dritan prenci

KPKKKKKK-1280x720.jpg
ent ela10:41 | 07/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyre gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi.  Në përfundim të kontrollit të trefishtë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale, trupat gjykuese përkatëse të Komisionit vlerësuan në dy gjykime të ndara se gjyqtari Islamaj dhe prokurori Prençi janë të përshtatshëm për sistemin gjyqësor. Në lidhje me pasurinë, gjyqtari Edmond Islamaj zotëronte një apartament në Durrës, dhuruar nga prindërit, 1 mijë metër2 truall në Karpen dhe dy llogari bankare me nga 5 dhe 20 mijë euro. Pasuri të shumta, të trashëguara nga familja, zotëronte edhe bashkëjetuesja e tij. Ndërsa prokurori Dritan Prençi kishte një apartament në Kashar, të blerë me kredi, një automjet me vlerë 2 mijë euro dhe 1/8 e një sipërfaqeje toke të pandarë të babait të tij në Reç të Dibrës. Prokurori Prenci është një nga prokurorët e dosjes “Tahiri”. /abcnews.al

MBULIM-KPK-PREMCI-1280x720.jpg
ent ela11:57 | 05/06/2018

KPK seancë dëgjimore me anëtarin e Krimeve të Rënda Dritan Prençi Rreth orës 11.30 para Komisionit te Pavarur të Kualifikimit doli për një seancë dëgjimore Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, bëri publik raportin i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë Kontrollit të Pasurive dhe konfliktit të interesi, sipas të cilit Prençi ka bërë deklarim të sakte dhe se ka burime financiare të ligjshme. Pasuria e prokurorit të Krimeve të Rënda rezulton të jetë: një apartament 74 metra katrorë i blerë me kredi, një autoveturë tip “Golf” me vlerë 2 mijë euro, si dhe 1/8 e tokës së pandarë të babait të tij 3 mijë metra katrorë në Reç të Dibrës. Edhe raporti i Drejtorisë së Sigurimit te Informacionit të Klasifikuar pohon se ai i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Trupa gjyqësore e Vettingut në KPK, bëri të ditur gjatëseancës dëgjimore se ka pasur dy kallëzime ndaj prokurorit Dritan Prençi, por në të dy rastet është vendosur “mosfillim procedimi penal”. KPK ka vlerësuar se nuk ka indicie që mund të ngrëne dyshime mbi kallezimet. /abcnews.al

KPKKKKKK-1280x720.jpg
ent ela10:41 | 05/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhilloi të martën seancat dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prenci. Hetimi administrativ nuk kishte zbuluar asnjë pasaktësi në pasurinë e tyre, figurën apo aftësitë profesionale.

Kur ka gati 10 javë nga nisja e seancave dëgjimore për llogari të procesit të vettingut në drejtësi, të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli për herë të parë një anëtar i Gjykatës së Lartë.

Edmond Islamaj nuk shoqërohej nga një avokat mbrojtës.

Bazuar në raportet e përcjella nga ILDKPKI-ja, DSIK dhe KLD dhe hetimi i bërë nga Komisioni gjyqtari rezultonte me pasuri të justifikuar, figurë të pastër dhe i aftë profesionalisht.

Ismalaj zotëronte një apartament në Durrës, dhuruar nga prindërit, 1 mijë metër2 truall në Karpen dhe dy llogari bankare me nga 5 dhe 20 mijë euro.

Bashkëjetuesja e tij numëronte një apartament, një garazh dhe një dyqan në Durrës, që kishin si burim trashëgiminë nga familja. Ndërkohë ajo kishte edhe dy garsionere tek Shkëmbi i Kavajës, të cilat i kishte përfituar babai i saj si pronar i tokës.

“Pasuria ime ka ardhur nga gjyshërit tanë, që e kemi trashëguar në pjesë të barabarta dhe jemi munduar ta zhvillojmë”, tha vetë Islamaj para se të kërkone konfirmim në detyrë.

Seanca e radhës shënonte të parin rast të vetimit të një Prokurori të Krimeve të Rënda. Dritan Prençi, i njohur si një nga prokurorët e dosjes “Tahiri”, kërkoi konfirmimin në detyrë, pasi shprehu dakordësi me të gjithë hetimin e kryer nga KPK. Sipas Komisionit, prokurori kishte një apartament në Kashar, të blerë me kredi, një automjet me vlerë 2 mijë euro dhe 1/8 e një sipërfaqeje toke të pandarë të babait të tij në Reç të Dibrës.

Vendimi për Islamajn dhe Prençin do të shpallet në 7 Qershor. Të mërkurën, KPK pritet të shpallë vendimin për prokuroren Anila Leka, ndërsa në 8 Qershor para Komisionit do të dalë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono