drejtuesi

policia-korce-vrasje-933x445.jpg
nev ila17:40 | 17/10/2019

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pashalli në Urën vajgurore. Një mjet zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën G.H, 60 vjeç, ndërsa ishte duke drejtuar mjetin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

“Informacion paraprak

Në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale”./abcnews.al

mirela-abazi-1280x714.jpg
nev ila22:29 | 16/10/2019

Mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren Mirela Milori ka qenë i ftuar Bojken Abazi, drejtues i vetëvendosjes në Tiranë. Abazi tha se Lëvizja Vetëvendosje është duke thelluar fitoren e saj edhe në votat mërgimtare, dhe se presin të kenë shumicën e vendeve në parlament, ndërkohë që ende vazhdohet me programet qeverisëse dhe me takimet me LDK. Abazi njoftoi dhe ardhjen e Albin kurtit në Tiranë për të festuar fitoren e LDK edhe me simpantizantët e tij në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Mirela Milori: Në lidhje me situatën e zgjedhjeve, vazhdon procesi i numërimit, aktualisht ku është ky proces?.

Bojken Abazi: Sipas informacioneve tona lëvizja vetëvendosje po prin bindshëm edhe në votat e mërgatës, kemi marrë deri tani mbi 51 % të këtyre votave. Jemi të bindur që kjo diferencë do të thellohet në raport me LDK. Janë ende 3400 vota pa u numëruar.

Mirela Milori: Sa numra mendoni se do keni në parlament?

Bojken Abazi: Si numër deputetësh në total ne jemi aktualisht 32 vende, kurse LDK diku te 30 vende.

Mirela Milori: Cilët do të jenë sektorët që do të mbulojë LVV?

Bojken Abazi: Disa dikastere duhet të jenë ministria e drejtësisë, të brendshme dhe të financave. Janë këto 3 ministri që ne do të synojmë për qeverinë e re. Unë besoj që në fund ta marrim së bashku, synojmë të flasim për programet më parë. Është rënë dakord në takimet e para për 7 pika por duhet zbërthimi i tyre që duhet pak kohë. Mbrëmë e kemi festuar fitoren në Prishtinë. Nuk është se ka ndodhur ndonjëherë është e para herë që në Tiranë të festojmë fitoren e madhe si ajo e vetëvendosjes në Kosovë. Ne e pamë të domosdoshme që ta festojmë edhe në Tiranë. Kjo fitore ka shkaktuar një entuziazëm të madh edhe këtu në Shqipëri.

Mirela Milori: Do të merrni pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri ?

Bojken Abazi: Nuk kemi synime elektorale. Duhet të na vijë një kërkesë e tillë nga qytetarët dhe jo nga studiot televizive. Në Shqipëri jemi duke e zgjeruar organizatën tonë me anëtarësime të reja përditë dhe jemi duke thelluar programin tonë sipas modeleve që ne synojmë të aplikohet edhe në Kosovë.

Mirela Milori: Përse në Shqipëri nuk mund të ndodhë, ajo që ndodhi në Kosovë?

Bojken Abazi: Po në Shqipëri ka për të ndodhur ajo që ndodhi në Kosovë, dhe besoj se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

durres-aksidenti-me-motor.jpg
nev ila17:50 | 02/09/2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës i cili për momentin është ende i paidentifikuar.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “katër rrugët” në Shijak.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar mbi shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 02.09.2019, në vendin e quajtur” Katër Rrugët “, Shijak shtetasi S.D., duke drejtuar mjetin tip BMV është përplasur me mjetin motoçiklet tip Jamaha, pa targa, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, i paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë si dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“./abcnews.al

 

policia-4.jpg
ad min21:30 | 15/06/2019

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, ku  mjeti me drejtuese shtetasen me inicialet D.,T , është përplasur me një motor. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit shtetasi me inicialet A.,T , i cili u dërgua në SQU nën kujdesin mjekësor. Drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al

aksident-1.jpg
ent ela17:27 | 06/02/2019

Një person është plagosur rëndë pasi është përfshirë në një aksident në hyrje të qytetit në segmentin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit. Mësohet se një automjet tip Fouristrade ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Ndërkohë që një tjetër automjet që ndodhej pas Fuoristradës ka devijuar nga rruga me qëllim shmangien e një tjetër përplasje personit të dëmtuar i cili ndodhej në asfalt, duke përfundur në trotuar. I dëmtuari është dërguar në spital, por gjendja e tij paraqitet  mjaft e rënduar. Policia ka ndaluar drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident./abcnews.al

aksident-4.jpg
ent ela17:58 | 02/10/2018

Një aksident ka ndodhur pasidten e sotme në qytetin e Beratit në zonën e quajtur Uznovë e Madhe.
Mjeti tip Rover me drejtues shtetasin A.B, 38 vjeç, banues në Berat ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me murin dhe një shtyllë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë pasagjeri shtetasi M.D, 29 vjeç, i cili është transportuar në spital në gjendje të pa stabilizuar për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve./abcnews.al

AKSIDENTI-NE-MEMALIAJ-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min14:18 | 19/08/2018

Drejtuesi i një motorri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai u aksidentua në rrugën Tepelenë – Fier ndërsa po udhëtonte me motorrin e tij i shoqëruar nga një grup shokësh. Sipas policisë, motorri u përplas me një makinë me targa italiane në rrethana ende të paqarta. I plagosuri rëndë Ervis Plaka, u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono