drejtesi

ggeg.jpg
Sej rie21:45 | 04/07/2019

Ndryshe nga deklaratat e Presidentit Meta ditët e fundit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Cavalera vlerësoi ecurinë e saj. Duke folur nga samiti i Polonisë për Ballkanin Perëndimor, ajo paralajmëroi të gjithë politikanët të kuptojnë vlerën që ka kjo reformë.

 Një mesazh i fortë e i drejtpërdrejtë ka ardhur për Shqipërinë për zbatimin e reformës në drejtësi. Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Cavalera, gjatë fjalës së saj në një konference në Samitin dyditor të Poznanit për Ballkanin Perëndimor, deklaroi se tashmë reforma në drejtësi nuk duhet të diskutohet.

“Unë besoj se po shkon në drejtimin e duhur, ne do të kemi një gjyqësor të pavarur. Shqipëria do të arrijë në një pozicion fantastik, për të kapur kohën e humbur deri tani. Vetëm mund të shpresoj që, në Shqipëri, kur sistemi po tronditet, të gjithë politikanët ta kuptojnë vlerën që ka respektimi dhe mbështetja e kësaj reforme”. 

Shefja e ONM-së theksoi se nevojiten rezultate konkrete të reformës në drejtësi, të cilat janë kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Këtë herë kur ne negociojmë anëtarësimin, ne kërkojmë një historik treguesish. Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet të zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte/prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar”.

Meritën për nisjen e ndryshimeve në vendin tonë, Calavera ia faturoi popullit shqiptar, jo politikanëve, duke theksuar se tashmë ndryshim dramatik ka nisur./ABC News Albania 24/7

taulant-balla-kuvendi-1280x610.jpg
nev ila11:02 | 04/07/2019

Në seancën e sotme në Kuvend, diskutohet për dekretin e ligjit Për Përmbarimit Gjyqësor Privat, të cilin Presidenti i Republikës e riktheu për shqyrtim, me arsyetimin se është një ligj i paqartë.

Në fjalën e tij nga foltorja  Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Reforma në Drejtësi nuk do të diskutohet, ajo vetëm do të zbatohet, duke shtuar se Presidenti vetëm mund ta ngadalësojë, por se nuk e pengon dot. Balla ftoi të gjithë deputetët për ta refuzuar këtë dekret të presidentit.

“Në gjithë Shqipërinë, të gjithë duhet ta kuptojnë se, ky Kuvend duhet ta refuzojë këtë dekret të presidentit, sepse ky President i kujton shqiptarëve se ai bën përpjekje për të penguar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Presidenti mundet vetëm ta ngadalësojë, por jo ta pengojë. Nuk dua të harxhoj kohën sot, do të kemi seancë të posaçme të hënën,  që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të kushtetues nga ana e presidentit dhe ndaj ajo zyrë duhet të lirohet urgjentisht, dhe aty të jetë një figurë që duhet ta bashkojë shoqërinë e jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita për 30 qershorin. Ne nuk kemi fituar vetëm betejën e radhës për mandatin 4 vjeçar të bashkive, por edhe luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve në vendi prej 30 qershorit në këtë kuvend nuk do të ketë më kurrë bojkot, djegie mandatesh dhe as parti molotovësh, as fronte armiqësore PPPD ca ishte njëra që doli dje që nuk kishte burrë nëne ta deshifronte. Ajo që u strëmundua Iliri, Saliu, Luli dhe Monika ishte mohimi i kësaj të drejtë kushtetuese të cdo shqiptari”, deklaroi Balla./abcnews.al

edii-1280x711.jpg
Sej rie16:45 | 18/06/2019

Reforma në drejtësi do të jetë një garanci për investitorët e huaj. Me këtë kartë, Edi Rama synoi në një forum ekonomik në Londër, të bindë biznesmenë të huaj të sjellin paratë e tyre në Shqipëri.

Kryeministri Rama ishte në Londër ku mori pjesë në forumin ekonomik mbi Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Financial Times.

Kreu i qeverisë shqiptare përmendi reformën në drejtësi si një nga garancitë kryesore të vendit tonë për investitorët e huaj.

“Po përjetojmë reforma të rëndësishme brenda rajonit, kemi shifra me peshë që tregojnë ndryshimet që po ndodhin. Patjetër është e qartë që nuk mjaftojnë. Në Shqipëri po punojmë fort që të reformojmë sistemin e drejtësisë, në mënyrë që vendi të ketë një pozitë më të fortë për t’i ofruar jo vetëm qytetarëve tanë, por edhe investitorëve, garancitë maksimale, si dhe produktivitetin maksimal në investimet e tyre”.

Edi Rama ju kthye sërish tezës së tij për krijimin e një zone Shengen mes vendeve të Ballkanit, njëkohësisht me krijimin e një tregu të përbashkët.

“Unë mendoj që potenciali ynë qëndron te bashkëpunimi dhe ndërveprimi rajonal dhe jam shumë i bindur që, nëse tregohemi të zgjuar e të vendosur në forcimin e bashkëpunimit tonë rajonal dhe nëse hapim një kapitull të ri, thjesht duke e shndërruar këtë historinë dhe politikën obsesive të kufijve në një qasje të re dhe duke krijuar një zonë të re Shengen brenda Ballkanit Perëndimor e duke i transformuar kufijtë nga arsye për grindje e politika të ndezura në pika fluide takimi, pa dyshim do jemi më të hapur ndaj mundësive më të mëdha dhe do mund të eksplorojmë një pjesë të vlefshme të potencialit tonë të paprekur”.

Duke ju kujtuar shprehjet e Kanunit se shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit, Rama ftoi investirorët të vijnë në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

kumanove-1280x741.jpg
Sej rie16:10 | 09/05/2019

Sot mbushen katër vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” që zgjati dy ditë, ku mbetën të vrarë tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth 40 persona të tjerë mbetën të plagosur. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Në katërvjetorin e ngjarjeve të Kumanovës, familjarët e të dënuarve , organizuan një protestë ku u kërkua lirimi i të dënuarve dhe drejtësi. Protesta u mbështet edhe nga Shoqata e të burgosurve politik në Maqedoni. Kreu i kësaj shoqate Shpëtim Pollozhani bën thirrje për gjykim të drejtë për personat e përfshirë te ngjarjet e Kumanovës.

Nga kjo përleshje me armë humbën jetën 8 prestarë të policisë dhe 10 nga grupi i armatosur. U plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi. Për rastin e Kumanovës u arrestuan dhe gjykuan 37 persona. Procesi gjyqësor zgjati dy vjet dhe prej 37 të akuzuarve për terrorizëm, vetëm katër persona u liruan nga akuza./ABC News Albania 24/7

ambasada-shba.jpg
G. P.15:48 | 29/03/2019

Reforma në Drejtësi nuk do të ndalet dhe  Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm që kërkon prej vitesh. Kështu është shprehur zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dan Koski, në Konferencën mbi Planifikimin Urban.

Edhe pse është aktivitet për planifikimin urban dhe zhvillimin ekonomik, mesazhet për të çuar përpara reformën në drejtësi nuk mungojnë. Është Zv/Shefi i Misionit në Detyrë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dan Koski që i kërkon shqiptarëve të mos dyshojnë për këtë.

“Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.”

Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar ëndrrën shqiptare është ende e gjatë sipas zëvendësambasadorit amerikan në Tiranë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për ta ndërtuar këtë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të zbuluar rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të angazhohen në sipërmarrje duke krijuar mundësi ekonomike për veten dhe të tjerët”.

Mesazhet politike nuk munguan asa nga numri dy i qeverisë. Erjon Braçe u kërkoi kryebashkiakëve të të gjithë vendit që të vazhdojnë punën normalisht e t’i trajtojnë zgjedhjet e Qershorit ashtu siç Kushtetuta e ka vendosur.

“Janë zgjedhje vendore nuk ajnë zgjedhje politike që duhet të jenë në shërbim të alternativës më të mirë që u ofrohet qytetarëve or zgjedhjet”, tha Braçe.

Në konferencën për planifikimin e territorit zëvendëskryeministri i shtriu dorën e bashkëpunimit kryebashkiakut të Kamzës me qëllim që të përfundojë planin e përgjithshëm vendor./abcnews.al

shba-1280x751.jpg
ent ela15:40 | 21/03/2019

“Cilido që thotë se reforma në drejtësi është e kompromentuar apo po dështon, e ka gabim”. Është ky mesazhi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet të ngarkuarës me punë Lejla Mozé-Uan.

Tymnaja e problemeve të Shqipërisë nuk mund të venisë atë që po ndodh me reformën në drejtësi. Ky këndvështrim pozitiv i situatës aktuale në vend u nënvizua edhe nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Leyla Moses-Ones.

Lajmi i mirë është se Shqipëria është në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Reforma në drejtësi, për shembull, është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t’iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë.

Atyre që mendojnë të kundërtën i përgjigjet prerë. Mesazhi im për cilindo që thotë se reforma në drejtësi është kompromentuar apo po dështon është: e keni gabim.

Në aktivitetin me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë kërkoi që reformat të vazhdojnë pasi pavarësisht lajmeve të mira që dha  rruga është ende e gjatë.

Përparimi duhet të vazhdojë për të përmirësuar zbatimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe krijimit të një ekonomie të forte që është e lirë dhe e barabartë për cilindo.

Në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë  në NATO, zëvendës ambasadorja amerikane foli edhe për angazhimin e SHBA-ve ndaj aleancës. Sfida me të cilat përballen janë të shumta tha ajo, duke veçuar terrorizmin si një nga rreziqet që duhet mposhtur e luftuar me çdo kusht, por edhe Rusinë që përpiqet sipas saj të minojë demokracitë perëndimore./abcnews.al

vjolca-1280x706.jpg
ent ela14:00 | 20/03/2019

Vjollca Arapaj gruaja e tregtarit të vrarë dy vite më parë në Durrës thotë se Jurgen Kurtaj nuk e vrau djali i saj. Ajo u tha gazetarëve se drejtësia ka marrë fund dhe se kishte frikë për të birin.

Lajmi për shpalljen në kërkim të 33-vjeçarit Dervis Arapi u dha fillimisht nga nëna e tij, Vjollca. Që pas vrasjes se Jugen Kurtit ajo ka kërkuar vëmendjen e gazetarëve  për të mohuar kategorish që familja e saj të ketë lidhje me ngjarjen.

Vjollca Arapaj, gruaja e biznesmenit që u vra dy vite më pare ne Durres  thotë se djali i saj i dha fjalën të atit.

“I dha fjalën babait të vetë që nuk do të bëjë gjë. Edhe nuk e bëjmë dot se nuk ja dalim dot me milionat që kanë ato. Kush ja del atyre. Kjo duhet të jetë vrasje mafioze shtetërore, vrasje për probleme droge, nuk e di çfarë mund të ketë se nuk e di me çfarë merren ato edhe nuk më intereson”.

Ajo kërkon ndihmë nga policia, nga gazetarët, që familja e saj të mos ndëshkohet kot për një krim që nuk e kanë bërë. Por kur gazetarët e pyesin nëse ka besim te drejtësia, Arapaj  tha:

 “Ka marrë fund kjo drejtësi. Nuk gjetën vdekjen e burrit tim me prova, e blenë drejtësinë, frika ime më e madhe është mos i bëjnë gjë çunit. Shpresa ime e vetme, është vetëm ai”.

Jurgen Kurti akuzohej nga familja Arapi, si autori i vrasjes se kryefamiljarit të tyre pas një konflikti ku u përfshinë disa persona. Për këtë heshtje ata ndoqën një maratonë gjyqesh, por pa mundur të gjejnë drejtësinë e pretenduar.

Enkeleda Arapaj

Adi Domi

byri-politike.jpg
G. P.23:03 | 11/02/2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dënoi të premten e 8 Shkurtit me 25 vjet burg Dritan Dajtin. Ai është autor i vrasjes së katër evektivëve të policisë të cilët ishin duke punuar për arrestimin e tij në verën e vitit 2009. Mirëpo ky vendim i gjykatës ka çuar në reagimin e opinionit publik.

Për të diskutuar rreth kësaj çështjeve në emisionin “Byro Politike” këtë të hënë ishin ftuar në studio Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në PD dhe  jurist; Ferdinand Doja, jurist; Mentor Kikia, gazetar; Saimir Vishaj, jurist./abcnews.al

fakulteti-i-drjetesise.jpg
G. P.18:17 | 11/01/2019

Bojkot të mësimit dhe përplasje me forcat e rendit u shoqërua protesta e së premtes nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë. Të hënën pritet të merret vendimi nga Këshillat Studentore nëse do të vijojë me bojkot apo do të rikthehen nëpër auditore.

Rrerth 200 studentë të Fakultetit të Drejtësisë u izoluan brenda ambienteve të këtij institucionit arsimor edhe në ditën e dytë të bojkotit.  E njëjta formë proteste, duke bllokuar dyert dhe korridoret me banka. Për disa orë punonjës së rendit dhe ato të policisë private ndërhynë për të shpërndarë studentët brenda fakultetit, por përpjekjet tyre rezultuan të kota.

Pati edhe tension. Studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës hynë me forcë duke shkallmuar derën e jashtme, për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë që qëndorjnë për gati dy ditë të ngujuar në sallën e nr. 202. Bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesva.

“Do rrinë brenda fakultetit. Universiteti është i studentëve dhe ata do rrinë brenda fakultetit derisa të plotësohen 8 pikat, jo llafe”.

“Shumica e studentëve nuk marrin pjesë në mësi, kanë bojkotuar auditoret, kanë bojkotuar dekanët, kanë bojkotuar çdo gjë. Kjo do të vijojë deri në marrjen e një përgjigje përfundimtare për kërkesat që ne kemi dërguar”.

Kishte edhe nga ata studentë që kërkojnë të përshkallëzohet protesta.

“Janë izoluar të gjitha hyrje, dritaret deri në katin e tretë që në mëngjes. Nuk do lejojmë forcat e policisë që të hyjnë brenda pasi është e kundraligjshme. Ne jemi të gatshëm që të arrestohemi të gjithë dhe të gjithë sëbashku të shkojmë drejt komisariatit.”

“Hyrja e policisë bëhet me anë të kërkesës së titullarit të dekanit, pra titullarit të institucionit. Kanë përdorur dhe dhunë. Ka studentë të dhunuar, që kanë denoncuar”.

Në kohën kur situata ishte e agravuar, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, gjatë një deklarimi për mediat pohoi se ambientet e brendshme të fakultetit janë uzurpuar nga studentë që nuk u përkasin fakulteteve tona.

“Sot unë jam shumë i shqetësuar, personalisht. Rektorati është shumë i shqetësuar si organ që në Fakultetin e Drejtësisë ambientet janë të bllokuara dhe në to nuk ka vetëm studentë të fakultetit tonë, por edhe persona që nuk kanë lidhje me Fakultetin e Drejtësisë”, tha ai.

Hoxha foli edhe për praninë e policisë në fakultet, ndërsa tha se kauza e studentëve është e drejtë.

“Nuk kam lejuar që të konfrontohet, jo e shtetit, por policia private që ka kontratë me Universitetin e Tiranës me studentët dhe kam marrë nga studentët sigurinë që ata do lironin ambinetet e katit të parë, do bënin të mundur që të ktheheshin shërbimet”, u shpreh ai.

E hëna e datës 14 Janar sipas studentëve do të jetë dita e vendimtare. Sipas tyre do të vendoset nga Këshillat Studentore nëse do të vijojë me bojkot apo do të rikthehen nëpër auditore./abcnews.al

vetting.jpg
G. P.17:10 | 01/01/2019

Viti 2018 do të regjistrohet në historikun e drejtësisë në Shqipëri si viti kur nisi zbatimi i procesit të Vettingut. Por vënia në jetë e mekanizmit që do të pastrojë sistemin nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, futi në ngërç dy gjykatat më të rëndësishme në vend e bashkë me to dhënien e drejtësisë. Gazetari Armand Bajrami sjell një tablo të 8 muajve të parë të këtij procesi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono