dokumenti

komisioni-europian-1280x711.jpg
nev ila13:32 | 18/11/2019

Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë dokumentin francez për metodologjinë e zgjerimit ndërkohë që komisioneri përgjegjês për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn ka bërë të qartë, se do të jetë pasardhësi i tij që do merret me reformën e zgjerimit.

Ekipi i ri i Komisionit Europian drejtuar nga Ursula Von der Leyen pritet të fillojë punën në 1 dhjetor.

Ekipi i Komisionit Europian i drejtuar nga Jean-Claude Juncker nuk reagon ndaj dokumentit jo-zyrtar francez lidhur me reformën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Mina Andreeva ështê shprehur, se i takon Këshillit të ministrave të jashtëm që të diskutojnë propozimin francez:

Mina Andreva, zëdhënëse e Komisionit Europian:

“Nuk besoj, se ne kemi reagim.  Eshtë Këshilli i punêve të përgjithshme vendi ku mund tê diskutohet ky dokument. Qêndrimi ynë lidhur me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit  në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është i qartë; Të dyja vendet kanë kryer punën e tyre. Tani i takon BE-së të bëjë këtë”

Komisioneri përgjegjês për politikën e fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn ka bërë të qartë, se do të jetë pasardhësi i tij që do merret me reformën e zgjerimit.

Ekipi i ri i Komisionit Europian drejtuar nga Ursula Von der Leyen pritet të fillojë punën në 1 dhjetor nëse kandidati hungarez Olivér Verhelyi do aprovohet në detyrën e tij për politikën e zgjerimit dhe fqinjësisë nga grupimet politike të Parlamentit Europian para 20 nëntorit./abcnews.al

rudina-hajdarii.jpg
Autor E15:42 | 15/10/2019

Deputetët e Grupit Parlamentar të opozitës në Kuvend njoftuan se tashmë në krye të tij nuk është Rudina Hajdari, por Korab Lita.

Përmes një deklarate për mediat, ata theksuan se kishin votuar mes njëri-tjetrit për të shkarkuar Hajdarin dhe në vend të saj të emerohej Lita duke publikuar edhe emrat e atyre që dhanë firmën pro këtij vendimi.

Përplaset opozita parlamentare, Korab Lita tregon si u largua Rudina Hajdari

Por, duket se kjo nuk është e gjithë ngjarja.

Postimi i Rudina Hajdarit

Sëfundmi, Rudina Hajdari ka publikuar në Facebook një dokument të firmosur nga deputetja Fationa Dhimitri ku thuhet se ajo heq dorë nga firma e dhënë dje kundër saj.

Gjuzi mbron Rudina Hajdarin: Është zonjë e nderuar, ka bërë shkollën në Amerikë

Hajdari thotë se ndaj Dhimitrit është bërë presion për të firmosur, gjë e cila konfirmohet edhe me tërheqjen ditën e sotme. /abcnews.al

arkivi-shtetit.jpg
ad min15:57 | 29/08/2019

Arkivit të Shtetit i shtohen 350 mijë dokumente osmane nga arkivat e Turqisë. Dokumentet datojnë nga shekulli i 15 deri në çerekun e parë të shekullit të XX mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Osmanologu Rrezart Mezani thotë për ABC News se këto dokumente pasqyrojnë dritëhijet e Perendorisë Osmane. Dokumentet pas selektimit do t’i vihen ne dispozicion studiuesve.

Ky është një prej 350 mijë dokumentave të Arkivit Qendror të Perandorisë Osmane që janë dhuruar arkivit Qendror Shtetëror. Osmanologu Rrezart Mezani thotë se dokumenti i përket vitit 1908 dhe se është surprizuar, pasi krijon një perceptim tjetër për Perandorinë Osmane.

Ardit Bido e cilëson arkivin e Stambollit si më të rendësishmin për arkivin shqiptar për këto arsye. Dokumentet e ardhura në Arkivin e Shtetit janë në formë digjitale dhe përfshijnë të 4 vilajetet shqiptare.  Osmanologu i vetëm në Arkivin e Shtetit thotë se fillimisht dokumentet do të sistemohen në fondet përkatëse me të njëjtën strukturë si në Stamboll.

Drejtori i Arkivit thotë se dokumente nuk do sjellin ndryshim mbi Perandorinë Osmane në Shqipëri, por padyshim ato sjellin dritëhijet e periudhës me gjuhën e ftohtë të dokumentit. Dokumentet janë të shkruara në 9 kaligrafi të ndryshme në bazë të rëndësisë së personit që dokumenti i drejtohet na shpjegon specialisti.

Dokumentet datojnë nga shekulli i 15 deri në çerekun e parë të shekullit të XX mbi Shqipërinë dhe shqiptarët  Pjesa më e madhe e tyre i përkasin shekullit 19 dhe 20, ku tregohet për zhvillimet për Shqipërinë e shqiptarët në Perandorinë Osmane, reformat, kryengritjet shqiptare dhe masat osmane për t’i shtypur ato, çështjet fetare, arsimore, ku madje trajtohet edhe çështja e shkrimit të gjuhës shqipe.

Dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare në Rumeli ku përfshihen dhe qytetet shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani.

Në mesin e këtyre dokumenteve ndodhet edhe fermani me këshilla administrative që i është sjellë Ali Pashë Tepelenës për të siguruar rregullin dhe qetësinë në kalanë e Pargës, Prevezës, Potrinit dhe Dubnicës, që u rimorën prej francezëve.

Po ashtu, një ndër dokumentet është edhe shkresa e përgjegjësit të Moresë, Ahmet Pashës, ku urdhërohet Kurt Pasha dhe pashallarët e tjerë për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve të shpërngulur përsëri në More, pra arvanitasit.

Edhe pjesa tjetër e materialeve të tjera po ashtu janë shkresa, urdhëresa dhe fermane që japin një pasqyrë për zhvillimet politike dhe shoqërore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane, ndërsa ka edhe të dhëna biografike të Ismail Qemalit si nëpunës i administratës osmane./ABC News Albania 24/7

Arben-Malaj.jpg
nev ila12:59 | 16/07/2019

Zbardhet kërkesa që deputetët e partisë socialiste i kanë dërguar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në lidhje me shkarkimin e Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kërkesa për shkarkimin e Malajt bazohet në qëndrimet e tij publike, që sipas deputetëve të PS, dëmtojnë imazhin e  Bankës së Shqipërisë./abcnews.al

 

 

BUSHATI-PER-CERTIFIKIMIN-E-PERKTHIMIT-1280x720.jpg
ent ela18:48 | 19/12/2018

Ministri Bushati sëbashku me ambasadorin italian Cutillo njoftuan se në janar të 2019-ës hiqet çertifikimi i përkthimit të dokumentave për 100 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një konferencë për shtyp sëbashku me ambasadorin italian në Shqipëri Alberto Cutillo tha se në janar të 2019 hiqet certifikimi i përkthimit të dokumentave për 100 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali.

Për 100 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Itali në janar të 2019-ës hiqet detyrimi i çertifikimit të dokumentit.

“Gjatë këtij viti që po mbyllim, ka mbi 100 mijë raste të shtetasve shqiptarë që kanë ndjekur këtë procedurë burokratike qw një dokument të përkthehej, të noterizohej pranë noterit, të legalizohej pranë ambasadës italiane, para se ky proces apo dokument të bëhej i vlefshëm nëItali dhe ku dihet që shtetasit shqiptarë do të duhej të vinin të paktën dy herë edhe në MEPJ”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha se ky shërbim jo vetëm përshpejton procedurat dhe kursen kohën e këtyre qytetarëve, por ul edhe kostot në xhepat e tyre të paktën në 2,6 milionë euro sipas Bushatit.

“Ne besojmë që me reduktimin e kohës dhe me reduktimin e kostos, vlera që nuk do të shpenzohet më, apo që ruhet nga xhepat e qytetarëve shqiptarë është rreth 2.6 milionë euro”.

Ky shërbim vjen falë bashkëpunimit me qeverinë italiane dhe është pjesë e paketës së reformës dhe modernizimit të shërbimit konsullor online. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono