dogana e morines

MORINA-E-BRAKTISUR-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela15:49 | 26/05/2019

Këtë fundjavë dogana e Morinës në Kukës ishte bosh. Ajo dukej sikur ishte braktisur, si nga kosovarët që preferojnë bregedin në Shqipëri ashtu edhe nga shqiptarët që vizitojnë qytetet e Kosovës.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që fundjava në doganën e Morinës në kufi me Kosovën të jetë kaq  e zbrazët. Dhe në ditët më të ftohta të dimrit, vargu i mjeteve ka ekzistuar ne dy anët e saj.

Por këtë të dielë në doganë ishte qetësi. Tek tuk ndonjë udhëtar ka kaluar nga Kosova për në Shqipëri ose e kundërta.

Policet e kufirit besojnë se situata ka lidhje me Ramazanin, apo me ndryshimet e motit.

Por shifrat në kohë të ndryshme, tregojnë se kosovarët edhe kur kanë qenë në muajin e Ramazanit kanë vizituar masivisht Shqipërinë.

Ndoshta bregdeti është lënë për t’u shijuar pas festës që Bajramit që përkon dhe me hapjen zyrtare të sezonit turistik.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

DOGANA-E-MORINES-KAOSI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.47-1280x720.jpg
ent ela14:46 | 11/03/2019

U bë kohë që në doganën e Morinës në kufi me Kosovën gjërat nuk shkojnë mirë. Procedurat doganore për shkak të fluskit të tregtarëve apo të udhëtarëve zgjasin në kohë dhe për pasojë në këtë pikë të kalimit kufitar çdo ditë ka radhë të gjata. 

Dogana e Morinës është kthyer në makth për udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve. Procedurat doganore për mallrat drejt Kosoves po u shkaktojne probleme

Drejtuesit e kamioneve kalojnë orë të tëra në radhë në Morinë. Më pas po aq kohë u duhet në terminalin doganor të Kosovës në Prizren.

“Shumë vonesa rrimë me orë të tëra me ratse, ka shumë vonesa, vetëm një korsi punon”.

Rreth dy muaj më parë në Durrës u përuruan zyrat doganore të Kosovës. Me  kryeministrin Edi  Rama ishte edhe ministri i Transporteve të Kosovës Fatmir Limaj.

Procedurat do të kryheshin tek ajo zyrë, e me pas mallrat  do te kalonin pa ndalese ne Morine deri ne destinacionin përfundimtar.

Por sipas drejtuesve te mjeteve nuk po funksionon si proces.

“Fjala ishte se do ç’doganoheshin në Durrës dhe do çoheshin në destinacion. Asnjë kontenier nuk është ç’doganuar”.

Megjithëse policitë kufitare punojne në pikën e përbashkët të kalimit, gjithnjë ka fluks. Edhe pse hyrje-daljet janë më një kontroll të vetëm, duket se janë rritur ndjeshëm kamionet e  mallrave. Fluks ka edhe në radhët e qytetarëve dhe mjeteve që lëvizin në dy anët e kufirit, jo për tregti. Kjo ka bërë të pashmangshme radhët e gjata dhe qëndrimet në kufi.

Gazetar: Bujar Muçmata

MORINA-KAMIONET-1280x720.jpg
ent ela16:34 | 14/08/2018

Shumë  automjete e tonazhit të rëndë po qëndrojnë në radhë për të hyrë në territorin e Shqipërisë përmes doganës së Morinës. Radhët e gjata shkojnë deri në  thellësi të Kosovës dhe janë shkaktuar si pasojë e procesit të skanimit. Pavarësisht ngarkesës së mallit ose jo, të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë po skanohen. Ende nuk ka një version zyrtar, por drejtuesit e mjeteve mendojnë se ky proces i panevojshëm po kryhet vetëm për të marrë 22 euro për çdo automjet që skanohet e duke shkaktuar në të njëjtën kohë radhë të gjata dhe orë të tera pritjeje. /abcnews.al

vlcsnap-2018-08-06-16h04m29s150-1280x720.png
G. P.16:07 | 06/08/2018

Në Doganën e Morinës vazhdon të rritet fluksi i kosovarëve që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë. Por autoritetet policore thonë se këtë vit, është rritur ndjeshëm edhe numri i shqiptarëve që pushojnë në Kosovë. Ndërkohë, pushuesit e Kosovës kanë tkurrur kohën e qëndrimit në det krahasuar me vitet e mëparshme.

Fillimi i gushtit i ka kaluar limitet e lëvizshmërisë në Doganën e Morinit në Kukës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifrat ditore rezultojnë me një rritje prej 13 % ose 4110 udhëtarë më shumë në ditë. Të shtunën e të djelën, numri i qytetarëve të Kosovës që kaluan Morinin drejt Shqipërisë arriti në 66030 persona, me më shumë se 21 mijë automjete.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re shtim i qytetarëve e Shqipërise që lëvizin drejt Kosovës. Ky fenomen thuajse po vendos shenjën e barazimit të fluksit në të dy anët e kufirit në hyrje dhe dalje. Policia kufitare e Shqipërisë dhe Kosovës ka punuar me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar e megjithatë karvani i automjeteve në të shumtën e rasteve kalon në thellësintë e tërritorit.

I njëjti fluks pritet edhe në ditët në vijim. Edhe pse bregdeti mbetet preferencë e qytetarëve të Kosovës, vit pas viti është tkurrur koha e qëndrimit, duke zbritur nga 10 ditë në dy tre ditë fundjave ose turizëm ditor./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono