drita

berisha-sedat.jpg
Vladimir Prenga21:36 | 17/01/2020

Sedat Berisha rikthehet të luajë në Maqedoninë e Veriut. Një ditë më parë ka mbyllur bashkëpunimin me Dritën e Gjilanit dhe kjo erdhi pas një viti me klubin dardan. Më parë qendërmbrojtësi kishte provuar edhe Superioren.

Fillimisht shkoi te Vllaznia dhe me Ernest Gjokën si trajner u aktivizua si titullar, ndërsa në verë i tha “po” Tiranës. Një dëmtim e penalizoi dhe më pas i ndoqi ndeshjet më së shumti nga tribuna, derisa erdhi gjetja e gjuhës së përbashkët për të shkëputur kontratën.

Sot ai është zyrtarizuar te klubi i Strugës, që për herë të parë garon në elitën e futbollit maqedonas. Tifozët janë njoftuar përmes një videoje speciale të postuar në rrjetet sociale. Berisha do të mundohet të ndihmojë ekipin e ri në arritjen e objektivave sezonalë. /abcnews.al

FB_IMG_1579246383282.jpg
Vladimir Prenga08:38 | 17/01/2020

Vllaznia ekipi i parë në Superiore, më pas një eksperiencë te Tirana. Sedat Berisha, qendërmbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, tanimë ka mbyllur bashkëpunimin edhe me Dritën e Gjilanit dhe do të rikthehet sërish në futbollin maqedonas.

Berisha ka marrëveshje me Strugën e drejtuar nga Jeton Beqiri. Skuadra shqiptare përforcohet në mbrojtje, teksa më parë nga Flamurtari i Vlorës ka marrë edhe Fjoralb Deliajn.

Mbrojtësi shikohet si titullar te Struga dhe drejtuesit presin që ai të jetë një nga pikat më të forta të skuadrës në pjesën e dytë të sezonit. Struga synon të sigurojë sa më parë mbijetesë dhe më pas pse jo edhe të tentojë një vend në kupat e Europës. /abcnews.al

ajzeraj-drita.jpg
Vladimir Prenga15:52 | 16/01/2020

Skënderbeu e afroi verën e shkuar, por mesfushori Almir Ajzeraj nuk ia doli të tregonte cilësitë e tij. Hapësirat për të ishin të pakta dhe në janar u huazua te Ballkani, për t’u rikthyer sërish te korçarët. As në sezonin e dytë nuk ju besua dhe i riu vendosi të ndërpriste kontratën.

Me marrjen e lejekalimit ai ka shqyrtuar oferta dhe ka pranuar të vazhdojë karrierën në Ipko Superliga e Kosovës. Klubi i tij i ri është Drita, që e ka zyrtarizuar afrimin e tij. “Almir Ajzeraj bashkohet me ne! Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me lojtarin e talentuar Almir Ajzeraj!

Ajzeraj ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin tonë drejt qëllimeve tona! Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe e klubeve Kosovare si Flamurtari, Ballkani dhe së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës! Mirë se vjen Almir!”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /abcnews.al

grajqevci-1280x853.jpg
Vladimir Prenga15:33 | 07/01/2020

Lëvizje në Kosovë te Llapi dhe Drita. Klubi nga Podujeva ka njoftuar arritjen e marrëveshjes dhe nënshkrimin e kontratës me mesfushorin Atdhe Grajqevci. I larguar nga Drenica pak ditë më parë, 21-vjeçari ka vendosur të vihen nën urdhrat e trajnerit Tahir Batatina.

“Atdhe Grajqevci ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin. Mesfushori 21-vjeçar vjen nga Drenica. Atdhe Grajqevci, 21 vjeç, i lindur më 22.11.1998 në Kastriot. Është mesfushor qendre, por mund të luajë edhe si mesfushor defanziv si dhe mesfushor ofanziv.

Grajqevci ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Po ashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja”, njofton kluli i Llapit, ndërkohë më parë ka qenë Drita që ka njoftuar për një lojtarë të larguar.

“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin. Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për t’u larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapësirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne! Klubi jonë e falënderon Donatin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan klubi nga Gjilani. /abcnews.al

Drita.jpg
Vladimir Prenga18:37 | 31/12/2019

Drita godet në merkato. Pas sulmuesit anësor Astrit Fazliu, rrugën nga Drenasi në Gjilan e ka marrë edhe goleadori Kastrioti Rexha. Shtatlarti, golashënues sezonin e shkuar dhe kampion me Dritën dy sezone më parë, rikthehet me synimin për të triumfuar sërish.

Drita ka dalë me njoftim dhe Rexha është dhurata e Vitit të Ri për Intelektualët dhe gjithë tifozët e tjerë. Një përforcim me shumë vlera dhe tashmë gjilanasit do të nisin sulmin drejt titullit kampion. /abcnews.al

Drita.jpg
Vladimir Prenga23:16 | 21/12/2019

Drita e Gjilanit synon të fitojë titullin kampion dhe për këtë drejtuesit po mundohen të përforcojnë skuadrën në ato pozicione ku e kanë të domosdoshme. Gjatë pjesës së parë të sezonit, stafi teknik është dashur të improvizojë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Tanimë në Gjilan po kërkojnë të gjejnë lojtarin e duhur për atë pozicion dhe sipas Gazeta Sheshi është piketuar Goran Siljanovksi, i cili është pjesë e skuadrës së Rabotnicki. “Romantikët” po kalojnë një moment të vështirë, por pritet të përforcohen në janar.

Drita duhet të bëjë ofertën e duhur për anësorin e krahut të djathtë. Siljanovksi ka luajtur në Superiore me Flamurtarin dhe në pozicionin e tij ka qenë ndër më të mirët. Futbollisti 29-vjeçar u largua nga Vlora vjet në janar, por ishte i pafat.

Një dëmtim e la jashtë fushave të blerta deri në fund të sezonit, kurse këtë vit ka luajtur në 12 ndeshje me skuadrën e Rabotnicki. Siljanovksi është në kontratë me këta të fundit dhe mbetet të shihet nëse do të bjerë dakord me drejtuesit e Dritës, që më pas të tentojë zgjidhjen e kontratës me klubin shkupian. /abcnews.al

Skenderbeu.jpg
Vladimir Prenga08:56 | 20/12/2019

Skënderbeu ka në organikë lojtarë cilësorë dhe për disa prej tyre nuk mungojnë ofertat. Sulmuesi Otto John mbetet sërish një dëshirë për klubet në Kosovë dhe sipas asaj që raporton Gazeta Olle, Drita e dëshiron nigerianin për sulmin.

Ai e njeh mirë kampionatin dardan, pasi më parë është aktivizuar te Trepça ’89 dhe ka shënuar rregullisht. Gjithsesi kartoni i tij zotërohet nga Skënderbeu dhe duhet arritur një marrëveshje mes klubeve. Nga Korça ndërkohë nuk mohohet interesimi.

Drejtori sportiv, Haris Fakic, pranon se klubet elitare në Dardani e duan. Gjithsesi ai thekson se nuk ka akoma diçka konkrete dhe nuk bën më dije emrat e klubeve që e duan sulmuesin e tyre, i cili më Skënderbeun përdoret si alternativë e Blerim Krasniqit.

“Ekziston interesimi nga disa skuadra kosovare për Oto John, por deri më tani nuk ka diçka konkrete. John kërkohet nga skuadrat që luftojnë për titull në Kosovë, por ai ka kontratë me Skënderbeun dhe është futbollist i klubit tonë”, ka deklaruar Fakic për “Olle”. / abcnews.al

FB_IMG_1576783525309.jpg
Vladimir Prenga20:26 | 19/12/2019

Drita ka nisur lëvizjet në merkato. Largimi i Oscar Cardoso, i cili ishte marrë në huazim nga Partizani, ishte i menduar mirë dhe kjo vërtetohet sot, pas zyrtarizimit të afrimit të parë. Klubi nga Gjilani ka bërë me dije rikthimin e sulmuesit Astrit Fazliu.

Anësori doli kampion dy vite më parë me Dritën, ndërkohë që vjet kaloi te Feronikeli dhe sërish e ngriti trofeun e titullit. Së fundmi ai është larguar nga Drenasi ka nënshkruar me gjilanasit.

Ky është afrimi i parë te skuadra e Dritës, që është në kërkim të të tjerë lojtarëve cilësorë. Drejtuesit e klubit po punojnë për të bërë lëvizjet e duhura, pasi objektivi kryesor është fitimi i titullit kampion. /abcnews.al

dritat-durres.jpg
ger ta19:21 | 09/12/2019

Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, Durrësi i është rikthyer normalitetit. Mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit bregdetar janë ndezur dritat për festat e fundvitit.

Gazetari Maksi Rama nga Durrësi raportoi se në qendër të qytetit mbizotëron pamja festive, ku qytetarët nuk hezitojnë të shkrepin foto pranë dritave zbukuruese.

Kujtojmë se Durrësi ishte më i prekuri nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shënuar ngjarjen më të rëndë të dekadave të fundit, me humbje jete, të plagosur dhe mijëra të pastreh./abcnews.al

 

 

gjilani-prishtina.jpg
Vladimir Prenga14:59 | 01/12/2019

Ballkani ka mundësinë të shkëputet në krye të klasifikimit, pasi rivalët janë ndalur ditën e sotme. Gjilani është ndalur në barazim pa gola në shtëpi me Prishtinë, që gjithashtu kërkon titullin kampion në Kosovë.

Drita është mundur keqas në Mitrovicë, aty ku në pjesën e parë bardhekaltrit kanë pësuar dy gola. Emini ka ndëshkuar ekipin nga Gjilani, ndërkohë që në shtesë ka realizuar një autogol Ardian Cuculi. Trepcca ’89 i ka mbyllur llogaritë me Jasharin, kurse goli i Gilberto ishte sa për statistika.

Llapi është turpëruar në shtëpi sot. Ekipi nga Podujeva pësoi katër gola nga Flamurtari i Prishtinës. Begolli dhe Kelmendi e çuan ndeshjen në 0-3, për të shkuar në 1-3 pas një goli të Hysenit. Kuqezinjtë nuk u ndalën me aq, pasi në fund shënuan edhe golin e katërt.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java
E diel, më 1 dhjetor, ora 12:55

Gjilani-Prishtina 0-0
Llapi-Flamurtari 1-4
Shënues:
Hyseni 89′ / Begolli 28′, 74′, Kelmendi 33′, Krasniqi 94′
Trepça ’89-Drita 3-1
Shënues:
Emini 17′, Cuculi 45+1′ (aut.), Jashari 57′ / Gilberto 63′

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono