dokumentat

5d9c4787ae5ac9776602e2d6.png
nev ila11:01 | 18/11/2019

New York Times publikoi një sërë dokumentesh të brendshme të shtetit kinez, ku dëshmohet trajtimi i pamëshirshëm nga ana e Pekinit për minoritetet myslimane në vend. Kjo rrjedhje informacioni konsiderohet si më e madhja prej dekadash.

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacioneve nga Pekini, prej vitesh. New York Times publikoi më shumë se 400 faqe dokumentesh të brendshme, të cilat përshkruajnë dhunën e Kinës kundë minoriteteve etnike muslimane në Xinjiang, duke pasur si objektiv ujgurët dhe kazakët të mbyllur prej kohësh në kampet burg.

Mes letrave, janë dhe fjalime të presidentit Xi Jinping i cili në vitin 2014 bëri apel që të mos kishte asnjë mëshirë për ujgurët.

Nga dokumentet del gjithë ashtu dhe qëllimi i Pekinit për të zgjeruar kushtet ndaj fesë islame, në zona të tjera të Kinës. Por dhe një manual të shpërndarë për forcat e rendit, për t’u shpjeguar studentëve që vizitonin familjet e tyre, se pse të afërmit e tyre ishin zhdukur nga shtëpia.

Që në stacion pas përfundimit të semestrit, studentëve u shpjegohej se prindërit e tyre ndodheshin në shkolla trajnimi të qeverisë dhe për këtë arsye nuk mund t’i shihnin. Në rast se të rinjtë do të këmbëngulnin, agjentët ishin të autorizuar që t’i kërcënonin, duke iu thënë se në varësi se si do të silleshin, ashtu do të trajtoheshin dhe prindërit e tyre.

New York Times i përshkruan dokumentet si rrjedhjen më të madhe të informacioneve nga partia lomuniste kineze dekadat e fundit. Një rrjedhje që do të ndikojë në negociatat tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, të cilat po përpiqen të arrijnë një marrëveshje të vogël për sa i përket betejës së tarifave.

New York Times shkruan se dokumentet tregojnë qartë se si makineria shtetërore kineze po kryen një fushatë burgosjeje, e cilësuar si më e egra që nga koha e Maos.

Dokumentet tregojnë se presidentit kinez, në vitin 2014, pasi disa militant ujgurë kishin qëlluar me thikë 150 persona, mbështeti përdorimin e organeve të diktaturës kundër terrorizmit, infiltrimit dhe separatizmit, pa treguar asnjë mëshirë. Kampet burgje, janë shtuar që nga viti 2016, sipas asaj që shkruhet në këto dokumente./abcnews.al

wagim-kajmaku-pd-1.jpg
nev ila17:37 | 27/08/2019

Partia Demokratike bën të ditur përmes një njoftimi për mediat se i ka dërguar Prokurorisë, të dhëna konkrete mbi të kaluarën kriminale të Agim Kajmakut, kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë, pasi prokuroria kërkoi të dinte hollësi mbi informacionin që posedonte Partia Demokratike.

PD bën të ditur se i ka dërguar organit të akuzës dokumentat e bëra publikë sipas vendimeve të Prokurorisë dhe Gjykatës greke, si dhe dokumentin e nxjerrë nga TIMS që tregon se Agim Kajmaku është i njëjti me personin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003.

Në letrën drejtuar Prokurorisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shpreh shqetësimin e thellë të PD për procedurën, sipas saj antiligjore, që po ndjek prokuroria për marrjen e shenjave të gishtërinjve.

PD i ka kërkuar prokurorisë të veprojë me shpejtësi për zbardhjen e të vërtetës, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasit Agim Kajmaku për krimin e kryer në Greqi dhe për krimin e falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit./ABC News Albania 24/7

 

Gazmend-Bardhi.jpeg
nev ila13:00 | 13/08/2019

Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?

Nuk mori përgjigje sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Vladrin Pjetri prandaj vendosi t’ia freskojë vetë kujtesën.

“Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence”.

Partia Demokratike pretendon se kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences. Të dhënat e saj tregojnë se pas arrestimit në 27 janr 2003 një ditë më pas , përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal italian.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian”.

Për Partinë Demokratike  të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit sipas të cilit ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës. Nuk mjaftohet me kaq sekretari I përgjithshëm Gament Bardhi. Gishtin e bashkëfajtorit në promovimin e Valdrin Pjetrit e drejton nga kryeministri Edi Rama.

“Kur bënte këtë pohim Edi Rama e dinte që Valdrin Pjetri ishte një trafikant droge i dënuar në Itali. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike”.

Demokratët thonë se nuk janë të habitur nga gjithcka ka ndodhur pasi ky nuk është një rast i izoluar në selinë e Partisë Socialiste. Sipas tyre në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave. Kërkesën e fundit ia drejtojnë institucionit të akuzës.

“Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të krimit të falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit”./ABC News Albania 24/7

valdrin-pjetri.jpg
nev ila22:40 | 10/08/2019

Pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike e cila këmbëngul se kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri është i dënuar në Itali për trafik droge, ka reaguar vetë Pjetri në rrjetet sociale. Kryebashkiaku i zgjedhur ka publikuar dy prej dokumenteve zyrtare italiane ku sipas tij janë prova të cilat vërtetojnë se ai nuk ka llogari të hapura me drejtësinë italiane.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, shkruan Pjetri.

Prova e vetme e paraqitur deri tani nga PD është sistemi TIMS, sipas të cilit Pjetri nuk ka qenë në Itali pas vitit 2002 kur mendohet të jetë dëbuar, deri në vitin 2010./abcnews.al

gruevski.png
nev ila15:55 | 21/05/2019

Prokurorja ne Maqedoninë e Veriut Vilma Ruskoska u shpreh se dokumentet e dorëzuara nga pala shqiptare në lidhje me  largimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, nuk zbulojnë asgjë të re.

Dokumenti nga Shqipëria të cilin e ka pranuar, shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska, në lidhje me arratisjen e Gruevskit, nuk është diçka e re, ka deklaruar ajo në një pronocim për gazetën ‘Fokus”.

Ruskoska për “FOKUS”: “E kam analizuar, por nuk arrita të gjejë asgjë informacion të ri që do të na hynte në punë. Shkruan se në cilin vendkalim kufitar ka kaluar Gruevski dhe si ka hyrë në Mal të Zi, të njëjtat informacione kishim pranuar tashmë nga Mali i Zi. Shqipëria nuk e ka zbuluar atë që ne e kemi kërkuar, se si ka hyrë në shtetin shqiptarë ish-kryeministri. Gjithashtu nuk ka ndonjë informacion, as filmim, për hotelin në të cilin ka qëndruar Gruevski”, ka deklaruar Ruskovska për Fokus.

Shqipëria më herët kishte refuzuar t`i jepte filmimet, me arsyetimin se janë fshirë të njëjtat. Siç ka thënë Ruskoska Filmime janë pranuar nga Mali i Zi, mirëpo janë shikuar edhe filmime nga vendkalimet kufitare të Maqedonisë, si dhe kamerat e instaluara nëpër qytet të Shkupit. Për arratisjen e Gruevskit në Budapest, Hungari, në Prokurori kanë thënë dëshmi deri tani vetëm truprojat e ish-kryeministrit dhe disa dëshmitarë të caktuar. Gruevski vitin e kaluar u arratis nga Maqedonia për të mos vuajtur dënimin me dy vjet burg për rastit e PSP-së “Tanku”. Ai përmes Shqipërisë, malit të Zi dhe Serbisë është arratisur për në Hungari, ku ka kërkuar dhe fituar azil politik./ABC News Albania 24/7

ARKIVI-ITALIAN-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 11/04/2018

Tashmë studiuesit shqiptarë dhe të huaj  dokumentat që lidhen me praninë ushtarake italiane në Shqipëri gjatë luftës, të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës mund të aksesohen online. Digjitalizimi i tyre është kryer fal marrëveshjes mes arkivit te shtetit dhe projektit të Puglias.  Në konferencën “Lufta e madhe dhe shprehjet e konfliktit politik mbajtur në Tiranë  u prezantuan  rezultatet e regjistrimit, blerjes dhe katalogimit dixhital të burimeve dokumentare të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës. /abcnews.al

vlcsnap-error070-2-1280x719.jpg
ad min16:44 | 30/11/2017

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj Partisë Demokratike lidhur me kontratën me disa kompani amerikane për lobim para fushatës elektorale të këtij viti. Organi i akuzës ka kërkuar nga kjo parti dhe KQZ dokumentacionin për financimin e kësaj kontrate.

Prokuroria e Tiranës, përmes një shkrese drejtuar zyrtarisht Partisë Demokratike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkon shpjegime lidhur me financimin e një kontrate të nënshkruar nga ky subjekt politik me 3 kompani lobimi në SHBA në pranverë të këtij viti.
Organi i akuzës kërkon dokumentacionin dhe pasqyrat financiare të deklaruara pranë KQZ-së si shpenzime të fushatës elektorale.
Pas marrjes së dokumenteve nga KQZ dhe PD, do të shihet nëse janë depozituar apo jo kontratat me vlerë 675 mijë dollarë për efekt lobimi në SHBA.
Kjo shumë dyshohet t’i jetë paguar në rrugë informale këtyre kompanive lobuese. Ndaj Prokuroria do kryejë hetime edhe sa i takon burimit të këtyre parave. Personi i parë që listohet për t’u pyetur nga prokuroria e kryeqytetit, është financieri i këtij subjekti politik, por ende nuk është përcaktuar dita se kur ai do thirret për të dhene shpjegime.
Rreth një javë më pare, organi i akuzës ne kryeqytet nisi verifikimet për këtë rast, pas investigimit të bërë nga BIRN dhe deklaratave publike në media të disa eksponentëve të maxhorancës, që i kërkonin kreut demokrat të shpjegonte origjinën e këtij financimi./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono