dritan hoxholli

dritan-hoxholli.jpg
G. P.16:13 | 16/10/2019

Gjykata e Kavajës e kishte vendosur në masë sigurie arrest me burg Dritan Haxhollin i cili u vra disa ditë më parë pas një përleshje me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas. ABC News disponon dosjen për veprat penale ndaj 41-vjecarit, por që nuk ishte arrestuar nga policia.

Prej më shumë se një muaji, Dritan Haxholli ishte në kërkim, por kjo nuk e pengoi natën e krimit të shkonte tek dritarja Marsida Qatjes. Nga dosja në ngarkim të tij, që Abc News disponon, referuar pesë neneve me vendim të datës 5 Shtator 2019, Gjykata e Kavajës caktoi arrest me burg për Haxhollin. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe prokuroria e këtij rrethi.

“Me datët 23 .07.2019 nga ana e një punonjësi të policisë së rendit publik, pranë komisariatit të Kavajës u konstatua në segmentin rrugor nga Kavaja në Rrogozhinë, tek mbikalimi i Gosës, automjeti tip Audi me targa AA332 XT. Automjeti ka qenë duke udhëtuar në limitet maksimale të lejuara në atë rrugë me 90 km në orë, dhe u konstatua që Audi po rriste shpejtësinë. Kur polici u bëri shenjë të ndalonte, drejtuei ndaloi. Atij iu kërkua leja e drejtimi dhe dokumenti i mjetit. Drejtuesi u prezantua si Tan Peza dhe nuk iu bind policit për tu futur brenda në makinë. Polici njoftoi patrullën e cila do të bënte shoqërimin e tij në komisariat. Por personi i perzantuar si Tan Peza ka kaluar sipër kufizuesve anësore metalike dhe është hedhur në rrugën dytësore. Nga patrullat u identifikua se ky person ishte Dritan Haxholli, thuhet gjatë shqyrtimit të provave nga Gjykata e Kavajes e cila vendosi burg për të akuzuarin”.

Nga ky moment 41-vjeçari që u përplas me armë zjarri dhe u vra me dy plumba nga polici i burgjeve Bledar Toçi  duhej të ishte ne burg. Abc News pyeti për këtë fakt shefin e komisariatit të Kavajës. Por nuk mori përgjigje mbi arsyet e mos arrestimit të personit që nuk ishte thjesht në kërkim për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, dhe mosbindje ndaj policisë, por i shpallur i rrezikshëm.

VIDEO/ Tmerr i banorëve dhe policisë: Kush ishte Dritan Hoxholli

Dritan Haxholli qarkullonte pa patentë. Duket sikur asnjëherë nuk ka disponuar një dokument të tillë. Në shkresën nr 49 75/ 1 prokuroria mësoi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Rrugor në Durrës, që ky njeri nuk ishte pajisur me leje drejtimi.

Në dosje, Abc Neës mësoi, se për të njëjtat akuza me herët Haxholli ishte dënuar dy herë me burg. Rreth një vit më parë në datë 29 .06 .2018 kjo gjykate e  kishte dënuar me  5 muaj burg. Kurse në datë  20 Nëntor 2018  u dënua me tetë muaj burg.

Natën e masakrës Dritan Haxhollit nuk i hynte në punë patenta e as që në shtëpinë e Marsida Qatja ndodhej një oficer policie. Me vete kishte kallashnikovin. Pas një debati të shkurtër verbal shtiu dy herë ndaj tij, por për fat arma iu bllokua.

Bledar Toçi ndodhet ende në spital në masë arresti me burg, kurse Dritan Haxholli pa patente u vra vetëm një muaj pasi Gjykata në pikën 3 të vendimit “arrest me burg” kishte urdhëruar:

“Urdhaërohet prokuroia pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për ekzekutimin e këtij vendimi”. /Redaksia e korrepondentëve-ABC News Albania/

kavaje-1-1280x720.jpg
G. P.11:21 | 16/10/2019

Përgjegjësi i sigurisë së Brendshme të Burgut Durrës, Bledar Toçi  që qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur Dritan Haxhollin e për pasojë mbeti dhe vetë i plagosur, ka lënë një nga dhomat e reanimacionit.

36-vjeçari ndodhet i shtruar në një nga dhomat e infektivit në spitalin e Durrësit. Kjo lëvizje vjen në një kohë që gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve ishte e mirë dhe pritej transferimi i tij drejt ambienteve të paraburgimit.

Nuk dihet pse 36-vjeçari është shtruar në një nga dhomat e infektivit, pasi mjekët e këtij reparti mbeten të rezervuar në dhënien e këtij informacioni. Edhe në këtë repart Bledar Toçi ruhet nga efektivë të policisë.

Ai ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Kavajës të dielën e kaluar. Mbi Toçin prokuroria ka ngritur dy akuza atë të vrasjes me dashje si dhe prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. E gjithë ngjarja u zhvillua në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë./abcnews.al

marsidaa.jpg
Autor E09:38 | 15/10/2019

Mbrëmjen e djeshme, Marsida Qatja ka bërë deklaratën e fortë në Open se ngjarja në Kavajë nuk do të mbyllet me kaq.

Kjo sipas saj sepse bashkëshorti i saj I.Hyseni i cili aktualisht vuan dënimin në Gjermani, nuk e fal gjithë këtë.

Ajo ndër të tjera ka thënë se është e bindur se ngjarja e Kavajës e katër ditëve më parë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur, nuk ka për t’u mbyllur me kaq.

Marsida tha se nuk ka patur asnjë marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli dhe as me të plagosurin Bledar Toci.

“Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test droge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji.Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të burrit tim. Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo një minutë duke më kërkuar si është e vërteta. Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen. Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri. Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, ikisha të gjitha dhe i humba”, thotë Marsida.

hoxholli-1280x720.jpg
Autor E12:05 | 12/10/2019

Abc news ka mesuar se Dritan Haxholli sapo ka hyre ne shtepi ka qelluar ne nje distance dy meter Bledar Toçin duke e lene te plagosur. Kurse polici i eshte kunderpergjigjur me disa te shtena duke e lene te vdekur.

Aty ndodhej Marsida Qatja dhe Xhulio Biturku kurse fqinji tjeter ishte larguar per te marre pije dhe ushqime.

Ne trupin e Haxhollit jane gjetur disa plumba por ekspertiza mjeko ligjore do te percaktoje numrin e sakte ndersa ne banese jane gjetur mbi 16 gezhoja.

Mesohet se viktima ka qene kane me vendim arresti ne mungese per mosbindje te punonjesve te policise dhe largim nga vendngjarja. Kjo ka ndodhur dy jave para vrasjes se Dritanit.

Ndersa Bledar Toci eshte marre ne pyetje mengjesin e sotem. Ai ndodhet i shtruar ne reanimacionin e spitalit te Durresit.

Toci ka dhene pak shpjegime per oficeret e policise gjyqesore Kavaje.

Polici ka deklaruar se Marsida i kerkoi ndihme per te mos e bezdisur Haxhollin.

Sipas oficereve te policise gjyqesore mbajtja e pistoletes nga Toci jashte orarit do te trajtohet si shkelje administrative ne baze te rregullores se brendshme te sherbimit policor.

Megjithate Bledar Toci eshte nen arrest per vrasje derisa te ballafaqohen faktet dhe te kuptoheet nese ishte vrasje me paramendim apo per efekt vetembrojtje. /abcnews.al/

marsidaa.jpg
Autor E16:03 | 11/10/2019

Nipi i Dritan Hoxhollit të vrarë dje në mëngjes në shtëpinë e Marsida Qatjës nga plumbat e dala nga pistoleta e policit Bledar Toçi ka reaguar për mediat duke dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sipas tij, të tre personazhet kryesore të kësaj historie njiheshin me njeri-tjetrin nga më para duke hedhur dyshime mbi shkaqet e ngjarjes.

Nipi i tij shprehet se ata kishin shkuar më parë tek shtëpia e nënës së viktimës dhe se kishin lidhje të ngushta bashkë.

Ai shprehet se polici duhej të informonte shefat e tij për kërcenimet e Hoxhollit ndaj Marsidës dhe jo të vepronte vetë duke rezultuar me vrasjen e tij. /abcnews.al

punee2.jpg
Autor E15:12 | 11/10/2019

Shqipëria, edhe pse një vend i vogël ka kaluar herë pas here drama të mëdha të cilat janë bërë për ditë të tëra qendër vëmendjeje.

Dashuria dhe pasioni është bërë shpeshherë shkak që të derdhet gjak dhe vajza të reja apo djem të rinj të përfundojnë tragjikisht të vrarë shkruan Albeu.com.

Jo më larg se dje një ngjarje e tillë tronditi Kavajën, ku një histori dashurie u kthye në tragjedi.

Por plot raste të tilla në kohë kanë prekur vendin tonë dhe ju i gjeni në galerinë që shoqëron këtë lajm.

A mund ta quajmë këtë fenomen, krim pasioni? Psikologjikisht, një term i tillë përfshin vrasjet të cilat ndodhin në momente gjaknxehtësie dhe që nxiten nga pasioni.

Në rastet shqiptare duket se nxitet më tepër nga dëshira për të vënë në vend nderin, xhelozia, mospranimi i ndarjes dhe në rastet më të dhimbshme edhe moskthimi i dashurisë.

Më poshtë rendimin shtatë ngjarjet më të bujshme që lidhet me krime pasioni: 

Tetor 2012 – Shaban Norja 81-vjeç, i preu kokën Aishe Vatës 17-vjeç në Durrës. Pas një lidhje dy vjeçare mes agresorit dhe viktimës, kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë.

Në momentin që Aishe Vata i tregoi 81-vjeçarit për shtatzëninë e saj, ky i fundit me anë të një sëpate i ka prerë kokën në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja shokoi mbarë opinionin publik, ndërsa gjakftohtësia me të cilën 81-vjeçari kreu krimin ishte makabre. Në dëshmitë e tij, të ndryshuara disa herë Norja është shprehur se 17-vjeçarja i është lutur vetë që ta vriste pasi nuk donte të abortonte. Më vonë u tha se ai dyshonte për ndonjë tradhti të mundshme nga ana e saj, pasi mosha që ai kishte e bënte disi të vështirë shtatzëninë. Autori pranoi krimin, dhe u dënua me 25-vite heqje lirie.

 

Gusht 2016 – Sokrat Shani, 65 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës vrau në një banesë në Golem, 27-vjeçaren Jonida Canaku, dhe disa ditë më pas vari veten në shtëpinë e tij në. Krimi u zbulua nga disa letra që autori kishte shkruar përpara se të vdiste, ku pranonte autorësinë e krimit, dhe tregoi vendodhjen e trupit të viktimës.

Sipas të dhënave nga policia 65-vjeçari dhe 27-vjeçarja kishin një lidhje intime prej shumë kohësh. Shani ishte i martuar dhe mbahej si një person me të ardhura të mira ekonomike në fshat. Ai shpesh ndihmonte familjarët e vajzës, por kur Jonida kishte filluar të njihej me dikë tjetër, ai nuk e ka pranuar lidhjen e saj, duke e vrarë në apartamentin e motrës së tij në Golem. Në letrën e tij para se të vetëvritej ai shkruante: “Jonida ndodhet te shtepia e Ludit ne Golem. Ka nderruar jete. Shtepia ndodhet perballe pishines tek hotel P, ne katin e katert. Jonida eshte nga kryekuqi date 14.08.2016.”.

Shtator 2017 – Fadil Kasa qëlloi me armë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fidel Hafizi nënën e dy fëmijëve të tij, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, menjëherë pasi kjo e fundit kishte dalë nga parukieria. Ngjarja e bujshme do trondiste mbarë opinionin publik ku reagimet ishin të shumta. Shkak për vrasjen ishte mospranimi i divorcit nga ana e Kasës, i cili prej shumë kohësh përndiqte dhe kërcënonte gjyqtaren. Kjo e fundit kishte kërkuar urdhër mbrojteje ndaj ish-bashkëshortit, por pavarësisht kësaj, ajo nuk arriti ti shpëtonte dot vdekjes. Gjyqtarja Hafizi kishte kohë që ndihej e frikësuar për jetën e saj, dhe shpesh shprehej se e dinte që ai do e vriste, dhe fatkeqësisht ndodhi ashtu siç ajo e kishte menduar. Sot Fadil Kasa ndodhet në paraburgim, dhe pret dënimin nga gjykata ku akuzohet për vepra penale vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje, pasi ekspertiza përcaktoi se ai ishte i aftë mendërisht në momentin e krimit.

Janar 2018 – Aldison Belulaj qëllon me armë 21-vjeçaren Arjela Murataj pranë portës së “Fakultetit të Mjekësisë “ në Tiranë duke e lënë të vdekur dhe më pas qëlloi veten. Një lidhje e refuzuar nga viktima, e cila përfundoi në tragjedi. Një vrasje e paralajmëruar e cila mund të ishte parandaluar. Dy të rinjtë nga Zharrëza e Fierit njiheshin që prej gjimnazit. Fiksimi i Belulaj për 21-vjeçaren, studente të Juridikut do të kthehej në tragjedinë e jetës së tyre. Kjo vrasje vijon të mbushë kronikat dhe lajmet nëpër media, ndërsa autori ndodhet në gjendje kome në spitalin Ushtarak ku mjekët japin shumë pak shpresë për jetën.

Qershor 2018-Ishte ora 08:10 e mëngjesit të së premtes, kur Xhafer Mata i doli përpara Xhuljeta Çunit dhe i kërkoi që t’i riktheheshin lidhjes, pas ndarjes prej pak kohësh.

Pasi shkëmbyen disa fjalë në trotuar, 31-vjeçari nga Kukësi duket se ka hasur në refuzimin e 19-vjeçares nga Mati, e në këtë moment ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në kokë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e “Don Boskos”, në rrugën “Eshref Frashëri”.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Xhafer Mata ka qëlluar dy herë me pistoletë mbi Xhuljeta Çunin. Po sipas tyre, Xhafer Mata ka kërcënuar edhe disa qytetarë pranë një furre buke, e më pas ka qëlluar edhe veten. Në gjendje të rënduar psikologjike, Xhafer Mata qëlloi veten po në kokë, në krahun tjetër të trotuarit. Ai ndërroi jetë dy orë më pas në spital, ndërsa në vendngjarje policia gjeti një pistoletë TT.

Janar 2019-Shtetasi Arben Gjeçi mbeti i vrarë me sende të forta mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Zall Bastar i Mesëm në Tiranë. Viktima kishte një lidhje jashtë martesore me një grua gjithashtu të martuar, vetëm 20 vjeçe. Nën akuzë për ngjarjen u vune tre persona, shtetasi Esat Cani, motra e tij Elida Cani dhe dhëndri Dëfrim Kurti. Ditën e ngjarjes, Cani dhe viktima janë takuar pranë një ndërtese të pabanuar.

Tetor 2019-Përplasja e armatosur në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë ka tronditur qytetarët pasi gjatë këtij sherri humbi jetën një shtetas, ish- i dashuri i zonjës në fjalë dhe u plagos një efektiv policie, i dashuri aktual. I vrarë mbeti shtetasi Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Nderkohe Marsida ishte e martuar dhe burri i saj vuan dneimin ne nje burg ne Gjermani.

marsida-1-1280x740.jpg
Autor E14:29 | 11/10/2019

Ngjarja e djeshme me një të vrarë dhe një të plagosur në Kavajë mund të kishte përfunduar me të tjerë viktima.

Tashmë kanë folur dy ndër personazhet kryesore të kësaj ngjarje, Marsida Qatja dhe Bledar Toçi, të cilët tregojnë detaje nga ngjarja e rëndë.

Në rrëfimin e saj për gazetarin e ABC News, Marsida Qatja thekson se Dritan Hoxholli kishte shkuar me automatik në dore në shtëpinë e saj dhe në momentin që i është hapur dera ka filluar të qëllojë me armë.

Por, pasi shkrepi fishekun e parë sipas saj, i cili plagosi edhe Bledar Toçin në qafë, atij i bllokohet arma.

Wshtë pikërisht ky moment kur Toçi nxjerr pistoletën dhe qëllon 16 herë ndaj Dritan Hoxhollit duke e lënë të vdekur në vend.

EKSKLUZIVE/ Tregon Marsida Qatja: Çfarë folën Bledari dhe Dritani para breshërisë

“Për pjesën e Bledarit, jo se është shoku im, por mendoj se ai duhet të ngrihet në detyrë. Ai bëri diçka që ne do të kishim vdekur të gjithë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im. I gjuajti Bledarit dhe prapë Bledari nuk bëri gjë. Kur donte të gjuante fëmijën tim, Bledari kërkoi vetëmbrojtje”, tregon Marsida duke theksuar se ishte fat për ata që ndodheshin në shtëpi që Dritan Hoxhollit i ngeci arma pasi mund të kishte ndodhur një masakër. /abcnews.al/

kavaje-1-1280x720.jpg
Autor E11:49 | 11/10/2019

Është zbardhur dëshmia e policit Bledar Toçi, i cili qëlloi duke e vrarë në vend Dritan Hoxhollin në orët e para të ditës së djeshme brenda ambienteve të shtëpisë së Marsida Qatjas.

Siç raporton gazetari Andi Qosja për abcnews.al, Toçi ka deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se Qatja e kishte telefonuar të mërkurën pasdite duke i thënë se Hoxholli po e kërcenonte.

Më mori Marsida në telefon të mërkurën pasdite dhe më tha se Dritan Hoxholli e kërcenonte. Unë i thashë se do ta ndihmoja. Ai i thoshte se do t’i merrte fëmijen dy vjeç“, është shprehur Toçi.

“Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën. I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ia hapa derën Dritani me tha:’Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua’ dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka treguar polici. 

Ai shton gjithashtu se ka qëlluar për vetëmbrojtje dhe nuk ka patur qëllim për ta vrarë.

Armën e shërbimit e kisha me vete pasi sapo kisha mbyllur turnin. Dy të tjerët që ishin në banesë janë shok të burrit të Marsidës“, shprehet Toçi. /abcnews.al/

vajza-1280x720.jpg
Autor E16:03 | 10/10/2019

Policia e ka të qartë tashmë se çfarë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, nisur edhe nga dëshmia e Marsida Qatjës, të resë, në shtëpinë e së cilës ndodhi sherri duke sjellë një të vrarë dhe një të plagosur.

Në dëshminë e saj para oficerëve të policisë gjyqësore, Qatja është shprehur se e ka bashkëshortin në burg në Gjermani.

Mësohet se bashkëshorti i saj I.Hyseni është përmendur edhe nga ish-kryeministri Berisha pak vite më parë duke e akuzuar se ishte “pjesë e bandës së Elvis Roshit”.

Viktima Dritan Hoxholli

Bashkëshorti i Marsidës është dënuar për trafik droge në Gjermani dhe sipas dëshmisë së saj pritet të lirohet sëfundmi, gjë e cila kishte bërë që e reja të detyrohej të shkëpuste lidhjen me Dritan Hoxhollin.

Marsida Qatja

Ky i fundit mbeti i vdekur brenda shtëpisë së Marsida Qatjës pasi qëlloi fillimisht me breshëri automatiku ndaj policit Bledar Toçi, i cili iu përgjigj me zjarr duke e lënë të vdekur në vend. /abcnews.al/

shtepia-1280x720.jpg
Autor E15:42 | 10/10/2019

Marsida Qatja ndodhej në shoqërinë e tre meshkujve të tjerë teksa në banesë ka tentuar të futet ish-i dashuri i saj Dritan Hoxholli. Ai ka kuptuar se në shtëpi ndodheshin meshkuj të tjerë duke u futur aty me forcë.

Në debat e sipër katër meshkujt e pranishëm janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke bërë që të shkrepeshin armët. Dritan Hoxholli mbeti i vrarë në vend, ndërsa polici Bledar Toci mbeti i plagosur.

FOTO/ Kjo është vajza, për të cilën plasi në Kavajë: Tre fëmijët ndodheshin në banesë

Gazetarja e ABC News, Enkelejda Arapi hyri në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë duke siguruar pamje nga ajo që kishte mbetur pas konfliktit me një të vrarë dhe një të plagosur.

Ngjarja
Mësohet se efektivi i policisë Bledar Toçi ndodhej me tre persona të tjerë në shtëpinë e një gruaje me të cilën rezulton se kishte lidhje dashurie.
Pak minuta më vonë ka mbërritur i armatosur Dritan Haxholli dhe efektivi Toçi i ka kërkuar llogari gruas pse e kishte ftuar personin në fjalë. Në këtë moment Haxholli e ka qëlluar me një plumb në qafe efektivin. Ky i fundit i është përgjigjur me katër plumba duke e lënë të vdekur Haxhollin. Viktima ndodhet në morg për t’ju nënshtruar ekspertizë mjeko-ligjore.  Ndërsa efektivi Toçi i cili është punonjës i burgut në Durrës është dërguar në spitalin e Kavajës në gjendje kritike për jetën.

Policia e Tiranës njoftoi se polici është arrestuar . Bashkë me të u vu në pranga edhe vëllai i tij. Mësohet se gjatë sherrit në banesë është goditur fizikisht edhe gruaja. I gjithë konflikti sipas policisë lokale ka ndodhur për motive xhelozie. Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja në banesë ishin edhe tre fëmijët e Marsida Qatja. Ndërsa burri i saj ndodhet në burg në Gjermani. /abcnews.al/


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono