doreheqja

Glauk-Konjufca.jpg
ger ta09:56 | 31/01/2020

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për herë të parë për kërkesën e LDK-së që ai të dorëhiqet nga pozita e kryeparlamentarit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja e koalicionit.

I pyetur nga mediat se a do të largohet nga posti i kryeparlamentarit, për t’i hapur rrugë formimit të koalicionit, Konjufca është përgjigjur se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve.

“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që që është koha e emërimeve”, tha Konjufca.

Konjufca është emëruar në postin e kreut të Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit. Ndërkaq, ditën e sotme u vendos që  seanca për votimi  e qeverisë së re në Kosovë do të jetë më 3 shkurt./abcnews.al

valbona-sako-1280x657.jpg
nev ila20:35 | 01/12/2019

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim erdhi pas mijëra reagimeve dhe komenteve në opinion për dy deklarata të bëra dje prej saj.

Një ditë pasi në dy ekrane të ndryshme bëri dy deklarata që ngjallen jo pak pakënaqësi në opinion dhe komente, kryetarja e bashkisë së Durrësit Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zonja Sako në rrjetin social Facebook.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”.

Po cilat ishin deklaratat, gafa, që lëshoi kryebashkiakja e re, e zgjedhur vetëm 5 muaj më parë. Njërën prej tyre e bëri në një intervistë për gazetaren e ABC Neës Ajgena Korbi.

“Qytetari paraqitet në Bashkinë e Durrësit, krijohet një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në pikat e akomodimit që janë hotele me kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjt nuk mund ti paguanin për pushime“, tha Sako për ABC News.

Ndërsa në një tjetër intervistë për Top Channel zonja Sako u shpreh se ishte e kënaqur me 50 viktima.

“Për hir të së vërtetës, duhet ta themi që ky ishte një tërmet shkatërrimtar, por duhet ta themi që, duhet të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Pas paraqitjes së dorëheqjes prej saj, Këshilli Bashkiak i Durrësit caktoi në krye të bashkisë nënkryetarin e Bashkisë, Zhuljen Varfaj./abcnews.al

1523557480_xhaferri1.jpg
nev ila18:00 | 01/12/2019

Pas komandimit të Zhyljen Varfit në krye të Bashkisë së Durrësit, Partia Demokratike, thotë se bashkia tashmë iu rikthye sërish Vangjush Dakos. Dega e PD në Durrës e akuzon Varfin si njeriun e tenderave korruptive qe akoma s’jane mbyllur ne prokurori.

“Sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo eshte arsye qe sot askush nuk eshte ne gjendje te sherbeje dhe jemi ne kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar”, thuhet në reagimin e Ferdinand Xhaferrit, kreut të PD-së në Durrës./abcnews.al

vangjush-Dako-ne-bashki-1.jpg
nev ila17:35 | 01/12/2019

Këshilli Bashkiak në Durrës ditën e sotme vendosi Zhylien Varfaj Kryetar të Bashkisë së Durresit. Emërimi i tij erdhi pas dorëheqjes së papritur të Kryebashkiakes së zgjedhur në 30 qershor, Valbona Sakos mëngjesin e sotëm.

Valbona Sako njoftoi ditën e sotme dorëheqjen për shkak të stresit që kishte përjetuar orët e fundit, si pasojë e deklaratave të saj në media.

Por siç shihet në foto, ABC News ka mësuar se, në ambientet e Bashkisë së Durrësit, sot ka qenë i pranishëm edhe ish-kreu i kësaj Bashkie, Vangjush Dako.

Nuk dihet se për cilën arsye Dako, ka qenë i pranishëm aty, pas emërimit të kryebashkiakut të ri./abcnews.al

 

sako-rama.jpg
ger ta12:00 | 01/12/2019

Në Durrës kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për dorëhqjen e Valbona Sakos nga posti i kryetares së bashkisë.

Sako njoftoi dorëheqjen e saj sot në mëngjes, e cila argumentonte se vendimi vinte pas deklaratave të saj për tërmetin ditën e djeshme.

Ndërkohë, lidhur me këtë vendim të Sakos,  Rama ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete, ndërsa u ka kërkuar gazetarëve të mos merren me histori anësore.

“Ajo që mendoj se është me rëndësi, është që në këto momente të jepni sa më shumë energji pozitive. Mos të merremi me këto histori anësore. Ju jeni heronj në terren, por ata që ju drejtojnë me telefon nga redaksitë dhe të mbledhin në darkë lloj lloj sharlatanët, sepse njerëzit janë të tmerruar. Një nga gjeneratorët e tmerrit janë ekranet e debateve pa kuptim. Janë ekrane ku jepen kronika sikur në çdo shtëpi ka rënë bomba. Ndaj është misioni juaj që të thoni; nuk ka rëndësi fare nëse ka plasur apo jo muri, por rëndësi ka që a është prekur apo jo struktura,  a janë prekur apo jo kolonat? Nëse nuk na ndihmoni, mos na e bëni punën të vështirë duke hedhur helm dhe duke mbjellë mërzi dhe duke krijuar mërzi. I luajtët mëndsh njerëzit. Jo ju që jeni këtu në terren, por përmes ekraneve”, është shprehur ai./abcnews.al

 

Nikaj.png
Igli Nikolli09:17 | 25/11/2019

Samuel Nikaj mori në verë drejtimin e Lirisë së Prizrenit me objektiv rikthimin e bardhezinjve në IPKO Superligën e Kosovës. Trajneri shkodran, një mjeshtër i ngjitjes së ekipeve një kategori më lart, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin dardan.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Nikaj ka zyrtarizuar ndarjen me ekipin nga Prizreni. 42-vjeçari ka dhënë dorëheqjen dhe një veprim të tillë e shpjegon me faktin që nuk janë realizuar pritshmëritë e tij.

Nikaj e mbylli këtë aventurë pas 7 fitoreve, 4 barazimeve dhe po kaq humbjeve. Liria renditet në vend të dytë të divizionit të dytë të futbollit dardan dhe është vetëm një pikë larg kreut.

POSTIMI I PLOTË

Pas përfundimit të xhirove të para , me 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, duke mbledhur 25 pikë , që për pritshmëritë e mia janë shumë pak, marr krejt pergjegjesitë dhe dorëhiqem , duke e lënë klubin ende në luftë për vendin e parë, pasi që janë vetëm 1 pikë larg. I falënderoj pa përjashtim për këto 6 muaj të kaluar tek Liria (nje klub i madh) te gjithë bashkëpunëtorët , që nga kryetari, drejtori, stafi jem i ngushtë dhe ekonamat. Ju uroj suksese ne vazhdim“. /abcnews.al

partite-opozitare-1280x709.jpg
nev ila12:47 | 22/11/2019

Partitë dhe lëvizjet opozitare në Serbi kërkojnë dorëheqjen e presiudentit Vuçiç dhe te kabinetit të tij. Kërkesa u bë pasi Universiteti i Beogradit konfirmoi se ministri i Financave kishte bërë plagjiaturë doktoratën e tij.

Pasi rektorja e  Universitetit në Beograd, Ivanka Popoviç, konfirmoi se Ministri i Financave Sinisa Mali kishte bërë plagjiaturë doktoraturën e tij dhe se hapat e ardhshëm do të çonin në anulimin e disertacionit të doktoraturës së tij, shumë parti dhe lëvizje opozitare kërkuan dorëheqjen e ministrit, si dhe të gjithë qeverisë.

Partia e Re po kërkon publikisht që Mali të japë menjëherë dorëheqjen dhe që e gjithë qeveria serbe, si dhe presidenti serb, të bëjnë të njëjtën gjë.

Presidenti i lëvizjes “Së bashku për Serbinë”, Nebojsa Zelenovic, i kërkoi kryetares së Parlamentit serb, Maja Gojkovic, të caktojë një seancë të jashtëzakonshme brenda 24 orëve, në mënyrë që Ministri i Financave Sinisa Mali të mund të shkarkohej.

Presidenti i Aleancës për Serbinë, Janko Veselinovic, deklaroi se “e vetmja mundësi është që Mali dhe e gjithë qeveria të japin dorëheqjen”.

Presidenti i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Sergej Trifunovic, vlerësoi se vendimi i Komitetit të Etikës së Universitetit të Beogradit ishte përgjigja institucionale “më e fortë dhe më e rëndësishme” ndaj “rënies morale që ka përfshirë të gjitha segmentet e shoqërisë”./abcnews.al

KRONIKE-KLGJ.mpg_snapshot_00.16-1280x720.jpg
ent ela17:38 | 04/11/2019

KLGJ ka relatuar në mbledhjen e sotme se stoku i Gjykatës së Lartë deri më 30 qershor 2019 është 32106 mijë dosje që presin radhën për t’u shqyrtuar, numër që pritet të rritet pasi Gjykata Supreme është jashtë funksionit. KLGJ ka miratuar dorëheqjen e gjyqtarit Agim Bendo, në prag të vettingut. Gjyqtari ka theksuar se po dorëhiqet për arsye shëndetësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësorë në mbledhjen esotme të  diskutoi mbi raportin periodik në lidhje me veprimtarinë e gjykatave.

Anëtarja Brunilda Kadi relatoi se deri më 30 Qershor të këtij viti në Gjykatën e Lartë, janë 32106 çështje stok, ndërkohë që numri vijon që të rritet, pasi gjykata supreme është jashtë funksioni. Kadi propozon të merren masa paraprake nga KLGJ, të cilat do të ndihmojnë në shqyrtimin e sa më shumë çështjeve në momentin kur Gjykata e Lartë të jetë funksionale.

Anëtarja e KLGJ theksoi se probleme me zvarritjen dhe dosje stok ka edhe në gjykata të tjera, duke ju referuar konkretisht Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë ku numërohen rreth 7000 mijë dosje, ndërsa Gjykata e Tiranës ka mbi 500 dosje të zvarritura tej afateve të arsyeshme. Këshilli i lartë Gjyqësor ka miratuar dorëheqjen e Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Agim Bendo.

Gjyqtari në kërkesën për t’u liruar nga posti është shprehur se do të largohet për arsye shëndetësore, por në fakt Bendo ka dhënë dorëheqjen në prag të Vettingut, pasi verifikimet kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018,  ndërsa do të përballej me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në muajin Dhjetor. Agim Bendo ka patur në gjykim mjaft çështje të rendësishme, si dosjen për “21 janarin”,  Dosja e “Hakmarrja për Drejtësi”, si dhe çështjen e Bankës së Shqipërisë. /abcnews.al

 

 

 

MALI-I-ZI-DORHEQJE-ABCM4T2.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela20:40 | 01/11/2019

Ministri për Zhvillim dhe Turizëm i Malit të Zi, Pavlle Radulloviq, dha dorëheqje, pas shfaqjes së një videoje, e cila tregonte inspektorë të ministrisë së tij duke marrë ryshfet nga një biznesmen.

Televizioni malazez Vijesti transmetoi një video, e cila çoi në dorëheqjen e ministrit malazez për zhvillim dhe turizëm. Në video dëgjohen inspektorët duke kërkuar para nga një burrë, i cili dëshiron të vazhdojë ndërtimin e një ndërtese në qytetin e Budvës, edhe pse i ka skaduar leja, raportoi Evropa e Lirë.

Kur njëri nga inspektorët pyet: “A i keni sjellë?”, biznesmeni i supozuar thotë se i ka vetëm 5,000 euro, edhe pse shuma totale që është kërkuar thuhet se ka qenë 20,000. “M’i jepni nën tryezë”, dëgjohet pastaj inspektori. Ministri Radulloviq – në këtë detyrë qysh në vitin 2016 – njoftoi në një konferencë për media se do të japë dorëheqje për shkak të incidentit.

“Unë nuk kam arritur ta zhduk këtë lloj sjelljeje”, tha ai dhe shtoi se procedurat disiplinore tashmë kanë nisur. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet Mali i Zi – vend që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono