Dorëzohen

lacii.jpg
nev ila16:28 | 30/04/2019

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga tre autorët e vrasjes së dyfishtë mbrëmjen e së dielës. Kjo u arrit pas negociatave të policisë dhe familjarëve të të dyshuarve.

Pas disa orësh negociatash mes policisë dhe familjarëve, u dorëzua edhe autori i tretë për vrasjen e dyfishtë në Laç.

Manuel Bushit iu vendosën prangat, pasi më herët ishin vetëdorëzuar  Markel Bushi 25 vjeç dhe Venncens Bushi 28 vjeç.

Ishin familjarët që binden fëmijët të dorëzoheshin para se të bëhej varrimi i dy të rinjve.

Kjo edhe për të shmangur hakmarrjen kohën e ceremonisë.

Tre të rinjtë Bushi akuzohen se pas një sherri në një nga lokalet e Laçit vranë me armë zjarri Kelvin Jushin dhe Erjon Jushin, kushërinj me njëri tjetrin.

Nuk dihet saktësisht motivi i ngjarjes, por parakrakisht thuhet se një konflikt mes tyre u pasua me përdorimin e armëve.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon punën për dokumentin  e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, në bashkëpunim”.

/ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono