dosja 184

084bc020-b24f-49e8-81f9-e680cc1b9cae.jpg
Autor E12:01 | 30/01/2020

Sekretari Ligjor i PD, Çlirim Gjata theksoi në studion e Abc News se kalimi i dosjes nga Prokuroria e Dibrës për në SPAK dhe më pas nga kjo e fundit sërish në Dibër bëhet me qëllimin e vetëm për të mos hetuar kokat e mëdhaja që u përfshinë në blerjne dhe vjedhjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Peshkopi.

Gjata tha se me dosjen 184 u vërtetua mekanizmi i vjedhjes së blerjes së votës, i cili funksiononte në mënyrë perfekte për maxhorancën.

Në Dibër u pa të funksiononte një mekanizëm përfekt i blerjes dhe vjedhjes së votave. Ndërtuan një mekanizëm ekspertimental që u aplikua në masë në zgjedhjet e vitit 2017. Siç u vërtetua në Durrës me bandën e Avdylajve që dolën në përgjimet që përfshihen në këtë dosje.

Kemi grup të strukturuar kriminal, madje edhe politik me kryeminsitrin në krye. Bëhet fjalë për një grup mafioz që me ndihmën e krimit arrin të blejë votat dhe të mbajë pushtetin“, tha Gjata duke theksuar se pikërisht në këto kushte, dosja 184 duhej të hetohej nga SPAK.

Ky nivel e ka lidhur korrupsionin e votës me korrupsionin politik deri në ministra dhe kryeminsitrin. Që kur ka filluar Reforma në Drejtësi u pa e gjitha se çfarë do të bëhej. Unë e shihja me skepticizëm pasi këta nuk do ndërtonin një prokurori të pavarur. Po dalin shenjat e para të kapjes së SPAK.

Do merrenm me detaje për të hedhur poshtë të gIthë Reformën në Drejtësi. Argumenti i tyre për dërgimin e dosjes nag SPAK në Dibër është se sipas tyre nuk është regjistruar me subjekt politik dhe rrjedhimisht nuk i përket kësaj prokurorie“, vijoi Gjata duke theksuar se mos hetimi i kësaj dosjeje do të na pengojë integrimin në BE.

Një ndër kushtet e Bundestagut është pikërisht hetimi i personave që u morën me shitblerjen e votës. Por kjo nuk do të ndodhë pa u ndryshuar vullneti politik. Nëse nuk ndryshon vullneti politik, këtu jo SPAK-u por edhe prokuroria e Neë Yorkut të vijë nuk ka se çfarë të bëjë“, tha ai ndërkohë që shtoi se maxhoranca i ka kapur të gjitha institucionet si KLP apo SPAK. /abcnews.al

c0d625ae-9040-4157-99bf-d8923fe71661.jpg
R D18:17 | 29/01/2020

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ftuar pasditen e sotme në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, foli për vendimin më të fundit të SPAK-ut për të mos hetuar dosjen e shit-blerjes së votave në Dibër (dosja 184). Bardhi tha se me këtë vendim kreu i SPAK, Arben Kraja tregon se po i shërben Edi Ramës. Ai tha se për 30 vite asnjë zyrtar i lartë  nuk është ndëshkuar për krimet elektorale. 

 Endri Xhafo: U ulët në tryezë me Gjiknurin, është komentuar shumë kjo kthesë e PD-së

Gazment Bardhi: Më duhet të sqaroj histerinë e pakuptimtë se kush përfaqëson PS-në në tryezën politike, PD-ja nuk ka pasur asnjë kusht nëse ulet në tryezë me Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën, sepse askush nuk beson se ata që dolën në përgjimet e BILD, pjesë e dosjes 184 kanë vepruar pa një mbështetje të kokës së partisë së tyre që është Edi Rama. Pra për ne, Gjiknuri konsiderohet sikur të jetë vetë Edi Rama. Ky lloj përfaqësimi në tryezën e reformës është turp për PS-në.

 Endri Xhafo: SPAK mori vendim të mos e hetojë dosjen 184, duke e lënë në Dibër. Ju e keni shprehur qendrimin publik por desha të di e keni humbur besimin tek kjo strukturë apo kreu i saj, Arben Kraja?

Gazment Bardhi: Ne kemi dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për ngritjen e kësaj strukture dhe kemi kërkuar rrugën e integritetit të SPAK, por nga dje u mësua se Arben Kraja është dërguar atje për ti shërbyer mbylljes së dosjeve të korrupsionit qeveritar. Dosja 184 është voluminoze janë me orë të tëra përgjime, shumë më shumë se c’ka nxjerr Bild. Ai nuk e heton këtë dosje, ku kanë përgjegjësi penale zyrtarët e lartë. Brenda 30 minutash thotë se nuk e hetojmë duhet ta hetojë prokuroria e Dibrës. Çdo jurist e di si duhet të paktën një periudhë 2-3 javore për të shqyrtuar materialet, por ai refuzon ta marrë në shqyrtim. Arben Kraja i SPAK ka vendosur ta varrosë dosjen që do të çonte në burg zyrtarët e lartë të PS-së. Prokuroria e Dibrës, ku ka ngecur tashmë kjo dosje nuk merr dot vendim për të ngarkuar me përgjegjësi penale Ulsi Manjën, Pjerin Ndreun që janë zyrtarë të lartë dhe jo zyrtarë lokal të Dibrës.

Në dosjen 184 janë implikuar deputetë, ish-ministra dhe ata janë automatikisht kompetencë e SPAK. Kam bindjen se prokuroria e Dibrës jo vetëm s’ka kompetencë por as kapacitete për ta hetuar këtë dosje.

Shqiptarët kanë parë Pjerin Ndreun të kërcënojë mësuesit për votat. Me dy veprime hetimore, sot Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg dhe jo kryebashkiak i paligjshëm në Lezhë. SPAK do të duhej të merrte dëshminë e drejtorit të arsimit Dibër dhe të drejtorit të Dibrës si dhe tabulatet telefonike për të çuar pas hekurave Ndreun.

Por Arben Kraja nuk e hap dosjen fare, edhe pse ka ekzaktësisht për detyrë të hetojë zyrtarët e lartë publik.

Endri Xhafo: Ambasadores së re amerikane do t’i trokisni në derë për ti thënë se nuk po funksionin reforma në drejtësi?

Gazment Bardhi: Pa asnjë diskutim, ne informojmë partneret tanë ndërkombëtar për çdo problem që hasim për zbatimin e reformës në drejtësi. Por duhet kuptuar se askush nuk mban përgjegjësi përveç insitucioneve shqiptare. Kujt i duhet në vitin 2020 të zgjidhet në krye të SPAK Arben Kraja me të shkuar të kontestuar si hetues në komunizem. A nuk ka njerëz të shkolluar në SHBA apo vende të tjera për tu vendosur në krye të institucioneve të pavarura.

Endri Xhafo: E keni humbur shpresen tek SPAK?

Gazment Bardhi: Unë nuk i humb shpresat për një rast, por është vënë në diskutim integriteti i këtij institucioni. Kujtojmë se me ndërhyrjen e SHBA-së kemi rënë dakord, mund të themi se është i vetmi ligj i miratuar me dakordësi të plotë mes mazhorancës dhe opozitës, kësisoj SPAK ka për detyrë që të hetojë dhe të çojë pas hekurave zyrtarë të lartë për korrupsion, blerje votash etj. që historia të mos përsëritet. Në 30 vite nuk ka asnjë i dënuar për krime elektorale, nëse nuk ndëshkohen krimet nuk arrihet të parandalohen.

/abcnews.al

Rama_pergjimi-1280x691.jpg
R D17:15 | 28/01/2020

Përgjimet e dosjes 184 nxorën zbuluar një sërë zyrtarësh të lartë të cilët dëgjoheshin duke folur për shitblerje votash gjatë zgjedhjeve të pjeshsme lokale të Dibrës në vitin 2016. Pinpongu me këtë dosje vazhdon, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te organizuar, SPAK, nuk ka pranuar aktet hetimore dhe ia ka kthyer ççshtjen sërish Prokurorisë së Dibrës.

Këta të fundit, prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli shpallën moskopetencën që me datë 22 janar të këtij viti dhe e dërguan në SPAK, me argumentin se është detyrë e SPAK të hetojë zyrtarët e lartë të cilët dolën zbuluar në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

I kontaktuar nga Abc Neës Drejtuesi i SPAK Arben Kraja tha se vendimi për mospranimin e akteve të dosjes 184 është marrë më 27 janar 2020.

Çështja u regjistrua fillimisht nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda e cila e zvarriti per më shume se dy vite hetimet. Në 2019, prokurorët e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencë për të vazhduar hetimet e transferuan në DIbër. Ata arritën në përfundimin se kjo çështje nuk i përkiste atyre, pasi provat nuk tregonin një “grup të strukturuar kriminal” të përfshirë në shitblerje votash. Për këtë arsye në gusht te vitit qe shkoi, u vendos kalimi i kësja dosje nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Kalimi i dosjes në prokurorinë e Dibrës u bë në shkelje të ligjit procedural penal, por edhe të praktikave të mëparshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, prokuroria e Dibrës i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme, të asaj kohe Arta Marku , që kjo dosje të hetohet nga Krimet e Rënda, pasi objekt i hetimit është një grup i strukturuar kriminal.
Gjithashtu, organi i akuzës së Dibrës e kishte argumentuar kërkesën e saj me faktin se kjo prokurori nuk kishte staf të mjaftueshme për të kryer hetimet. Por asokohe Arta Marku vendosi përfundimisht që dosja të hetohet nga Prokuroria e Dibrës.

Në qershor 2019, gazeta gjermane BILD publikoi përgjimet zyrtare të prokurorisë që tregonin shit-blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe frikësimin e nëpunësve të administratës për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste Muharrem Rama në zgjedhjet vendore 2016. Në përgjime, degjohen, deputetë e zyrtare te larte të partisë socialiste si Damian Gjiknuri, Pjerin Nderu, Fatmir Xhafa, Sajmri Tahiri si dhe eksponenti, Ymer Lala teksa bisedojnë me zyrtarë vendorë të Qarkut të Dibrës për atë që opozita e ka kosnideruar si “masakër elektorale”. Sipas Bild edhe vetë Kryeministri Rama rezultoi i perfshirë në përgjime.

Në 15 janar 2020 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi zyrtarisht të njihej me gjetjet e dosjes dhe kërkoi që dosja t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Dhe këtë të martë vendimi u mor: Dosja 184 do të vazhdojë të endet nëpër sirtaret e prokurorive edhe pse është çështja më e nxehtë dhe më tronditëse e politikës shqiptare./abcnews.al

gazment-bardhi-1.jpg
nev ila15:33 | 28/01/2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit se SPAK nuk ka pranuar të hetojë dosjen “184”.

Në një reagim, Bardhi shkruan se “Komunisti Arben Kraja nuk ka lejuar që të hetohen, Rama, Manja, Gjiknuri, Ndreu dhe të tjerë për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”.

Bardhi shkruan se Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut, siç e quan ai,  godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela.

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.  Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësin”, shkruan Bardhi./abcnews.al

doisja.jpg
Autor E14:25 | 28/01/2020

SPAK nuk ka pranuar aktet e “Dosjes 184” të dërguara nga Prokuroria e Dibrës duke i rikthyer sërish në këtë prokurori për të qenë ajo që do të vijojë hetimet.

Prokuroria e Dibrës kishte shpallur moskompetencë për këtë dosje duke kërkuar nag SPAK që të bëjë hetimin e saj.

“Dosja 184” ka të bëjë me blerjen e votave për zgjedhjet lokale në Dibër, në të cilën janë edhe përgjimet e dy ish-ministrave dhe disa deputetëve të maxhorancës.

I kontaktuar nga gazetarja e Abc News Glidona Daci, kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh se ky institucion ka vendosur më datë 27 janar që ta kthejë dosjen në Dibër dhe të detyrojë atë prokurori të vijojë hetimet.

I gjithë ky “ping pong” mes prokurorive po bën që të mos fillojë gjykimi i kësaj dosjeje që tronditi politikën e Tiranës disa muaj më parë. /abcnews.al

selia-blu-1.jpg
ger ta13:41 | 18/01/2020

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK.

Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj.

“Në Qershor 2019, gazeta gjermane  Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

Sipas ligjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

  1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016
  2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK
  3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

pergjime-2.jpg
ad min12:38 | 23/09/2019

Prokuroria e Dibrës ka zgjatur me 3 muaj hetimet për dosjen 184. Drejtuesi i kësaj prokurorie, Rifat Kojku sëbashku me prokuroren Belina Zeneli vendosën që të ndryshojnë numrin e dosjes nga 184 në 385.

Këta dy prokurorë u caktuan më shumë se dy javë më parë për të hetuar këtë dosje, që objekt hetimi ka shitblerjen e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016.

Dosja 184 ose siç do njihet tashmë pas vendimit të prokurorëve si dosja 385, u regjistrua 3 vjet më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por kohët e fundit, ky organ i akuzës shpalli moskompetencën, me argumentin se objekt hetimesh nuk është një grup i strukturuar kriminal, por bashkëpunimi i thjeshtë.

Kjo dosje u bë objekt diskutimi midis institucioneve të hetimit pasi organi i akuzës Dibër i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që dosjen ta hetojë organi i akuzës për Krime të Rënda, duke e kundërshtuar faktin se bëhej fjalë për bashkëpunim të thjeshtë.

Në përgjimet telefonike të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” dëgjohen në biseda deputetë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, të cilët flasin me drejtues të policisë lokale dhe eksponentë të tjerë të njohur në Dibër për blerje votash. /abcnews.al

MBULIM-DOSJA-184.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela13:39 | 02/09/2019

Prokurorët e Dibrës Rifat Kojku dhe Belina Zeneli marrin në dorë hetimet për dosjen “184”. Objekt hetimi i kësaj dosjeje është shitblerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016. Procedimi penal u regjistrua ne Dibër pasi organi i akuzës për Krime te Rënda shpalli moskompetencë.

Prokuroria e Dibrës ka caktuar dy prokurorët që do të vijojnë hetimet për dosjen “184”, e cila ka të bëjë me shitblerjen e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016.

Kjo dosje tashmë do të jetë në duart e dy prokurorëve Rifat Kojku dhe Belina Zeneli. Dosja “184” u regjistrua 3 vjet më parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por kohët e fundit, ky organ i akuzës shpalli moskompetencën, me argumentin se objekt hetimesh nuk është një grup i strukturuar kriminal, por bashkëpunimi i thjeshtë.

Kjo dosje u bë objekt diskutimi midis institucioneve të hetimit pasi organi i akuzës Dibër i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që dosjen ta hetoje organi i akuzës për Krime të Rënda, duke e kundërshtuar faktin se bëhej fjalë për bashkëpunim të thjeshtë.

Në kërkesën e tyre, prokurorët e Dibrës argumentuan se gjendeshin në situatën e konfliktit të interesit dhe se nuk kishin staf të mjaftueshëm, për të kryer hetimet. Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Cami (Keshi) u përjashtua nga ky hetim pasi gjendet në situatën e konfliktit të interesit duke qenë se ka lidhje të afërta me një nga personat që është nën hetim, konkretisht me Arben Keshin.

Në përgjimet telefonike të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” dëgjohen në biseda deputetë dhe zyrtare te larte të Partisë Socialiste, të cilët flasin me drejtues të policisë lokale dhe eksponentë të tjerë të njohur në Dibër për blerje votash. /ABC News Albania 24/7

Prokuroria-e-Pergjithshme-1.jpg
ent ela11:31 | 22/08/2019

Pas reagimeve të Partisë Demokratike për transferimin e dosjes 184 në prokurorinë e Dibrës, Arta Marku ka dhënë sqarim zyrtar. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se prokurori i çështjes Klodan Braho, ka ndryshuar cilësimin e veprës penale nga “Grup i strukturuar kriminal, në bashkëpunim të thjeshtë. Ndërsa prokuroria e Dibrës kishte kërkuar që të mos i transferohej ajo dosje, pasi gjendet në situatën e konfliktit të interesit e pa staf të mjaftueshëm.

Prokuroria e përgjithshme përmes një njoftimi për mediat jep disa sqarime lidhur me dosjen e shumë diskutuar 184, për hetimin e dyshimeve për shitblerje të votave në zgjedhjet e Dibrës në vitin 2016 dhe debatin për kompetencat për hetimin e kësaj çështje.

Prokuroria e përgjithshme ka arritur në përfundimin se dosja 184 nuk është në kompetence të Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, për vepra penale që nuk hyjnë në kompetencën e saj.

Prokurori i çështjes, Klodian Braho, ka ndryshuar cilësimin juridik të veprës penale, nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Sipas organit qendror të akuzës, kjo dosje i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin penal.

Por prokuroria e Dibrës e kishte kundërshtuar këtë fakt, duke i kërkuar prokurorisë së përgjithshme caktimin e prokurorisë së Krimeve të rënda si organ kompetent për ndjekjen e dosjes 184 pasi veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal.

Shqetësim për Prokurorinë  e Dibrës, sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit e Arta Markut, ishte konflikti i interesit me të pandehurit e çështjes, si dhe mungesa e stafit dhe kapaciteteve për të përballuar çështjen.

Drejtuesja e kësaj prokurorie, Esmeralda Keshi Cami ka lidhje familjare me njërin prej të pandehurve kryesorë të dosjes, konkretisht me Arben Keshin.

Ndërsa dy prokurorët e tjerë kanë pretenduar se janë në konflikt interesi, pasi njihen me personat që janë nën hetim. Dosja 184, që u regjistrua para 3 vitesh nga Prokuroria e krimeve të rënda, do t’i caktohet me short njërit prej dy prokurorëve të Dibrës, Rifat Kojku dhe Belina Zeneli.

E ashtuquajtura dosja 184 përfshin hetimin e disa personave, mes tyre edhe zyrtare shtetërorë në nivel qendror dhe lokal, lidhur me dyshimet për shitblerje të votave në zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibër në 2016.

Në përgjimet telefonike, që përmban kjo dosje, të publikuara nga gazeta Gjermane “Bild” dëgjohen në biseda deputetë dhe zyrtarë të lartë të partisë socialiste si Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, drejtues të policisë lokale dhe eksponentë të tjerë të njohur në Dibër./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

Gazment-Bardhi.jpg
ent ela14:25 | 21/08/2019

Partia Demokratike e cilësoi skandaloz vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të shpallur moskompetencë për dosjen 184 dhe kalimin e hetimeve në Prokurorinë e Dibrës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi theksoi se kjo  i siguron paprekshmëri Edi Ramës.

DEKLARATË E PD, GAZMENT BARDHI

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar së ekzistuari si e tillë dhe me urdhër të Edi Ramës, është shndërruar në një prokurori private që nuk ndëshkon krimin e vjedhjes së zgjedhjeve, por e mbron atë.

Sot, media zbuloi vendimin skandaloz për të varrosur dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër. Pasi bllokoi për 3 vjet hetimin e dosjes 184, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga hetimi i saj, duke vendosur në fshehtësi moskompetencën.

Pasi u dështoi plani i mbylljes së hetimeve në heshtje dhe pa transparencë, kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve. Publikimi i përgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane BILD u faktoi shqiptarëve se në vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër, partia në pushtet kishte vepruar si një organizatë e mirëfilltë kriminale.

Shqiptarët dëgjuan më zë sesi në krye të organizatës kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve ishte personalisht Edi Rama.

Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Nderut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë.

Heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAKU-t, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u. Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.

Duke marrë në mbrojtje organizatën kriminale të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, njëlloj siç po merren në mbrojtje edhe bandat e vjedhjes së zgjedhjeve në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan, provohet se përsa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mbyllja e dosjes 184 duke e varrosur atë në Dibër, larg vëmendjes publike, nuk ka për ta shpëtuar Edi Ramën nga përgjegjësia e tij direkte për vjedhjen e zgjedhjeve. Edi Rama mund të ketë hequr qafe për pak kohë SPAK-un, por ai nuk mund të heqë dot qafe shqiptarët, shumica e të cilëve kërkojnë largimin e tij. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono