina të Italisë, ku tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane. Antimafia italiane është në kërkim edhe të dy shqiptarëve të tjerë, anëtarë të grupit që trafikonte drogë.

Në operacionin e antidrogës në Mesina më 19 korrik, u arrestuan 13 persona, mes të cilëve edhe 3 shqiptarë, Ajet Cepaj, Rito Mecaj dhe Ernard Hoxha./ABC News Albania 24/7

1b37c242-048d-4c51-82a0-49029f79e9ad-1280x960.jpg
nev ila13:17 | 19/07/2019

Goditet banda italo- shqiptare në Messina, në pranga 12 persona.

12 persona të një bande kriminale të qytetit të Messinës janë arrestuar në orët e para të mëngjesit. Policia italiane bën me dije se grupi kriminal merrej me trafikun e drogës dhe armëve.

Ky grup e kryente aktivitetin kriminal të saj në lagjen popullore të “Mangialupi”, të qytetit të Messinës, e cila është pika lidhëse mes Siçilisë dhe pjesës tjetër të Italisë.

Autoritetet italiane bënë me dije se paraditen e sotme gjatë operacionit “Tuneli” u arrestuan 12 persona mes tyre dhe 4 shqiptarë, përkatësisht:

Ajet Cepaj, Rito Mecaj, Ernard Hoxha, Mizafer Binaj.

Të dyshuarit akuzohen, për disa vepra penale kryesisht për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike./abcnews.al

e.-keci.jpg
G. P.13:07 | 14/07/2019

“Nuk jam shpërndarës, thjesht e ruaja”. Kështu ka deklaruar një i ri shqiptar para gjykatës pasi u kap me drogë, fitimet e të cilës nëse dilte në treg do të arrinin deri në 3 milionë euro.

Emiliano Keci, 38 vjeç, u kap në banesën e tij në Seriate, ku jetonte prej disa javësh. Autoritetet gjetën aty 18 kilogramë kokainë të pastër dhe 12 kilogramë hashash dhe marijuanë.

Shumicën e lëndëve narkotike, i riu i kishte fshehur poshtë motorit të frigoriferit. Një kilogram tjetër kokainë, Keci e fshihet në makinën e tij. E gjithë droga do të sillte një fitim prej 3 milionë eurosh nëse do të dilte në treg.

Gjithashtu në banesë, Kecit iu sekuestruan edhe tre armë. I riu doli përpara gjykatës të shtunën, ku u konfirmua masa e arrestit me burg ndaj tij./abcnews.al

policia-e-vlores-620x411_1470916829-2604078-1.jpg
Sej rie12:10 | 10/07/2019

Shërbimet e Policisë Selenicë, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e  fshatit Vërmik, Bashkia Selenicë, Policia gjeti dhe  asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara  të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim./abcnews.al

8f878011-9f55-4280-977b-9dd9100bc315.jpg
nev ila12:21 | 07/07/2019

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Burgjeve parandaluan dhe goditën një tentativë të futjes në ambientet e burgut të lëndëve narkotike dhe telefonave celularë me anë të dronit.

Sekuestrohet droni ku në trup të së cilit ishin lidhur 7 pako me canabis sativa dhe tre telefona celularë.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas , ku në mjetin e tyre u gjet telekomanda e dronit.

Në orët e vona të mbrëmjes , në rrethimin e jashtëm të burgut të Shënkollit , punonjësit e Policisë së burgut që kryenin shërbim kanë konstatuar se po fluturonte një dron duke hyrë në zonën e ndaluar dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Lezhës.

Në drejtim të burgut janë nisur forcat e FNSH të Shkodrës të cilat ishin me shërbim në Lezhë si dhe shërbimet e policisë së Lezhës së bashku me grupin hetimor.

Falë reagimit dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur bllokimi i dronit në rrethin e dytë të jashtëm të burgut, ku gjatë këqyrjes në trup të dronit u gjetën të lidhura në një qese plasmasi 7 pako me lëndë narkotike si dhe tre telefona celularë.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve tek pjesa e pasme e burgut ne nje distance 1km, Policia e Lezhës dhe FNSH ka konstatuar dhe bllokuar një automjet ku brenda të cilit ndodheshin tre persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi telekomandën e dronit që u sekuestrua brenda rrethimit të dytë të jashtëm të burgut, çanta ku futet droni, si dhe tre aparate të tjerë celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M.V., 28 vjeç banues në fshatin Vrake, Malësi e Madhe, i dënuar më parë për vjedhje

Xh. K., 25 vjeç, banues në Shkodër,

Xh.L., 28 vjeç, banues në Bajze ,Malësi e Madhe,Shkodër

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkalles së Parë Lezhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje te narkotikeve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim e mbetur ne tentative”./abcnews.al

polizia-milano.jpg
nev ila10:15 | 07/07/2019

Policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare, ka arrestuar tetë shqiptarë me origjinë nga Lezha për trafik droge dhe prostitucion, aktivitet të cilin e kryenin kryesisht në Milano.

Gjatë operacionit, që ka nisur që prej vitit 2017 janë sekuestruar një apartament, makina dhe llogari bankare të tetë shqiptarëve. Ata akuzohen se kanë trafikuar 20 kg kokainë në rajonin e Lombardisë.

Gjithashtu kjo bandë shfrytëzonte për prostitucion 7 vajza, shumica me origjinë rumune, të detyruara të prostituonin në brendësi të Milanos dhe në krahinën e Monzës. Vajzat detyroheshin që të garantonin 300-400 euro/nata perfitim, secila prej tyre.

Autoritetet italiane informojnë se, vazhdojnë hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e kësaj bande./abcnews.al

 

kavaje.jpg
G. P.15:39 | 03/07/2019

Tre persona u arrestuan nga Policia e Kavajës pasi u kapën me 11.7 kilogramë kanabis. Të prangosurit u ndaluan në kuadër të operacionit ‘Porosia e Fundit’ . Si fillim u kap në flagrancë një 23-vjeçar, të cilit iu gjetën në mjetin e tij rreth 1 kilogram kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës në doza të vogla.

Pas marrjes në pyetje nga policia e Kavajës, i riu tregoi edhe vendin se ku e kishte siguruar lëndën narkotike. Në bashkëpunim me kolegët e tyre të Divjakës, uniformat blu prangosën edhe dy persona të tjerë, përkatësisht një 40-vjeçar dhe një 25-vjeçar.

Në magazinën e këtij të fundit në Zharnec-Divjakë polici gjeti edhe 10.7 kilogramë të tjera kanabisi e paketuar dhe e gatshme për t’u hedhur në treg./ABC News Albania 24/7

droga-foto-iliustruese.jpg
G. P.18:46 | 26/06/2019

Kanabis me vlerë 113 mijë Paund gjeti policia britanike në një shtëpi në Derby më 21 Maj, ditën kur kreu një aksion dhe arrestoi një të ri shqiptar. 27-vjeçari Benard K. u kap brenda në fabrikë, ku u gjetën edhe dhjetëra rrënjë me drogë, si dhe një infrastrukturë e tërë për të siguruar rritjen e tyre.  Mësohet se i riu e pranoi se punonte aty si kopshtar. Për këtë shkak, ai u dënua me 22 muaj burg nga gjykatës Jonathan Bennett.

“Ky operacion është zhvilluar për një kohë të konsiderueshme dhe ka qenë profesional. Kjo rritje e bimëve narkotike ishte e mjaftueshme për të prodhuar sasi të mëdha droge për përfitime. Ke qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e operacionit”, tha gjykatësi përpara se të jepte vendimin.

Ndërkohë prokurorja Sarah Allen u shpreh se agjentët mësynë në fabrikën e drogës mëngjesin e 21 Majit. Ata zbuluan se Krrashi jetonte dhe flinte në një nga dhomat e banesës, ndërkohë që tre të tjera e deri te papafingoja ishin përshtatur për rritjen e kanabisit. Gjithsej u gjetën 152 rrënjë, vlera e të cilave mund të shkonte nga 12 mijë paund deri në 113 mijë.

Sipas Allen, Krrashi kishte 6 vjet që jetonte në Britani dhe kishte njohuri për rritjen e kanabisit nga jetesa në Shqipëri. Ai tha se paguhej rreth 5000-6000 Paund për çdo korrje. Avokatja mbrojtëse e tij tha se shqiptari ishte treguar “i hapur dhe i sinqertë” që nga momenti i ndalimit në banesë. Ajo tha gjithashtu se Krrashi ka firmosur dokumentet në burg që sapo të përfundojë dënimin të deportohet në Shqipëri.

“Ai pati një ofertë për të punuar si kopshtar kanabisi në Derby dhe e pa si mundësi për të bërë disa para. Jetonte në kushte të vështira. Nuk ka asnjë provë që Krrashi të jetë në krye të këtij operacioni”, tha ajo teksa mbronte shqiptarin në gjykatë./abcnews.al

65193046_2456440244642332_1721785443311157248_n.jpg
nev ila10:34 | 22/06/2019

 

Një 37 vjeçar i cili merrej me shpërndarjen e drogave të forta në Dhërmi është arrestuar nga blutë e Vlorës.

Policia pas informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë ndalimin e tij në zonën ku vepronte duke shitur drogë.

Gjatë kontrollit fizik, 37 vjeçarit nga Tirana iu gjetën dhe sekuestruan  15 doza lëndë narkotike e dyshuar  kokainë, si dhe një sasi parash, të cilat janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm./ABC News Albania 24/7

image-1.jpg
Sej rie21:15 | 20/06/2019

Pothuajse çdo ditë mediat franceze publikojë histori rrëqethëse të shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë. Në shumicën e raste ata dëshmojnë se jeta e tyre është në rrezik në Shqipëri, ndaj largohen. I tillë është edhe rasti i një nëne të re se cila ka rrëfyer historinë e saj për mediat franceze.

 “Ajo është e re e bukur”, kështu e nis shkrimin media e huaj për nënën shqiptare identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Ajo ka treguar historinë e saj prekëse në kushte anonimati.

“Ajo buzëqesh, por sytë e saj janë të shqetësuar. Duart e saj dridheshin sipër çantës. Përpiqej të gjente fjalët, por emocionet ishin më të forta se dëshira e saj për t’u shprehur. Por gjen forcën brenda vetes dhe fillon. “Është historia ime. Ajo është e vërtetë”, -kështu shprehet shqiptarja”, raporton ladepeche.fr.

Ajo la vendin, familjen,  miqtë dhe gjuhën e saj. E shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët, ajo iku nga Shqipëria.

“Ne u nisëm për të shpëtuar jetën. Të ikësh nga vendi yt është një gjë shumë e vështirë. E kam të vështirë të nis dhe të flas për historinë time dhe të gjithë duhet të më kuptojnë”.

Por ajo dhe familja e saj i thanë lamtumirë Shqipërisë.

“Burri im ishte elektricist.  Unë kam studiuar për parukueri. Kur lindën fëmijët unë iu kushtova atyre”, shprehet shqiptarja.

Ajo fillon të tregojë dhe nganjëherë heziton. “Më vjen keq, por nuk di të flas mirë frëngjisht”, thotë ajo ndërsa buzëqesh, por në sytë e saj dallohet lehtësisht trishtimi.

“Vëllai im ishte bixhozxhi. Mori shumë para borxh. Huadhënësit e detyruan që të punonte për ata pasi ai nuk kishte para për të shlyer borxhet. Ai u detyroj shumë të mëdha parash atyre dhe ata e detyruan vëllai tim që të kultivonte drogë. Por më pas polica e zbuloi, e arrestuan dhe tani është në burg. Pas kësaj huadhënësit nuk na lanë të qetë ne si familje”.

Filluan kërcënimet me vdekje. Ajo tregon gënjeshtrat e kunatit të saj, i cili donte  t’i “shpëtonte” nga kjo histori.

“Ai u tha atyre se do të shiste tokë në Shqipëri për t’i paguar paratë. Ishte toka në të cilën prindërit e mi kishin një fermë shumë të vogël dhe ajo tokë i përkiste shtetit “.

Ajo tregon se si personat të cilëve vëllai i saj u detyrohej shkonin në shtëpinë e prindërve të saj.

“Ata ishin shumë të varfër për të paguar të gjitha paratë”, ndërsa më tej shprehet se familja e saj ishte përgjegjëse për borxhet që u kishte marrë vëllai.

“Pak ditë më vonë, këta njerëz sulmuan burrin tim me një pistoletë. Ata i thanë se do e vrisnin nëse nuk do të paguante borxhin e vëllait tim. Ne nuk kishim para të mjaftueshme për të shlyer borxhin”. 

Ajo rrëfen kërcënimet e palodhura të këtyre njerëzve.

“Ata më sulmuan edhe djalin tim. Ata më kërcënuan se do të më rrëmbenin vajzën. Ne u detyruam që të qëndronim të mbyllur në Shqipëri”.

Por përndjekja e këtyre njerëzve nuk kishte fund. Një ditë kishte qenë vetëm në shtëpi dhe disa persona kishin trokitur në derë. Ajo kishte menduar se ishin elektricistët që kishin shkuar për të parë matësin e energjisë elektrike. Por kur hap derën kupton se ishin ata.

“U përpoqa të mbyllja derën, por ata ishin më të fortë se unë. Ata më vendosën thikën në fyt. U futën brenda dhe më përdhunuan” tregon ajo mes lotësh.

“Isha si e vdekur. Më vinte turp! Në Shqipëri, gratë e përdhunuara akuzohen. Mendimet negative po më shtynin drejt vetëvrasjes. U ngjita lart në ndërtesës për t’u vetëvrarë. Doja të vdisja”.

Ajo kujton se dëgjoi zërin e vajzës së saj. “Hoqa dorë. Unë nuk mund t’i lija fëmijët e mi pa nënë”.

Por gjithë këtë traumë ajo ka vendosur ta kalojë në heshtje.

“Nuk i thashë asgjë burrit tim. Kam frikë se do ta humbas. Kam frikë nga reagimi i familjes sime. Unë nuk shkova as tek mjeku. Doja që përdhunimi të mbetej sekret”.

Burri i saj nuk di ende asgjë. Ajo ka frikë. Ajo nuk dëshiron të thyejë dashurinë që i bashkon.

“Kam këmbëngulur shumë për të ikur jashtë vendit. Isha e frikësuar për fëmijët e mi. E dija se këta njerëz do të ktheheshin dhe do na vrisnin”.

Ajo kujton fluturimin drejt Italisë dhe udhëtimi me autobus që i çon në Francë një ditë në Maj, në vitin 2018. “Ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë në jetë’.

Ajo thotë se tre netët e para kanë qëndruar në një rrugë Montalban pasi qendrat e azilit nuk kishin vend për t’i strehuar. Ajo është mirënjohëse për mikpritjen që i është bërë në Montalban, por kërkesa e tyre për azil është refuzuar dy herë dhe ajo ka shumë frikë.

“Ne nuk duam të kthehemi në Shqipëri. Vdekja është duke na pritur. Asgjë nuk është zgjidhur”.

Ndërsa për jetën e re të nisur në Montaban thotë. “Fëmijët e mi po shkojnë në shkollë. Ata tashmë janë francezë. Ata nuk dinë të flasin shqip. Dhe unë, kam gjithë forcën time për të mësuar frëngjishten. Këtu jemi të sigurt. I lutem Zotit të qëndrojmë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono