dokumentari

BBC-JACKSON-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela17:49 | 04/03/2019

Mediat britanike raportojnë se BBC ka vendosur të mos transmetojë më asnjë këngë të Majkëll Xhekson deri në transmetimin e dokumentarit ku dëshmitarë okularë rrëfejnë për abuzimet që u janë bërë nga ylli i POP-it.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetohet dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy sëshmitarë tregojnë abuzimet që i janë bërë nga Majkëll Xhekson, kur kanë qenë të vegjël, në Mbretërinë e Bashkuar BBC radio 2 nuk do të transmetojë më këngët e yllit të POP-it, sipas raportimit të “The Sunday Times”. Sipas mediave britanike vendimi është marrë një javë më parë, në pritje të transmetimit të dokumentarit kontrovers dhe në Britaninë e madhe.

Por një zëdhënëse e radiotelevizionit britanik deklaroi se nuk do të ndalohen këngë apo artistë dhe Michael Jackson, siç do artist tjetër mund të dëgjohet dhe në BBC Radio.

Kënga e fundit e Jackson e transmetuar nga Radio 2 ishte “Rock With You”, në 23 shkurt. Ndërkohë në datat 6 e 7 mars, Channel 4 do të transmetojë në dy pjesë, dokumentarin prej katër orësh.

Në dokumentar, Xhejms Safechuck, tashmë 40 vjec, dhe Uejd 36 vjec, tregojnë për të kaluarën e tyre traumatike në kohën kur Majkëll XHekson I ka keqtrajtuar dhe përdhunuar kur ishin ende fëmijë. Robson rrëfen se Xhekson abuzonte me të që kur ai ishte shtatë vjec, dhe kishte vazhduar ta bënte deri sa mbushi 14 vjeç. /abcnews.al

macile.jpg
G. P.23:00 | 26/01/2019

Dokumentari “Leaving Neverland” që e akuzon ish-Mbretin e rrymës Pop për pedofili, është duke u transmetuar në festivalin e “Sundance Film” në Utah. Filmi i cili zgjat 4 orë është projektuar me datë 25 Janar, duke marrë ovacione të forta nga publiku. Protagonistë janë Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët e kanë akuzuar këngëtarin për abuzime pedofilie ndaj tyre.

Të gjithë në këmbë duke duartrokitur. “Leaving Neverland”, filmi dokumentar që ka për protagonistë Wade Robson dhe James Safechuck, dy burrat që rrëfyen se dikur kane qenë viktima të abuzimit pedofilik prej Michael Jackson, nga mosha 7 deri në 14 vjec. Filmi është pritur me vlerësime shumë të larta në festivalin prestigjioz tw kinemasë “Sundance Film”. Projektimi i filmit me metrazh të gjatë, me kohëzgjatje prej pothuajse 4 orësh, i cili përmbledh rrëfimet e djemve kur ishin të vegjël i ka kënaqur të gjithë, përvec fansave të Michael Jackson-it; të cilët kanë protestuar bashkë me familjen e këngëtarit, duke premtuar një luftë të ashpër për të ndaluar atë që e kanë cilësuar si “mori shpifjesh”. Kompania Michael Jackson estate, e cila merret me bizneset që i përkasin “Mbretit të Pop-it”, e ka konsideruar filmin dokumentar “si vrasje të një “Ylli të botës së artit”, me një stil të thatë dhe të cunguar”. Gjithashtu, i ka cilësuar aktorët Robson dhe Safechuck si gënjeshtarë. Filmi me metrazh të gjatë, krahas dëshmive traumatike të dy djemve, të cilat nisin nga periudha e fund-viteve 80’, deri në fillim të viteve 90’, përfshin edhe disa rrëfime nga familjarët e të abuzuarve. Në film gjendet zëri i Michael Jackson, i regjistruar nga një diktofon me kasetë, dhe një intervistë që Safechuck i ka bërë këngëtarit ndërsa gjendej bashkë me të, duke fluturuar në charter-in privat të Michael Jackson./abcnews.al

PIRRO-MILKANI-PER-DOKUMENTARIN-KADARE-1280x720.jpg
G. P.18:48 | 08/11/2018

Dokumentari “Kadare” realizuar 7 vite më parë nga regjisori Pirro Milkani u shfaq në netët e kinemasë europiane. Milkani edhe pse ka relizuar dhjetëra filma artistikë e rendit në punët e veçanta. Në këtë realizim ai kujton momentin e pajtimit mes dy shkrimtarëve të mëdhenj Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli në vitin 2011. /abcnews.al

Anijet-e-Mbytura-1280x812.jpg
us er14:09 | 12/12/2017

Dokumentari sjell një historik, sigurisht të paplotë, të katastrofave më të mëdha detare të ndodhura në ujërat tona territoriale. Bëhet fjalë për mbytjen gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore të një numri anijesh civile apo luftarake italiane apo edhe austriake, reliktet e të cilave janë zbuluar këto 15 vitet e fundit. Deri tashmë të panjohura, duhet pohuar se nëndeti shqiptar, në thëllësi jo të mëdha, fsheh pjesë të disa prej katastrofave më të mëdha të njerëzimit. Kështu, në afërsi të Karaburunit gjendet relikti i anijes së pasagjerëve “Principe Umberto”. E siluruar nga një nëndetëse austro-hungareze, në qershor të vitit 1916, anija mori me vete rreth 1900 njerëz, pra shkaktoi më tepër viktima se anija e famshme Titanik.

Por cilat janë anijet e tjera të njohura, në çfarë rrethanash u mbytën dhe në çfarë gjendje ruhen në fund të detit? Pikërisht këto rrëfen edhe dokumentari në vijim./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono