dogana

kukes-1-1280x726.jpg
Sej rie09:00 | 03/08/2019

Edhe kjo fundjavë ka nisur me fluks të lartë mjetesh në Morinë. Policia kufitare që në orët e para ka aplikuar procedurën e thjeshtëzuar për të shmangur radhët dhe qëndrimet në doganë. Por, në fundjavë problem mbeten mjetet e transportit të mallrave. Ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16.00 të pasdites së të premtes u duhet të qëndrojnë në kufi, duke krijuar radhë kilometrike.

Dogana e Kosovës nuk punon në fundjavë dhe ky është problemi më shqetësues për drejtuesit e këtyre mjeteve dhe biznesmenët, të cilave u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve për ditë qëndrimi dhe mungesën e qarkullimit të mallrave.

Unifikimi i sistemit doganor mbetet ende një tentative për t’u aplikuar nga qeveritë e dy vendeve, gjë e cila pritej të përfundonte brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por, mesa duket precedentë të tillë do vijojnë deri në fund të këtij viti si pikë e parealizuar e marrëveshjes ndërqeveritare ashtu sikundër nuk u realizua edhe heqja e tarifave roaming./ABC News Albania 24/7

zvministri.jpg
G. P.12:53 | 23/06/2019

Pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes për uljen e tarifave të roamingut Kosovë-Shqipëri, së shpejti pritet edhe zbatimi i marrëveshjes lehtësim qarkullimi në pikën kryesore kufitare Kosovë-Shqipëri.

Kosova, konkretisht Ministria e Infrastrukturës pritet të investojë në zgjerimin e rrugës në pjesën e Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë. Ky investim në rrugën prej 600 metrash pritet të bëhet me procedurë të përshpejtuar në mënyrë që të nis zbatimi i marrëveshjes për lehtësira të qarkullimit të mallrave dhe transportuesve tjerë të mëdhenj.

Ai bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi do të vizitojnë të hënën këtë pikë kufitare për të parë së afërmi mënyrën e shpronësimit të pronave përreth.

Ministria e Infrastrukturës gjithashtu në fund të Prillit kishte përuruar shiritin rrugor shtesë po në Vërmicë, por nga pjesa e Kosovës.

Derisa të nis zbatimi i të gjitha marrëveshjet Kosovë Shqipëri nuk do të ketë mbledhje të tjera të përbashkëta për tu arritur marrëveshje të reja por vetëm takime në kuadër të funskionalizimit të marrëveshjeve aktuale./ABC News Albania 24/7

ivica-dacic-1280x717.jpg
G. P.14:25 | 29/04/2019

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic deklaroi se nuk ka pritshmëri që samiti i Berlinit të jetë historik për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë, sipas tij, Samiti mund të jetë i mirë vetëm nëse Prishtina detyrohet të heqë taksën prej 100 për qind të vendosur ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Ai theksoi se nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën, vështirë se mund të priten përparime spektakolare në lidhje me vazhdimin e dialogut. Por, ai shtoi se duke pasur parasysh pjesëmarrësit e takimit, nuk beson se do të ketë presion ndaj Prishtinës.

“Do të ketë shumë fjalë, por pak rezultate konkrete”, përfundoi Daçiç./abcnews.al

radha.jpg
G. P.14:17 | 24/03/2019

Dogana e Morinës në kufi me Kosovën po kthehet në shqetësim serioz për udhëtarët. Procedurat zgjasin për shumë kohë dhe radhët janë të pashmangshme.

Janë bërë të pashmangshme radhët në Morinë. Veçanërisht fundjavat janë më të ngarkuara. Radhët e kamionëve kalojnë Morinën në sheshin e doganës. Dhjetëra shoferë rendin për të përfunduar procedurat e dokumentacionit. Një pjesë presin buzë rrugës siç janë dhe këta dy maqedonas.

Procedurat s’kanë të mbaruar. Drejtuesit e mjeteve thonë se nuk bëhet fjalë për lehtësim, e punët po shkojnë çdo ditë e më keq. Shpeshherë kalojnë natën në doganë. Procedurat e dokumentacionit dhe procesi i skanimit u ha shumë kohë. Më tepër rrinë në pikën kufitare sesa përshkojnë rrugë. Në këtë situatë, zgjidhja nuk duket e afërt./abcnews.al

MORINE-PROBLEMET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela13:33 | 19/01/2019

Ende nuk janë zgjidhur problemet në pikën e përbashkët kufitare Shqipëri- Kosovë. Qytetarët edhe në dimër presin me orë në doganën e Morinës, pasi kontrollohen edhe nga pala kosovare edhe nga ajo shqiptare.

Morina ofron të njëjtën pamje si në verë ashtu edhe në dimër. Fluksi nuk ndërpritet asnjëherë. Qytetarët janë mësuar me vonesa dhe radhë të gjata në dy anët e kufirit.

“Kam 40 minuta këtu, po iki për në Tiranë”.

“Po i ndalin dhe i kontrollojnë”.

Ata që udhëtojnë për turizëm nuki kanë shumë problem pritjet.

“Mirë është, nuk është keq, do ketë nga pak vonesa por është kuptueshëm”.

“Janë turistë gjermanë që duan me pa Kosovën dhe Shqipërinë”.

Dy policitë kufitare tashmë punojnë nën një çati, por pa zgjidhur kalimet vetëm me një kontroll.

Në dalje të Shqipërisë, qytetarët e mjetet kontrollohen edhe nga pala shqiptare, por edhe nga ajo kosovare. Ende nuk është arritur një unifikim i plotë që të shmangë qëndrimet e panevojshme në pikën kufitare të Morinës.

Gazetar ABC News: Bujar Muçmata

/abcnews.al

Veliaj-gjate-transformimit-te-bllokut-te-banimit-“Frederik-Shiroka”-në-Njësinë-7-8-1280x854.jpg
G. P.15:58 | 11/01/2019

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e një tjetër blloku banimi në njësinë 7. Erjon Veliaj tha se këtë vit të fundit të mandatit, fokus do të jenë ndërhyrjet nëpër lagje dhe në periferi.

Blloku  i banimit “Frederik Shiroka” në njësinë 7 në Tiranë po merr një pamje të re. Projekti i rikualifikimit të plotë urban i kësaj zone u siguron banorëve të lagjes rrugë më mira, trotuare, hapësira rekreative, si dhe një kënd lojërash për fëmijë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se këtë vit fokusi do të jetë tek investimet në çdo lagje e periferi të kryeqytetit.

“Jam shumë i lumtur që e kemi filluar vitin e ri me marshin e pestë, kur vjen puna tek ndërhyrjet kapilare. Në këtë vit të fundit të mandatit, fokus do të jenë ndërhyrjet nëpër lagje dhe në periferi, për t’u siguruar që siç është punuar me të njëjtin cilësi në sheshin “Skënderbej”, tek Pazari i Ri, Liqeni, kështu të punohet në çdo cep të Tiranës. Njësia 7 është ndoshta një nga njësitë më të populluara, ndoshta një qytet i dytë pas Tiranës, ndaj fakti që blloku “Frederik Shiroka” e nis me këmbë të mbarë këtë vit të ri, besoj se është një lajm i mirë për të gjithë banorët. Puna fillon në zemër të Tiranës dhe mbaron në periferi, deri te Dogana ose Terminali i Autobusëve. I kemi marrë blloqet mbarë”.

Veliaj vuri theksin tek mbështetja buxhetore e këtij viti për investime të tilla dhe falënderoi banorët të cilët kanë qenë bashkëpunues për të liruar hapësirat e zaptuara. Kryebashkiaku theksoi rëndësinë e investimeve në njësinë 7, e cila është jo vetëm një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, por edhe një nga njësitë që ka përfituar më shumë inverstime gjatë këtyre viteve të fundit./abcnews.al

doganan.jpg
G. P.17:01 | 03/01/2019

Çdo ditë në pikën kufitare të Morinës udhëtarët përballen me fluks automjetesh. Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive për bashkimin doganor  ende nuk janë zbatuar. Qytetarët ankohen se kontrollohen njëkohësisht nga policia shqiptare dhe nga policia e Kosovës.

Unifikimi doganor në Morinë nuk po funksionon. Të gjitha marrëveshjet ekzistojnë vetëm në letër. Qytetarët kontrollohen edhe nga Policia Kufitare e Shqipërisëe dhe nga Policia e Kosovës. Situatën udhëtarët e konsiderojnë të papranueshme.

“Unë po pres sepse jam një qytetar që kaloj sepse punoj në Kosovë, por nuk e di se pse doganat janë bashku, por unë e di që edhe Shqipëri e Kosova kanë dogana. Na kontrollojnë në të dyja anët”.

“Zoti e di. Ai thotë s’ka kufinj, këtu ka duplla kufinj”.

“Sikur me qenë në doganë serbe”.

Me radhët kilometrike janë mësuar, madje nuk prisnin ndryshime as për Vitin e Ri.  Tetë sportele janë në punë, por vargu i automjeteve ka shkuar deri në thellësi të territorit të Shqipërisë.  E njëjta situatë përjetohet këtu çdo ditë. Në të dy anët e kufirit ka rritje të numrit të lëvizjeve. Disa qytete të Kosovës tashmë shihen si mundësi për kryerjen e shumë shërbimeve dhe nevojave  ditore nga banorët e Kukësit./abcnews.al

KUKESI-FLUKSI-1280x720.jpg
ent ela12:06 | 31/12/2018

Qytetarë të shumtë të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdojnë të lëvizin edhe në ditën e fundit të vitit në dy anët e kufirit.  Edhe pse me kapacitet të plote nga policitë kufitare respektive nuk kanë shmangur dot radhët në të 10 sportelet në hyrje dhe dalje. Më shumë se 11 mijë qytetarë e 3500 mjete kanë kaluar në pikën kufitare të Morinit, e cila që prej dy ditësh funksionon si një e vetme mes Shqipërisë dhe Kosovës. /abcnews.al

MBULIM-MBLEDHJA-NE-PEJE.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
G. P.09:48 | 26/11/2018

Sot mbahet në Peje mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është mbledhja e pestë qëzhvillohet mes kabineteve qeveritare të të dy vendeve. Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes se kabinetit qeveritar shqiptar do të nisë në orën 10:15. Në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura mes dy palëve, kurse më pas do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy kryeministrave.

Ndër vendimet më të rëndësishme që pritet të merren sot nga dy qeveritë është ai i unifikimit doganor, përmes hapjes së një pike të përbashkët doganore në Morinë-Vermicë. Kjo do të lehtësojë procedurat doganore për mallrat që kalojnë nga të dyja anët e kufirit, duke shkurtuar kohën e pritjes në doganë për bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës. Mbledhja e parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës u zhvillua në Prizren në 11 janar 2014, ndërsa më e fundit është zhvilluar një vit më parë në Korçë, e drejtuar nga dy kryeministrat Rama dhe Haradinaj./abcnews.al

kamione-933x445.jpg
ent ela09:03 | 23/11/2018

Dogana e Kosovës ka filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi është duke u aplikuar në të gjitha pikat kufitare.

Sipas tij, disa kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnja e e Hercegovina janë kthyer në momentin kur kanë kuptuar se taksa prej 100 për qind është duke u aplikuar.

Kemi pasur deri tani 11 maune, të cilat janë kthyer, pjesa më e madhe e këtyre mauneve që janë kthyer kanë qenë për arsye se sipas deklaratave të tyre, nuk e kanë ditur që ka filluar aplikimi i kësaj takse. Ata, kur kanë arritur janë njoftuar dhe janë kthyer. Kemi pasur edhe raste kur disa kamionë janë kthyer për shkak se mallrat që kanë pasur, nuk i janë referuar Kosovës si shtet”, thekson Stavileci.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Vendosja e kësaj takse ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila ka kërkuar nga Kosova ta shfuqizojë menjëherë këtë vendim./REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono