dokumentar

diego-maradona.jpg
Vladimir Prenga14:23 | 21/09/2019

Në fund të muajit shtator në kinematë italiane do të shfaqet dokumentari “Diego Maradona”, që tregon për shkëlqimin dhe rënien e yllit argjentinas të futbollit. Regjisori Asif Kapadia, fitues i çmimit Oscar, sjell dy anët e një njeriu, jeta e së cilit ishte e jashtëzakonshme dhe dramatike.

Pasi u prezantua jashtë konkursit në Kanë, publikohet në kinema në datat 23, 24 e 25 shtator dokumentari “Diego Maradona”, që flet për yllin më të diskutueshëm në historinë e futbollit. Vetë titulli i zgjedhur tregon shumë për punën e fituesit të çmimit Oscar, Asif Kapadia: “Diego nga një anë dhe Maradona nga ana tjetër”. Regjisori prezanton “këmbën e artë” si një njeri me dy shpirtra. Nga njëra anë është njeriu bujar, i lumtur, i rritur në periferi të Buenos Aires, kurse nga ana tjetër është personazhi publik, kampioni, njeriu pa frena, ai që e ktheu në një mit dhe e drejtoi në rënie.

Për të rrëfyer Maradonën, Kapadai ka marrë disa intervista ekskluzive nga kampioni argjentinas dhe ka përdorur pamje nga një arkiv me më shumë se 500 orë filmimesh, që nuk janë transmetuar më parë. Pamje të rralla, private dhe sportive.

Diego ka një jetë të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme. Kapadia e përqendron rrëfimin e tij në vitet e jetuara në Itali. Në jetën e tij të komplikuar dhe të mbushur me drama, Napoli mbetet pjesa më e rëndësishme. Parabola e jetës së tij përshkruhet më së miri në Napoli.

Rebel, mashtrues, hero dhe zot. Një yll absolut, por i paaftë për të menaxhuar një famë të tillë. Sipas regjisorit, mitet nuk bëhen vetë, por krijohen, lëshohen dhe ngadalë-ngadalë dobësohen nga vetë njerëzit. Parabola e dhimbshme e Diegos e çon brenda një kohe të shkurtër nga Zot në fushë, në ferr.

Çdo gjë nis në 5 korrik të 1984-ës, kur Maradona pritet në San Paolo nga 85 mijë persona. “Një nga qytetet më të varfra të Italisë ka blerë lojtarin më të shtrenjtë në botë”, do të shkruanin mediat e huaja.  Më pas vijnë dëshmitë e ish-bashkëshortes,motrave të tij dhe ish-bashkëpunëtorëve.

Nga kjo del një figurë e Diego Maradona, që ndoshta është e njëjtë me atë që ka mbetur në zemrat e atyre që vazhdojnë ta duan: një person shumë i komplikuar, tërheqës, pasi është e kundërta e një shembulli të përsosur për një sportist dhe një burrë.

A ishte futbollisti më i mirë në histori? Gjithsesi çmimi që pagoi për të qenë i tillë ishte shumë i lartë, pasi asgjë nga ato që ndodhën më vonë nuk shkoi mirë. Kur përfundoi Maradona futbollist, ai që mbeti ishte vetëm miti… / ABC news Albania 24/7

xhamia.jpg
G. P.15:44 | 06/07/2019

Më 2 Gusht në Prizren nis Festivali i 18-të Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Në 8 ditë të këtij eventi pritet të shfaqen mbi 200 filma.

Qyteti i Prizrenit, tashmë është bërë i njohur edhe për organizimin e festivalit “Dokufest”. Ky festival ndërkombëtar që tashmë është shnëdrruar në traditë, mbledh çdo vit për 8 ditë radhazi artistë nga e gjithë bota.

Festivali i 18 ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” nis më 2 gusht. Në këtë festival i cili do të zgjasë deri më 10 gusht pritet të shfaqen mbi 200 filma.

Ndërsa ishte i madh interesimi i artistëve nga e gjithë bota për të aplikuar me filmat e tyre në këtë festival. Pos aspektit kulturor, ky festivali sjell edhe përfitime materiale Prizrenit.

Ndikimi ekonomik i “DokuFest” nuk kufizohet vetëm me qytetin e Prizrenit, ngase rritja e aktivitetit ekonomik qarkullon paranë në tërë Kosovën./ABC News Albania 24/7

pricni-william.jpg
nev ila12:52 | 18/05/2019

Në një dokumentar për BBC, ku trajtohet tema e shëndetit mendor, princi Uilliam i Britanisë së Madhe, ka rrëfyer për dhimbjen pas vdekjes së nënës së tij. Duka e Kembrixh e ka cilësuar si një dhimbje të pakrahasueshme.

Duka i Kembrixh e ka përshkruar vdekjen e nënës së tij, princesësh Diana, si një dhimbje të pakrahasueshme. Këtë rrëfim ai e ka bërë në një dokumentar të BBC, i cili trajton temën për shëndetin mendor.

Një argument për të cilin Uilliam, së bashku me vëllain Herri dhe bashkëshorten Kejt, ka qenë shumë kativ në vitet e fundit. Djali i parë i Çarls dhe Dianës, si dhe trashëgimtar i fronit britanik, theksoi se një qasje e ashpër – e konsideruar si tipike britanike – kishte një kuptim në kohët e vështira. Por ai shtoi se njerëzit kanë nevojë të qetësohen pak dhe të arrijnë të flasin për emocionet e tyre pasi nuk janë robotë./ABC News Albania 24/7

abc-story-1280x710.jpg
Sej rie21:30 | 20/04/2019

ABC Story vjen sonte më një dokumentar premierë për skemat mashtruese rentiere 1991-1997. Kronika e plote, si u themeluan, si funksiononin, kush i mbështeti dhe kush i sulmoi, perse nuk ndërhyri shteti, si provokuan kolapsin e 1997 dhe si u vodhën edhe ato pak të holla që u ngrinë në banka apo si pasuri të patundshme… Një vjedhje që përfshiu të djathtë e të majtë, banditë e kriminelë ordinerë, një histori që shpjegon tundimin e papërballueshëm të shqiptarëve për të vjedhur gjithçka që nuk është e tyre, sidomos shtetin, por edhe një histori nga ku projektohet edhe pamundësia dëshpëruese për të bërë një shtet për të qenë pas rreth 30 vitesh nga ndryshimi i sistemit./abcnews.al

azizi-1.png
G. P.18:25 | 26/10/2018

Janë vetë dëshmitarët që kanë vuajtur ë kampet famëkeqe protagonistë të filmit dokumentar “Azizi”. Terrori dhe vujtja rrëfehet  nga Azizi. kryepersonazhi, ndërthurur edhe me përshkrimet  e disa të mbijetuarve të tjerë. Sipas skenaristes dhe producentes, Luljeta Progni, filmi zbulon atë që është fshehur për 70 vjet nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Ky është Azizi, kryepersonazhi i dokumentarit. Ai ka marrë për sipër të përshkruajë kalvarin e vujatjeve të mbijetuarve nga kampet më famëkeqe në vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist i sapovendosur në Shqipëri. Historia e Azizit, ndërthuret edhe me rrëfimet nga të mbijetuarit e tjerë.

Përgjatë 90 minutave, historia tregohet pa ndryshuar asnjë emër, kronologji, apo episod. Personazhet në film janë me emrat e tyre të vërtetë, ngjarjet që zhvillohen dhe dialogu mes personazheve është gjithashtu, ai i dokumentuar në kujtesën e tyre dhe skenografia e mbështetur mbi artefaktet e kohës.
Sipas skenaristes dhe producentes, Luljeta Progni, filmi zbulon atë që është fshehur për 70 vjet nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm: grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Filmi, sjell me një gjuhë të thjeshtë filmike vujtjet e tmerrshme të shqiptarëve në harkun kohor 1948-1954, në disa prej kampeve më famëkeqe: Kuçovë, Berat, Turan dhe Tepelenë, pa shtuar apo hequr asgjë nga e vërteta. Drama që zhvillohet, përfundon me një episod shpresëdhënës, kur Azizit i lind fëmija e parë në internim, shpresë që personazhi kryesor në fund të një interviste e quan të humbur.

/abcnews.al

cernobili.jpg
G. P.21:48 | 18/09/2018

Një dokumentar për të kujtuar tragjedinë e Cernobilit. “Banorët e fundit të Cernobilit” sjell dëshmitë e 13 të moshuarve të mbijetuar që kanë zgjedhur të rikthehen në banesat e tyre.

Kanë kaluar tashmë 32 vjet që nga një prej katastrofave më të këqija bërthamore të të gjitha kohërave. Ishte 26 Prill 1986 kur shpërthimi i reaktorit numër katër të qendrës së Çernobilit provokoi një zhurmë që jehoi në të gjithë botën.

Një ngjarje që ndryshoi përgjithmonë këndvështrimin e njerëzve për energjinë bërthamore. Sot një dokumentar ripërshkruan atë incident të tmerrshëm nëpërmjet kujtimeve të atyre që e përjetuan me sytë e tyre dhe në lëkurën e tyre. Dokumentari i titulluar “Banorët e fundit të Cernobil” mban firmën e regjisorit Franko Zambon.

Protagonistët e tij janë 13 të moshuar, banorë të zonës, që u rikthyen në banesat e tyre pas evakuimit si pasojë e tragjedisë. Tregimet e tyre për mbijetesën e përditshme alternohen me peizazhe të mjerueshme të vendeve të shkatërruara në një zonë prej më shumë se 470 mijë hektarësh, rreth e përqark vendit të tragjedisë.

Brenda kësaj zone ende sot është e ndaluar kryerja e çdo aktiviteti civil apo tregtar si pasojë e rreziqeve që lidhen me radioaktivitetin e pranishëm.

Ndërkohë numri i viktimave mbetet ende i pallogaritshëm, pasi përveç atyre që humbën jetën në momentin e shpërthimit janë të panumërt rastet e vdekjeve që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që ndodhi./abcnews.al

LUFTA-II-HISTORI-SPIUNAZHI-NE-KARABURUN-FOTO-1280x893.jpg
G. P.15:51 | 16/06/2018

Të shtunën, në orën 22:15 në televizionin Abc News në emisionin Abc Story do të transmetohet premierë një dokumentar historik që fokusohet në ngjarjet e ndodhura në zonën e Karaburunit, në fshatrat Dukat e Tragjas gjatë Luftës së Dytë Botërore pas mbërritjes aty të misioneve britanike e amerikane të ngarkuara për të ngritur rrjeta spiunazhi pas linjave të pushtimit gjerman.

Instalimi i celulave amerikane e britanike në këto zona të Vlorës bënë që informacioni të kishte rëndësi të dorës së parë dhe rrjetet e spiunazhit lulëzuan.

Gjermanët, që ruanin regjimin e pushtimit, ishin të interesuar që të kishin informacion për qëllimin e misioneve anglo-amerikane. Por në lojën e madhe të spiunazhit dhe sigurimit të informacioneve ishin në të njëjtën kohë edhe xhandarmëria e qeverisë kuislinge të Tiranës, komunistët si dhe ballistët, të cilët në zonën e Vlorës dëshmohet të kenë qenë dominantë.

Pikërisht këtë situatë të tendosur, veprimtarinë e celulave të Aleatëve, ndihmën dhe sakrificën e agjentëve shqiptarë që ata rekrutuan dhe fatet e gjithsecilit do të sjellë ky dokumentar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono