Dritan Leli

makina-bashkia-vlore-1280x716.jpg
nev ila09:28 | 11/10/2019

Dalin detaje të reja nga djegia e automjetit të kryetarit të bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Burimet nga grupi hetimor njoftojnë se ende nuk është përcaktuar, nëse bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme ose jo, por dyshimet mbeten të forta.

Policia ndërkohë, ka sekuestruar të gjithë kamerat që ndodhen pranë zonës, dhe është duke punuar për hetmin e disa personave, të cilët kanë qenë pranë vendit të ngjarjes.

Grupit hetimor është fokusuar te dy persona me motorr të cilët  janë parë në vendin e ngjarjes./abcnews.al

leli-1280x706.jpg
ent ela13:37 | 04/10/2019

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka folur para gazetarëve për disa projekte që po vihen në zbatim. Kurse për aksionin e IKMT-së Leli tha se do të vazhdojnë të gjithë bregdetin.

Për kryebashkiakun e Vlorës prishja e objekteve pa leje përgjatë bregdetit do të vazhdoje. Dritan Leli tha se ato janë pa leje dhe se pengojnë zbatimin e disa projekteve në zonën e tunelit, apo tek vendi i quajtur Kalaja. Banorët do të njihen me to në një debat publik.

Leli tregoi detaje për shëtitoren përgjatë bregdetit në një gjatësi prej 3 km, vijimi i Lungomares nga zona e Tunelit, Uji i ftohtë deri në afërsi të Radhimës. Janë projektuar pishinë e ujë deti, pishinë për fëmijë dhe një vend parkimi dykatesh nëntokësor me 160 vende.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës  u tha gazetarëve se vetëm në projektin e Lungomare 2,  vlera e financimit shkon në 4 milion euro. Kurse projekti i shëtitores nga tuneli deri në Radhimë është në detajet e fundit të tij. /ABC News Albania 24/7

vlore-4.jpg
ad min15:20 | 20/08/2019

Bashkia e Vlorës ka nisur një aksion për pastrimin e Ishullit të Sazanit. Nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë Dritan Leli të gjithë punonjësit kanë zbarkuar në terren. Leli ka kërkuar ndërgjegjësimin e vizitorëve dhe pushuesve, sikur ka siguruar se në këtë ishull do të ketë një infrastrukturë të plotë për vendosjen e plehrave.

Duhet thënë se drejt Sazanit dhe Karaburunit udhëtojnë rreth një mijë persona në ditë. Vendorët dhe operatorët turistike po kërkojnë që përmes këtij aksioni i cili do të vazhdojnë, të bindin pushuesit se Sazani është një vend me plazhe të pastra./ABC News Albania 24/7

sinan-idrizi.jpg
ad min17:00 | 14/08/2019

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka pranuar se nisja e fazës përgatitore është e vonuar ndërkohë që ka zbuluar se baza e skuadrës për sezonin e ri do të jenë futbollistët vlonjatë. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka premtuar mbështetje të plotë për skuadrën kuqezi.

Pritja merr fund dhe Flamurtari do të startojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri nën drejtimin e trajnerit Gerd Haxhiu. Gjithçka është konfirmuar edhe nga vetë presidenti Sinan Idrizi në një takim të përbashkët me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës ka rikonfirmuar mbështetjen që bashkia ka dhënë dhe do të vijojë të japë për klubin dhe skuadrën e Flamurtarit. Administratori Idrizi ka pranuar faktin që skuadra është me vonesë në përgatitje ndërkohë që zbulon se baza e Flamurtarit do të jenë futbollistë vlonjat.

Flamurtari është licensuar për sezonin e ardhshëm ndërsa Idrizi dhe Leli kanë pranuar se ligji për sportin në Shtator do t’i japë zgjidhje futbollit jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë.

Flamurtari ka konfirmuar tashme sulmuesit Ardit Hoxhaj dhe Xhevair Sukaj boshnjakun Bajraktareviç ndërsa priten edhe konfirmimet e Veliut, Ribajt, Gocajt, Vatnikajt dhe portierit Nurkoviç./ABC News Albania 24/7

idea.jpg
ad min15:59 | 15/07/2019

Së shpejti pritet të nisë puna për fazën e dytë të Lungomares. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli zhvilloi një mbledhje me arkitektët e projektit ku u diskutua për vijueshmërinë e investimit. Leli tha se parashikohen korsi biçikletash dhe lidhje me bregdetin duke integruar çdo hapësirë bregdetare. 

Faza e dytë e projektit të Lungomares do të nisë në vjeshtë. Punimet do të kryhen në segmentin nga rrapi në Uji të Ftohtë në drejtim të tunelit në një gjatësi 1.3 kilometra. Takimi me arkitektet e projektit u zhvillua në Bashkinë e Vlorës ku janë diskutuar detajet e investimit.

“Duke filluar nga vjeshta të projektit të projektit të ri që ne kemi në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që është që nga zona e hotel “Liros” ose e farit deri në 3 kilometra, i cili do të bëjë një rehabilitim të gjithë shtratit të rrugës me një korsi biçikletash të dedikuar. Me rrugë të tjera midis hapësirave të godinave qoftë të ndërtimeve turistike apo godinave të tjera për të pasur mundësinë e aksesimit në plazhe të të gjithë vizitorëve”, tha Leli.

Arkitekti britanik i projektit tha se materialet janë të njëjta me ato të përdorura në Lungomare deri tani. Lidhjet me vijën bregdetare do të jenë me zbritje me shkallë, duke integruar çdo hapësirë bregdetare  e duke e kthyer atë në akses publik.

Pjesë të projektit do të jenë disa pishina, për të rritur e fëmijë me ujë deti. Ndërsa lidhjet në njësitë e shërbimit do të jenë nëntokësore me zbritje në det. Parkimet janë parashikuar në fillim dhe në fund të shëtitores./ABC News Albania 24/7

vlora.jpg
nev ila14:44 | 21/06/2019

Këtu gjatë sezonit pak dëgjohet të flitet shqip. Numri i lartë i të huajve e kthyen Vlorën metropol të turizmit bregdetar.  Anijet dhe kroçeret janë të shumta në brigjet joniane. Kryebashkiaku Dritan Leli është entuziast për këtë.

Këtë vit janë shtuar kërkesat për hoteleri. Përveç kapaciteteve të deritanishme  në muajin qershor me rritjen e ofertave turistike, kërkohen edhe ambiente të reja akomodimi.

 

Për Lelin Vlora ka ndryshime të mëdha. Ai e shikon këtë edhe tek numri i bizneseve të reja të ngrituara përgjatë Lungomares dhe në qytet

Me ngritjen e temperaturave numri i pushuesve që udhëtojnë drejt jugut është i lartë. Fundjavave ky fluks kthehet në makth, sepse trafiku është shumë i rënduar. Megjithatë Vlora është joshëse për turistet, vendas dhe të huaj./ABC News Albania 24/7

vlora-cel-sezonin.jpg
nev ila15:50 | 18/05/2019

Vlora është gati të presë turistët e parë. Me një koncert ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare është çelur zyrtarisht sezoni turistik. Kryebashkiaku Dritan Leli u tha qytetarëve se Vlora këtë vit do të jetë epiqendra e turizmit.

 

Vlora hap zyrtarisht sezonin turistik 2019.

Ishte parashikuar një javë më parë por u shty pas vendimit të qeverisë shqiptare për ta shpallur 10 majin ditë zie.

Një sërë aktivitetesh kanë paraprirë çeljen e sezonit dhe me koncertin e madh që u organizua në Lungomare qyteti bregdetar është tashmë gati për turistët.

Kryebashkiaku Dritan Leli tha se këtë vit Vlora ka më shumë për tu ofruar vizitorëve .

Në mbyllje të koncertit ku performuan emra të njohur të muzikës shqiptare si Aurela Gaçe , Anxhela Peristeri etj,  pati edhe një spektakël fishekzjarrësh.

Atmosferën e shijuan qindra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm./ABC News Albania 24/7

vlore-leli-1280x701.jpg
ent ela14:50 | 06/05/2019

Kryetari i Bashkisë Dritan Leli tha se Vlora do të vazhdojë të përmbytet përsa kohë nuk kanë përfunduar punimet në bulevardin kryesor. Ai u kërkoi banorëve që në ditë me shi të mos qarkullojnë me mjete.

Në 40 ditë Vlora është përmbytur tri herë nga reshjet e shiut. Por kryebashkiaku i këtij qyteti nuk dha asnjë shpresë për banorët. Dritan Leli tha se kjo situatë do të vazhdojë derisa të mbyllet projekti për rikonstruksionin e bulevardit kryesor.

Leli: “Situata deri sa të stabilizohen të gjitha lidhjet e bulevardit “Ismail Qemali” do ketë problematika deri në përfundim të këtij projekti”.

Leli u ka kërkuar banorëve të territorit që ai qeveris, ta mirëkuptojnë. Ai u tha se kur ka reshje shiu të mos përdorin mjete, ose të minimizojnë lëvizjet kryesisht në rrugët problematike.

Leli: “Do të doja që kur ka shira dhe bashkia e Vlorës njofton qytetarët që të jenë të kujdesshëm, mos përdorin transportin, të mënjanjojnë këto rrugë problematike dhe të dekurajohet lëvizja kur ka shumë shira”.

Të dielën rrugët dhe lagjet e qytetit jugor u përmbyten plotësisht. Uji ka qëndruar në sipërfaqe për më shumë se pesë orë. E po për kaq kohë çdo gjë u paralizua. Mjetet nuk qarkulluan dhe këmbësoret u mbyllën në shtëpi.

Projekti për bulevardin do të vazhdojë gjatë dhe nuk ka gjasa që ai të përfundojë për këtë sezon turistik.

Është folur që në qershor të hapet një anë e tij, thjesht si rrugë kalimi, por kjo nuk do të ndikojë për mirë kur Vlora të përfshihet nga reshjet e shiut. /ABC News Albania 24/7

makina-1.jpg
ad min17:15 | 29/11/2018

Festat e Nëntorit në Vlorë sollën edhe një aktivitet krejt të veçantë. Me iniciativën e Bashkisë në zonën e ish-Akademisë së Marinës u prezantuan makina dhe motora të tipit të vjetër.

Të gjithë ata pronarë që i mbanin në shtëpi i sollën në këtë spektakël makinash që zgjoi kureshtjen e shumë banorëve të qytetit. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, tha se ky organizim ka për qëllim afrimin e një tjetër atraksioni turistik për vizitoret edhe në dimër.

Shumë të pranishëm bënë fotografi pranë makinave të tipeve të ndryshme, por që nuk shikohesh shpesh në qarkullim./abcnews.al

 

VAJZAT-VLORA-VIZITE-NE-VLORE-1280x709.jpg
ent ela15:53 | 07/10/2018

Qyteti i Flamurit është vizituar nga 28 vajza që vinin nga Kosova dhe mbajnë emrin Vlora. Vizitorët e veçanta panë nga afër disa nga destinacionet turistike të Vlorës dhe zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli.

Vlora priti vizitorë të veçantë këtë fundjavë. 28 vajza me emrin Vlora si vetë qyteti i Pavarësisë. Më e vogla prej tyre vetëm gjashtë muajshe.

Numri i tyre është zgjedhur si një simbolikë për festën e 28 nëntorit. Sheshi i Flamurit , fshati Kaninë dhe vende të tjera turistike të Vlorës ishin pjesë e vizitës së vajzave nga Kosova.

Në këtë udhëtim të tyre shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Dritan Leli- Kryetari i bashkisë Vlorë: Sot këtu vendosëm që në krahun tim të djathtë të jetë Vlora e madhe, vajzë e një babi Ismail dhe nëne Shqipe dhe lindur me 28 nëntor, një persoanzh i rëndësishëm për jetën politike e administrative të Kosovës dhe me shumë delikatesë kemi zgjedhur një Vlora të re vetëm 6 muajshe.

Pasi shijuan nga afër peisazhet e mrekullueshme të Vlorës , vajzat me emrin Vlora ditën e mbyllën me kërcime me muzikë shqiptare dhe me shumë foto. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono