Douglas Costa

cHAMPIONS.png
Igli Nikolli17:31 | 08/11/2019

Kjo javë dhuroi plot 56 gola në Champions League. 29 u shënuan në duelet e së martës dhe dy më pak në përballjet e një dite më vonë. UEFA za zgjedhur golin më të bukur të javës dhe fituesi është një juventin. Douglas Costa gjeti golin e parë këtë sezon me bardhezinjtë, më saktë një eurogol.

Braziliani vendosi heshtjen në minutat shtesë kundër Lokomotivës në Moskë dhe i dhuroi kualifikimin e parakohshëm kampionëve të Italisë. “Ishte goli më i bukur që kam shënuar në karrierën time“, u shpreh anësori ofensiv për golin e shënuar.

Douglas Costa duke festuar golin

Aksioni fantastik i 29-vjeçarit u konkretizua me gol. Douglas Costa mposhti golat e Sterling të Manchester City përballë Atalantës, Oxlade-Chamberlein të Liverpool kundër Genk dhe Kondogbia i Valencias në ndeshjen me Lille. /abcnews.al

Mbappe.jpg
Klejdi Kaimi14:27 | 08/11/2019

Douglas Costa është rikthyer të jetë protagonist për Juven, pas atij supergoli të shënuar në fitoren 1-2 kundër Lokomotiv Moscow në Champions League. Sulmuesi anësor i Juventusit dribloi tre mbrojtës, arriti një kombinim dysh, duke shmangur dhe dy të tjerë para se t’ia kalonte topin nga shalët portierit.

Pas golit reagimet kanë qenë të shumta, ku ka shprehur mendimin e tij dhe ish-trajneri i Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu. “Për sa i përket potencialit dhe kualiteteve, Costa nuk ka pse ta ketë zili Kylian Mbappen. Ai shënoi një gol të bukur, por Douglas e ka mundësinë  të shënojë në çdo ndeshje si ai gol. Më besoni, unë e di.”- deklaron rumuni për ‘Tuttosport’.

Ishte pikërisht Lucescu, i cili e transferoi  brazilianin në Europë nga Gremio, ku shkëlqeu me fanellën e Shakhtar-it. Douglas Costa ka shënuar vetëm 8 gola në tre sezone me bardhezinjtë, por duhet theksuar se braziliani ka kaluar dëmtime të shumta vitet e fundit. Në sezonin e parë tek Juventusi, 29-vjeçari tregoi potencialin e tij duke dhuruar 12 asiste për shokët e ekipit. /abcnews.al

Mircea Lucescu dhe Douglas Costa


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono