dosjet

KRONIKE-GJYKATA-E-LARTE_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela15:15 | 01/06/2019

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë ka rritur numrin e dosjeve që presin në radhë për t’u gjykuar. Deri më tani numri ka vajtur në 33 mijë. Ndërkohë nga ana tjetër Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar rregulloren për të gjithë kandidatët që duan të jenë pjesë e gjykatës supreme.

Numri i dosjeve të regjistruara në Gykatën e Lartë vazhdon të shtohet nga dita në ditë. Ndërsa Gjykatës supreme të vendit i është vënë kyçi pasi ka mbetur vetëm me dy gjyqtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori, si dhe anëtarin Ardian Dvorani.Vetëm pak kohë pas shkarkimt të gjyqtarit Edmond Islamaj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, numri i dosjeve që presin rradhën për tu gjykuar ka vajtur në 33 mijë. Rreth 17.000 prej të cilave janë civile, 11.000 dosje administrative dhe 5.000  të tjera janë penale.

Ky nuk është një numër përfundimtarë pasi vazhdon që të rritet çdo ditë deri sa institucionet përgjegjëse të gjejnë një zgjidhje. Plotësimi i trupës me të paktën 9 gjyqtarë është në dorën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion ky i cili duhet të çelë garën.  Por burime pranë KLGJ shprehen se edhe për të paktën 3 muaj, vendi do të jetë pa Gjykatë të Lartë, e dyta kjo më e rëndësishmja pas Gjykatës Kushtetuese. I njëjti burim ka saktësuar se rregullorja parashikon që çdo kandidatë që do të garojë për të qenë gjyqatrë në Gjykatën Supreme duhe që më para të ketë kalura të gjitha instancat e vetingut, KPK dhe KPA.

Gjykata e Lartë ka pasur 17 anëtarë gjithsej. Që nga viti 2016, ky numër u pakësua pasi disa u dorëhoqën nga sistemi, ndëra një pjese tjetër u mbaroi afati. Gjyqtarja Majlinda Andrea u dënua për korrupsion. 5 anëtarë të tjerë: Edmond Islamaj, Tom Ndrecaj, Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Shkëlzen Selimi u shkarkuan nga Vetingu me vendim të formës së prerë. Gjyqtari Artan Broci e ka ankimuar në KPA vendimin e shkarkimit nga KPK.  Ndërkohë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të dalë edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Ai u konfirmua në shkallën e parë, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin duke kërkuar shkarkimin. /ABC news Albania 24/7

MBULIM-GJYKATE-E-LARTE-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela19:42 | 29/03/2019

Gjykata e Lartë zbardh analizën 3 mujore të vitit 2019 për gjendjen e dosjeve gjyqësore. Në njoftim thuhet se në kjo gjykatë, ndonëse me vetëm 3 gjyqtarë, vazhdon shqyrtimin e dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit. Por për shkak të mungesës të gjyqtarëve, gjykata e lartë i ka dhënë përparësi shqyrtimit të çështjeve më urgjente me natyrë civile, administrative e penale. Ndërkaq edhe 9 këshilltarët e mbetur, vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Në këtë gjykatë, numri i dosjeve të regjistruara gjatë 3 mujorit të parë të 2019 është rreth 31 mijë, prej të cilave 16 dosje janë civile, 10 mijë janë  administrative dhe 5 mijë dosje janë penale. /abcnews.al

Clirim-Gjata-1280x758.jpg
ent ela20:45 | 26/03/2019

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata është shprehur se dosjet e famshme 339 dhe 184 nuk i ka prekur kush me dorë dhe se ndaj tyre nuk ka nisur asnjë hetim. Këto deklarata Gjata i bëri në emisionin “Provokacija”. Ndër të tjera ai theksoi se këto dy dosje janë vetëm maja e ajsbergut, ku eksponatet të lartë të PS flasim me bosët e krimit në Shqipëri për blerje votash.

Çlirim Gjata: Askush nuk i prek dy dosjet e famshme sepse vetëm dy dosje janë që dimë ne që kanë dalë kanë marrë dhen lere sa ka atje. Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur? Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash pasi nuk u intereson shënimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këta banda ka dalë se shumë nga eksponatët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash.

Mustafa Nano: Më politikanë të lartë për cilët, e keni fjalën për Durrësin?

Çlirim Gjata: Duke filluar  që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda.

Mustafa Nano: Ka biseda kur Edi Rama…

Çlirim Gjata: Po po e kanë thënë vetë prokurorët dhe vetëm majën e ajsbergut kanë nxjerrë BIRN dhe Zëri i Amerikës. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184. Pse nuk hetohen? Nuk po themi pse nuk po i marr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë./abcnews.al

GJYKATA-E-LARTE-30-MIJE.dosje_-1280x720.jpg
ent ela16:10 | 23/12/2018

Procesi i Vettingut la me 4 gjyqtarë Gjykatën e Lartë, duke e nxjerrë thuajse jashtë funksionit. Pamundësia e formimit të Kolegjeve 5 anëtarëshe Penale dhe Civile kanë bërë që shifra e çështjeve që presin radhën për gjykim të shkojë në mbi 30 mijë. 

Problemi i dosjeve të mbartura e për rrjedhojë i vonesës në gjykim është krijuar ndër vite për shkak të mosplotësimit të trupës së kësaj gjykate me anëtarë. Viti 2018 e gjeti gjykatën me 9 anëtarë, por procesi i vettingut shkarkoi nga detyra 5 prej tyre, duke e pamundësuar formimin e Kolegjeve me pesë anëtarë çështjet Penale dhe Civile. Referuar të dhënave nga Gjykata e Lartë numri i dosjeve gjyqësore penale, civile dhe administrative që presin gjykimin ka kaluar shifrën 30 mijë.

Aktualisht gjykata shqyrton në themel vetëm çështjet administratie, rekurset e tyre shqyrtohen nga kolegje 3 anëtarësh. Sipas të dhënave në periudhën qershor-dhjetor 2018 janë gjykuar në total 308 çështje administrative, nga të cilat 273 prej tyre në Dhomë Këshillimi dhe 35 prej tyre në seancë gjyqësor. Ndërsa çështjet penale dhe civile nuk mund zbresin në sallat e gjyqeve. Gjyqtarët e mbetur shqyrtojnë në Dhomat e Këshillimit vetëm çështje urgjente, si masat e sigurimit, apo ekstradime.  Të dhënat nga Gjykata e Lartë tregojnë se në dhomë këshillimi në harkun qershor-dhjetor të këtij viti janë shqyrtuar 152 çështje civile dhe 161 çështje penale.

Por ndërsa gjykata është në ngërç, në kryesekretarinë e saj depozitohen çdo ditë mesatarisht 50 rekurse, duke shtuar numrin e dosjeve dhe zënien e çdo hapësire në godinën e Gjykatës së Lartë. Në këtë situatë duket se shpresë sjell vetëm lajmi i nisjes së funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyësor.  /abcnews.al

LEGALIZIMET-NE-DURRES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
G. P.14:29 | 22/12/2018

Ndërkohë që zona A në Durrës vazhdon të jetë e bllokuar për procesin e legalizimit, brenda vitit 3 mijë dosje kanë përfunduar. Drejtori i ALUIZNI-t u ka bërë thirrje qytetarëve të presin inspektorët për të kryer veprimet.

Tre mijë dosje legalizimi përfunduan gjatë këtij viti nga drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës, ndërkohë që një pjesë janë skualifikuar për shkak se bien ndesh me ligjin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Drejtori i ALUIZNI-t Arben Isaku tha se afro 30 ndërtime dhe ngrehina që nuk kanë pasur qëllime banimi, nuk do të legalizohen.

Arben Isaku, drejtor ALUIZNI Durrës: “Kemi pasur dhe raste ku kanë qenë ngrehina, pra ndërtesa që nuk konsiderohen të banueshme që për një arsyë apo një tjetër qytetarët i kanë bërë dhe kanë bërë ehde aplikimet këtu. Jemi përqëndruar me skualifikimin e tyre.”

Drejtoria e ALUIZNI-t do të vazhdojë punën me orar të zgjatur edhe gjatë ditëve të fundit të vitit. Iu bëhet thirrje personave të interesuar që të presin inspektorët e ALUIZNI-t për kryerjen e procedurave në terren.

“Ne edhe siç bëmë gjatë periudhës së gushtit edhe tani, me ardhjen e emigrantëve që vijnë për festa ne rrijmë deri vonë dhe punojmë. I kemi thënë edhe personave që vijnë se nuk është nevoja që të rrini ju, por mund të caktojnë një familjar që të bëjnë të mundur mbylljen e procesit në kohë reale.na ka ndodhur disa herë që ku shkojmë për verifikim në shtëpitë e tyre, nuk gjejmë njeri.”

Në qytetin e Durrësit vazhdon të jetë e bllokuar zona A ku nuk mund të kryhen legalizime të ndërtimeve pa leje, ndërsa në zonën B po shqyrohen pjesë-pjesë./abcnews.al

vlcsnap-error421-1280x720.jpg
ent ela13:18 | 20/02/2018

Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish- Sigurimit të Shtetit në 27 vjetorin e rrëzimit të monumentit të ish-diktatorit prezantoi një nismë, mbledhja e dëshmive dhe përjetimeve të atyre që vuajtën në regjimin komunist. Projekti mbështetet edhe nga bashkia e Tiranës.

Sipas kreut të bashkisë së Tiranës ErjonVeliajt, dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, si dhe miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve, kane dhënë rezultatet e pritshme për të gjithë ata që vuajtën në diktaturë.

Erjon Veliaj: Më vjen mirë që kemi ecur me kompensimin financiar të ish të përndjekurve, jemi thuajse në këstin e 8-të. Më vjen shumë mirë që në disa simbolika, duke qenë se sot është përvjetori i rënies së shtatores, në qendër të sheshit ‘Skënderbej’ kemi vendosur njeriun e thjeshtë dhe jo shtatoren e ish diktatorit. Po i shohim dukun këtij ligji të rëndësishëm për hapjen e dosjeve, ku shumë autoritete me peshë në qytetin dhe në vendin tonë, po i hapin dosjet e tyre për publikun”,

 

Veliaj i bëri këto deklarata në prezantimin e nismës se Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit te titulluar “Edhe muret kanë veshë”. Kjo nisme ka per qellim mbledhjen e dëshmive të të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist. Bashkia e Tiranës është e para që e ka mbështetur këtë projekt, i cili kurohet nga kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula.

 

Gentjana Sula: Është një projekt i Autoritetit, që bashkë me dosjet, që janë përgjithësisht instrumente të shtypjes dhe denigrimit të personave të rëndësishëm të shoqërisë sonë të asaj kohe, dhe dëshmive gojore, ta themi historinë në 360 gradë. Pra, për të thënë atë që është shkruar, por edhe për atë që është përjetuar në atë kohë”

 

Projekti do të mbledhë histori në mbarë vendin, duke përzgjedhur kontributet më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur këto drama çnjerëzore, për t’u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë. Më pas këto “tekste të ndaluara” do të projektohen në formate të mëdha, në date 09 maj në të njëjtën kohë nëpër qytete të ndryshme te vendit./abcnews.al

 

 

dosjet-e-sigurimit_1493992176-7913721.jpg
us er14:20 | 03/12/2017

Në zyrën e prokurores së Elbasanit janë zhdukur dokumente hetimore në rrethana ende të paqarta. Denoncimi është bërë nga vetë prokurorja A.Xh, e cila
pasi kur ka shkuar në zyrë, ka konstatuar se i kishin humbur 3 fashikuj të procedimeve penale, materiale të Task Forcës për hetimin e korrupsionit.
Grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit (zyrës), nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë dhe ka dyshime se janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

vlcsnap-error330-1280x720.jpg
us er11:53 | 16/11/2017

Hidhet shorti për vetigun në prokurorinë e Tiranës. Në sitë do të kalojnë prokuroret që garojne për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pas shortit të hedhur pritet të kalojnë në filter dosjet e prokurores Antoneta Sevdari, e cila ka përfaqesuar akuzën në çështjen “CEZ” . Po ashtu në kontroll do të kalojne dhe dosjet e prokurorit Adriatik Cama, i cili ka përfaqësuar organin e akuzës në gjyq dhe procesin ndaj ish deputetit Mark Frroku.

Në filtër nga organet e vetingut do të kalojne dhe dosje të prokurorit Shpëtim Kurti, ish-zv drejtues i prokurorisë së Tiranës apo dhe prokurorit Dritan Rreshka./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono