drejtori

ferdinand-shehu-me-logo.jpg
G. P.15:19 | 15/08/2019

Shtyhet në Gjykatën Penale të Tiranës seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-drejtorit të Aluiznit, Ferdinand Shehu, të cilit iu sekuestruan 1.5 milionë euro. Seanca është shtyrë nga mungesa e prokurorit të çështjes për shkak të lejes.

Ish-drejtori i Aluiznit kërkon t’i kthehen paratë e sekuestruara, pasi pretendon se ato nuk janë të paligjshme. Ferdinand Shehu nëpërmjet një banke private, ka tentuar transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit, me justifikimin për investime financiare, ndërkohë 500 mijë euro të tjera i ka vendosur në depozitë me afat.

Shehu akuzohet për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme./ABC News Albania 24/7

flamurtari-1280x753.jpg
Sej rie17:45 | 14/08/2019

Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit Gerd Haxhiu është larguar nga posti i trajnerit të Flamurtarit. Edhe drejtori sportiv i klubit, Artim Pollozhani nuk është më pjesë e skuadrës vlonjate. Largimet kanë ardhur vetëm pak ditë pasi morën detyrën ndërkohe që kampionati starton javën e ardhshëm dhe skuadra është e pa përgatitur. Situata te Flamurtari filloi të ndryshojë me emërimin e drejtuesve dhe lëvizjet në merkato por situata është rikthyer sërish në pikën kritike./ABC News Albania 24/7

 

 

policia-e-shtetit-800x447_1-1-1280x670.jpg
nev ila17:42 | 05/08/2019

Vijon operacioni kundër informalitetit, krahas operacionit që zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

66 shtetas të proceduar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe krimeve mjedisore.

Procedohet penalisht edhe drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, për shpërdorim detyre.

Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.

Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi, vetëm gjatë fundjavës janë ushtruar kontrolle në qindra subjekte të ndryshme në zonat urbane, kontrolle në pyje e kullota për prerje të paligjshme, në fushën e ndërtimeve pa leje apo të tregtimit të hidrokarbureve, etj.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh dhe janë proceduar penalisht 66 shtetas për vepra penale si: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Konkretisht:
13 raste janë evidentuar dhe ndëshkuar në qarkun Dibër, 9 raste në qarkun Elbasan, 8 raste në qarkun Durrës, 7 raste në qarkun Gjirokastër, 5 raste në qarkun Korçë, 5 raste në qarkun Tiranë, 5 raste në qarkun Lezhë, 4 raste në qarkun Shkodër, 3 raste në qarkun Kukës, 3 raste në Qarkun Fier, 2 raste në qarkun Vlorë dhe 2 raste në qarkun Berat

Policia e Shtetit gjatë këtij operacioni është përqendruar edhe në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin penal të çdo zyrtari Bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtar pa kasë fiskale, shmangien doganore në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe i kanë sjellë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit.

Në këtë kuadër në Elbasan është proceduar Drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” pasi dyshohet se ka lëshuar një leje legalizimi për një objekt, pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni kundër informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!“/abcnews.al

Policia-e-Elbasanit.jpg
G. P.16:38 | 11/04/2019

Prej dy vitesh drejtues i policisë së Elbasanit, Altin Qato lirohet nga detyra dhe transferohet në Akademinë e Sigurisë së Policisë.

Në vend të tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka emëruar drejtuesin Arjan Muça. Altin Qato ka mbajtur disa poste drejtuese dhe të rëndësishme në polici.

Para se të komandohej drejtues në Policinë e Elbasanit, Qato ka drejtuar Policinë e Beratit si edhe të Shkodrës, ndërsa ka mbajtur edhe detyrën e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër, Muça ka drejtuar operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit gushtin e 2009-s ku u vranë 4 efektivë policie në Durrës./abcnews.al

SINKRON-DREJTORI-I-SPITALIT_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela12:45 | 08/04/2019

Për fatkeqësinë në fshatin Breg të Pukës ku humbën jetën dy persona në shtëpinë që u përfshi nga flakët, ndërsa shpëtuan fëmijët dhe të moshuarit e familjes Ndoi, ka reaguar edhe drejtori i spitalit të Pukës. Në një deklaratë për ABC News, Enver Sulejmani shprehet se gjendja e fëmijëve është e mirë, kanë djegie të lehta, kurse të moshuarit nuk kanë probleme.

Enver Sulejmani: “Natën e sotme në fshatin në Breg ka ndodh një fatkeqësi të familja Ndoji, e përbërë nga 8 pjestëraë ku është djeg shtëpia e tyre dhe familjarët ishin brenda. Nga kjo fatkeqësi kanë humb jetë dy persona, çifti dhe 4 fëmijët dhe dy prindërit e çiftit kanë shpëtuar. Janë të traumatizuar nga ngjarja. Kanë marrë mjekimin, me të marrë njoftimin nisa dy ambulanca me stafin, ishte dhe kryetari i bashkisë.

Gjendja e tyre është e mirë, kanë disa djegie të lehta, kurse të moshuarit nuk kanë pas probleme”. /abcnews.al

safe_image-1.jpg
ent ela10:40 | 31/01/2019

Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip “Benz” doli  nga rruga duke u përplasur me 10 automjete të tjera të parkuara në zonë. I plagosuri Kreshnik Lilaj i cili është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Duken si pamje të një filmi aksion por në të vertetë aksidenti ka ndodhur në Vlorë. Mjeti tip Benz me targa  AA 272 RB që drejtohej nga Kreshnik Lilaj humbi kontrollin në rrugën Tranballkanike. Kamerat e sigurisë së objekteve aty pranë kanë filmuar momentin kur makina fluturon në ajër dhe rrotullohet disa herë duke marrë para 10 mjete të parkuara në zonë.

Bilanci mund te ishte fatal, por në fakt i vetmi i dëmtuar është drejtuesi i mjetit, i cili pas ndihmës mjekësore nuk ka më rrezik për jetën.   Makina e 30 vjeçarit është shkatërruar totalisht ndërsa shoferi ka shpëtuar për mrekulli. Kreshnik Lilaj është një zyrtar i njohur pasi mban postin e Drejtorit të Agjensise Rajonale të Mjedisit në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Kjo mendohet të jetë bërë shkak për aksidentin masiv ku pati dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira në këtë ngjarje. Kreshnik Lilaj është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dhe në momentin e aksidentit dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike./abcnews.al

etilda-gjonaj.jpg
ent ela16:16 | 30/01/2019

Largohet nga detyra drejtori i Tatimeve Vlorë, 3 inspektorë të kësaj drejtorie dhe ndëshkohen me masa disiplinore 6 punonjës të tjerë. Janë këto veprimet e fundit që ka ndërmarrë Task Forca Antikorrupsion pas ankesave në platformën e bashkëqeverisjes.

Korrupsioni i shtuar në Shqipëri sipas tabelës që ka publikuar “Transparency International” e ka një shpjegim sipas Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Shqipëria paraqitet me një një rënie prej 2 pikësh. Por trendi për të gjithë rajonin është në rënie lidhur me perceptimin e publikut përsa i përket luftës kundër korrupsionit për vitin 2018”.

Ministrja Gjonaj thotë se ndërkohë qeveria shqiptare po vijon të zbatojë Strategjinë Ndërsektoriale Antikorrupsion 2015-2020, dhe planin e veprimit të cilat përmbajnë masat parandaluese nga të gjitha institucionet për rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.  Një prej strukturave të ngritura për këtë qëllim është edhe Task Forca Antikorrupsion, e cila ka ndëshkuar jo pak punonës të administratës.

“Për periudhën 8 mujore ka rekomanduar 327 masa administrative, 468 masa disiplinore (prej të cilave 108 prejt tyre janë largime nga shërbimi civil/largime nga puna për punonjës të administrates publike që kanë shkelur ligjin) si dhe 36 punonjës të kallzuar penalisht pranë organeve të Prokurorisë, për korrupsion dhe  shpërdorim detyre”.

Pas një denoncimi të kryer të platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll të detajuar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë, ku janë evidentuar shkelje në praktikat e rimbursimit pas të cilave kanë rekomanduar 10 masa disiplinore.

“Largimi nga shërbimi civil i Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Vlorë. Largimi nga shërbimi civil i 3 inspektorëve kontrolli të po kësaj drejtorie. Marrja e masave disiplinore për 6 punonjës, Drejtorin e Kontrollit, përgjegjësin e kontrollit dhe 4 inspektorë kontrolli”. 

Po ashtu gjetjet e këtij raporti, Task Forca Antikorrupsion do t’i referojë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Vlorë, si material shtesë në vijim të kallzimit të bërë në muajin korrik të vitit 2018 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve./abcnews.al

edi.jpg
ent ela16:48 | 23/01/2019

Problemet e pazgjidhura të qytetarëve vijnë më së shumti nga mungesa e përgjegjshmërisë së administratës në Zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajshtme. Kryeministri Edi Rama ka folur konretisht për drejtuesin e kësaj zyre në Durrës të cilin e emërtoi si “halabak”.

E shndrruar në ditën e halleve të zgjidhura, këtë të mërkurë qytetarët treguan publikisht se sorrollatjet kishin marrë fund për 7 ditë.

Përmes platformës së bashkëqeverisjes të gjithë kanë mundësinë e marrjes së një përgjigje tha Kryeministri Rama.

Në shqipërinë që duam.al listë të gjatë kanë problemet që lidhen me zyrat e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme. Më konkretisht drejtuesi i kësaj zyre në Durrës, largimin e të cilit e paralajmëroi kryeministri Edi Rama.

“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”./abcnews.al

DREJTORI-BB-1280x791.jpg
ent ela08:50 | 08/01/2019

Presidenti i Bankës Botërore, Xhim Jong Kim ka dhënë papritur dorëheqjen pas 6 vitesh në detyrë. Lëvizja e tij është konsideruar surprizë pasi në vitin 2017 ai ishte zgjedhur për të kryer mandatin e dytë deri në vitin 2022. Dorëheqja do të hyjë në fuqi më 1 shkurt dhe zoti Kim, 59 vjeç, do të angazhohet në radhët e një kompanie për rritjen e investimeve në infrastrukturë në vendet në zhvillim. “Ka qenë një nder i veçantë për mua të shërbeja si kryetar i këtij institucioni unik, me bashkëpunëtorë profesionalë dhe të përkushtuar në objektivin për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme në epokën tonë”, ka deklaruar Kim. Asnjë arsye nuk është dhënë për largimin e tij, ndërkohë që Kristalina Georgieva, shefe ekzekutive e Bankës Botërore, do të mbajë postin e Presidentes së përkohshme. /abcnews.al

etilda.jpg
G. P.13:13 | 21/11/2018

Shkarkohet nda detyra Drejtori i ALUIZNI-t  në Vlorë dhe 2 punonjës. Lajmin e dha ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës Antikorrupsion. Pas ankesave në platformën e bashkëqeverisjes, është arritur në përfundimin se zyra e Aluiznit në Vlorë nuk ka respektuar procedurat e kërkuara nga ligji në fuqi në marrjen e  vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimit.

“Task Forca Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar kontroll në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor – Fier lidhur me respektimin e kërkesave ligjore për ushtrimin e veprimtarisë ekonomiko-tregtare nga ana e subjekteve ekonomike  pa u regjistruar, mbajtjen, transportimin, përdorimin dhe tregtimin e mallrave pa dokumentacionin e duhur tatimor, si dhe të punonjësve të padeklaruar në organin tatimor. Nisur nga shkeljet e konstatuara, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar 24 masa disiplinore për drejtues dhe inspektorë të kësaj drejtorie. Gjithashtu bazuar në një denoncim të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes, me objekt denoncimin e legalizimit një shtesë anësore të një pallati shumëkatësh pranë stadiumit “Flamurtari” – Vlorë, grupi i kontrollit të Task Forcës Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar inspektim administrativ në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t, Vlorë dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.

Në përfundim të këtij hetimi janë rekomanduar 3 masa disiplinore “Largim nga puna” për: Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë; Përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë; Specialistin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë”.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono