dokumentet

xhokacxhi-balliu.jpg
nev ila19:28 | 21/12/2019

Klevis Balliu ish-deputeti i PD ka qenë i ftuar sonte në studion e ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi.

Balliu bëri publike 4 dokumente të vitit 1990 ku tregohej se kreu i sapozgjedhur i SPAK Arben Kraja ka hetuar 2 vëllezër nën akuzën e “prishjes së moralit komunist” dhe “kalim të paligjshem te kufirit”.  Kjo tha Balliu është fyerje ndaj shqiptarëve pasi zbehin shpresën që ata kanë tek SPAK.

Gjithashtu Balliu tha se në vitin 1990 kur Arben Kraja ka hetuar këtë çështje, prokurorë apo hetues të tjerë, nuk merreshin më me të tilla ngjarje, sepse ndërkohë kishte filluar largimi i shqiptarëve dhe hyrja e tyre nëpër ambasada. Sipas Balliut, kjo tregon se Arben Kraja ka qenë 1 nga hetuesit më ekstremistë të kohës së regjimit komunist.

Më tej Balliu foli edhe për foton e publikuar në media, ku shihet kreu i SPAK i ulur në një kafe me Ulsi Manjën. Kjo sipas Balliut është konflikt interesi pasi Ulsi Manja është kapur në përgjimet e “BILD”, dosjet e të cilës do ti kalojnë për hetim SPAK.

“Kjo që ka ndodhur është e rëndë sepse SPAK është një shpresë jo vetëm për opozitën por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Figura të tilla po e zbehin shpresën e qytetarëve shqiptarë për SPAK. Edhe vetë procesi i vettingut që bëhet në Shqipëri ka një konflikt interesi sepse Pamela Balluku, motra e ministres Belinda balluku, bën vettingun e gjyqtarëve që do të gjykojnë dosjet e çuara nga ne për ministrinë e infrastrukturës dhe energjetikës, ndërkohë Pamela do të vendosë për këta gjyqtarë. Pra ka konflikte të mëdha interesi të cilat mund të kenë ndikuar në fitoren e një gjykatësi apo prokurori dhe humbjes të disa të tjerëve. Në rastin e Arben Krajës, për ti qëndruar fakteve dhe provave, kërkova dhe gjeta në fakt 4 letra që janë për të njëjtën çështje të hetuesit Kraja të kohës së diktaturës. Çfarë është e rëndësishme të theksohet për çështjen e tij, është që në vitin 1990 Arben Kraja mbronte moralin komunist. Dua të them që në vitin 1990, edhe hetues komunist, nuk merreshin më me akuza të tilla, sepse ishin drejt fundit, Arben Kraja duket që është një nga të vetmit, nga më ekstremistët, të cilët edhe në korrik të vitit 1990 bënte hetime të tilla. Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se, hetuesit në atë kohë ishin më të frikshëm se edhe polici që rrinte aty. Fakti që kjo histori ka ndodhur kur ndryshimet e sistemit kishin nisur që në fillim të viteve 1990, tregon se Arben Kraja ka qenë nga më ekstremistët, sepse po në këtë kohë, prokurorë apo hetues të tjerë nuk merreshin më me çështjet e kalimit të kufirit, sepse mijëra qytetarë kishin kaluar tashmë. Nuk dua të spekulojë por hetuesit në atë kohë, një prej detyrave të tyre, ishte torturimi i qytetarëve deri në pranimin e një faji që ata nuk e kishin bërë. Mendoj se nuk mund të ketë ngelur prokuroria shqiptare, apo ligji shqiptar, për hetuesit e Enver Hoxhës. Në 30 vite, ne duhet të kemi prokurorë të tjerë, të cilët nuk janë të lidhur me atë regjim. Pse duhet me patjetër të jetë ai? Kjo është një fyerje për shqiptarët. Këto janë dokumente të arkivave të shtetit dhe nuk mundet askush, as zoti Kraja që ti mohojë, janë të pamohueshme dhe kjo është një çështje e mbyllur”, tha Balliu.

Juli Xhokaxhi: Diçka tjetër që ka lidhje me SPAK është edhe fotoja e dalë ku shihet Ulsi Manja i ulur me një nga kandidatët për kryesimin e SPAK, çfarë të keqe ka, çfarë thotë ligji në këtë rast?

Klevis Balliu: Ajo që dua të theksoj fillimisht është se Zoti Manja është kapur në përgjimet e BILD, për vjedhjen e votës dhe është një dosje e cila do ti kalojë SPAK. A nuk ka një konflikt interesi këtu, si ka mundësi të takohet ky njeri? Edhe nëse do e kishte të afërm nuk mund të zgjidhej në krye të SPAK sepse ka konflikt interesi me persona që do i duhet të hetojë. Të dy këto raste, për kreun e SPAK, mendoj që duhet të mbahet një qëndrim, kam besim të plotë te investimet e SHBA dhe do të ishte mirë, qoftë edhe për të mos fyer shqiptarët me hetues të Enver Hoxhës, që për këta njerëz duhet të mbahet një qëndrim./abcnews.al

IMG_8436-1280x853.jpg
ent ela15:35 | 18/09/2019

Partia Demokratike ka publikuar të tjera dokumente për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi dokumente me foton e Babanit, ku ai ka përdorur identitetin Fatmir Babaj për të hyrë në shtetin Italian.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Kriminelët e Edi Ramës në bashkitë e vendit vazhdojnë t’i rezistojnë ligjit të dekrizminalizmit me ndihmën dhe mbështetjen e Edi Ramës dhe shërbëtores së tij në prokurori. Është e kotë që e zgjasin agoninë e tyre dhe të shefit të tyre, pasi vendin e kanë të gjithë prapa hekurave. Edhe Valdrin Pjetri i Shkodrës, edhe Agim Kajmaku i Vorës, edhe Mark Babani i Vaut të Dejës.

Si në rastin e Valdrin Pjetrit, denoncimet e bëra publike nga Partia Demokratike, u provuan të drejta dhe të vërteta edhe për Agim Kajmakun e Vorës nga Gjykata e Janinës.

Megjithëse krimineli i Ramës në Vorë, nga njëra anë mashtronte publikun se nuk ishte arrestuar kurrë, fshehurazi ishte angazhuar që të mbyllte çështjen e hapur penale në Greqi, ku ishte arrestuar me emrin Jorgo Toto.

Pavarësisht se çështja në gjykatën greke nxjerr zbuluar mashtrimin e Agim Kajmakut me ligjin e dekriminalizimit, prokuroria nuk ka nisur ndaj tij asnjë procedim penal, ndërsa Edi Rama vazhdon ta mbajë atë në mënyrë të paligjshme në krye të Bashkisë së Vorës. Për të treguar se nuk ishte ai protektori politik i Agim Kajmakut, Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar kandidatin e tij për shkelje të rëndë të ligjit.

Edhe hajduti i makinave në Siçili, Mark Babani, i cili vazhdon të mbajë në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Vaut të Dejës ka mohuar faktet për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit, vepër për të cilën duhet të shkarkohet e të arrestohet.

Mark Babani ka përdorur disa emra për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale, por ai nuk mund ta fshehë dot të vërtetën.

Partia Demokratike ka siguruar dokumenta të tjerë, që provojnë përtej çdo dyshimi se përfaqësuesi i Edi Ramës në Vaun e Dejës është një kriminel dhe si i tillë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Përveç dokumentit për arrestimin në 1994-ën me një emër tjetër, dënimin, burgosjen dhe dëbimin nga Italia për vjedhjen e makinave në Siçili nga Mark Babani, Partia Demokratike disponon dokumenta që Mark Babani ka përdorur një identitet tjetër të rremë për të hyrë në Itali 2 vjet më vonë, në 1996-ën.

Dokumenti që po paraqesim, që gjithashtu është nxjerr nga sistemi shtetëror i burgjeve në Itali, ka një element plus, të cilin Mark Babani nuk mund ta mohojë. Në këtë dokument është fotografia e tij me emrin Fatmir Babaj. Në vitin 1996, me këtë identet të rremë, krimineli i Edi Ramës në Vaun e Dejës, ka tentuar të hyjë në Itali, pasi ishte dëbuar për vjedhjen e makinave, por është arrestuar sërish nga policia italiane.

Kartela e arrestimit tregon qartë se Mark Babani me emrin Fatmir Babaj kishte shkelur dënimin e gjykatës për dëbimin e tij nga Italia si hajdut makinash në vitin 1994. Policia italiane bëri lidhjen se Fatmiri në foto dhe Marku i Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës janë i njëjti person.

Ai u arrestua më datë 24 janar 1996 me identitetin e rremë Fatmir Babaj, dhe u mbajtë në burg deri më datë 27 Janar 1996, ku u provua se ishte Marq Babaj, i dënuar në Itali për vjedhje në rrethana rënduese të kryer në bashkëpunim.

Siç faktojnë dokumentat, Mark Babani u dëbua për herë të dytë brenda dy vjetëve nga Italia.

Dokumentat që po bëjmë sot publikë janë autentikë. Foto në sistemin Italian të burgjeve, provon se Fatmir Babaj i vitit 1996, është i nëjti me Marq Babaj e vitit 1994, dhe ekzaktësisht i njëjti person me Mark Babanin, kandidatin e Edi Ramës për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Mashtrimet dhe përbetimet e Mark Babanit mund të ndihmojnë atë dhe Edi Ramën për të blerë kohë, por e kanë të pamundur të ndryshojnë fatin e tyre politik.

Mark Babani është subjekt i ligjit të dekriminalzimit dhe duhet të procedohet menjëherë penalisht për fallsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Çdo vonesë nga ana e prokurorisë tregon bashkëpunimin në krim të Arta Markut dhe varëtësve të saj në Prokurorinë e Përgjithshme. /abcnews.al

dhimo-kote-1280x702.jpg
ent ela17:15 | 05/04/2019

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote ka folur për skemën se si do të të kompenson fermerët të cilët prodhojnë dhe shesin qumësht. Ata protestuan kundër tvsh-së e cila ndryshoi nga 20% në 6% dhe për këtë situatë një ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për kompensimin e fermerëve.

Bruna Çifligu: Si do të bëhet kompensimi i fermerëve?

Dhimo Kote: Skema këtë vit është përqendruar totalisht tek bujqësia dhe është përqendruan tek blegtoria. Skema e këtij viti është afërsisht 7 miliard lekë të vjetra të ndara këto sipas sektorëve. Për sa i përket kësaj situate qeveria ka vendosur dhe Ministria e Bujqësisë që të mbështesë për çdo kg qumësht të gjithë fermerët pa marrë para sysh se na numër krerësh lopësh kanë, me 100 lekë për ta dorëzuar në pikën e grumbullimit, për të marrë faturën dhe duke filluar që nga 1 Janari i viti 2019 dhe në vazhdim. Fermeri i cili është i pajisur me nipt, i pajisur me numër llogarie në bankë dhe me një sigurim shoqëror tre muaj dhe jo sikundër ishte më parë me një vit dhe dy vjet. Nëse ai nxjerr niptin sot që nga ky moment do të bëjë sigurimin për tre muaj që të futet dhe të përfitojë nga kjo skemë që do të mbështesë realisht fermerin shqiptar. Do kalojnë lekët tek fermeri shqiptar. Këto fatura i grumbullon dhe aplikon me këto dokumente pa asnjë dokument tjetër, aplikon nëpër agro-pikat që kemi nëpër qytete.

Bruna Çifligu: Kur ka një datë për aplikimin?

Dhimo Kote: Po. Udhëzimi po firmoset sot dhe pas datës 20 -25 Prill ata do të fillojnë aplikimet. Pas aplikimi përgjigjen do ta marri për 7 ditë. Pastaj 5 deri në 10 Maj mendoj se do të fillojë që të bëhet likuidimi i faturave që do të çojnë në agro-pikat që ne kemi nëpër qytete e vendit. Fermeri nuk do të ketë vështirësi për këtë punë dhe u bëj thirrje të gjithë fermerëve që kur të dorëzojnë qumështin të marrin faturë./abcnews.al

6.jpg
ent ela21:59 | 06/02/2019

Me një lëvizje që mund t’i vendosë shkopin ndër rrota presidentit Trump, Kongresi amerikan ka vendosur të bëjë publike dëshmitë e klasifikuara mbi ndërhyrjen ruse. Lëvizja vjen pak kohë pasi një panel i Dhomës së Përfaqësuesve mori në pyetje ish-bashkëpunëtorin e ngushtë të Trump, Roxher Ston.

Komisioni parlamentar për shërbimet e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara votoi të mërkurën pro publikimit të dëshmive të dhëna në Kongres mbi ndërhyrjen e supozuar ruse. Kryetari demokrat i komisionit parlamentar sqaroi se bëhet fjalë për transkriptimet e dëshmive të dhëna me dyer të mbyllura, të cilat do t’i dorëzohen hetuesit të posaçëm Robert Myler, që po heton ndikimin e Moskës në zgjedhjet presidenciale të 2016-s. “Zyra e prokurorit të posaçëm, Departamenti i Drejtësisë dhe strukturat në vartësi të tij do të mund të kenë akses në dëshmitë e transkriptuara, me qëllim lehtësimin e punës së organeve të drejtësisë”, deklaroi Adam Shift pas mbledhjes së komisionit. Njoftimi i ligjvënësit demokrat vjen pak kohë pasi komisioni mori në pyetje Roxher Ston, një aleat i hershëm i presidentit Donald Trump, që muajin e kaluar u akuzua se kishte mashtruar Kongresin. Ston u arrestua më 25 janar për arsye se nuk kishte thënë të vërtetën mbi përpjekjet e bëra në 2016-n për të përdorur informacione të vjedhura në dëm të rivales së Trump, Hillari Klinton. Aksesi në dokumentacione i mundëson prokurorit Robert Myler t’i përdorë ato për të vijuar me procedimet penale. Vitin e kaluar, për të njëjtën akuzë u vetëdeklarua fajtor ish-avokati personal i presidentit amerikan, Majkëll Kohen./abcnews.al

MBULIM-THACI-KONFERENCE.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
ent ela10:04 | 21/01/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takohet gjatë ditës me ekipin Negociator, i cili ditët e fundit ka kërkuar të ketë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare që lidhen me procesin e deritanishëm negociator të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Thaçi pritet të informojë në mënyrë të shkruar ekipin negociator për atë që është arritur deri tani gjatë bisedimeve.

Megjithatë, ai u ka bërë të qartë bashkëkryesuesve se deri tani nuk ekziston asnjë dokument i shkruar zyrtar apo draft-marrëveshje e përgatitur nga BE-ja. /abcnews.al

Veliaj-ne-konference-1280x960.jpg
ad min14:20 | 07/12/2017

“Qytetet pa korrupsion të së ardhmes”, seminari i parë rajonal mbahet në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj  prezantoi nismat inovative që po ndërmerr në kryqyetin shqiptar për të reduktuar korrupsionin. Një prej tyre është e-kioskë, për tërheqjen e dokumentave pa pritur në radhë.

Banoret e Tiranës që tashme për të marre një dokument paraqiten në sportelet e bashkisë, nga muaji janar ato do t’i printojnë elektronikisht në e-kioskat të ngjashme me bankomantet, që do të instalohen në kryeqytet.  Kryebashkiaku Erion Veliaj në seminarin e parë rajonal “Qytetet pa Korrupsion të së Ardhmes” deklaroi se ky proces mund të ndiqet për tërheqjen e 70 dokumentave.

Veliaj prezantoi disa nga nismat që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës dhe që synojnë lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe shmangien e mundësive për korrupsion.

Ai solli në vëmendje nismën për të kaluar në sistemin online të gjitha procedurat e marrjes së lejeve të ndërtimit në Tiranë dhe platformen “Open Data”.

Një tjeter aplikacion ku qytetarët mund te adresojne problemet e tyre pa qenë e nevojshme të përballen me punonjësit e Bashkisë është edhe aplikacioni “Tirana ime” i cili sipas kryebashkiakut zgjidh denoncimet dhe shkurton shpenzimet për pagesen e inspektoreve te terrenit.

Ne “Qytetet pa Korrupsion te se Ardhmes” morën pjesë kryetarë bashkish nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Moldavia dhe Ukraina. /abcnews.al

 

jared-kushner-rtr-jc-171029.jpg
ad min11:19 | 03/11/2017

Dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan Trump, Jared Kushner i ka dorëzuar me vullnet të lirë prokurorit të cështjes Russiagate, dokumente të tij personale në kuadër të hetimeve për lidhje të mundshme me zyrtarë rusë.

Jared Kushner, dhëndër dhe këshilltar i presidentit amerikan Donald Tramp, ka dorëzuar me vullnet të lirë në zyrën e prokurorit special në cështjen e Russiagate, Robert Mueller dokumentet rreth periudhës kur ai ishte antar i ekipit të tranzicionit me administratën Obama. Mueller po merr në pyetje dëshmitarë për tu siguruar nëse Kushner ka pasur një rol në pushimin nga puna të ish drejtorit të Fbi, James Comey. Lajmi është konfirmuar nga CNN që raporton se Muller kërkon prova nëse Kushner ka penguar drejtësinë të bëjë punën e saj. Presidenti amerikan Trump deklaroi atëherë se kishte vendosur të pushonte nga puna Comey pasi kishte dëgjuar dëshminë e tij para kongresit amerikan në 3 maj. Lajmi nënkupton se ekipi i hetuesve të Mueller tashmë po merren me njerëzit më të afërt të kreut  të shtëpislë së bardhë duke u përqendruar në episode që tejkalojnë fushatën elektorale te vitit të kaluar dhe që kanë lidhje me presidencën Tramp. Deri tani të ndëshkuarit nga këto hetime janë ish menaxheri i fushatës elektorale maj – gusht 2016, Paul Manafort, ortaku i tij Rick Gates është i vetmi që është vetëshpallur fajtor për krijimin e kontakteve me zyrtarë rusë, dhe ish këshilltari për politikë të jashtme George Papadopoulus

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono