Dosjeve

gjykata-e-larte-1280x714.jpg
ad min16:45 | 04/07/2019

Një ditë pas publikimit të letrës së Presidentit Meta, Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Gjykatës së Lartë informacion mbi numrin e dosjeve të mbetura stok në kushtet kur kjo gjykatë është jashtë funksionit, dhe të cështjeve më emergjente. ABC News ka mësuar se numri i dosjeve është mbi 32 mijë. Dy te arrestuar per qellime ektradimi mund te rifitojne lirine per skadim afatesh ne shqyrtim.

Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë sa vjen e rritet dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon zyrtarisht kësaj gjykate numrin e dosjeve dhe të çështjeve të cilave u mbaron afati.

Gjykata e Lartë për ABC News konfirmojnë se numri i dosjeve të mbetur stok është 32.198.

Dy prej tyre lidhen me kërkesat e ekstradimit jashtë vendit janë më emergjente pasi ndodhen në prag të mbarimit të afateve ligjore çka do të sillte eventualisht numrin e personave të ndaluar.

Rasti i parë për ekstradim është më 21 Maj dhe rasti i dytë i ndaluar pak më vonë. Sipas ndryshimeve të reja në ligj vendimin për ekstradim e merr vetëm Gjykata e  Lartë.

Burime për ABC News konfirmojnë në mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë nga KLGJ, ka pasur debat i ashpër mes mbi propozimin e EURALIUS, që për të zgjidhur ngërçin duhet të komandohen gjyqtarë nga nivelet më të ulëta. Një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor nuk kanë qenë dakord.

KLGJ Këshilli është në vështirësi pasi nuk ka miratuar ende aktet nënligjore  që do të mundësonin hapjen e garës për anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Ndërsa debate vazhdojnë, numri i dosjeve pranë kësaj vazhdon të rritet.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i drejtoi të mërkurën gishtin KLGJ-së duke i kërkuar llogari se përse nuk i ka dërguar listën e kandidatëve, të cilët sipas ligjit marrin miratimin e tij për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Kreu i shteti i kërkonte në një letër zyrtare kryetares  Naureda Llagami, se për të kryer këtë vakum ligjor KLGJ ishte me vonesë prej 6 muaj e 20 ditësh.

Presidenti Meta shprehte kundër rekomandimit të Euralius, për komandim e anëtarëve të Gjykatës së Lartë më arsyetimin se cenohen kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës dhe se ky propozim bie ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë./ABC News Albania 24/7

Thaci-berisha.jpg
ad min13:00 | 31/05/2019

Ish-presidenti Sali Berisha dhe ai aktual i Kosovës, Hashim Thaçi nga dy ekrane të ndryshme kanë hedhur akuza të ndërsjellat për njëri-tjetrin, për përfshirje apo njohuri në ekzekutime politike të kohës së pasluftës.

Nga dy studio të ndryshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë drejtuar akuza të ndërsjellat në drejtim të njëri- tjetrit.

Për RTV Dukagjini, Thaçi akuzoi ish-kryeministri Berisha se ka lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka më 30 korrik të 1997-ës.

Thaçi: “Është e vërtetët se Ali Uka ato ditë pretendonte se kishte zbuluar dhe donte të botonte në shtyp të vedetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Sipas Aliut kishte bërë takime dhe bisedime të fshehta në Ohër mes Sali Ramë Berishës, Sllobadan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit. Rrëfimi i Aliut të çonte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës. Dhe pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar tërë skenën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri. Aty Aliu fliste me fakte se Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë-Krujë dhe Shkodër”.  

Nga një tjetër ekran i Kosovës, edhe ish-presidenti Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Thaçit, i cili sipas tij është peng i dosjeve të Beogradit.

Berisha: “Di që janë rreth 200 dosje për 200 anëtarë dhe drejtues lokalë dhe qendrorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ekzekutuar për qëllime politike. Nuk janë llogaritur ata që janë vrarë gjatë luftës pëor pasi ëhstë futur NATO në Kosovë”.

Acarimi i retorikës mes ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndodhi rreth një vit më parë, pas artikulimit nga ky i fundit të tezës për korrigjimin e kufijve të Kosovës./ABC News Albania 24/7

sheshi-1-933x445.jpg
ent ela13:00 | 29/01/2019

“Gjithë kjo situatë është një sajesë e ulët për të cënuar integritetin tim moral dhe professional…  të godite procesi i vettingut… politikisht”. 

Qëndrimin e mbajtur ndaj akuzave që e pozicionojnë si bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës, kreu i këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk mund të mos e formalizonte.

Kallëzimin drejtuar prokurorisë së shkallës së parë Tiranë, Bujar Sheshi e bën kundrejt Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish-sigurimit të shtetit, me akuzën e “falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Kjo pasi sipas kreut të KLP-së, përfundimet e dala nga vendimi nr.12 i 22 janarit të Autoritetit të Dosjeve, të cilat e cilësojnë Sheshin si bashkëpunëtor të Sigurimti të shtetit dhe anëtar në hetuesinë e degës së punëve të brendshme Fier nga viti 1979, janë të rreme.

Të dhënat e rreme janë shënuar me dashje në vendim, sipas Sheshit, me qëllim cënimin e integritetit moral e professional të tij.

Pas këtij kallëzimi ka reaguar dhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula sipas të cilës, për rastin janë bërë verifikimet e duhura dhe zoti Sheshi është vetëm një nga 30 funksionarët e lartë të identifikuar me probleme.

I menjëhershëm erdhi reagimi i prokurorisë së Tiranës e cila nisi hetimet për rastin. Veprimet hetimoresynojnë zbardhjen e ligjshmërisë dhe vërtetësisë së vendimit të Autoritetit, ligjshmërinë e ndjekur nga Prokuroria e Përgjithshme në veprimet e saj për kandidatin Sheshi si dhe vërtetësinë e deklarimeve të ktij të fundit në formularin përkatës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono