Dritan Leli

byroja-politike.jpg
ad min12:40 | 09/06/2018

Sezoni turistik 2018 ishte tema në “Byro Politike”.

Të ftuar: Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës; Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë së Himarës.

Mes të ftuarve u diskutua rreth mundësive turistike që ofrojnë qytetet që ata drejtojnë.

Gjithashtu në “Byro Politike” u fol edhe rreth problematikave dhe sfidave që paraqiten për turizmin./abcnews.al

VLORA-CEL-SEZONIN-1280x720.jpg
ent ela15:24 | 12/05/2018

Për disa ditë rresht vlonjatët dhe turistët do të përjetojnë një atmosferë festive. Sezoni turistik është çelur zyrtarisht me një koncert rinor ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare.

Një koncert rinor me emra të njohur të muzikës. Shumë fishekzjarre në qiellin e Vlorës. Qyteti bregdetar çeli zyrtarisht sezonin turistik. Përshëndetja e parë erdhi nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.

“Mirësevini në Vlorë, ky është sezoni i Vlorës. Në këtë sezon të ri jam i bindur që Vlora do të jetë destinacioni turistik i gjithë shqiptarëve dhe brigjeve të Adriatikut. Vlora meriton shumë dhe vlonjatët janë të vetmit që dinë të presin”.

Bashkë me të ishin edhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi. Ata e cilësuan Vlorën si pjesa më e rëndësishme të zhvillimit të vendit mes turizmit dhe resurseve të jashtëzakonshme.

Ditët në vijim sezoni turistik do të presë turistët me “Aulona Folk Festval” dhe kampionatin e fluturimeve të lira./abcnews.al

 

 

blendi-klosi-vlore-1280x679.jpg
ad min13:38 | 22/03/2018

Në Vlorë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, shpërndanë tek banoret 50 mijë rrënjë ullinj. Kjo nismë, sipas Klosit, do të rrisë mirëqenien e çdo familjeje.

Kodrave rrethuese të qytetit të Vlorës do t’ju rikthehen pemët tradicionale të qytetit, ullinjtë. Banorëve që kanë ndërtuar banesa dhe biznese në to, ju janë shpërndarë plot 50 mijë rrënjë ullinj falas. Fidanët e parë të kësaj nisme u shpërndanë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ullinjtë që janë pjesë e programit kombëtar për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020 do të gjelbërojnë kodrat e shpyllëzuara prej vitesh.

Blendi Klosi: “50 mijë rrënjë ulinj që po shpëndahen janë jo vetëm kontribut për mjedisin por edhe i shërbejnë komunitetit. Mbjellja e fidaneve sjell mjedis të zhvilluar, rritje të turizmit dhe të mirëqenies në çdo familje”.

Ministri Klosi me kryebashkiakun e Vlorës dhe prefektin e qarkut mbollën gjthashtu 100 fidanë bliri dhe rrapi në ish-vendin e grumbullimit të inerteve. Në mbledhjen e Këshilllit të Qarkut Vlorë, ministri Klosi ndoqi prezantimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve në 4 bashki të qarkut që ka filluar të zbatohet me 1 Mars të këtij viti.

“Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një destinacion turistik europian nëse nuk pastrohet dhe nuk gjelbërohet”, tha Klosi./abcnews.al

vlcsnap-error598-1280x720.jpg
ad min11:30 | 04/02/2018

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga zonat që rrezikohen të permbyten nga lumi Vjosë, i cili në Novoselë ka arritur 7.5 metra. ABC News shkoi në vendin, ku situata duket më kritike.
Probleme ka edhe në Selenicë, aty ku dhjetëra banesa janë dëmtuar për shkak të erozionit. Tek Bishti i Malit, Vjosa ka dalë dhe ka bllokuar fshatrat Gjorm, Matogjin, Velcë dhe Bashaj.

Elton Nika, gazetar i ABC News, Vlorë: “Niveli i Vjosës aktualisht ka arritur deri në 7.5 metra, ndërkohë që janë shtatë familje që janë larguar të parat pas daljes nga shtrati të Lumit Vjosë. Prurjet të cilat vijojnë janë të larta dhe të rrezikshme siç konfirmon edhe Shtabi i Emergjencave ndërkohë që u është bërë thirrje edhe banorëve dhe familjeve të tjera të cilët ndodhen afër shtratit të lumit Vjosë të largohen nga banesat e tyre apo të vendosen në katet e dyta të shtëpive”.

Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës: “Në urën e vjetër nuk ka kaluar akoma si në Dhjetor, por priten akoma prurje kështu që shfrytëzoj rastin që të transmetoj apelin nëpërmjet medias që qytetarët e kësaj zone të rrisin gatishmërinë. Të rrisin mobiljet nga katet e para në katet më të larta të shtëpive, të largojnë gjënë e gjallë nga zonat ku tashmë dihen se cilat janë me rrezikshmëri. Shtabi I Emergjencave është nonstop në territor. Jemi duke marrë masa për të marrë mbështetje për të gjithë komunitetin por e rëndësishme është rritja e gatishmërisë dhe zhvendosja e të gjithë banorëve”.abcnews.al

vlcsnap-error987-1-1280x720.jpg
ad min20:09 | 29/11/2017

Pas paralajmërimit për përmbytje në vendin tonë, prefekti i Vlorës dhe Kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, kanë inspektuar nga afër situatën e hidrovoreve në Vlorë. Ky qytet dhe rrethinat e saj rrezikohen të preken më shumë nga moti i keq.
Të gjitha pompat e hidrovorit dhe punonjësit do të jenë në gadishmëri.
Ndërsa OSHEE ka garantuar me dy burime të saj furnizimin me energji elektrike për hidrovoret. Orët në vazhdim pritet që në jug të vendit të ketë reshje intensive./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono