Donald Lu

XHAFAJ-LU-1280x720.jpg
ent ela17:14 | 17/09/2018

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim të fundit përshëndetës ambasadorin amerikan në largim Donald Lu si dhe zëvendës ambasadoren e re të SHBA-së në Tiranë Lejla Mozesuans, të shoqëruar nga përfaqësues të agjensive ligjzbatuese pranë kësaj ambasade.

Si njofton zyra e medias pranë ministrisë së rendit, gjatë diskutimit temë kanë reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar si dhe reformimi në process i policisë së shtetit.

Mbështetja në vijmësi për operacionin “Forca e Ligjit” me synim përfshirjen më të madhe të agjencive ligjzbatuese amerikane për arritjen e rezultateve konkrete por edhe bashkëpunimi me prokurorinë ishin pjesë e diskutimit.

Ministri Xhafaj mësohet të ketë informuar ambasadorin Lu për ecurinë e procesit të vettingut në polici, ndërsa ky i fundit i shprehu ministrit të brendshëm shqiptar vlerësimet e tij për rolin e posaçëm, në kohën kur drejtonte komisionin për reformën në drejtësi. /abcnews.al

vlcsnap-2018-09-14-15h56m11s227-1280x854.png
G. P.15:57 | 14/09/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur për herë të fundit në detyrën e përfaqësuesit zyrtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorin Donald Lu. Në takimin që zhvilluan në selinë blu, kreu demokrat ka shprehur në emër të Partisë Demokratike krenarinë për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA.Në rrjetet sociale, Lulzim Basha vlerëson Shtetet e Bashkuara si partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Diplomati amerikan që mbyll misionin e tij në vendin tonë, ka zhvilluar disa takime kortezie me përfaqësues të politikës shqiptare./abcnews,al

DONALD-LU-VIZION-1280x720.jpg
ent ela23:08 | 13/09/2018

Gjuetia e peshqve të mëdhenj është një mision i papërfunduar që mbetet peng i Donald Lu para largimit të tij nga Shqipëria në përfundim të detyrës së ambasadorit të SHBA në Shqipëri. Gjatë intervistës së fundit në Tiranë, në studion e gazetarit Sokol Balla, Lu tha ndërkaq se, pavarësisht ndihmës së huaj, arritjet e vërteta kanë qenë shqiptare.

Të tilla ai përmend reformën në drejtësi, largimin e shumë kriminelëve nga parlamenti dhe bashkitë, zgjedhjet që u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe konkuruese, dhe vendimin e BE në qershor për hapjen me kusht të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Sipas ambasadorit, policia së bashku me prokurorët kanë punuar shumë fort për të ngritur Task-Forcën për forcën e ligjit, duke bashkëpunuar dhe me agjensi të huaja. E kjo ka çuar në suksese reale si arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit, dhe trafikantëve të tjerë në Spanjë, Itali dhe Gjermani. Por Donald Lu vlerëson se ka ende shumë punë për të bërë.

Ai u shpreh i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxorri urdhër-arrestin, ende nuk eshte kapur Klement Balili, Lul Berisha lirohet eshte liruar para kohe nga burgu dhe Shullazi ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokuroret nuk shkojne ne gjyq. Sipas ambasadorit, Fatmir Xhafaj, Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

Prokuroren e pergjithshme Arta Marku, Donald Lu e sheh si një person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Ndersa per Adriatik Llallen deklaroi se përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Ambasadori Lu e cilësoi interesant projektligjin e propozuar nga opozita për veting në politikë, por si diplomat në karrierë ai citoi një shprehje amerikane, “Djalli qëndron tek hollësitë”, per të nënkuptuar se ky është një propozim që kërkon ende kohë për t’u parë me hollësi. /abcnews.al

Donald-Lu-Mobike.jpg
ent ela13:13 | 31/08/2018

Një nga tifozët më të zjarrtë të biçikletave Mobike në kryeqytet është edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu. Gjatë një takimi me kryebashkiakun Veliaj në zyrën e këtij të fundit, diplomati amerikan ka hipur në biçikletën Mobike, e cila është një prej mijëra biçikletave që qarkullojnë tashmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit. “Don mbi rrota . Hej @MobikeAL – Shikoni kush është tjetër tifoz në @USEmbassyTirana! Një aplikacion MOBIKE që punon njësoj për të marrë drejtues edhe nëse jeni në Kaliforni, Uashington ose Tiranë – sistemi i vërtetë i biçikletave të bike -share në telefonin tuaj”, shkruan Veliaj.

Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka sjellë sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”. Ashtu sikurse në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemi i biçikletave pa stacion, është kthyer në një trend edhe për mijëra të rinj shqiptarë të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë këtë lloj transporti.

SINKRON-LU-APELI-I-FUNDIT-1280x720.jpg
ent ela11:09 | 05/07/2018

Donald Lu i është rikthyer edhe njëherë tjetër çështjes së Klement Balilit, i cili prej dy vitesh ndodhet në arrati. Ambasadori në detyrë ishte i ashpër në konstatimet e tij, kur tha se mosarrestimi i Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, si kreu i një bande të fuqishme të trafikut të drogës, është dështim i Prokurorisë dhe Policisë, të cilat sipas tij nuk kanë pasur vullnet për ta arrestuar.

Ambasadori amerikan në largim Donald Lu kërkoi rezultate konkrete për kapjen dhe ndëshkimin e kokave të krimit, duke theksuar se Policia dhe Prokuroria kanë dështuar për prangosjen e të ashtuquajturin baroni i drogës, Klement Balili.

 “Qeveria ka pranuar sfidën serioze që ka Shqipëria për luftimin e krimit të organizuar. Duam rezultate konkrete, duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen kriminelët. Dua të theksoj një dështim të policisë dhe prokurorisë: dy vite më parë u punua për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit. Ai është bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Por nuk ka pasur aftësi apo vullnet për ta arrestuar vetë Balilin”, deklaroi Lu gjatë aktivitetit “Forca e ligjit në veprim: arritje dhe sfida”.

Sipas diplomatit amerikan, hetimet për is-ministrin e Brendshëm Tahiri dhe ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm vazhdojnë, por duhen rezultate konkrete.

Akoma më i drejtpërdrejt përsa i përket peshqve të mëdhenj ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, i cili tha se ka ardhur koha që rrjeta të mbyllet për kriminelët.

Duncan Norman: Kemi shembuj suksesi, por për rezultatet konkrete siç është operacionit “Forca e Ligjit ” është ende herët të flasësh. Ato peshqit e mëdhenj mbeten ende në oqean dhe anëtarët e grupeve kriminale gëzojnë akoma imunitet. Kjo gjë duhet të ndryshojë në vitet në vijim dhe ajo rrjeta duhet të mbyllet e t’i kapë”. 

Deklaratat u bënë gjatë aktivitetit për “Forcën e Ligjit”, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

romana-vlahutinn.jpg
G. P.15:29 | 27/06/2018

Sipas ambasadorës së delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin, Shqipëria mori 3 gjëra të rëndësishme nga vendimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm. Edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë përgëzon Shqipërinë për këtë vendim për negociatat dhe thotë se është koha për të cuar deri në fund reformat.

Edhe pse Shqipëria nuk do të hapë negociatat me Bashkimin Evropian ka marrë urime të shumta nga diplomacia ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Dritë jeshile para dhënies së vendimit e po kështu e sheh edhe pasi Shqipërisë nuk do t’i çelen negociat këtë fund Qershori.

“BE njohu të gjitha reformat e Shqipërisë dhe se sot kemi një datë të qartë për çeljen e negociatave. Shqipëria ka marrë 3 gjëra shumë të rëndësishme pozitive. E para, njohja e rekomandimit e të gjithë reformave, e dyta një kalendar i qartë, një datë shumë të qartë për konferencën ndërqeveritare dhe kjo është shumë e rëndësishme”.

Tahmë ambasadorja Vlahutin e ka mbyllur detyrën e saj ndaj Shqipërisë. Lajmin i vitit të ardhshëm pozitiv apo negative do t’i takojë pasardhësit të saj në detyrë.

“Ky është kalendari dhe nga kjo gjë do të dëgjoni më tepër nga ambasadori i ardhshëm, por ky është kalendari. Nuk mund të flas për diçka që do të ndodhë pas një viti. Unë nuk mund të parashikoj se ç’mund të ndodhë pas një viti”.

Pas një viti nuk do të jetë as ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, por sot mesazhi që përcjell në emër të diplomacisë amerikane është optimist, por edhe këshillues.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”.

Holanda edhe pse është një prej tre shteteve që vendosi veto për të bllokuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian uron shqiptarët nëpërmjet ambasadores holandeze në Tiranë.

“Urime Shqipëria për këtë rrugë të pastër përpara”./abcnews.al

festa-e1529056571130.png
G. P.12:06 | 15/06/2018

Në këtë ditë të festës së Fitër Bajramit edhe ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët përmes rrjetit social Facebook.

Përveç urimit, në mesazhin e ambasadës amerikane citohet edhe ambasadori Donald Lu, i cili javën e kaluar shtroi një darkë iftari për besimtarët myslimanë.

“Udhëheqja juaj është e rëndësishme për komunitetet tuaja, por edhe për Shqipërinë, ndërsa përballet me sfida të reja brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ambasadori Lu drejtuar shqiptarëve.

“Viti i ardhshëm ju sjelltë gëzim, begati dhe paqe!”, përfundon mesazhi i tij me rastin e Fitër Bajramit./abcnews.al

MBULIM-LU-TE-XHAFAJ-1280x720.jpg
ent ela13:54 | 07/06/2018

Pas takimit mes ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë për mediat një reagim në lidhje me akuzat për Agron Xhafajn. Sipas Lu-së, “Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”.

 

Ndërsa opozita kërkonte në Kuvend prezencën e kryeministrit e ministrit të Brendshëm, zyrën e Fatmir Xhafajt e ka vizituar në mesditën e së enjtes ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Prej disa javësh, opozita kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, pas publikimit të një audiopërgjimi, ku pretendohej se vëllai i ministrit vijonte trafikun e drogës në Vlorë. Pavarësisht pretendimeve të opozitës diplomati amerikan reagoi, duke theksuar se, “koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”.

Donald Lu: “Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”.

Gjatë takimit pa praninë e medias, zyra për shtyp e ministrisë së Brendshme njoftoi se Xhafaj e njohu Ambasadorin Lu, me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, Lu shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri.

Në fund të takimit ambasadori Lu mori në automjetin e tij të blinduar minsitrin Xhafaj për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”./abcnews.al

geay.jpg
G. P.15:27 | 13/05/2018

Për të shtatin vit radhazi, komuniteti LGBT ka pedaluar në Tiranë. Në mbështetje të tyre kishte dalë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. As këtë vit nuk munguan sytë kureshtarë dhe policia që i mbikqyrte.

“Krenar me qenë vetja” thonë pjestarët e komunitetit LGBT.

Me këtë moto dhe “kurajo me dashuru” bashkë me aktivistë që mbrojnë të drejtat e tyre kanë pedaluar kundër homofobisë dhe transfobisë nga Pallati i Kongreseve, drejt sheshit “Skënderbej” dhe bulevardit “Zogu I”.

Në mbështetje të tyre kishin dalë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manstirliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Mesazhet e këtij viti shprehën organizatoret e aktivitetit,  aleanca LGBT dhe Pro LGBT vijnë për të inkuarjuar personat që ndihen të stigmatizuar për të jetuar të lirë.

Ky është viti i shtatë që pedalimi kundër homofobisë organizohet edhe në Tiranë.

As këtë here nuk munguan sytë kureshtare e as policia që i mbikqyrte.

Pas pedalimit me biçikleta pjestarë të komunitetit LGBT e përfaqësues të shoqërisë civile u ndalën në sheshin “Skënderbej”, ku u zhvillua një koncert./abcnews.al

donald-lu-1280x719.jpg
ent ela15:33 | 11/05/2018

Ambasadori i SHBA në vendin tonë komenton akuzat e Partisë Demokratike dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama ne lidhje me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”.  Ky është mesazhi i drejtpërdrejt i bere publik sot nga ambasadori amerikan Lu.

Reagimi i kryediplomatit amerikan vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se nëse akuzat e opozitës do ishin të vërteta, dhe jo baltë para procesit të pritshëm të hapjes së negociatave për antarësim të vendit tonë në BE, i pari që do fliste do ishte ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin.

Ky mesazh ka bërë të reagojë ambasadori amerikan Lu, i cili le të nënkuptohet se ende nuk është thënë fjala e fundit nga ana e selisë diplomatike amerikane në vendin tonë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono