drejtore

Veliaj-gjate-takimi-me-drejtoret-e-shkollave-2-1280x720.jpg
G. P.15:30 | 10/09/2019

Gjatë një takimi me drejtuesit e shkollave në kryeqytet nisjen e vitit të ri mësimor, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi që nxënësit të regjistrohen në shkollat pranë banesës së tyre, që të shmanget mbipopullimi në klasa.

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, të gjitha shkollat e kryeqytetit do të jenë gati për të mikëpritur nxënësit. Këtë e bëri të ditur vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit në mjediset e shkollës “Dhora Leka”.

“Më vjen mirë që kemi një palestër të re, kemi transformuar gjithë hapësirat e tjera, si jashtë, ashtu dhe brenda shkollës. Njësoj si efekt domino, njëra pas tjetrës, nëse nuk kemi mbërritur ende tek shkolla juaj, është vetëm çështje kohe. Tre-katër vjet më parë ishte siklet se nuk kishim prekur shumicën e shkollave, kurse tani i kap me gishtat e dorës ato shkolla që ende kanë nevojë për një ndërhyrje”, tha Veliaj.

Që të shmanget mbipopullimi në klasa, Veliaj u kërkoi mësuesve dhe prindërve, që nxënësit të regjistrohen në shkollat sa më pranë banesës së tyre.

“Një sfidë e fundit është çështja e regjistrimeve. Legjenda e Tiranës së viteve ’80, ku vetëm dy shkolla janë të mira, nuk ekziston më. Shkollat, kur bëhet renditja, lëvizin me milimetra për performancë. Më rezulton se shkolla e Lundrës është ndër të parat. Portali ka arritur që të bëjë thuajse një barazi mes shkollave. Duhet një punë mjaft emancipuese. Prindërve duhet t’u themi: janë orë jetë njeriu që, o mund t’i kalojmë në trafik, duke shkuar te “Sami Frashëri”, ose në ato 600 orë mund të mësojmë piano, basketboll, programim ose gjuhë të huaj”, tha Veliaj.

Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, Bashkia e Tiranës do të organizojë më 14 Shtator edhe një aksion të gjerë pastrim, për të siguruar që mjediset pranë shkollave të jenë sa më të pastra./ABC News Albania 24/7

partia-socialiste.jpg
G. P.15:52 | 29/08/2019

Pas kërkesës së kryeministrit Rama per te lene detyren, janë dorëhequr gjashtë drejtorët e parë në Shkodër. Pritet që lista të zgjerohet pasi nga 33 drejtori që ka kryeqendra e veriut, gjysma e tyre drejtohet nga burra.

Nuk ia bënë fjalën dy kryeministrit drejtorët e Shkodrës.

Njëri pas tjetrit kanë filluar të dorëhiqen një ditë pasi kryetari i mazhorancës Edi Rama ia kërkoi.

Të parët që zbatuan urdhrin janë:

LISTA E DREJTORËVE TË DORËHEQUR NË SHKODËR

Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )

Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër

Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër

Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër

Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës

Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër

Pritet që lista të zgjerohet pasi nga 33 drejtori që ka kryeqendra e veriut, gjysma e tyre drejtohet nga burra. Dhe kërkesën kryeministri këtyre ia drejtoi drejtpërdrejtë, ndërsa drejtoreshat gra do të rishihen edhe një herë  nga grupi i punës që do të ngrejë Partia Socialiste. Ndonëse në takimin që zhvilloi me ta kryetari i qeverisë i qetësoi duke u thënë se nuk ka asgjë personale, por po e bën për të ndryshuar imazhin e degës së Partisë Socialiste në Shkodër, ai ka paralajmëruar para se të shkojë me pushime se shtatori do të shënonte fundin e karrierës së tyre në ato pozicione drejtuese në Shkodër.

Më i vjetri më detyrë është Agim Dardha, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër që nga viti 2015.

Më pak nga të gjithë në karrigen e drejtorit qëndroi Edmon Emini, i emëruar drejtor i postës Shkodër në 25 prill 2019. I pranishëm në emërimin e tij ishte edhe Valdrin Pjetri në atë kohë prefekt i qarkut Shkodër që paralajmëroi se ky ishte vetëm fillimi pasi ka shumë drejtorë që janë në gjumë. Zgjimin kryeministri ia bëri edhe drejtorit më të ri njëherësh kryetar i Partisë Socialiste në Shkodër.

/ABC News Albania 24/7

policia-e-shtetit.jpg
G. P.20:18 | 09/03/2019

Drejtori i policisë së Fierit, Albert Nushi, largohet nga detyra dhe transferohet në Tiranë. Mësohet se Nushi që kishte dy vjet në krye të Policisë së Fierit është komanduar nëndrejtor për Rendin e Policisë në Elbasan.

Në vend të tij është emëruar Andon Marko, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të policisë së qarkut Fier.

Një ditë më parë edhe drejtori i Policisë së Vlorës u transferua në Tiranë, në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij është emëruar Artion Duka, që mbante detyrën e drejtorit të Policisë Berat./abcnews.al

ogerta-manastirliu.jpg
G. P.15:45 | 08/06/2018

Drejtuesit e spitaleve publike në vend nisin shkollën. Për herë të parë, ata do t’i nënshtrohen një kursi intensiv për menaxhimin spitalor. Drejtorët do të marrin mësime për pesë javë me radhë nga profesionistë të fushës, vendas dhe të huaj. Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi se cikli i parë do të hedhë bazat për menaxhim më të mirë të burimeve financiare në spitale.  Ndërkohë Manastirliu tha se shumë shpejt do të nisë edhe vlerësimi i spitaleve sipas performancës për të vijuar më pas me procesin e akreditimit të tyre./abcnews.al

vlcsnap-error275-1280x720.jpg
G. P.12:35 | 04/02/2018

Dashamir Xhika dhe Andi Toma, ish-drejtorë të Përgjithshëm të Rrugëve, të arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, u lanë në burg nga gjykata e Elbasanit. Seanca u ndërpre dy herë me kërkesë të avokatëve mbrojtës, pasi kërkuan zëvëndësimin e turpit gjykues si edhe prokurores së çështjes.

I qetë dhe me pranga në duar, doli para trupit gjykues këtë të diel ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika.

Ish-funksionari i lartë i LSI, akuzohet nga prokuroria e Elbasanit bashkë me të edhe paraardhësin e tij, Andi Toma, për abuzime me tendera, vlera të cilave shkon deri në 5 miliardë lekë.

Gjatë gjithë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore në sallën e gjyqit qëndronte edhe deputeti i LSI-së në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto.

Seanca u ndërpre dy herë me kërkesë të avokatëve mbrojtës.

Ata kërkuan tërheqjen nga çështja të gjykatëses, Idushe Maliqi dhe prokurores, Armanda Xhaferi, me arsyetimin se kanë shkelur procedurat për arrestimin dhe kontrollin e banesave të të pandehurve mbremjen e se enjtes.

E gjendur përballë një kërkese të tillë, gjyqtarja Maliqi ndërpreu seancën për ta rifilluar një orë më vonë. Në fund u vendos që Xhika dhe Toma do të qëndrojnë në masën e sigurisë arrest në burg deri në përfundim të hetimeve.

Përveç dy ish-drejtorëve të Rrugëve, në qeli do të qëndrojnë edhe 3 pjestarët e familjes Hysa, të cilët ndërtuar segmentin Elbasan-Gjinar. Ndërkohë, po hetohen në gjendje të lire edhe 5 persona të tjerë të cilët kanë pasur rolin e mbikëqyrësit të segmentit rrugor.

vlcsnap-error448.jpg
us er14:55 | 01/11/2017

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Edi Rama ka vendosur lirimin nga detyra të të gjithë prefekteve. Motivet e këtyre shkarkimeve pritet të bëhen publike nga vetë Rama në një komunikim për mediat, të njoftuar nga zyra e tij e shtypit për në orën 16:00. Vendimet në fjalë prekin prefektët e të 12 qarqeve të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Vendimet e Këshillit të Ministrave janë të ndara për secilin qark dhe me largimin nga detyra të prefektëve aktuale janë bërë edhe zëvendësimet përkatëse. Këto shkarkime të Kryeministrit që u dukën të befasishme, ishin paralajmëruar prej tij rreth dy javë më parë, kur kishte deklaruar: “Do të kemi një skuadër të re prefektësh që do të mbulojnë territorin e tyre në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort – shtoi atëherë Rama – sepse i kemi parë prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”.

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono