dritan hila

hilaa.jpg
G. P.20:59 | 14/05/2019

Do të zhvillohen apo jo zgjedhjet e 30 Qershorit është një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të krizës politike në vend. Dritan Hila, gjatë emisionit “Provokacija” ka deklaruar se mendon që Rama do ta çojë vendin në zgjedhje edhe pa opozitën.

“Ndryshe nga shumë gazetarë dhe miq të mi që janë të majtë, por mendojnë që nuk do shkojë vendi në zgjedhje pa opozitën kam një mendim i cili po fiton mazhorancën në mendjen time. Rama ka për ta çuar vendin në zgjedhje dhe do t’i bëjë zgjedhjet pa opozitën dhe ka për të ndjekur këtë rrugë. Nuk e di se sa janë të investuar perëndimorët në këtë pikë, por nëse perëndimorët do t’i thonë që ta bëjë këtë, Rama ka për ta bërë. Ta harrojnë ata njerëz që mendojnë se Rama është një frikacak, se është një klishe e përhapur kjo që Rama është një frikacak. Rama sot është kryeministër i vendit. Ka 30 mijë policë nën urdhra. Ka dhe 4 miliardë e gjysmë investime, buxhet shteti. Nuk është më ai njeriu i cili kishte frikë, por ai njeriu që përveç resurve dhe armatës që ka mbrapa ka rezultuar deri më tani që është njeriu planifikues më i mirë strategjik. Ka nxjerrë nga loja Metën. Ka nxjerrë nga loja Nanon. E nxorri Metën prapë nga loja si aleat”, tha Hila.

Ndërkohë për sa i përket opozitës, ai theksoi që ajo njihet nga ndërkombëtarëve. Por nëse ajo humbet konfirmimin popullor, sipas tij nuk mund të jetë më opozutë zyrtarë, çka mund të sjellë edhe nrsyhimin e qëndrimit të ndërkombëtarëve.

“Unë them që një opozitë shquhet e tillë kur konfirmohet në votime, njihet zyrtarisht, kur e njohin ndërkombëtarët. Momentalisht pavarësisht tentativave që ka është kjo opozitë që është. Është e konfirmuar në votime, njihet zyrtarisht dhe e konfirmojnë dhe ndërkombëtarët. Në momentin që kjo opozitë nuk do marrë pjesë në votime sipas mendimit tim humbet konfirmim popullor nuk do jetë opozitë zyrtare, dhe kam frikë se qëndrimi i ndërkombëtarëve do thotë “ok ju nuk morët pjesë në zgjedhje dhe ne nuk do ju njohim si opozitë. Atëherë rruga e vetme mbetet prishja e momentit të votimit. Po sikur në këtë moment ndërkombëtarët të thonë “që çfarë që të ndodhë ne i njohim votimet që u zhvilluan në Shqipëri” çfarë do bëhet? Sepse do ta çosh vendin drejt një konflikti civil. Nuk besoj që edhe brenda PD ka njerëz që duan një përsëritje të konfliktit civil”, tha Hila./abcnews.al

hila.jpg
G. P.20:43 | 14/05/2019

Që prej ditës kur deputetët dogjën mandatet opozita ka qenë në protesta. Mirëpo me anë të tyre, sipas gazetarit Dritan Hila, opozita ka arritur vetëm të mobilizojë mbështetësit e saj. I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, Hila theksoi se pavarësisht se sondazhet kanë dhënë një lloj epërsie, Partia Demokratike nuk e kalon PS-në.

“Protesta ia ka dalë që të galvanizojë që të mobilizojë mbështetësit e opozitës. Edhe nga sondazhet e hapura dhe të fshehta e kemi parë që mbështetësit e opozitës janë rritur nga 350 mijë në 450 mijë. Nuk mendoj që ia ka dalë të galvanizojë edhe elektoratin gri, i cili në një farë mënyre vendos agën, shigjetën e balancës dhe nuk është demoralizuar elektorati i PS që vazhdon dhe qëndron në kuota 700 e ca mijë vota. Ne e dimë që pushteti bie kur ai që qeveris nuk ka më vullnetin që të mbajë pushtetin dhe ndjekësit e tij janë të demoralizuar. Këtë nuk e shoh akoma te PS dhe duke qenë se është ende partia më e madhe ka një lloj sigurie nëse shkon në zgjedhje. Të gjitha sondazhet pavarësisht se japin një lloj epërsie të opozitës nuk arrijnë të kalojnë në diferencë me PS-në në atë marzhin e gabimit që ka çdo sondazh. Edhe në 2017 me të tillë marzh gabimi Rama mori 74 deputetë”, tha Hila.

Mosgjetja e një zgjidhje të kësaj krize politike ka shqetësuar shumë njerëz, madje duke e lidhur edhe me krizat e mëparshme politike që ka kaluar vendi ynë. Sipas Dritan Hilës, një nga dramat më të mëdha të Shqipërisë ka qenë viti ’97. Sipas tij, “kur Berisha është në mes të turmës, atëherë fillon dhe paniku i madh jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i ndërkombëtarëve sepse është aktori kryesor në ’97”.

Mirëpo, gazetari i njohur nuk beson që do të përsëritet e njëjta ngjarje për shkak edhe të Aleancës Euro-Atlantike ku bëjmë pjesë.

“1997 ishte dramë e madhe. Biles kur Berisha është në mes të turmës, atëherë fillon dhe paniku i madh jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i ndërkombëtarëve sepse është aktori kryesor në ’97. Në ’97 ishte një ngjarje që vetëm në Afrikë mund të ndodhë. Nuk mund të ndodhë në vendet e Europës. Bie pushteti, hapen depot e ushtrisë, shthuret policia, shthuret ushtria, bandat vendosin postblloqe. Është një situatë që ne që e kemi përjetuar nuk do ua uronim as hasmit. Është një situatë që ka ndodhur në Afrikë.

Nuk do përsëritet sepse me kalimin e viteve jemi vend i NATO-s dhe pavarësisht zakonshmërisë që ka kjo shprehje NATO nuk do lejojë që pesë politikanë të papjekur ta bëjnë aleancën më të fuqishme të botës ta detyrojë të bjerë trupa për ta ruajtur paqen në një vend anëtar të saj. Pra në një eksportuese paqe të kthehet në një mbajtëse rregulli brenda radhëve të saj, pse pesë kacaflaqë shqiptarë që kanë 30 vjet që nuk duan të largohen nga politika duan ta përmbysin prapë kusinë”, tha Hila./abcnews.al

dritan-hila123.jpg
G. P.22:05 | 26/03/2019

“Mesazh për amerikanët”.

Kështu mendon Dritan Hila për deklaratën e Presidentit Ilir Meta, i cili para disa ditësh tha se ishte i gatshëm të jepte jetën njëlloj si ish-presidenti i Kilit Salvador Allende.

Nga emisioni “Provokacija”, ai tha se do të tregojë që nuk është një njeri i manipulueshëm dhe i kërcënueshëm si ndonjë personazh tjetër politik.

Dritan Hila: Mendoj që deklarata e parë që jam gati të jap dorëheqjen ishte mesazh për Ramën që unë mund të dal në opozitë, të kryesoj LSI-në. Dhe ne të gjithë e dimë që Meta është një lojtar i rrezikshëm në fushën e lojës. Meta e di që forcën e ka jo për shkak të atributeve që ka Presidenti, por për shkak të forcë politike që ka pas shpine dhe ky ishte mesazh për Ramën. Mesazhi i Allendes besoj se ishte për SHBA-të, për t’i treguar që nuk është një njeri aq i manipulueshëm dhe aq i kërcënueshëm saç mund të jetë një president tjetër apo personazh tjetër politik.

Mustafa Nano: Ti mendon që donte t’i thoshte amerikanëve që nuk trembem nga ju?

Dritan Hila: Po ç’punë kishte me Allenden! Mos do ta rrethonte ushtria shqiptare? Shefin e Shtabit nga Skrapari e ka, vetë e firmosi. Kështu që nga ushtria shqiptare nuk ka frikë se do bëjë grusht shteti. As nga policia shqiptare. Ishte një mesazh për amerikanët./abcnews.al

hila.jpg
G. P.21:30 | 26/03/2019

I ftuar në emisionin “Provokacija”, gazetari dhe ish-diplomati Dritan Hila komentoi Kongresin e Partisë Socialiste që u zhvillua më 23 Mars. Ai e cilësoi si një shfaqje force mitingun e PS-së. Sipas Hilës, e gjitha ia ka vlejtur për Ramën.

“E mban mend pas 21 Janarit, kur Berisha kërcënoi me një shfaqje të njëjtë forcë, që të mblidhte njerëzit e tij, që të dilnin në shesh si një antimiting të protestave të PS. Ndërhyri ambasadori Arvizu, që i kërkoi të mos i bënte dhe mbas asaj e cilësoi burrë shteti. Rama mendoj që ka bërë të njëjtën gjë, për të treguar që jo vetëm ju keni njerëz, në mënyrën soft. Nuk nxorri njerëz që të protestonin dhe të përlesheshin me policinë dhe të lëshonin thirrje kundër opozitës. Ishte një tregues force i Ramës. A vlen politikisht? Mendoj që politikisht, parë me sytë e Ramës ka vlejtur se vazhdimisht opozita ka thënë që kjo qeveri ka marrë fund, kjo qeveri nuk ka shumicën, është e drogës, e krimit, ka blerë votat në parlament, nuk paraqet shifra për këtë. Biles unë i kam thënë përfaqësuesve të PD-së kur i kam pasur të ftuar në “Arena” që përveç vitit 2016 që shifrat e drogës, e eksportit të hashashit patën rritje. Ndërsa periudha e eksportit është e njëtë le të themi që nga koha kur filloi të njihej ky fenomen. Rama thjesht u tregoi forcën sepse në fund të llogarive, të gjitha këto akuza nuk do kalojnë në një gjykatë, por filtrin e votuesve dhe patjetër i duhej një miting për të karikuar njerëzit e Tiranës”, tha ai.

Ndërkohë, sipas Hilës, Rama është i fuqishëm politikisht për momentin. Ai ka komanduar me dorë të hekurt sipas tij.

“Rama është në një ditë beteje të tijën. Është ndër ato betejat e vështira që në një mandat edhe i bën edhe s’i bën. Për shembull Rama në mandatin e parë nuk pati ndonjë betejë. Kjo është betejë reale, siç pati Berisha 21 Janarin. Rama nuk më rezulton që është i dobët për momentin. Nuk është i dobët politikisht, ka forcën më të madhe politike të vendit. Historikisht e ka nën komandë me dorë të hekurt. E ka bërë shkëmb graniti rreth vetes. Unë di eksponentë të saj që flisnin kundër Ramës, sot i kanë ndërprerë të gjitha të folurat dhe janë bërë grusht monolit rreth Ramës se e kuptojnë që me humbjen e Ramës nuk është se do vijë një forcë tjetër, por do vijë PD dhe ata nuk e duan që të vijë PD, siç do dhe një pjesë e elektoratit. Dhe këtu është një budallallëku i opozitës shqiptare, nga ajo që nuk entuziazmon shumë njerëz”, u shpreh Hila./abcnews.al

dritan-hilaa123.jpg
G. P.21:13 | 26/03/2019

Moderatori Dritan Hila e konsideron djegien e mandateve nga ana e opozitës si një budallallëk. Sipas tij, edhe njerëz të ndryshëm brenda të djathtës nuk e kuptojnë logjikën e daljes nga parlamenti.

Nga emisioni “Provokacija”, ai theksoi se me këtë veprim i është lënë dorë e lirë kryeministrit Rama.

“Ne kemi ca njerëz që kanë dalë nga sistemi, një klasë politike që nuk e ka kuptuar se ça është ky sistem. Dalin nga sistemi, dalin nga parlamenti. Unë kam takuar njerëz, të cilët janë të djathtë dhe vijnë nga shtresa e të persektuarve, të cilët këtë nuk kuptojnë dhe nuk i japin dot një logjikë, dalja nga sistemi. Mua më duket Muçi se është një budallallëk tipik shqiptar dhe tani po përpiqen që të gjejnë një veshje evropiane. Janë lëshuar lart e poshtë për të treguar që na ka thënë dikush ne për arsye strategjie nuk po përmendim, janë tipike budallallëqe shqiptare të teorive komplotiste. Në fakt është një budallallëk shqiptar dhe kanë dalë nga parlamenti dhe tani nuk dinë. I kanë lënë dorë të lirë një njeriu që pikërisht këtë ëndërronte, që t’i dilnin nga parlamenti. Mos harroni se kanë për t’u bërë ligje në këtë parlament që kanë për t’i vuajtur shqiptarët në qoftë se nuk merr një rrugëzgjidhje.

Ky veprim i opozitës, në mos veprime të tjera banale nga mbrapa banale, që në përgjithësi janë banale, nuk kishte një shkak të dukshëm dhe objektiv për të dalë nga parlamenti, tha Hila.

Hila komentoi edhe reformën në drejtësi. Sipas tij, Rama nuk po e zë drejtësinë, por po ia merr ish-kryeministrit Berisha.

“Sa për këtë që thoni që po e zë Rama le të jemi më realistë. Nuk po e zë Rama. Po ia merr Berishës, Rama sepse deri tani drejtësia ka qenë me njerëz të Berishës. Kanë mbizotëruar njerëzit e Berishës. Unë shpresoj që në gjithë këtë reformë të dalë SPAK-u. Që të gjithë i tremben SPAK-ut dhe nuk më tremb ajo se një prokuror që ka fituar SPAK-un nuk është në gjendje të justifikojë një shtesë pallati që ka bërë. Mendoj që SPAK-u është dorë e amerikanëve. Biles sa më mirë që këta prokurorë janë pak të kompromentuar. Unë mendoj që është gjë e mirë se ishin amerikanët që u përqendruan te SPAK-u dhe duan të shmangin këto problematika. E kanë më kollaj që të heqin kontrollin partiak dhe të fusin kontrollin e prokurorisë”, tha moderatori i njohur./abcnews.al

dritan-hila.jpg
ent ela22:21 | 23/11/2018

I ftuari i dytë në emisionin Provokacija nga Mustafa Nano ishte gazetari Dritan Hila. Ai dha mendimin e tij për ceremoninë e ardhjes në Shqipëri të eshtrave të Mit’hat Frashërit. “Historia e Mit’hat Frashërit dhe froca e tij politike është diçka e tejkaluar nga politika. Unë nuk kuptoj pse qeveria ngacmoi anën e errët të tij kur ai ka shumë anë të ndriçuara ku mund të investohej me rastin e eshtrave të tij.”/abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono